Dëshmia e ish-ushtarakut: Misioni sekret në Greqi me krerët e Partisë Komuniste që i sillja në vilën e fshehtë në Tiranë, kur ata i priste, Enveri

16 Prill 2020, 09:56Politika TEMA
Dëshmia e ish-ushtarakut: Misioni sekret në Greqi me krerët e

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Iljaz Lumani me origjinë nga fshati Sanjollas i Kolonjës por i lindur në Staboll,  i cili në periudhën e Luftës u inkuadrua si partizan në Batalionin “Hakmarrje “ të Petrit Dumes, ku gjatë luftimeve në gushtin e 1943-it, u arrestua nga gjermanët dhe u internua në burgun e Selanikut, ku forcat gjermane mbanin të izoluar edhe disa qindra shtetas shqiptarë. Arratisja e Lumanit nga kampi gjerman dhe kthimi në Shqipëri duke u bashkuar përsëri me batalionin “Hakmarrje”, ku pas mbarimit të Luftës, ai u thirr në Tiranë dhe ministri i Punëve të Brendëshme, Koci Xoxe i caktoi një mision tepër sekret, si oficer ndërlidhës dhe shoqërues i krerëve më të lartë të Partisë Komuniste Greke dhe Ushtrisë së tyre, të cilët i merrte ilegalisht në disa baza sekrete në Malin e Gramozit dhe i sillte në Tiranë, duke i siguruar dhe ruajtur ata në një vilë sekrete në Rrugën “Skënderbej”, nga ku ata shkonin në takime me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Abdyl Këllezin etj. Arrestimi i tij pas një debati me Mehmet Shehun, lidhur me disa dhurata që ai kishte pranuar nga Niko Zaharjadhis dhe bashkëshortja e tij, lirimi pas letrës që i bëri Enver Hoxhës dhe çmobilizimi nga ushtria, pasi nuk pranoi të shkonte si komisar batalioni në Pukë, duke dyshuar se do ta eliminonin fizikisht dhe puna me tre turne në ndërrmarjet e Tiranës deri sa doli në pension në vitin 1980-të.

Nga Dashnor Kaloçi

“Në gushtin e vitit 1944 kur isha partizan i Batalionit “Hakmarrje” u sëmura nga tifoja dhe komandanti, Petrit Dume, më urdhëroi të shkoja pranë familjes. Teksa qëndroja i fshehur në fshatin Bënjë të Radomit, u arrestova nga gjermanët dhe së bashku me 23 të tjerë që u kapëm rob, na internuan në burgun e Janinës. Pas tetë muajsh i izoluar në burgun e Janinës ku gjermanët nuk na trajtuan keq, më 20 prill të vitit 1944, teksa isha duke mbushur ujë për të burgosurit, ushtarët nazistë që na shoqëronin ne u goditën me armë nga disa partizanë grekë dhe unë shfrytëzova rastin dhe munda që të arratisesha. Pas kësaj ika dhe u strehova në një familje greke që banonte diku në periferi të Janinës, e cila pas disa ditësh më dha njërin nga djemtë e shtëpisë që më shoqëroi për tek partizanët grekë, çeta e të cilëve ndodhej në një fshat të Janinës. Në atë çetë të partizanëve grekë të EAM-it e cila kishte komandant Miçon dhe komisar Jorgon, mua më trajtuan shumë mirë dhe qëndrova për katër muaj, duke marrë pjesë në shumë luftime që zhvilloi ajo kundër gjermanëve si në rrethet e Konicës, Agrinjo, Trikalla, Mesallonjë, Koshan etj”. Kështu e kujtonte Iljaz Lumani atë kohë kur ishte partizan i Batalionit “Hakmarrje” i cili pasi u kap rob nga gjermanët në gushtin e vitit 1943 së bashku me vëllanë, babanë e tij dhe e 21 partizanë të tjerë, u internua në një burg të Janinës nga ku mundi që të arratisej dhe të bashkohej me partizanët grekë të EAM-it. Kush është Iljaz Lumani dhe cila është e kaluara e tij? Si përfundoi ai rob në duart e gjermanëve dhe cili ishte njeriu që i spiunoi 23 fshatarët që i kishin njerzit e tyre partizanë të cilët u kapën bashkë me të? Si u trajtua ai nga gjermanët në burgun e Janinës dhe si mundi që të arratisej? Cila ishte detyra sekrete që iu ngarkua Lumanit menjëherë pas lufte nga ministri i Brendshëm Koci Xoxe dhe zëvendësi i tij Myftar Tare? Cilat ishin misionet sekrete që Lumani kreu për pesë vite në kufirin shqiptaro-grek dhe cilët ishin krerët e lartë të Partisë Komuniste Greke të cilët ai i ruante në vilën sekrete tek Rruga “Skënderbeg” në Tiranë? Përse Iljaz Lumani u arrestua nga ministri i Brendshëm Mehmet Shehu dhe cili ishte shkaku i ët në mes tyre? Çfarë i kërkoi Lumani, Enver Hoxhës në letrën që i shkroi dhe përse Josif Pashko, i’u lut atij që të mos largohej nga ushtria? Lidhur me këto mistere e të tjera fakte të panjohura nga jeta dhe karriera e tij si ushtarak na i rrëfen ish-oficeri rebel i Ministrisë së Brendëshme, që pasi i kërkoi Enver Hoxhës që t’i mbante premtimet e bukura që u kishte thënë, u largua nga Ushtria dhe përfundoi si punëtor me turne ndërrmarjeve të Tiranës.

Në Batalionin “Hakmarrje”

Iljaz Lumani u lind më 23 prill të vitit 1921 në Stamboll, ku babai i tij, Nevruzi, kishte shkuar si emigrant nga Greqia ku e kishin internuar, pasi vëllai i tij Veipi, kishte vrarë një oficer turk në fshatin e tij Sanjollas të Kolonjës prej nga është dhe origjina e asaj familje? Gjatë viteve të Luftës e gjithë familja Lumani u lidh me Lëvizjen Antifashiste duke marrë pjesë aktive në formacionet partizane. Lidhur me këtë, Iljazi kujtonte: “Aty nga qershori i vitit 1942, familja jonë u lidh me Lëvizjen Antifashiste nëpërmjet familjes së Dylbere Bacit në Korçë, tek e cila ne çonim armë. Për herë të parë për rëndësinë e Luftës mua më foli Dylberi dhe aty nga fundi i dhjetorit të vitit 1942, unë shkova dhe u inkuadrova si partizan i thjeshtë në çetën e Kolonjës, që asokohe udhëhiqej nga komandanti Petrit Dume dhe Komisari Josif Pashko. Në atë kohë ajo çetë meqë ishte e vogël në numër, ishte bashkuar me çetën tjetër që komandohej nga Demir Staravecka dhe aty nga data 20 qershor e vitit 1943, ajo u kthye në Batalionin që mori emrin “Hakmarrje”. Në përbërje të atij batalioni unë mora pjesë në të gjitha luftimet që u zhvilluan, si ai prillit të vitit 1943 në Urën e Çarshovës, ku pasi i zumë pritë një autokolone italiane, i kapëm 12 ushtarë robër dhe i dogjëm gjashtë kamionë dhe një autoveturë. Po kështu kam marrë pjesë në luftimet për marrjen e Postëkomandës të Milicisë Fashiste që përbëhej prej 25 ushtarësh, si dhe atë të marrjes së postës së xhandarmërisë dhe karabinierëve italianë. Beteja e fundit që unë mora pjesë në përbërje të atij Batalioni, ishte ajo që bëmë për marrjen e Postës së Kufirit që ruhej nga 12 ushtarë shqiptarë dhe 12 italianë, të cilët i komandonte Shefqet Melcka, i cili më pas u bashkua me çetën e Kolonjës dhe u bë komandant shumë i zoti i njësiteve partizane”, kujtonte Iljaz Lumani, atë periudhë kur ai ka luftuar kundër italianëve në përbërje të Batalionit partizan “Hakmarrje”.

Arrestimi nga gjermanët

Sa kohë qëndroi Iljazi në Batalionin “Hakmarrje” dhe si u arrestua ai nga gjermanët? Lidhur me këtë ai kujtonte: “Në përbërje të Batalionit “Hakmarrje” kam qëndruar deri në gushtin e vitit 1943 dhe beteja e fundit që kam marrë pjesë në përbërje të atij Batalioni, ka qenë ajo e Barmashit më 6 korrik, kundra forcave gjermane. Më pas, nga data 10 korrik e deri nga fundi i gushtit kur u arrestova nga gjermanët, kam qenë i sëmurë nga tifoja dhe ndodhesha në fshatin Bënjë të Radomit, pasi komandanti i Batalionit, Petrit Dume, më kishte urdhëruar të qëndroja pranë familjes dhe për të më kuruar më kishte lënë vëllanë e tij. Në atë kohë që unë ndodhesha në atë fshat, gjermanët ndërmorën një operacion të gjerë në atë krahinë, me qëllim që të zbulonin e godisnin bazat ku fshiheshin e strehoeshin partizanët. Por edhe pse ishim fshehur aty, u rrethuam nga gjermanët, pasi na spiunoi A. Barmashi dhe së bashku me 23 të tjerë, u arrestuam prej tyre”, kujtonte Iljaz Lumani.

Në burgun gjerman të Janinës

Si rrodhën ngjarjet më pas me Iljaz Lumanin dhe 23 fshatarët e tjerë që u kapën rob aty në fshatin Bënjë rrëzë malit të Radomit në Kolonjë? Lidhur me këtë, Iljazi kujtonte: “Gjermanët mua më arrestuan së bashku me vëllanë, më të madh Vehipin dhe babanë tonë Novruzin, e së bashku me 23 partizanët dhe fshatarët e tjerë, si: Dule Ismolli, Sulo Selimi, Shahin Temja, Estref Baci, Fari Arifi, Dine Rushiti, etj., na nisën për në Greqi, duke kaluar nga ura e Borozanit, ku na lanë katër ditë pa bukë dhe më pas na dërguan në burgun e Janinës, i cili ishte një burg i vjetër që ishte ndërtuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Në atë burg ku na çuan, gjermanët mbanin të arrestuar rreth tre mijë e ca grekë dhe çështë e vërteta, ne nuk na trajtonin keq e nuk na torturonin, por ushqimi ishte shumë i pakët, sa mezi mbanim frymën gjallë. Pasi qëndrova për tetë muaj në atë burg, më 20 prill të vitit 1944 teksa isha duke mbushur ujë për të burgosurit, ushtarët gjermanë që na shoqëronin u goditën me armë nga disa partizanë grekë dhe unë duke përfituar nga rasti, u arratisa dhe u largova me të shpejtë në drejtim të periferisë së qytetit të Janinës. Pasi isha shumë larg dhe u sigurova që nuk po më ndiqnin gjermanët, trokita në derën e një familje greke të cilët më ftuan brenda. Pasi më mbajtën për disa ditë në shtëpinë e tyre, unë u kërkova atyre të më jepnin një nga djemtë e tyre të më shoqëronte për tek partizanët grekë të EAM-it, të cilat i kishin bazat e tyre në fshatrat përreth Janinës. Kështu u largova prej tyre dhe djali i asaj familje më shoqëroi deri në një fshat jo shumë larg Janinës ku u takova me çetën e partizanëve grekë të komanduar nga Niço dhe komisari Jorgo”, kujtonte Iljaz Lumani arratisjen nga burgu gjerman në Greqi.

Lufton me partizanët grekë

Po ç’farë bëri Iljaz Lumani në çetën e partizanëve grekë të EAM-it që komandohej nga Niço dhe Jorgo, e si e trajtuan ata partizanin shqiptar? Lidhur me këtë, Lumani kujtonte: “Që ditën e parë kur shkova dhe u bashkova me çetën e partizanëve grekë dhe gjithë kohës prej katër muajsh që unë qëndrova në përbërje të efektivit të asaj çete, ata më pritën dhe më trajtuan shumë mirë. Një nga partizanët e njohur grekë i quajtur Aris Zdrava, që ishte komandant i një Regjimenti, sapo shkova atje më dha rroba ushtarake engleze dhe ai më mbante gjithë kohën afër dhe më ndihmonte për çdo gjë. Po ashtu gjatë asaj kohe unë njoha dhe sekretarin e Partisë Komuniste të asaj çete, që quhej Çakallov, i cili dhe ai më mbante afër që të mos e ndjeja vetminë. Gjatë atyre katër muajve që unë qëndrova në atë çetë, mora pjesë në të gjitha luftimet që zhvilluan ata, duke luftuar përkrah partizanëve grekë kundër forcave gjermane si në: Trikalla, Agrinjo, Koshan, Mesallonjë dhe rrethet e Konicës. Në atë kohë partizanët grekë të EAM-it ndonëse ishin shumë liberalë dhe nuk e kishin disiplinën e partizanëve shqiptarë, luftonin vetëm kundër forcave gjermane dhe nuk bënin luftë vëlla-vrasëse ashtu siç bënim ne këtu në Shqipëri. Asokohe partizanët grekë kishin mardhënie shumë të mira me partizanët shqiptarë dhe ata e njihnin udhëheqjen kryesore të Partisë Komuniste, duke filluar nga Enver Hoxha, Koci Xoxe etj., por më shumë ata njihnin Koci Xoxen e Lefter Talon, që komandonte partizanët e minoritetit”, kujtonte Iljaz Lumani.

Kthimi në Shqipëri

Lidhur me kthimin e tij nga Greqia për në Shqipëri, Iljaz Lumani kujtonte: “Pasi më dhanë si shoqërues partizanin grek nga Pilkati të quajtur Stavri, unë u nisa së bashku me të dhe ai më shoqëroi dhe më solli deri në fshatin Arrëz të Kolonjës. Pasi mbërrita në atë fshat dhe u ndava me Stavrin, unë shkova dhe u strehova në shtëpinë e Thoma Illiut, të cilët i njihja prej kohësh. Ata më pritën shumë mirë dhe pasi më mbajtën disa ditë në shtëpinë e tyre, unë kërkova të largohem dhe ata më përcollën për në një fshat tjetër, nga ku unë u ktheva përsëri në Batalionin “Hakmarrje” ku kisha qenë përpara se të arrestohesha nga gjermanët në gushtin e vitit 1943. Pasi qëndrova disa kohë në rradhët e Batalionit “Hakmarrje”, unë shkova në një fshat të Kolonjës, ku ato ditë ishin grumbulluar shumë partizanë, pasi aty po riorganizohej Brigada e Dytë e Beqir Ballukut, pas shpartallimit që ajo kishte pësuar në Operacionin gjerman të Dimrit, kur kishte qenë në zonat e Malësisë së Tiranës dhe ato të Martaneshit. Në përbërje të Brigadës së Dytë unë qëndrova deri në çlirimin e vendit, duke marrë pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi ajo Brigadë”.

Koci Xoxe i ngarkon misionin sekret

Pas mbarimit të Luftës, Iljazi u thirr në Tiranë dhe në janarin e vitit 1946 atij iu ngarkua një detyrë tepër e veçantë. Lidhur me këtë, ai kujtonte: “Atë ditë së bashku me mua në Ministrinë e Brendshme kishin ardhur dhe një grup oficerësh prej 10-12 vetësh dhe të gjithë siç ishim, u pritëm nga zv/ministri i Brendshëm, nënkolonel, Myftar Tare, që ishte ndihmësi i Koci Xoxes, i cili në mes të tjerash na tha: ‘Ju kemi thirrur për t’ju caktuar në një detyrë tepër sekrete dhe të një rëndësie të veçantë, që na ka ngarkuar Partia. Ju jeni zgjedhur dhe do të punoni në zonën kufitare të Qarkut të Korçës, për të ndihmuar partizanët grekë të EAM-it’. Pas këtyre fajlëve që Myftar Tare na tha për të na njohur me detyrën e re që po na ngarkohej, ai na caktoi edhe detyrat e veçanta për gjithsecilin nga ne dhe lidhjet që do të kishim. Pas takimit me Myftar Taren, ne na priti dhe ministri i Brendshëm, Koci Xoxe, i cili pasi na uroi për detyrën e re, na porositi që për çdo gjë që të kishim gjatë punës sonë, do të kontaktonim vetëm me ndihmësin e tij, Taren. Një nga detyrat që mua ngarkua mua, ishte vendosja e kontakteve me partizanët grekë të komanduar nga gjenerali Markos Vafjadhis, të cilët e kishin vendosur Shtabin e tyre në Malin e Gramozit, për t’i furnizuar ata rregullisht me armatime, ushqime, veshmbathje dhe për çdo gjë tjetër që ata kishin për nevojat e luftës së tyre kundra forcave qeveritare të kryeministrit Caldaris. Gjithashtu unë së bashku me disa nga kolegët e mi oficerë, duhet të kujdeseshim për partizanët grekë të plagosur dhe t’i shpërndanim ata në disa spitale që në atë kohë u ngritën apostafat për ta, si në Voskopojë, e në disa fshatra të tjerë të Korçës dhe Ersekës. Pas marrjes së detyrës, unë u nisa për në zonën kufitare që mua m’u caktua dhe aty mora lidhje me J. O. i cili ishte caktuar si përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme në Qarkun e Korçës dhe ishte direkt shefi im. Gjatë atyre katër pesë vjetëve që unë punova në atë detyrë në zonën kufitare në Malin e Gramozit, disa herë kam hyrë e kam dalë brenda territorit të Greqisë, ku një pjesë e madhe e atij territori kontrollohej nga partizanët e EAM-it. Sa herë që hyja në tokën greke për të kryer detyrat e ndryshme që më ngarkoheshin, unë thirresha në Degën e Punëve të Brendëshme, ku nënshkruaja një deklaratë që nuk do të dekonspiroja misionin e ngarkuar në çfardolloj rrethane që do të ndodhesha”, kujtonte Iljaz Lumani atë periudhë kur ai u caktua me detyrë në zonën kufitare të Qarkut të Korçës që të ndihmonte partizanët grekë të EAM-it, në luftimet që ata bënin për të rrëzuar Qeverinë e kryeministrit Caldaris.

Sjellja e grekëve në Kongres

Një nga misionet tepër sekrete që i’u ngarkua në atë kohë Lumanit, ishte ai i sjelljes së dy udhëheqësve të lartë grekë në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste Shqiptare që do të zhvillohej në atë kohë në Tiranë. Për këtë, Iljazi kujtonte: “Disa ditë përpara se të fillonte punimet Kongresi i Parë i Partisë Komuniste Shqiptare në Tiranë, mua më thirri shefi im, J.O. dhe më ngarkoi që të merrja ministrin e Jashtëm të EAM-it, Jani Joanidhis dhe Komisarin e Përgjithshëm të Ushtrisë së EAM-it, Vasil Barxhota, e t’i sillja në Tiranë, pasi ata do merrnin pjesë në punimet e Kongresit të Parë. Sipas urdhërit, unë shkova në zonën kufitare në fshatin Nikolicë, ku ne kishim ngritur postën e përhershme sekrete dhe pasi i mora në dorzim Joanidhisin e Barxhotën, u vura në dispozicion dy kuaj, me të cilët i solla deri në pikën tjetër sekrete që kishim ngritur në afërsi të fshatit Dardhë, ku më priste makina me të cilën do të vinim deri në Tiranë. Gjatë udhëtimit, në të dalë të Librazhdit, na u prish makina dhe unë hyra në lidhje me Ministrinë e njoftova shefin tim, nënkolonel Myftar Taren, i cili na dërgoi një makinë tjetër, me të cilën mbërritëm në Tiranë pa probleme. Joanidhis dhe Vasil Barxhota morën pjesë në punimet e Kongresit të Parë të PKSH-së dhe kur e morën fjalën për të përshëndetur, delegatët u ngritën në këmbë dhe i pritën me duartrokitje të gjata. Gjatë atyre ditëve që ata qëndruan në Tiranë, unë i shoqëroja kudo dhe ata më kërkuan që t’i shëtisja në disa pika turistike. Sipas kërkesës së tyre dhe sipas urdhërit që kisha nga shefat e mi, unë i dërgova ata për të parë Kalatë e Petrelës, Krujës, Durrësit, si dhe pikën turistike në Malin e Dajtit. Ata ishin shumë të kënaqur me ndihmën e madhe që u jepte Qeveria Shqiptare dhe gjatë bisedave që bënim e përmëndnin shpesh këtë gjë”, kujtonte Lumani atë kohë kur ai ishte caktuar për të shoqëruar dy krerët kryesorë të udhëheqjes së lartë komuniste greke që në atë kohë kishte nisur luftën e armatosur ndaj forcave qeveritare të kryeministrit, Caldaris, për të ardhur në pushtet.

Në Cërrik, 60 mijë grekë

Aty nga gushti i vitit 1949, forcat qeveritare të ushtrisë greke ndërmorën sulmin frontal në Malin e Gramozit dhe i thyen partizanët grekë të EAM-it, duke i detyruar ata që të tërhiqeshin drejt territorit shqiptar. Lidhur me këtë, Luamni kujtonte: “Aty nga gushti i vitit 1949, kur forcat partizane të komunistëve grekë të EAM-u thyen keqasi dhe u tërhoqën në brendësi të territorit shqiptar, unë dhe disa kolegë të mi oficerë, u ngarkuam me sistemimin e tyre në pika të ndryshme që u ngritën atëhere për pritjen e tyre. Asokohe në drejtim të tokës tonë erdhën me mijra komunistë dhe partizanë greke, shumë prej të cilëve ishin me gjithë familjet e tyre. Ne i çarmatosnim që në kufi dhe pastaj me mjetet që na ishin vënë në dispozicion, kryenim transportin dhe shpërndarjen e tyre, nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë Mesme, si Elbasan, Kavajë, Durrës etj. Në atë kohë Komanda e tyre e Përgjithëshme, e cila kishte qenë e instaluar në Malin e Gramozit, erdhi në Shqipëri dhe u vendos në fushën e Cërrikut, aty ku sot është ndërtuar Rafineria e Naftës dhe është ngritur qyteti. Në atë kohë, Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë greke (EAM) gjeneralin Markos Vafjadhis, partia e tij e kishte hequr dhe e kishte shpallur revizionist dhe në vend të tij ishte caktuar gjenerali Vandasi, kurse Komisar, vazhdonte të ishte Vasil Barxhota, ndonëse ishte i plagosur në këmbë. Në atë periudhë ishte arrestuar Koci Xoxe dhe në vend të tij si ministër i Brendshëm, kishte ardhur Mehmet Shehu. Me arrestimin e Kocit, u arrestua edhe Myftar Tare dhe detyrën që kishte kryer ai për shoqërimin e krerëve të lartë të Partisë Komuniste Greke, në atë kohë ma ngarkuan mua. Aty në Cërrik, unë merrja takim shpesh herë me gjeneral Vandasin dhe komisarin Barxhotas, e për çdo problem që kishin, unë kontaktoja direkt me Kadri Hazbiun. Refugjatët grekë që u vendosën në fushën e Cërrikut, numri i të cilëve arrinte deri në 60 mijë vetë, u sistemuan nëpër çadra dhe ne kishim organizuar mbrojtjen e tyre me ushtarë e oficerë të armatosur të cilët i komandoja unë. Refugjatët grekë qëndruan aty nëpër çadra nga muaji gusht kur erdhën për herë të pare, deri në muajin dhjetor. Në dhjetorin e vitit 1949, nga Durrësi ata u nisën me vaporrë nëpër shtetet e tjera komuniste të Evropës Lindore, të cilët i pritën dhe i sitemuan”, kujtonte Iljaz Lumani, atë periudhë kur ai ishte caktuar për kujdesjen e krerëve të lartë të Ushtrisë Greke të EAM-t.

Me udhëheqjen greke në Tiranë

Aty nga dhjetori i vitit 1949, kur nga Porti i Durrësit u larguan edhe refugjatët e fundit grekë që kishin ardhur në Shqipëri, udhëheqja e lartë e tyre që kishte qëndruar për pesë muaj në çadra në fushën e Cërrikut, erdhi dhe u vendos në Tiranë. Lidhur me këtë, Iljazi kujtonte: “Mbasi ikën refugjatët grekë të Cërrikut, udhëheqja e tyre erdhi në Tiranë dhe ata u vendosën në një vilë në Rrugën “Skënderbej”, aty ku ka qenë ambasada e Republikës Demokratike Popullore të Koresë. Vendosja e tyre në atë vilë u mbaj tepër sekret dhe në çdo kohë ajo ruhej me ushtarë të Ministrisë së Brendshme. Aty në atë vilë përveç ushtarakëve të lartë grekë që kishin drejtuar luftën kundër forcave qeveritare të Caldarisit, kishin ardhur dhe Niko Zaharjadhis që mbante postin e Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste Greke, së bashku me bashkëshorten, Kukulën dhe sekretarin e tij, kolonelin Fereo. Ata zakonisht nuk dilnin nga vila dhe kur kishin ndonjë problem për t’u takuar me Enver Hoxhën, Hysni Kapon etj., unë komunikoja me Drejtorin e Drejtorisë Speciale të Ministrisë Brendshme, Neshat Hysin, apo Jorgo Kolën dhe i shoqëroja në ato takime. Në vilën ku qëndronin ata, shpesh herë vinin për t’i vizituar ministri i Brendshëm dhe zv/kryeministri Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Kadri Hazbiu dhe Abdyl Këllezi. Aty nga pranvera e vitit 1950-të, Byroja Politike e Partisë Komuniste Greke dhe ushtarakët e lartë që qëndronin në vilën sekrete në Tiranë, u përgatitën për t’u larguar nga Shqipëria. Në darkën që shtruan natën e fundit para se të largoheshin, mori pjesë Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, Abdyl Këllezi etj. Gjatë darkës, Niko Zaharjadhis i dhuroi si kujtim Mehmet Shehut, një armë gjahu, kurse e shoqja Kukula, mua më dhuroi një stof për kostum dhe një revolver”, kujtonte Lumani, atë kohë kur ishte ngarkuar me një mision sekret për ruajtjen e udhëheqjes së lartë të komunistëve greke që streoheshin në Tiranë.

Debati me Mehmet Shehun

Me ikjen nga Shqipëria të udhëheqjes së lartë të komunistëve grekë, përfundoi dhe karriera ushtarake e Iljaz Lumanit, për të cilën ai thotë se u bë sebep Mehmet Shehu. Lidhur me këtë ai kujtonte: “Pas ikjes së grekëve mua më emëruan shef Sektori në Drejtorinë e Parë të Ministrisë Brendshme, ku punoja me Kundërzbulimin. Pas disa ditësh, më thirri në zyrë Mehmet Shehu dhe më pyeti për një kolegun tim, të cilin e kishin kapur rob në Greqi. Unë iu përgjigja: Nuk di gjë. Ju e keni nisur vetë në Greqi, pse më pyesni mua, kur ju jeni marrë direkt me të’?! Mehmet Shehu u inatos nga përgjigjia ime dhe më tha: Pse e pranove kostumin e revolen që të dha e shoqja e Zaharjadhisit, nuk ka qeveria jonë kostum e revole për të dhënë ty’?! Unë iu përgjigja: E pranova atë dhuratë, pasi të pashë ty që pranove çiften’. Mehmeti ma ktheu: Po pse njëlloj je ti me mua’? Pas atij debati që vazhdoi edhe më gjatë, Mehmet Shehu më futi një muaj në arrest dhe unë gjatë atyre ditëve i shkrova një letër Enver Hoxhës, ku në mes të tjerash i thoja: ‘Ku janë ato fjalë të bukura, ‘Po e kryet këtë detyrë, Partia dhe pushteti e di si do t’ua shpërbleje’, që na thatë atëhere në 1946-ën kur na nisët me mision për në kufirin me Greqinë’, dhe letrën ia dhashë dorazi, Sami Ormovës, që ishte komandant i rojeve në hyrjen e Komitetin Qendror. Pas disa ditësh, më erdhi zv/Ministri i Brendshëm, Josif Pashko dhe më pyeti se ç’i kisha shkruar shokut Enver, e pasi më nxorri nga arresti, më tha të shkoja në Pukë si Komisar Batalioni. Unë nuk pranova të shkoja atje se e dija se do të më fusnin ndonjë plumb dhe do të më qëronin”, e përfundonte rrëfimin e tij, Iljaz Lumani, i cili në atë kohë pasi dorzoi dokumentin e partisë dhe u lirua nga ushtria, përfundoi si puntor me tre turne ndërrmarjeve të Tiranës, deri në vitin 1980-të kur doli në pension.

16 komente në “Dëshmia e ish-ushtarakut: Misioni sekret në Greqi me krerët e Partisë Komuniste që i sillja në vilën e fshehtë në Tiranë, kur ata i priste, Enveri”

  1. Bregdeti says:

    Shume e vertet. Levizja komuniste greke mbeshtetej nga shqiperia dhe jugosllavia. Kur Ishim keq ata terhiqeshin ne keto dy shtete. Enver Hoxha se tregoi kurre te verteten. Duhej te kalomin 80 vjet qe te merren vesh kjo histori.

    1. Theatre and Drama says:

      kjo nuk eshte fshehur asnjehere nga askush..partizanet greke vinin ne Shqiperi,ashtu sikur,çeke,polake,ruse,italiane etj
      diplomacia ishte diplomaci,ideologjia ideologji,bashkepunimi bashkepunim,politika politke..sejcila ne vendin e vet,dhe ne rolin e saj
      ama lufta heroike e ushtrise shqiptare dhe mobilizimi total i popullit,nen udheheqen e Enver Hoxhes,Mehmet Shehut,Beqir Ballukut dhe Petrit Dumes per te mbrotur me fanatizem cdo cm te territorit shqiptar prej ushtrise fashiste greke,nuk ka te mohuar dhe nuk mund te anashkalohet
      ajo çka ky shejtan kodosh kerkon te keijoje eshte ideja qe,greket nuk e sulmuan Shqiperine,perkundrazi ishin shqiptaret e provokonin grekun,ose me sakte greket e sulmuan Shqiperine nga “halli” kur i thone llafit sepse spo i linin rehat pastizanet greke..
      po çrendesi ka,kush provokoi I pari e faji I kujt ishte?
      Greqia sulmoi dhe nese greket do futeshin ne Shqiperi,e para gje qe do benin do ngrinin flamujt greke dhe ata te vorje beqirit kudo qe do shkelinin neper Jug..siç bene ne 1940,
      edhe atehere nuk eshte se erdhen me synimin per pushtuar Shqiperine ama flamujt greke u ngriten kudo..
      hidhuni perpjete sa te doni,lufta heroike e ushtrise sone gjate provokacioneve te gushtit ne mbrojtje te sovranitetit territorial nuk ka te harruar..po ashtu edhe drejtuesit e saj..

      1. Flm says:

        O Theatro me keto karlleqe na shkule se qeshuri,
        …. jo e provokoj Shqipua jo e provokoj Greku, jo e nisa une jo e nise ti …
        ###
        Realiteti eshte Nje, partizanet Grek furnizoheshin me armatime, ushqime, strehim, spitale … nga komunistet Shqiptar, armatimet vinin ne portin e Durresit nga BRRS-ja, kete e pohojne jo vetem Greket, por te gjitha dokumentet e kohes, shiko ne ABC dokimanterin qe tregon filmime dhe dokumenta.
        ###
        Greqia sulmoj dhe ja ariti qellimit, shkateroj te gjitha bazat e EAM-it qe ishin ne token Shqiptare, pereth kufirit. Kjo dhe vetem kjo, prandaj pas ketij sulmi u shkaterua perfundimisht EAM-i komunist.
        ###
        Automastrubimet, dhe pelivanlleqet qe Greku i keq na sulmoj dhe “Shqiperia legjendare u mbrojt me heroizem”, jane peralla per femijt e kopshit, qe as vet nuk i beson, por nga halli i thua.

        1. ca po thua says:

          Ca thua mor Flm shkerdhate grekomane!? Shteti monarko-fashist grek kishte mbeshtetjen e anglezeve dhe amerikaneve, ne armatime, llogjistike e madje edhe ne forca drejtuese e komanduese shume e shume me teper sesa partizanet greke kishin mbeshtetjen e qeverise shqiptare (apo edhe sovjetike). Ushtria anglo-amerikano-greke nuk shkaterroi asnje baze ne territorin shqiptar, nga i gjete keto fantazi mor funderrine bastarde!? E vetmja here qe fashistet e Athines sulmuan territorin shqiptar ishin pikerisht ato qe quhen “provokacionet e gushtit”. Ne keto luftime jo vetem nuk “u shkaterruan bazat e EAM-it ne Shqiperi” sic genjen ti, por ushtria monarko-fashiste pesoi nje disfate te plote dhe humbje te medha, pas te ciles nuk guxoi me te bente prova te tilla. Kuptove o HALABAK Pisoglendi!?
          Sa per humbjen e EAM-it ne Luften Civile, do besh mire te lexosh ndonje liber dhe dokumentacion, sepse je krejtesisht i painformuar dhe dukesh qe je nje fashist lekurzi dhe bythcpuar!!!

  2. Klimax says:

    Dhe kur forcat partizane greke u terhoqen per tu mbrojtur ne territorin shqiptar mbas thyerrjes se tyre ne Gramoz, carmatosja e tyre ne kufirin shqiptar u propagandua si legjenda e “Provokacioneve te Gushtit”!!!! Sigurisht Enverit i interesonte nje propagande e tille, mbi te gjitha mbas prishjes me Jugosllavine e Titos, denimit te Koci Xoxes dhe rimarrjes se plote te kontrollit te Partise e te shtetit. Nderprerja e mbeshtetjes se Shqiperise per forcat komuniste greke erdhi mbas udhezimeve qe Stalini i dha Enver Hoxhes. Stalini e deklaronte te humbur mundesine e Greqise qe te behej pjese e bllokut komunist. Ne momentet kur nga ky bllok ishte shkeputur edhe Jugosllavia, atehere Bashkimi Sovjetik do e kishte te veshtire te mbeshteste Shqiperine e izoluar midis Greqise dhe Jugosllavise nga nje sulm i mundshem i forcave greko-amerikano-britanike per rrezimin e pushtetit komunist ne Shqiperi me justifikimin e nderhyrjes se kesaj te fundit ne punet e brendshme te Greqise.
    Ishte vet Enver Hoxha qe i pergjigjet qeverise greke mbas notave te protestave te saj per qeverine shqiptare duke i garantuar se Shqiperia nuk do perzihet ne punet e brendshme te Greqise dhe deshiren e saj per nje fqinjesi te mire me te.

    1. VFLP says:

      GOMAR! Provokacionet e gushtit nuk kane te bejne me “carmatimin e partizaneve greke”, por kane te bejne me sulmin e forcave monarko-fashiste greke ndaj postave kufitare shqiptare te zones se Devollit! Ne ate zone kufitare nuk kishte forca partizane greke, pasi ato ishin te pozicionuara me poshte ne jug. Por monarko-fashistet synonin te kontrollonin territor shqiptar dhe qe aty ti binin pas shpine forcave partizane greke ne zonen e Gramozit. Ushtria fashiste greke kishte mbeshtetjen e anglo-amerikaneve, qellimet antishqiptare dhe progreke te te cileve per aneksimin e Jugut shqiptar, ishin mese te ditura! Im gjysh (ish partizan) ka qene nje nga 7 ushtaret shqiptare ne zonen e Kapshtices, qe perballuan per 24 ore rresht sulmet e qindra ushtareve monarko-fashiste, me topa e aeroplane. Beteja zgjati 3 dite, dhe ne postat e zones se Kapshtices ishin vetem 15-20 ushtare shqiptare, qe u shperdane ne disa pika dhe i bene balle 2 batalioneve greke, diten e pare te sulmit. Pas rreth nje dite luftimesh arriten perforcime te ushtrise shqiptare. Pas ardhjes se perforcimeve filloi dhe kundermesymja e ushtrise shqiptare , qe ishte e fuqishme dhe shkaterroi plotesisht reparet greke ne ate zone (rreth 500 te vrare dhe rreth 300 rober).
      Te fala putanes qe te ka bere koken mor shkerdhate!

      1. ben says:

        VFLP-gjyshi juaj qe i ndrifte shpirti, ka qene shqipo dhe ne shqipot e kemi ne gjak luften, pasi e tere historia jone ka kaluar ne luftera per tu mbrojtur nga te tjeret qe lakmonin territoret tona. Kjo eshte aresyeja se perse ai bashke me shoket e tij arriten te perballonin batalione te ushtrise se sufllaqexhinjve qe jane aq trima sa pjatat e buzuqeve e dine mire. Ajo qe thoni juve eshte plotesisht e vertete. Kur kam qene femije, mbaj mend nje komshiun tone qe kishte qene ushtar ne kufirin shqiptaro-grek gjate provokacioneve te gushtit 1949-ten. Nga ai kam mesuar se si ushtria jone i vuri perpara si lopet sufllaqexhinjte dhe po te mos ishte kerkesa e prere e Stalinit per te ndaluar sulmin, ai “budallai” jone qe thone se vrau veten, do e kishte ndalur vrapin ne Athine.

  3. h says:

    Te gjithë emrat që janë shkruar në artikull,janë spiunë,shërbëtorë të ndyrë,
    kriminelë,degjenerata,qena bira qensh. Nga limani tek enveri.
    Turpi i populi shqiptar që polli këta të degraduar.

  4. 17nentori says:

    Rregjimi shqiptar beri dicka per te ndihmuar EAM-in greke por asnjehere i perfshire nga brenda sic ishin anglezet dhe amerikanet me koke e kembe dhe me ushtarake te tyret brenda ne ushtrine greke.
    Provokacionet e Gushtit nuk jane ASPAK carmatosja e partizaneve greke. Kush nuk e di mund te lexoje dhe te hapi syte.
    Provokacionet e Gushtit filluan pasi ushtria greke pati mendjemadhesine te kujtonte se mundej ta
    vazhdonte edhe ne Shqiperi ofensiven qe po i bente EAM-it.
    Vertet Enveri moren njeren ane por kjo sdo thoshte qe te rrinte duarkryq dhe greket ti linte ta benin shqiperine pershesh qe te ndiqnin partizanet e EAMit.
    Greket sulmuan fshatrat e shqiperise me TOPA (ka bilishtare qe akoma i mbajne mend predhat qe binin) dhe vetem fale nje organizimi qe perforcoi kufirin me njesite me te pergatitur qe kishin dale edhe nga lufta u be e mundur qe greket to zbrapsen te lemeritur qe kufiri shqiptar nuk paskesh qene njelloj si partizanet greke qe kishin pare deri atehere.

  5. fteri says:

    Gjatë Luftës Qytetare Greke (1946-1949), Shqipëria luajti një rol vendimtar për paqen në Ballkan duke mos u bërë palë luftuesve edhe pse u provokua disa herë që të ishte pjesë aktive në luftimet midis dy ushtrive greke.

    Më 24.9.1947, Marko Vafiadhis vjen në Tiranë përmes Korçës si kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike, për të kërkuar ndihmë në qeverinë Komuniste të Tiranës. Markoja kërkon nga Enver Hoxha që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, që të luftojnë përkrah kryengritësve komunistë grekë. Vafiadhis vjen pa ndonjë lajmërim paraprak në Tiranë, ndaj, Enver Hoxha nuk e takon, por ngarkon një person nga Byroja Politike të diskutojë me të. Ai i parashtron qeverisë komuniste shqiptare disa kërkesa, ndër të tjera të dërgoheshin 3.000-4.000 burra çamë për Ushtrinë Demokratike Greke, që jetonin në Shqipëri, të dëbuar prej forcave të Napolon Zervës në vitin 1945.

    Pala shqiptare shprehu mendimin se çamët tani për tani nuk mund të përbëjnë faktor ndihme. U theksua se çamët nuk do të duan të shkojnë në luftë, tash për tash, kjo nuk është e mundur. Kryetari i Qeverisë së Përkohshme Demokratike, Marko Vafiadhis theksoi në takim me përfaqësuesit e qeverisë së Tiranës se ndihma që do të jepte shteti shqiptar i asaj kohe ishte me rëndësi. Enver Hoxha nuk përzie në skenar të e provokatorve imperjalitë ,për ti dhanë greqisë vorioepirin ,edhe ,komunistë grek u mposhtën nga aviacioni amerikan,se ndryshe nuk ishin mposhtur

    1. ish emigranti says:

      Arsyet kryesore te humbjes se forcave antifashiste ne Luften Civile 1945-1949 ishin :
      1. Inferioriteti ne armatime i forcave partizane, nderkohe qe ushtria monarko-fashiste furnizohej me armatime te renda e deri me aeroplane nga anglo-amerikanet
      2. taktika e gabuar luftarake e gjeneraleve partizane, qe u perpoqen te bejne lufte frontale, kur vete ushtria e EAM-it ishte partizane, nderkohe qe ushtria kundershtare ishte e organizuar ne sistem gazerme, armatosur dhe financuar nga Fuqi te medha si Anglia dhe Amerika
      3. rrethanat e pafavorshme nderkombetare, ku Greqia me marreveshje politike, u percaktua te mbetej nen ndikimin amerikan. Keshtu forcat partizane greke u lane pa shume mbeshtetje

  6. taso kume says:

    E verteta ,ishte vendosur ne JALTE , GREQIA do nderohej me POLONINE ,POLONIA me lindjen dhe GREQIA me perndimin per hegjemoni ne detin mesdhe,dhe si rjedhim Anglia humbte klauzolen per detet ne gjithe boten duke ja dhene Amerikaneve si shperblim per hyrjen ne lufte e dyte botrore kunder Hitlerit,me te vertet qe Anglezet e çurçillit dogjen me napalme ne malin e gramozit 8000 partizane GREKE me gjithe familjet ku me pase i ndjeri dhe miku i SHQIPTAREVE MANOLIS GLEZIOS deklaroje : kur te vete ne vare çfare tu theme shokeve te vrare qe u çliruam nga GJermanet por u pushtuam nga Anglezet, ushtria SHQIPTARE ka luftuar me trimeri per te lare gabimin e qeverise tone qe lejoi partizanet e EAM te kalonin nga toka SHqiptare per tu dale nga mbrapa kraheve ushtrise proAngleze.

  7. ura brarit says:

    Kam njohur nje ish-partizan te Cetes se.Mokres qe udhehiqej nga Heroi Popullit,Kolonel.Reshit Collaku.Xhevat Hyseni.quhej dhe per 40 vite nuk doli nga shtepija .Ai I.hidheruar konstatoi tradhtine e idealeve.te shenjta te luftes NCA.clirimtare dhe perdhosjen e gjakut the deshmoreve.

    1. yp Xhixh says:

      Pirdh pirdh, se ku i dihet edhe lirohesh!
      Koqe kanari …

    2. uhahahaaaaaa says:

      Une kam njohur nje partizan te cetes se Brarit, qe quhej Tangop Karalloi, i cili kishte takuar nje putane te Ura dhe per 45 vjet rrjesht …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje