Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se të gjithë përfituesit nga paketa e parë e ndihmës ekonomike, do të paguhen deri në fillim të javës tjetër.
“Do ketë përfunduar shpërndarja e ndihmës për paketën e parë. Të gjitha do jenë shlyer brenda javës së ardhshme”, tha Rama në Opinion.
Ndërkohë për tre kategoritë përfituese të paketës së dytë financiare Rama tha se “gjatë majit pjesa më e madhe e tyre do mund të kthehen në aktivitet”.
“S’mund të them të njëjtën gjë për atë që janë pjesë të paketës së parë që janë lokale e restorante, që janë pjesa e fundit”.
Rama ka sqaruar gjithashtu se shumëkush që është ankuar se është refuzuar nga paketa e ndihmës, ka aplikuar për një paketë ku nuk ka qenë i përfshirë.
Ty more mashtrus do vijme ta shkulim ate mjekren atje ne Surrel. Qe na sjell verdalle e sna jep parate e premtuara.