Ky ilaç eksperimental shëroi më shpejt se zakonisht pacientët me Covid-19

17 Prill 2020, 11:51Sociale TEMA

Disa pacientë me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po trajtohen me një ilaç eksperimental dhe rezultatet kanë qenë pozitive, njoftoi STAT News, website amerikan i orientuar drejt artikujve të shëndetit, i cili është pjesë e Boston Globe, gazetës së përditshme me qendër në Boston që prej 1872-shit.

Pacientët po trajtohen me një ilaç të quajtur remdesivir. Ai u përdor në rastet kur ata kishin probleme të rënda respiratore dhe ethe. Pas përdorimit të remdesivir, pacientët qenë në gjendje të largoheshin nga spitali pas më pak se një javë trajtimi.

“Lajmi është i mirë sepse shumica e pacientëve janë në gjendje të shkëlqyer,” tha Dr. Kathleen Mullane, specialiste e sëmundjeve infektive në Universitetin e Chicago-s.

Ilaçi u prodhua nga Gilead Sciences – kompani amerikane e bioteknologjisë që përqëndrohet te prodhimi i ilaçeve për HIV, hepatitin B dhe C etj. – dhe u testua kundër Ebolës, por nuk pati sukses. Megjithatë studime të shumta te kafshët treguan se ai mund të parandalojë dhe trajtojë koronaviruse që lidhen me problemet e frymëmarrjes, si SARS dhe MERS.

Në shkurt, Organizata Botërore e Shëndetit tha se remdesivir mund të trajtojë potencialisht Covid-19.

Burimet: STAT News, CNN

2 komente në “Ky ilaç eksperimental shëroi më shpejt se zakonisht pacientët me Covid-19”

  1. Shqip says:

    Nuk eshte ilac eksperimental. Eshte nje ilac qe perdoret per kurimin e eboles. M.q.s covid-19 eshte nje semundje e re te gjitha ilacet Jane pak a shume eksperimentale.
    Ky ilac ben pjese ne protokollin e mjekimit te spitaleve te Lombardia qe ne fillim te marsit.

  2. Lipe Shtogu says:

    Provat kanë treguar se nga 115 pacient në gjëndje të rëndë që ju dha remdesivir, 113 shkuan plotësisht të shëruar në shtëpi, vetëm dy vdiqën. Gilead Science është në pararojën botërore për zbulimin dhe prodhimin e preparateve antiviral. Kjo duket shënja më e sigurt, se më në fund COVID-19 na e mori të keqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje