Ndërron jetë “babai” i “Tomit dhe Xherrit” që fiskoi para televiziorit breza të tërë adhuruesish

19 Prill 2020, 20:23Lifestyle TEMA

Ilustruesi dhe regjisori i “Tomit dhe Xherrit”, Gene Deitch ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare.

Illustruesi fitues i çmimit Oscar vdiq të enjten natën në banesën e tij në Pragë. Botuesi i tij çek, Petr Himmel, i tha Associated Press se ai vdiq papritur.

Gene, emri i plotë i të cilit ishte Eugene Merrill Deitch, drejtoi 13 episode të filmit të animuar për fëmijë të dashur për të gjithë “Tomi dhe Xherri” dhe disa të tjera nga seriali “Popeye”.

Gene punoi si një dizenjues hartash për Aviacionin Amerikan përpara se të hynte në ushtri. Pasi u shkarkua për shkaqe mjekësore, ilustruesi më pas u vendos në Pragë nga viti 1959.
Filmi i tij Munro fitoi çmimin e Akademisë Oscar për filmin më të mirë të shkurtër të animuar në 1960.

Ai u nominua gjithashtu për të njëjtin çmim dy herë në vitin 1964, me filmat “Jam Nudnik” dhe “Si Të Shmangësh një Miqësi”. Më parë, ai kishte krijuar serialin “Tom i Tmerrshmi”, ndërsa me “Pema Familjare e Sidney”, ku ishte bashkëprodhues, u nominua për një çmim Akademie në 1958.

Gjatë karrierës së tij, Gene punoi si drejtor krijues në Terrytoons, nën “20’th Century Fox”, ku ai krijoi karaktere si Elefanti Sidney, Lapsi Gaston, Clint Clobber dhe Tompsoni i Tmerrshëm. Ai vazhdoi të punojë me “Rembrandt Films” përgjatë viteve 1960 për të prodhuar një numër karikaturash të “Popeye”, si dhe një duzinë të “Tomi dhe Xherrit” për “Metro-Goldwyn-Mayer”.

Gene ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, që të tre karikaturistë.

4 komente në “Ndërron jetë “babai” i “Tomit dhe Xherrit” që fiskoi para televiziorit breza të tërë adhuruesish”

  1. Tom & Jerry says:

    Falemiderit per kenaqsine qe na dhurove i nderuar Gene Deitch
    me nji nga Filmat Vizatimor me te bukur e Bote
    ********************* R.I.P *********************

  2. Tom says:

    Tom and jerry eshte bere nga William Hanna dhe Joseph Barbera. Ky sihte thjesht animator. Shume larg nga krijues

  3. Zagan Pasha says:

    U prefsh ne paqe Deitch.

    Filmat e tu kane qene nder kenaqesite dhe gezimet me te medha te femijerise6 sone6, ndoshta edhe sot.

    Zoti te marrte prane tij .

    Ngushellime familjes, miqeve dhe fansave ne mbar boten, perfshi edhe mua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje