“Dëgjojmë dëngla nga njerëz me mikrofon”, Rama: Do kishim 18 mijë viktima pa masat

16 Prill 2020, 12:49Politika TEMA

Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria mund të kishte 18 mijë viktima nëse nuk do ishin marrë masa të rrepta nga koronavirusi.

Në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme nga Kuvendi, tha se Shqipëria ia ka dalë të fitojë fazën e parë të përballjes me armikun e padukshëm. Ndër të tjera theksoi se Shqipëria ndodhet mes vendeve me plagët më të lehta.

Deri tani, në vendin tonë ka 518 të infektuar dhe 25 viktima nga virusi.

Është normale që sot pas kësaj periudhe kaq dramatike për të gjithë, përderisa nuk numërojmë dhjetëra të vdekur në ditë dhe përderisa hyjmë në grupin e vendeve që bazuar në fakte e shifra e kemi përballur më me efikasitet këtë luftë, të dëgjosh lloj-lloj dënglash. 

Dëngla që faktikisht janë të mirëkuptueshme kur vijnë nga njerëz të zakonshëm të cilët duke mos e përjetuar tragjedinë përveçse përmes ekraneve të televizorit, përjetojnë stresin, ankthin dhe dëmin mbi ekonominë e tyre familjare. 

Është jo normale që dënglat t’i dëgjosh nga njerëz që kanë mikrofon dhe zëri i tyre shkon tek një njeri i zakonshëm. Që prezumohet që të jetë një zë që flet në emër të disave. 

Projeksionet flisnin për mundësinë potenciale që nëse s’do të sihte marrë asnjë masë mund të kishim 18 mijë të vdekur. 

Ndërsa projeksionet tona, sikur masat të mos ishin respektuar e imponuar flisnin për 2800 të vdekur. 

Ky është fakt, qeveritë vlerësohen për atë që ndalojnë të ndodhë. 

Nuk ka asnjë argument apo arsye mbi baza logjike që hedh poshte faktin që sot Shqipëria ja ka dalë, të përballojë fazën e parë me këtë armik të padukshëm“, deklaroi Rama.

4 komente në ““Dëgjojmë dëngla nga njerëz me mikrofon”, Rama: Do kishim 18 mijë viktima pa masat”

  1. Bravo edi says:

    Pse duhet lavderuar Rama …psh luxembourgu ka 3379 te contaminuar 69 te vdekur popullsia 500 mije banore dhe sherbimet shendersore jane ultra .
    Ndersa ne shqiperi 3.5 milione banore nuk jam i sakte po 400 te contaminuar 20 te vdekur .
    Vetem nje qorre nuk e shikone suksesin e qeverise te mjekesise dhe popullit shqiptare .

  2. Skaran says:

    Rama o njesh.

    26 viktima ” ME ” Corona virus o 26 viktima “NGA” Corona virus? Ka nje ndryshim shume te madh.

    Vdekjet kane ndodhur si pasoje e semundjeve te tjera te bashkalidhura me virusin.

    Hero i shqiperise ahahahahah

  3. Tarasi says:

    leri more denglat…ne ballkan cili shtet ka me shume vdekje sesa ne shqiperi? asnje shtet nuk mori masat qe more zotrote….leri more bllofet se sjane te gjithe injorante

  4. Tarasi says:

    politika shqiptare per 30 vjet “demokraci” eshte ajo qe e ka vrare popullin shqiptar me shume se koronavirusi….politikanet shqiptare jane kanceri i popullit shqiptar…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje