Presidentja e KE i kërkon falje Italisë: Munguam kur kishte nevojë për ndihmë

16 Prill 2020, 12:18Politika TEMA

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Parlamentin Evropian, iu drejtua në mënyrë të veçantë Italisë.

Ajo kërkoi falje për sjelljen e BE në kohën kur shteti italian kishte më shumë nevojë për ndihmë.

“Është e vërtetë që shumë munguan kur Italia kishin nevojë për ndihmë në fillim të kësaj pandemie. 

Dhe është e vërtetë, BE tani duhet t’i kërkojë falje Italisë. Por faljet zbatohen vetëm nëse ndryshoni sjelljen tuaj. 

U desh shumë kohë që të gjithë të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë njëri-tjetrin.

E vërteta është kjo: tani Bashkimi Evropian është I pranishëm për të ndihmuar më nevojtarët.”

Reagimi i von der Leyen erdhi pasi BE u kritikua shumë për qëndrimin që mbajti karshi Italisë.

Madje, kryeministri Conte kërcënoi edhe me daljen nga unioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje