FOTOT në Wuhan ngrenë pikëpyetje mbi laboratorin: Edhe në frigorifer shtëpie ruhen më mirë viruset

19 Prill 2020, 12:31Bota TEMA
FOTOT në Wuhan ngrenë pikëpyetje mbi laboratorin: Edhe në

Foto nga brendësia e laboratorit të Uhanit, të publikuara nga vetë media shtetërore kineze dy vjet më parë ngrenë shqetësimet mbi kushtet e sigurisë në të cilën ruheshin të paktën 1500 mostra virusesh, nga më të thjeshtët tek më vdekjeprurësit.

Imazhet janë publikuar nga “China Daily” në 2018 dhe këto kohë janë rikthyer për qarkullim në rrjetet sociale, ku disa komentues kanë vënë re mungesa elementare të sigurisë, që përforcon dyshimet se virusi rrodhi nga ky laborator dhe kjo rrjedhje mund të ketë qenë aksidentale.

Mes fotove është njëra ku tregohet një punonjëse e Institutit të Virologjisë së Uhanit, që media shtetërore kineze e quan “bankën më të madhe në Azi të ruajtjes së viruseve” teksa hap derën e një frigoriferi. Përdoruesit e internetit kanë vënë re se pjesa plastike e izolimit të derës frigoriferike është defektoze.

“Frigoriferi im i kuzhinës ka izolim më të mirë se ky frigoriferi”, shkruan një përdorues në Twitter.

Javën e kaluar, “China Daily” raportoi se i njëjti institut kishte kryer eksperimente të shumta me koronavirusin e marrë nga lakuriqët e natës të kapur në provincën Junan, 1600 kilometra distancë në një projekt 3.7 mln dollarë të financuar nga një grant i Qeverisë amerikane.

Sekuencat e genomit të Covid-19 tregojnë se ky virus bartet vetëm nga lakuriqët e natës që popullojnë shpellat e provincën së Junanit në Kinë.

Ky zbulim ka shtuar edhe më tej dozat e konspiracionit se virusi që ka mbyllur në shtëpi të gjithë botën është një produkt njerëzor. Mbi këtë çështje u pyet edhe Donald Trump gjatë një konference për shtyp javën e kaluar. “Jemi duke e vlerësuar hollësisht këtë situatë shqetësuese”, u përgjigj ai.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja e nënshkruar për financimin e punës kërkimore në Institutin e Uhanit, ndërsa Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo kërkoi nga Pekini që të sqarojë njëherë e përgjithmonë nëse virusi ka dalë nga laboratori, apo jo. “Ka ende shumë gjëra për të mësuar”, tha ai.

“Mënyra më e mirë që Kina mund të ndihmojë tani është bashkëpunimi dhe t’i tregojë botës dhe shkencëtarëve se si ndodhi saktësisht përhapja e virusit”, deklaroi ai.

Dyshimet e Uashingtonit se Kina po fshihte të vërtetën mbi koronavirusin u shtuan pas raportimit të “Ëashington Post”, që tha se diplomatë amerikanë kishin paralajmëruar që në 2018 se puna e laboratorit të Uhanit me koronaviruset e gjetura tek lakuriqët e natës ishte me rrezik për transmetimin dhe përhapjen e një pandemie globale.

Raportet e agjencive amerikane të inteligjencës citohen nga mediat amerikane se fill pas shpërthimit të pandemisë, zyrtarët kinezë shkatërruan mostrat e virusit Covid-19 në laborator, fshinë dosjet dhe punën shkencore mbi këtë virus dhe ushtruan presion për të mbyllur gojën e shkencëtarëve, ndërsa më pas u përpoqën që të fajësonin për këtë tregun e kafshëve të Uhanit, ku shiten për konsum kafshë të egra, përfshirë lakuriqët e natës.

“DailyMail” thotë se burime nga inteligjenca amerikane dyshojnë se “pacienti zero” ishte një punonjëse e laboratorit, që e përhapi virusin tek banorët vendas, duke filluar që me të dashurin e saj.

SHBA e mori si të mirëqënë fillimisht teorinë e origjinës së Covid-19 nga tregu i kafshëve të Uhanit, por pas analizave të shumëfishta të genomit të virusit, që e lidhin atë me lakuriqët e natës në një distancë mbi 1600 kilometra nga shpërtheu pandemia kjo teori u vu në pikëpyetje dhe u përforcuan dyshimet mbi laboratorin e virologjisë.

Teorisë së prejardhjes së koronavirusit të ri nga tregu i kafshëve iu bashkua edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila tashmë vuan ndërprerjen e fondeve nga SHBA, që e akuzon për bashkëpunim me Pekinin në fshehjen e origjinës së vërtetë të virusit.

Dyshimet se virusi ka dalë nga laboratori u shtuan edhe më tej pas raportimit të disa rasteve, ku persona të infektuar kishin humbur shqisën e shijes dhe të armoës. Sipas britanikëve, këto dy simptoma sugjerojnë se ka një nivel ndërhyrjeje njerëzore për të modifikuar virusin.

Pekini hedh poshtë të gjitha akuzat dhe deklaron se shpërthimi i pandemisë në qytetin që ka laboratorin më të madh të viruseve në Azi është thjesht një rastësi. Ambasada kineze në Londër iu përgjigj artikujve të mediave britanike duke deklaruar se nuk ka patur asnjë përpjekje dhe as nuk ka përpjekje për të fshehur atë se çfarë ka ndodhur.

 

3 komente në “FOTOT në Wuhan ngrenë pikëpyetje mbi laboratorin: Edhe në frigorifer shtëpie ruhen më mirë viruset”

  1. Piro says:

    Dyshimet se virusi rrodhi nga laboratori duhet te jete e vertet. Mgjse kinezet s’kane per ta thene kurre te verteten. Ka shume indikacione per kete pune. Jo vetem genomet po pse duhej te cvendoseshin lakuriqet 1600 km larg, per tu shitur ne Vuhan. Nuk ka sens. Kina qe i viri flaken botes duhet te ndeshkohet dhe te izolohet si e padenje per te jetuar ne nje boten te hapur.

  2. Martin says:

    Ne ate frogorifer jane fatet e botes????

  3. Ing says:

    Kam patur rastin te punoj me inxhiniere kineze te Huaweit per implementimin e nje teknologjie ne telekomunikacion ne vendin ku jetoj. Inxhinieret ne fjale ishin nga departamenti R&D (Research and Development) i teknologjise ne fjale. Behej fjale per nje projekt te madh dhe mund te kem patur te bej me shume grupe te ndryshme inxhinieresh nga ky departament qe shkonin e vinin gjate fazes se implementimit.
    Qe mos te zgjatem me, keta inxhiniere qe pretendohet te jene ajka ne fushen e tyre, ishin ca hunj, qe vetem buzeqeshnin ne menyre te shtirur, pavarsisht se cfare u thoje. Mund edhe ti ofendoje, dhe buzeqeshja e shtirur e shoqeruar me nje bresheri “yes-ësh” nuk u shqitej nga fytyra. Teknologjia e bere me te ngecur, e pa certifikuar sepse nuk arrinin te respektonin standartin, shto uje e shto miell. Njerez fallco me nje disipline gati ushtarake, por qe nuk i conte asgjekundi ne zgjidhjen e problemeve. Zgjidhja qe ju dha disa prej problemeve qe nuk i zgjidhnin dot ishte: zvarritje deri ne lodhje dhe shkaterrim nervash per mbi 1 vit e gjysem. Ne u detyruam te heqim dore pra problemi u zgjidh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje