Përfundon seanca e Parlamentit, deputetët hedhin fletën e votimit në kuti e largohen. Ishin dhe në llozha

16 Prill 2020, 13:19Politika TEMA

Deputetët që morën pjesë në seancë kanë votuar të gjitha nismat ligjore që ishin parashikuar në rendin e ditës dhe kanë hedhur fletën në kutinë e votimit.

Votimi në këtë seancë të jashtëzakonshme dhe historike për nga lloji i saj është bërë me fletë për shkak të vendosjes së deputetëve dhe në llozhat e sipërme të sallës.

Pas votimit deputetët kanë dalë jashtë duke u larguar të gjithë një e nga një. Edhe në ambientet e jashtme të Kuvendit pjesa më e madhe e deputetëve e kanë respektuar distancën por ka pasur edhe disa që janë parë më afër se sa është e parashikuar në masat e qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje