FOTOT/ Nga maskat, te dorezat, Kuvendi shqiptar në kohë koronavirusi

16 Prill 2020, 11:18Politika TEMA
FOTOT/ Nga maskat, te dorezat, Kuvendi shqiptar në kohë koronavirusi

Në një kohë kur vendi është prekur nga COVID-19, seanca e sotme parlamentare u mbajt nën rregulla strikte të higjienës dhe distancimit social.

Në hyrje të Sallës së Seancave, një grup personeli mjekësor mati temperaturën e deputetëve dhe të administratës.

Të gjithë janë me maska dhe doreza, si masa mbrojtëse kundër Covid-19.

Deputetët u ulën në vendet e tyre të zakonshme, dhe ruajën distancën e nevojshme duke shpërndarë në pothuajse të gjithë sallën, në lozhat anësore të katit të parë dhe katit të dytë si dhe galerinë e sipërme të sallës. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje