Ministria e Shëndetsisë bën me dije se ka shkuar në539 numri i të infektuave me koronavirus në Shqipëri.
Deklarata e ministrisë:
Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.
Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 245 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 35 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 2 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. (TemA)
Shkodranet ta gezojne virusin! Bashke me Voltanen!
Shkodranet s kan pyt nga komunizmi,e jo me t tremben nga koronvirusi !
Prandaj ti shtet,larg duart pri Shkodret !
Leni shkodrant t lir …
S ka karantin n Shkoder.
Shkodranet benin si indiferente, kur u izolua e gjithe Shqiperia e shetisnin bregu liqenit neper Shiroke!
keqardhje për shkodranët si dhe për çdo të prekur nga covid.19.si dhe lutje për sherim sa më të shpejtë të tyrë, por dhe një këshillë për shkodranët,braktisni doktor vdekjen,i cili në tërë qënien e tij sinonom të jetës së shqiptarve ka patur e ka vetëm vdekjen.
Nje me mend ka thënë që shkodranët pëmjerin kunër erës, pra lagin kembet e tyre; i bejne karshillek koronavirusit, Kujtojne qe ai eshte KOMUNIST i rrezikshem.
E keqja eshte se shkodranet e mençur e pesojne nga budallenje, qe perbejne shumicen ne Shoder. Mire do te ishte qe budallenjte t’i veçonin ne nje lagje me Voltanen e Bardh Spahine.
Ska karantinë në Shkodër po ka virus në rryl të fytit
Ilir !!!!
JE I FORT PLAKO !!
MË KE DHI TU QESH !!