Lufta në Jemen - krim kundër njerëzimit dhe Islamit 

18 Prill 2020, 21:39Bota TEMA
Lufta në Jemen - krim kundër njerëzimit dhe Islamit 

Shtohet pyetja: pse një vend kaq thellësisht fetar, një vend që sillet krenar të jetë vendi i lindjes së Islamit, ku sheriati është ligji i shtetit; një vend i cili ka marrë rolin drejtues të myslimanëve sunit të mbarë botës, priti kaq gjatë, pesë vite, për të shpallur armëpushim si përpjekje për t’i dhënë fund krizës më të rëndë humanitare në botë dhe atë që nga LDB e deri sot?

Alon Ben-Meir

Prill 17, 2020 – Luftën në prokurim [indirekte], të cilën Arabia Saudite dhe Irani, pesë viteve të fundit e zhvillojnë në tokën e Jemenit tejkalon përmasat e vetëm dështimit të aftësive njerëzore, ngase ajo veçohet për nga egërsia e skajshme dhe qenia kundër frymës dhe shkronjave të Kuranit. Ironia e gjithë kësaj: Arabia Saudite ka plotë arsye që t’i japë fund luftës ose të proklamojë armëpushim të një-anshëm. Ndër arsyetimet për armëpushime, mirëpo asnjëherë nuk figuroi Ndalesa Islame, e cila dënon vrasjen e të pafajshmëve. Përkundrazi sauditët vazhduan përfshirjen në luftën të pamëshirshme kundër hutëve të mbështetur nga Irani, duke shndërruar kështu Jemenin në gërmadha, duke u shkaktuar miliona burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm dhimbje dhe vuajtje të paparashikueshme. Rënia në këtë nivel brutal e Arabisë Saudite, e cila udhëheq botën myslimane sunite është shkelje e rëndë e parimeve të Islamit dhe në vete përbën krim kundër njerëzimit. 

Lufta në Jemen deri më tani ka shkaktuar më shumë se 100 mijë vdekje. Ndërkohë nga një popullsi 30 milionëshe, 20 milion prej tyre vuajnë për mungesë të ushqimit, ilaçeve dhe ujit të pijshëm. Gjendje kjo e  shkaktuar nga më shumë se 6.000 bombardimet e koalicionit, I cili shënjestër pati vazhdimisht infrastrukturën civile. Mbi dy milion fëmijë janë në gjendje të rëndë urie; gjysma e tyre janë të infektuar nga kolera, shumica e të cilëve do të vdesin pasi nuk kanë as gjasën minimale në ndonjë trajtim mjekësor. 

NDËRMJET ISLAMIT DHE PROFITIT

Shtohet pyetja: pse një vend kaq thellësisht fetar, një vend që sillet krenar të jetë vendi i lindjes së Islamit, ku sheriati është ligji i shtetit; një vend i cili ka marrë rolin drejtues të myslimanëve sunit të mbarë botës, priti kaq gjatë, pesë vite, për të shpallur armëpushim si përpjekje për t’i dhënë fund krizës më të rëndë humanitare në botë dhe atë që nga Lufta e Dytë Botërore e deri sot?

Mjerisht, e qartë del se Sauditët nuk janë të shqetësuar të veprojnë kundër mësimeve të Kuranit, por krejtësisht për diçka tjetër. Shqetësimi bazohet në: a) Aftësitë e kufizuara ushtarake të Arabisë Saudite; b) Ngarkesën enorme që lufta i sjell ekonomisë; c) Mungesa në rritje e burimeve financiare që pasojnë nga rënia e çmimit të naftës, e cila pengon diversifikimin e ekonomisë; d) Përparimet e rëndësishme të hutëve në provincat kryesore të Jemenit qendror; e) Refuzimi ndërkombëtar në rritje ndaj sjelljes së sauditëve, dhe së fundi, f) Të kuptuarit se lufta nuk fitohet dot, dhe se sigurimi i kufirit dhe distancimi i hutëve nga Irani duhet të kenë përparësi. Mësimet dhe detyrimet morale të Islamit thjesht nuk ishin pjesë e ekuacionit.

KATASTROFA HUMANITARE

Surja 4:93 na paralajmëron “… kushdo që vret me paramendim një besimtar – shpërblimi i tij është ferri, ku ai do të qëndrojë përjetësisht, dhe Allahu është zemëruar me të dhe e ka mallkuar dhe ka përgatitur për të një ndëshkim të madh”. Injorimi i një parimi thelbësor të Kuranit nuk është thjesht blasfemi, por është një kundërshtim i plotë i vetë fesë, të cilën sauditët e kanë shkelur në mënyrë flagrante, duke e përdorur si një mjet për të mbuluar krimet e tyre kundër njerëzimit. Në vend që të udhëhiqnin në zbutjen e gjitha luftërave civile në vendet me shumicë myslimane (përfshirë Afganistanin, Turqinë, Somalinë, Sudanin, Pakistanin, Sirinë, Libinë dhe Jemenin, të cilat përfaqësojnë 61% të të gjitha luftërave civile që po zhvillohen aktualisht globalisht) dhe të ndalonte vrasjet e myslimanëve nga myslimanët, Arabia Saudite ishte nxiste këtë. Ajo ka zhvilluar me dashje dhe këmbëngulje një luftë të pamëshirshme me ndihmën  SHBA-ve dhe Britanisë. Të fundit duke i dhënë makinat e vrasjes për të masakruar dhjetëra mijë civilë jemenas.

Përtej kësaj sauditët shkelën edhe udhëzime tjera kuranore. Në vend që të lehtësonin shpërndarjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke ndihmuar ata që kanë nevojë (Surja 9:60, “… për të varfrit dhe për nevojtarët “), siç qe rastin me shumicën e jemenasve të rrethuar, të kanosur nga uria dhe në prag të vdekjes, ata bënë të kundërtën. Në suren 7 thuhet:  “Ata që nuk e japin zekatin, dhe në botën tjetër janë jobesimtarë”.

Jemeni, tashmë i përballur me fatkeqësinë më të rëndë humanitare në botë,  ka regjistruar rastin e parë të konfirmuar të korona-virusit. Organizata humanitare “Save the Children” thotë se vendi ka vetëm rreth 700 shtretër të njësisë së kujdesit intensiv, përfshirë 60 për fëmijë, dhe vetëm 500 ventilatorë për një popullsi 30 milionëshe. E sigurt është se, pas pesë vitesh luftë shkatërruese, vendi nuk do të jetë në gjendje të përballojë krizën nëse përhapet virusi. Rezultati sigurisht që do të ishte katastrofal. 

PANDEMIA SI ALIBI

Sidoqoftë, Pandemia e Corona-virus-it, për Sauditët del si një bekim. Si një maskë që qeveria e përdor për të justifikuar armëpushimin e njëanshëm pa humbur fytyrën .Veçanërisht duke krijuar kushtet që planin e tyre ta pranojnë edhe hutët. Për këtë arsye sauditët u alarmuan thellësisht për përhapjen e mundshme të virusit në Jemen, me të cilin ndan një kufi të gjatë prej 1,100 miljeve. Miliona jemenas jetojnë në zona të mbipopulluara dhe johigjienike, të cilat mund të infektojnë qindra mijëra në Arabinë Saudite – tashmë të përfshirë nga virusi. Kërkimi i një marrëveshje paqeje me hutët u bë e vetmja mundësi e vlefshme për të kursyer jetën saudite dhe resurset ekonomike.

Tani që Mbretëria vendosi për armëpushim, atë s’duhet ta pengojë gjë për t’i dhënë fund luftës. Së pari, ajo duhet të zgjasë armëpushimin përtej dy javëve – të ofruara  fillimisht – dhe pastaj të negociojë me hutët për të arritur një marrëveshje paqeje që të gjitha palët në konflikt, përfshirë edhe Iranin (i cili është gjithashtu i etur për të ulur humbjet e tij) do të pajtohen.

Është koha që Arabia Saudite, kujdestari i Islamit Suni, të ndalojë të bëjë tallje me fenë e shtetit, në thelb të së cilës është njerëzimi, dhembshuria dhe përkujdesja, dhe të mbështesë vlerat morale të cilat janë parimet themelore të Islamit.

3 komente në “Lufta në Jemen – krim kundër njerëzimit dhe Islamit ”

  1. Sokoli says:

    Nje thenie e bukut thote:Nje fe e mire eshte ajo fe qe i ben njerezit me te mire!
    Thene kjo,ky autori thote qe 61% e lufterave aktuale boterore po ndodhin mes myslimaneve.Kjo tregon shume gjera.
    Dhe nuk e di pse po autori nuk permend fare krahun tjeter te luftes.Nuk mendoj se vetem Arabia ka faj.Ne konflikt,perfshihen dy,pra te dy kane faj ne gjakderdhje.
    Nje goditje e turpshme per fene myslimane.

  2. Yt says:

    Na plasi Karri për Islamin apo për Jemenin.

  3. loni says:

    kush jane besimtar arabet?eshte sikur une ta quaj veten Alien,jo vetem arabet por askush nuk eshte besimtar,a nuk jane prifterinjte serbe qe kerkojne zhdukjen e kosovareve,a nuk jan prifterit grek qe ncisin ekstremistet grek te rrembejne armet per clirimin e voreipirit,dhe ja keshtu me rradhe edhe prifterinjte katolike te njejten gje bejne,a nuk thojne qe papa eshte mbeshtetesi i lufterave qe behen gjete gjithe ketyre dekatave,keta prifterinjte apo hoxhallare qe ne emer te zotit bejne sikur jane sherbetoret e zotit,perse mbas kraheve ncisin luftera dhe urretje deri ne vdekjen e milionave njerez te pafajshem,perse zoti i lejon keta gjarperinje qe ne emer te tij te vriten njerez te pafajshem,ata qe me shpirt e duan me te vertete fene dhe zotin,ku eshte fuqia e zotit ta godasi kete poshtersi qe ne emer te tij ndodhin gjithe keto fatkeqesi,arabia eshte djalli me i urryer ne bote,ata jane shkataret e milionave njerez te vrare,ketu nuk vecoj as prifterinjte qe nje jete kane ushqyer dhe frymezuar gjithmone ekstremistet e tyre per te vrare grabitur pronat e te vrareve dhe qe kan bere gjithcka brutale vetem per nje qellim,mbajtjen e pushtetit te tyre ne shekuj dhe pronat e grabitura ne shekuj nga njerezit e pafajshem,historia e feve ne te gjithe boten eshte e lyer me gjakun e njerezve te pafajshem,i kerkoje falje dhe ndjese te gjithve besimtareve qe besojne me shpirt,dhe denoje te gjithe besimtaret hipokrite,JU UROJ GEZUAR PASHKET VETEM BESIMTAREVE QE BESOJNE NE TE VERTETE TEK ZOTI,ZOTI I RUAJT NJEREZIT E MIRE…AMIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje