Koreja e Jugut i zgjati politikat e saj sociale të distancimit, duke i shtyrë edhe për 16 ditë të tjera të dielën, por ofroi edhe lehtësim të masave për kishat dhe ndeshjet sportive, pasi raportoi vetëm tetë infeksione të reja të koronavirusit, më të ulëtat në dy muaj.
Sipas udhëzimeve, vendet me rrezik të lartë si kishat do të përballen me më pak kufizime, ndërsa ndeshjet sportive siç është Lidhja Popullore e Baseballit në Kore (KBO) mund të rifillojnë por pa një audiencë.
“Duhet të gjejmë një terren të mesëm. Nëse ne mund të mbajmë një menaxhim të qëndrueshëm në nivelin aktual, do të kalojmë në distancim rutinor shoqëror nga 6 maj”, tha kryeministri Chung Sye-kyun në një takim televiziv të zyrtarëve qeveritarë, thotë “Reuters”.
Autoritetet shëndetësore thanë se kjo do të lejojë rihapjen e ekonomisë, duke mbajtur udhëzime për dezinfektimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit në jetën e përditshme të njerëzve.