Pak orë para hapjes për disa biznese, kryeministri Edi Rama ka lëshuar një paralajmërim në rrjetet sociale. Ai shkruan se disa biznese joushqimore kanë nxituar duke njoftuar nisjen e aktivitetit.
Rama shkuan se bizneset duhet të verifikojnë nëse janë në listën e hapjes për këtë javë, përmes portalit e-Albania.
Ndërkohë, shefi i qeverisë thotë se një bllok tjetër subjektesh mund të lejohet të hapen pas datës 27 Prill.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
? Kujdes!
? Konstatojmë se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapje për nesër! Hap i nxituar në kundërshtim me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga Ministria e Shëndetësisë!
? Bizneset e lejuara, në bazë të urdhërit të ministres së shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin e-albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore.
? Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme. e-albania do të ketë gati nga sot në mbrëmje edhe lejen për ushtrim aktiviteti në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga e marta e tutje për ushtrimin e veprimtarisë së vet.
? Ju lutem verifikoni në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër
*duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 prill – 3 maj)
Shko ore pirdhu!
Burre frikacak, qe as politikane nuk demaskon dhe nuk denon dot, as oligarke dhe bilé as te forte lagje me xhama te erret!
Llafazan!