Seanca e jashtëzakonshme, Ruçi: Koronavirusi i goditi të gjithë njëkohësisht, fitorja ndaj tij varet nga shpejtësia dhe thellësia e masave mbrojtëse

16 Prill 2020, 10:25Politika TEMA

Në një seancë nën rregulla strikte të higjienës dhe distancimit social., në fjalën e tij, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi  i shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave të COVID-19, ndërsa nuk la pa falënderuar mjekët e forcat e policisë që po luftojnë në vijën e parë me koronavirusin.

Ruçi u shpreh se COVID-9 goditi të gjitha vendet me sa mundi, ndërsa shtoi se fitorja nuk varet nga pasuria e një vendi, por nga thellësia dhe shpejtësia e masave kufizuese.

“Rrallë ndodh që një vend brenda një viti të përballojë dy gjendje të jashtëzakonshme. pavarësisht konflikteve që përfshinë vendin nga politika, shqiptarët kanë ruajtuar të pacënuar virtytin e tyre.

Kuvendi ka vijuar punën në formën e imponuar nga kjo epidemi. Konferenca e kryetarëve kanë funksionuar nëpërmjet shërbimit elektronik.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua t’i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të sëmurëve. Mirënjohje për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të betejës dhe po shpëtojnë qindra jetë qytetarësh.

Mirënjohje për Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, anëtarët e të cilave po kontribuojnë për shpëtimin e jetëve, po kështu mirënjohje për gazetarët dhe kameramanët e terrenit. Të gjithë qytetarët, sidomos të moshuarit meritojnë mirënjohje të veçantë dhje i bëjmë thirrje si kuvend të vazhdojnë të luftojnë për të dalë me sa më pak viktima nga kjo pandemi.

Sa më drastike të jenë masat dhe sa më shumë, t’i zbatojnë qytetarët këto masa, aq më shpejt do të dalim nga kjo situatë. Të gjitha vendet u gjetën të papërgatitura për të përballuar këtë epidemi. koronavirusi i dha vendeve një mësim që duhet ta dëgjojmë me kujdes.

Ekonomitë prodhuese dhe ndotësit më të mëdhenj të natyrës, përfitonin më shumë nga efektet dhe goditeshin më pak prej saj, ndërsa vendet e vogla, si vendi ynë, përfitojnë më pak dhe vuajnë më shumë, por koronavirusi i goditi të gjithë njëkohësisht dhe fitorja ndaj tij varet nga shpejtësia dhe thellësia e masave mbrojtëse”, tha Ruçi.

1 komente në “Seanca e jashtëzakonshme, Ruçi: Koronavirusi i goditi të gjithë njëkohësisht, fitorja ndaj tij varet nga shpejtësia dhe thellësia e masave mbrojtëse”

  1. Laberia ime says:

    Jeni mbledhur qe te denoni meringa 3vjet burg ata qe thyejne karantinen mor bij bushtrash…mos u merzisni se do vij Dita qe do u thyhet Koka edhe ju..due pastaj nuk do keni mundesi te arratiseni te veshur si gra..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje