"Nuk duhet të luajmë me zjarrin", Lleshaj: Kush nuk bindet dhe shkakton vdekjen duhet të bëjë burg

16 Prill 2020, 11:31Politika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj deklaroi se ata që nuk rrespektojnë masat anti Covid-19 duhet të ndëshkohen penalisht, pasi nuk ka rëndësi mjeti, përsakohë edhe me një virus ata mund të shkaktojnë vdekjen.

“Pjesa dërrmuese e shqiptarëve i janë përgjigjur në mënyrë shembullore masave. Por devijimet duhet të shoqërohen me sanksione dhe ky është thelbi i ndryshimeve në Kodin Penal. Duhet të penalizohen, duhet të ketë një sanksion që i detyron të binden. 

Gjithë kjo dramë globale ka filluar nga një rast i vetëm para 4 muajsh që sot ka sjelle mbi 2 milionë njerëz të prekur në botë. 

Nuk mund t’ia lejojmë të luajmë me zjarrin ndërkohë që jemi në fazë inkurajuese për ta mbyllur këtë histori. Ata që janë të papërgjegjshëm duhet të paguajnë një çmim penal, ndryshimet fillojnë nga gjoba administrative, ngjiten tek dënimi me 1 vit burg, pastaj përshkallëzohen për arsye se ai që shkakton vdekje pavarësisht mjetit që e shkakton, duhet të paguajë për të. Nëse dikush vret me armë edhe nëse dikush vret me virus duhet të paguajë për këtë”, tha Lleshja. (TemA)

1 komente në ““Nuk duhet të luajmë me zjarrin”, Lleshaj: Kush nuk bindet dhe shkakton vdekjen duhet të bëjë burg”

  1. Eni says:

    Nga e di qe fillimi ka qene para 4 muajsh, kur edhe mendjet me te ndritur te botes nuk e thone dot me siguri. Cfare masash leshi mor Llesh? E niset karantinen me 4-5 raste ne dite, tani do te lirohet me 20 raste ne dite. Karantina per personat e shendetshem nuk funksionon. Ne karantine te semuret, te tjerat jashte.
    Lironi qytet qe nuk kane raste, po e dergoni ekonomine per lesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje