Dëshmia e ish-nënkolonelit: Njësia tankiste që komandoja, kishte detyrë të mbronte Bllok-un, Komitetin Qëndror, e Kryeministrinë. Më arrestuan si pjesë e "Grupit puçist"

20 Prill 2020, 09:56Dossier TEMA

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Irfan Moravës me origjinë nga Korça, i cili duke dashur që të ndiqte rrugën e babait të tij, Hamdiut, ish-ushtarak në periudhën e Monarkisë së Zogut dhe pedagog në Shkollën e Plotësimit të Oficerëve në Tiranë, ndoqi mësimet në Shkollën Ushtarake të Kadetëve “Skënderbej” dhe më pas Akademinë Ushtarake, të cilat i përfundoi me rezultate të larta dhe më pas shërbeu në disa rrethe të vëndit si komandant i disa njësive. Dëshmitë e nënkolonel Moaravës për ngjarjet e vitit 1974 -’75-së, kur Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë e PPSH-së filluan goditjen ndaj të ashtuquajturit “Grupi puçist në Ushtri” me në krye, Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Hito Çakon, etj., ku edhe ai përfundoi pas hekurave të burgut, pasi konsiderohej njeri i afërt i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe në bisedat që bënte me kolegët e tij, i merrte ata në mbrojtje, duke mos qenë i bindur në atë që thoshte Partia, se ata “ishin armiq të popullit”.

Nga Dashnor Kaloçi

“Reparti që komandoja unë në Zall-Herr së bashku me Brigadën e Tankeve që ishte instaluar në kodrat e Saukut, kishin si detyrë funksionale që të mbronin qytetin e Tiranës si dhe institucionet kryesore si: Komitetin Qëndror, Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit Popullor, Bllok-un e udhëheqjes, etj. Në atë kohë që filloi goditja ndaj Beqir Ballukut dhe kuadrove kryesor të Ministrisë së Mbrojtjes, unë në ndërgjegjen time nuk isha i bindur me akuzat që ngriheshin nga udhëheqja e lartë në drejtim të tyre, dhe herë pas here këto gjëra i bisedoja me ndonjë koleg timin, në rrethe shumë të ngushta.

Në atë kohë unë isha më se i bindur se vala e goditjes që kishte filluar ndaj krerëve kryesor të Ushtrisë, do të shtrihej edhe më gjërë, e do të vinte deri në nivelet tona drejtuese, pasi përveç të tjerave, në opinionin e ushtarakëve unë njihesha si njeri i afërt i Petrit Dumes e Hito Çakos”. Kështë dëshmonte nënkoloneli në pension, Irfan Morava, ish ushtarak i karrierës me funksione të larta drejtuese, i cili tregon të gjithë historinë se si u arrestua në vitin 1975-së dhe u dënua me shtatë vite burg, i akuzuar si “përkrahës i grupit puçist të Beqir Ballukut”. Kush është Irfan Morava, cila është e kaluara e tij dhe çfarë qëndrimi mbajti ai në vitin 1974, kur filloi goditja ndaj së ashtuquajturës “kasta e ushtarakëve madhor?

Babai, ushtarak i lartë i Zogut

Irfani, lindi në vitin 1933 në fshatin Gracë të Devollit, prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Babai i Irfanit, Hamdi Morava, nga fundi i vitit 1929, u largua nga fshati i tij i lindjes dhe u vendos familjarisht në Tiranë. Lidhur me këtë Irfani tregonte: ”Arsyeja e largimit të babait tim nga fshati, erdhi pasi kryeministri Ahmet Zogu e kishte titulluar atë oficer të karrierës, duke e emëruar si komandues në Shkollën e Plotësimit të Oficerëve, që ishte hapur asokohe në periferi të kryeqytetit.

Për dhjetë vite me rradhë, nga 1929-ta e deri në vitin 1939-ën, kur ajo shkollë u mbyll pas agresionit fashist ndaj Shqipërisë, babai shërbeu aty si komandues e pedagog. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, babai u emërua si oficer në Degët e Rekrutimit të Korçës dhe Gostivarit, qytet i cili në atë kohë ishte nën administrimin e shtetit shqiptar. Në Gostivar, Hamdiu kishte si koleg dhe mik të ngushtë, ushtarakun Sulo Shehu nga Çorushi i Mallakastrës, i cili ishte xhaxhai i Mehmet Shehut. Në tetorin e vitit 1944, Hamdiu së bashku me Sulo Shehun u arrestuan nga gjermanët për shkak të ndihmës që ata i kishin dhënë brigadave partizane dhe Lëvizjes Antifashiste.

Pas arrestimit nga gjermanët, ata u dërguan në burgun e Prishtinës, ku dhe u liruan më pas me ndëryhrjen e disa politikanëve të lartë kosovarë, që ata i kishin miq të ngushtë. Pas lirimit të tyre nga burgu i gjermanëve, babai u kthye në Gostivar e më pas familjarisht u kthyen në Tiranë. Duke pasur parasysh qëndrimin që kishte mbajtur babai gjatë periudhës së pushtimit, me urdhërin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Mehmet Shehut, në vitin 1945-së, babai u emërua oficer në Shkollën Ushtarake “Skëndërbej”, që do hapej në atë kohë në Tiranë”, kujtonte Irfan Morava, për babain e tij Hamdiun, i cili pasi kishte shërbyer për dhjetë vite si oficer i Zogut, do të shërbente edhe nëntë vite të tjera si oficer në regjimin komunist të Enver Hoxhës.

Karriera ushtarake e Irfan Moravës

Që kur ishte fare i vogël, Irfan Morava kishte dëshirë që të bëhej oficer ashtu si i ati i tij. Lidhur me këtë dëshirë të cilën ai do ta bënte realitet, Irfani kujtonte: ”Pas mbarimit të shkollës fillore në qytetin e Korçës, në vitet 1940-‘44, ne familjarisht shkuam në qytetin e Gostivarit, ku ishte transferuar babai. Pas kthimit nga Gostivari për në Tiranë, unë vazhdova shkollën që kisha lënë pa mbaruar dhe në vitin 1946-të, u regjistrova në Shkollën Ushtarake të Kadetëve, ”Skënderbej”, ku një nga oficerët që ishin caktuar për themelimin e saj ishte dhe babai im Hamdiu. Pas mbarimit të asaj shkolle, në vitin 1950-’52, mbarova dhe një kurs për oficer në Shkollën e Mesme Ushtarake, ku m’u dha grada e nëntogerit, pasi dola me rezultate të larta.

Nga viti 1953 e deri në vitin 1955-ën, shërbeva me detyrën e instruktorit pranë Drejtorisë së Stërvitjes në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore dhe në vitin 1956, më transferuan si oficer në shkollën ”Skënderbej”. Pasi punova për dy vite në atë shkollë, ashtu si shumë ushtarakë të tjerë të asaj kohe që lëvizeshin me dhe pa kriter nga një qytet në tjetrin, ashtu dhe unë në vitin 1958-të, u transferova për në qytetin e Përmetit dhe dy vite më vonë në atë të Vlorës, ku u shpërngul Brigada e Përmetit. Në shtatorin e vitit 1960-të, m’u dha e drejta për të ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake në Tiranë, e cila sapo ishte hapur dhe unë isha me kursin e parë të oficerëve që studiuan pranë asaj akademie tre-vjeçare.

Gjatë tre viteve që studjova në degën e Këmbsorisë, për çdo vit dola me rezultate të larta, duke u vlersuar si një nga studentët më të mirë. Pas mbarimit të saj, në vitin 1965-së, më emëruan me detyrën e Komandantit të Batalionit në Kalanë e Dodës, të rrethit të Dibrës, njësi e cila asokohe varej nga Brigada e Kukësit, që komandohej prej Maliq Sadushit. Për rezultatet e mira që arriti ai batalionin që komandoja unë aty në Kalanë e Dodës, në vitin 1966-të, mua më zgjodhën si delegate në Kongresin e Pestë të PPSH-së”, kujton Irfan Morava lidhur me shkollimin e tij dhe lëvizjet e shpeshta si ushtarak, nga një rreth në tjetrin.

Në mbrojtje të “Grupit puçist”

Pasi Irfan Morava shërbeu për disa vite në disa rrethe të vendit, në vitin 1968-të, atë e transferuan dhe e sollën në Tiranë, duke e emëruar me detyrën e Komandantit të Batalionit të transportuesëve të blinduar, në Brigadën e Tankeve të Saukut. Lidhur me këtë, Irfani tregonte: ”Në atë detyrë shërbeva për tre vite dhe në 1971-in, më transferuan përsëri për në Brigadën e Tankeve të Zall-Herrit, ku më emëruan me detyrën e Komandantit të Batalionit të Transportuesëve të Blinduar, ashtu siç isha dhe në Brigadën e Saukut. Një vit më vonë, në 1974-ën, u emërova me detyrën e Komandantit të Regjimentit të Zall-Herrit, repart i cili së bashku me atë të Tankeve të Saukut, kishin si detyrë funksionale mbrojtjen e Tiranës dhe institucioneve kryesore si Komitetin Qëndror, Kryesinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrinë, Bllok-un e udhëheqjes etj.

Në atë kohë që Enver Hoxha dhe udhëheqja e lartë e PPSH-së, filluan goditjen ndaj Ministrit të Mbrojtjes, Beqir Ballukut, e më pas edhe ndaj dy zëvëndësve të tij, Petrit Dumes e Hito Çakos, që mbanin postet e Shefit të Shtatmadhorisë, e Drejtorit Politik të Ushtrisë, unë ndodhesha me detyrën e komandantit të asaj njësie, që kishte detyra shumë delikate. Ashtu si në të gjitha repartet e Ushtrisë edhe tek ne, në atë kohë filluan të bëheshin mbledhje partie të njëpasnjëshme, për të sqaruar kuadrot për mbledhjet dhe vendimet që merrte Byroja Politike, në lidhje me goditjet që po bëheshin në “kokën e Ushtrisë”.

Përveç këtyre mbledhjeve, në atë kohë me urdhërin e Enver Hoxhës, u zvogëluan në minimum të gjitha kopetencat që kishin ushtarakët e lartë dhe drejtuesit e ndryshëm të Ushtrisë. Në rast se deri në atë periudhë kohe, një Komandant Brigade, kishte kopetencë që të ngrinte në alarm një Batalion, në atë kohë që ndodhën këto, Komandanti i Brigadës mund të ngrinte në alarm, vetëm një togë, dhe atë pasi të merrte miratimin e instancave eprore. Po kështu, u centralizuan në maksimum edhe lëvizjet më të vogla në Ushtri dhe për gjithçka ne duhet të merrnim leje në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila dhe ajo ishte e gjitha nën survejim të Sigurimit të Shtetit.

Të gjitha këto bëheshin ndoshta nga paranoja e Enver Hoxhës, i cili kishte frikë nga ndonjë puç ushtarak, gjë e cila ekzistonte vetëm në mëndjen e tij. Në mbledhjet që bëheshin në atë kohë, ne na kërkohej që të shprehnim qëndrimin tonë ndaj krerëve kryesor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të solidarizoheshim me vendimet e Byrosë Politike për dënimin e tyre. Në ndërgjegjen time, nuk isha aspak i bindur se Beqir Ballkuk me Petrit Dumen, e Hito Çakon, të ishin sabotator dhe tradhëtarë, ashtu siç na servireshin ne nga udhëheqja e lartë.

Këtë gjë unë nuk mund ta besoja kurrë dhe mendoja të kundërtën, duke i vlersuar ata si kuadro të aftë, të përkushtuar dhe besnik të detyrës që kishin ushtruar për vite në krye të Ushtrisë. Këto vlersime që unë i kisha për ta, nuk ishin pa baza dhe vinin pasi i njihja nga afër, për shkak të marëdhënieve të punës që kisha pasur me ta. Ato mendime që kisha unë për udhëheqjen e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, herë pas here i bisedoja vetëm me ndonjë koleg në rrethe shumë të ngushta dhe isha i bindur se vala goditëse që kishte nisur ndaj krerëve kryesor të Ushtrisë Shqiptare, do të vinte deri në nivelet tona komanduese. Për këtë gjë isha më se i bindur, nisur nga fakti, se në atë kohë në opinionin e ushtarakëve, unë njihesha si njeri i afërt Petrit Dumes dhe Hito Çakos” kujtonte nënkoloneli në pension, Irfan Morava, atë periudhë kur Enver Hoxha filloi goditjen ndaj Beqir Ballukut e ushtarakëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Arrestimi dhe dënimi me 7-vite burg

Çfar ndodhi më pas me Irfan Moravën, i cili ishte rekomanduar prej Petrit Dumes në detyrën e Komandantit të Regjimentit të Transportuesëve të blinduar në Zall-Herr, njësi e cila në atë kohë kishte si detyrën kryesore mbrojtjen e Tiranës? Lidhur me këtë, nënkolonel Morava tregonte: ”Bindja ime që vala goditëse që kishte nisur ndaj Ushtrisë Shqiptare do të zbriste deri në nivelin e komandantëve të njësive, nuk ishte e gabuar. Kjo gjë ishte e pashmangshme për arsye se udhëheqja e lartë, i dinte relatat dhe konsideratat që kishim ne me udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ato që ata kishin me ne.

Në këtë kontekst, në janarin e vitit 1975-së, Drejtoria e Kuadrit e Ministrisë së Mbrojtjes, më komunikoi lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në pension të parakohëshëm. Kjo ishte vetëm fillimi dhe unë e ndjeja që e keqja më e madhe do të vinte më pas. Këtë bindje e forcova më tepër pasi menjëherë pas lirimit, fillova të survejohesha rregullisht nga Sigurimi i Shtetit dhe njerëzit e tij, të cilët më ndiqnin në çdo hap dhe më bënin pyetje provokuese. Kjo situatë nuk zgjati më shumë se tre-katër muaj dhe në 30 prill 1975-së, oficerët e Sigurimit dhe hetuesit e Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, erdhën dhe më arrestuan në shtëpinë time.

Pas arrestimit, ata i bënë dhe një kontroll të imët shtëpisë dhe konfiskuan disa punime ushtarake të miat, si dhe disa fotografi të prera, ku kisha dalë me Beqir Ballukun dhe kuadrot e tjerë të Ushtrisë që në atë kohë ishin shpallur armiq. Në atë kohë u arrestuan dhe disa oficerë të tjerë, si: Xhevat Alibali, Halil Laze, Drago Isufi, Shaban Reçi e Saimir Maloku. Hetuesinë ma bënë në repartin 313-të dhe akuza ndaj meje ishte “Veprimtari armiqësore ndaj popullit, vëndit dhe Partisë, në bashkëpunim me grupin puçist të Beqir Ballukut”.

Gjatë hetuesisë, më kërkohej të pranoja se të gjitha stërvitjet që kishim bërë me repartin që komandoja, ishin në funksion të realizimit të puçit ushtarak të Beqir Ballukut e bashkëpunëtorëve të tij. Pasi kjo akuzë absurde nuk u vërtetua asnjëherë dhe atë e kishin hedhur poshtë edhe vetë Beqir Balluku me Petrit Dumen e ish-gjeneralët e tjerë, mua më lanë vetëm akuzën e agjitacionit e propagandës, ku thuhej se kisha lavdëruar e marrë në mbrojtje armiqtë e partisë dhe të popullit, duke thënë se ata nuk ishin puçistë. Gjyqi ndaj meje u zhvillua më 30 gusht 1975-së në Gjykatën e Tiranës nga një kolegj civil, dhe ato dy-tre ditë, u bllokua e gjithë Rruga e Durrësit, nga Zogu i Zi e deri në qëndër.

Të gjitha këto bëheshin për të treguar “rrezikshmërinë” që paraqisja unë si ushtarak dhe bashkëpunëtor i “Grupit Puçist”, e përfundon rrëfimin e tij nënkoloneli në pension, Irfan Morava, i cili vuajti dënimin për shtatë vite në burgjet e regjimit komunist, për të vetmen arsye se kshte pasur marrëdhënie pune me Petrit Dumen e Hito Çakon, që Enver Hoxha i shpalli “armiq të popullit” dhe i pushkatoi, ashtu siç kishte bërë dikur mësuesi dhe babai i tij shpirtëror. Josif Visarianoviç Stalin në Rusi me ushtarakët madhorë në vitet ’30-të, apo Mao Tse Tung-u me ministrin e Mbrotjes, Lin Biaon.

32 komente në “Dëshmia e ish-nënkolonelit: Njësia tankiste që komandoja, kishte detyrë të mbronte Bllok-un, Komitetin Qëndror, e Kryeministrinë. Më arrestuan si pjesë e “Grupit puçist””

  1. h says:

    Keta ishin vegla qorre të “partisë” dhe ishin gati të bënin krime mizore kundër kujtdo.
    Nëse një qytetar i thjeshtë ,gjatë diktaturës humbi lirinë,këta monstra humbën lirinë dhe dinjitetin.
    Nëse do fitonte padroni i tij në konfliktet në parti,ky mund të ishte udhëheqës i “lartë”.
    Mendimi dhe mirëkuptimi im shkon tek ata që ishin viktimat e vërteta të këtyre mutërve,
    dhe vuajtën mizorisht të pafajshëm dhe jo bashkëpunëtorë të sistemit diktatorial.

    1. Shenjestra says:

      Pse eshte akuze absurde akuza kunde ketij nenkoloneli? Vete nenkoloneli e pranon se Beqie Balluku,Petrit Dume dhe Hito Cako nuk duhej dhe ishte e padrejte qe akuzoheshin si puçista.Pra ishte kundra ideve te Enver Hoxhes dhe per kete ka mare denimin e merituar.Mjaft me budalleqet e Dashnor Kaloqit.

    2. Tartufi says:

      Ky legen kapteri nga llumerat e Devollit ,na tregon ,mendjen e Enverit qe qe e semure,,,,,por nuk kupton hajvani ,se mendjet e hajvanerise qe kishte mbledhur Enveri sy ky me shoke per ta ruajtur,nuk ju punonte mendija per te permbysur mendjen e krye te semurit Enver ,qe infektoi nje popull te tere fatkeq.

  2. baftjari says:

    Obo na doli prap ky dashnori me keto perralla

  3. PO , PO says:

    Bejeni mendjen top o njeres , se nuk te denonte njeri kot edher ne ate kohe , po mos e luaje bishtin . Leri pislleqet o Kaloc , se nuk rrohet me shpifje , trillime e budallalleqet qe kerkon t`u Mbushesh mendjen njerezve ! Njerezit e kane jetuat ate periudhe dhe , sikush prej tye ka pershtypjet e veta , te mira apo te keqia , prandaj dhe e rrezuan ate sistem , pooor…KJO , NUK NDRYSHON ASGJE . NJEREZIT PRESIN SHUME NGA TRURI I KOMBIT ( jo nga alabake si ti) , SE CFAR DUHET TE BEJNE SHQIPTARET SOT PER TE PERMIRESUAR JETEN , mjaft u vertitet si pordha neper breket , duke perseriotur te njejtast idjoptesira , vetem se iu ndryshon emrtat !

    1. ? says:

      o ti Popoçe, e di si eshte puna qe ti nuk e merr vesh? Puna eshte se çfare dmth KOT? Jo po se ndonje gje qe eshte KOT per mua, mund te mos jete KOT per ty. E more vesh o Popoçe? Aty eshte puna ke KOTi.

      1. yp Xhixh says:

        Per ty mund te jete “kot” edhe nese shet droge, se ti mund te jesh drogaxhi psh! Ceshtja eshte per ligjin! Te jesh i sigurte se ata ushtaraket qe u denuan si pucista e kishin shkelur ligjin me te dyja kembet dhe kishin abuzuar me pushtetin. Prandaj e hengen. Kupton o kot koti?

        1. ? says:

          Or ti specialist i kotit me Xhixh, para se te kishin abuzuar me pushtetin ata ushtaraket qe thua ti, kishte abuzuar vete Kumandari legjendar sa i kish dashur ajo verra e bythes se shpuar. Puna ishte se ai thoshte LIGJI JAM UNE, keshtu qe te gjithe te tjeret beheshin KOT pastaj. E more vesh o Xhixhi Piçka me shurre?

          1. yp Xhixh says:

            Ca thua mor gomar!? Apo hajt po e hedh nje pordhe se ku i dihet! Opinioni nuk eshte fakt o debil, keshtuqe nuk i plas trapi kujt se cfare opinioni ke ti, nje halabak ordiner. Edhe hajduti kur e kapin keshtu thote, jam i pafajshem e bera se s’kisha c’te haja!
            Zhuls …

            1. ? says:

              Vallahi, or taj Gjigji s’po kom çka me thane mo. Me tye nuk u haka as gjeli i detit, jo mo me ta plase trapin qi sun e duroke hiç. A te dhimti shume trapi mer delenxhi harbut hamuts?

  4. Shpetimtar says:

    Po i rehabilition te gjith revisionist-puçistat, o dash i kaloçit. Po e pastron historine e PPSH nga bezhdilat, por ajo ka qene e ka mbetur po e njejta bezhdile ne historine e Shqiperise.

    1. KA CECUA BICAK says:

      PPSH Lavdia e historise kombetare!

      1. ? says:

        Te dhjefsha Cecon, Te dhjefsha bicakunm te dhjefsha PPSH me gjithe lavdine prej letre bythe.

        1. KA CECUA BICAK says:

          Dhit dhit se lirohesh! Po historine e kane shkruar te tjeret me gjak. Ti vazhdo dhit, ate bej …

          1. ? says:

            Edhe ti o Ceco mesa shof ka kohe qe je bere kaps e te eshte thare muti atje ku kujton se kane shkruar historine, prandaj edhe je me ket siklet. ???

  5. Shenjestra says:

    Pse eshte akuze absurde akuza kunde ketij nenkoloneli? Vete nenkoloneli e pranon se Beqie Balluku,Petrit Dume dhe Hito Cako nuk duhej dhe ishte e padrejte qe akuzoheshin si puçista.Pra ishte kundra ideve te Enver Hoxhes dhe per kete ka mare denimin e merituar.Mjaft me budalleqet e Dashnor Kaloqit.

  6. noli says:

    Ky koqja dash e dime kujt i sherbene po Tema ?

  7. mik says:

    Te gjitha shkrimet e Dashnor Kaloçit jane te marra nga arkivat e shtetit, te cilat i ka arkivu vete qeveria e atehershme.
    Kaloçi vetem se i publikon ato per ne, qe te njohim pak a shume se çfar ka ndodh ne ato vite te neveriteshme te historise sone.
    Se kuptoj, pse duhet urryer Kaloçi e jo autoret e se keqes ?!!
    Nqs keta artikuj diskretitojne familjaret e ndokuj, askush nuk po thote qe ato njerez te distancohen nga familjaret e vet, por duhet te distancohen nga turpet / krimet e tyre. Duke mbrojtur krimet e familjareve te vet, tregojne genin e mbrapsht qe mbartin. Nje e keqe, nuk mund te mbrohet nga nje e keqe tjeter.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      ‘mik’ e vërteta është e hidhur për këta tipat këtu që bërtasin :shpifje shpifje..se këta dhe baballarët e tyre kanë qënë shërbëtorë të devotshëm të atij sistemi. .ti u shprehe shumë qartë dhe shumë drejt e unë nuk kam çfarë të shtoj. .fatkeqësi për Shqipërinë është fakti që mbetjet e atij regjimi vazhdojnë të kenë edhe sot pushtetin politik dhe ekonomik të këtij vëndi prandaj edhe ata nuk janë penduar sepse akoma ndihen të fuqishëm. .kjo është një padrejtësi e madhe që i është bërë këtij populli dhe duhet të çohet në vënd ndryshe nuk kemi gjë në vijë nuk bëjmë dot shtet demokratik me mbeturinat e diktaturës..nuk është e mjaftueshme të vetëquhesh ‘baba i kombit’,’patriot modern’ apo ‘rilindas’…
      Shpirti demokratik dhe human i ka rrënjët në adn-në e gjithsecilit. .nëse ajo adn është ushqyer me urrejtjen e luftës së klasave apo me frymën e ppsh atëherë është kohë e humbur të diskutosh për humanizëm sepse po të ishte gjë e mirë platforma dhe ideologjia e ppsh atëherë populli nuk do ta groposte por do ta përqafonte kështu që duhet adn e pastër për të krijuar një shtet të shëndetshëm ..a e ke dëgjuar atë shprehjen e popullit ti ‘mik’ i nderuar: ‘nga ferra nuk mbin dot trëndafili. .prapë ferrë do mbijë. .e njëjta gjë janë këta politikanët tanë sot. .janë thjesht filiza të rinj të asaj ferre të vjetër. .

    2. VFLP says:

      O mik kokfik, Karloci nuk boton aspak dokumenta origjinale! Asnje nga shkrimet e tij nuk paraqet “dokumenta origjinale” sic thua ti mor karagjoz. Shkrimet e Karloc bajges jane shtjellime-vleresime subjektive dhe shpesh qesharake, mbi pjese te shkeputura dhe te manipuliara te dokumenteve origjinale. Pra qe ta kuptosh ti, se je i trashe (ndersa ky Zhaku eshte edhe maskara, tjeter specie ky), merren te shkeputura nga konteksti i pergjithshem i nje dokumenti, pasazhe te caktuara dhe mbi to behet “shpjegim” sipas qejfit i ketij Karlocit. Pastaj merren gjoja “intervista” nga persona te caktuar, qe asnjehere nuk flasin drejtperdrejte, por thote ku Karloci qe “ky tha keshtu e ai tha ashtu”. Keto pacavure pastaj i hidhen per t’u ngrene publikut. Kush e ha, i befte mire …
      Ti si i trashe qe je i ha dhe kenaqesh. Ky Zhak zhulsi kenaqet fort dhe pa mase, pa e lexuar fare. Ceshtja eshte se keto fare lloj “shkrimesh” jane nje propagande aq amatoreske dhe gastore, sa nje njeri normal me 2 gram tru, mund ti zhvleftesoje me 2-3 qemtime dhe pyetje te thjeshta!
      Nese vertet dikush do kishte interes per te kuptuar dokumentat origjinale (ne kete mes nuk hyni ju dy pinjollet e kolaboracionisteve), ajo qe do kerkohej do ishte te botohej VETEM DOKUMENTI, se kuptimin dhe vleresimin mbi ate e benim vete, s’ka nevoje te na e shpjegoje dhe ndricoje nje ordiner si Karloci!

  8. Malsori says:

    E mbaj mend z.Irfan, ka qene komandant i batalionit te transpotruesve ne Brigaten e Tankeve te Zallherit.Detyra luftaraeske e kesaj Brigate Tankesh ishte ruajtja e portave te kryeqytetit me drejtim operativ Fushe Kruj-Bregdet.Detyren e ruajtjes se Bllokut,Komitetit Qendror,Presidences e kishte Brigata e Tankeve te Saukutn,natyrisht e mbeshtetur direkt nga Garda e Republikes qe ishte e kompletuar me te gjitha llojet e sherbimeve perfshi nje bertham tankesh e transportues te blinduar.Gazetari para se te bej nje shkrim duhet te verifikoj sepse nuk qendrojne “bemat”e z.Irfan dhe ne vitin 1975 nuk kishte grada.Kur u vendosen gradat z,Irfan nuk ishte me ushtarak.Malsori Boston

  9. Pronar pa toke says:

    Ketij ish ushtaraku nuk i ka ngrene hakun asnje po te kemi parasysh se cfar ju eshte thene ndonje tjetri qe e ka pasur baba milic e jo me ushtarak te larte te mbreterise.Ai ka pasur gjithe privilegjet e kohes.Te mos kuptuarit te situates e ka cuar atje ku vajten shume te tjere.Z.Kaloci merru me te verteta e leri reabilitimet me justifikime kot.Ky ish ushtaraku dicka ka brockullitur qe eshte denuar,seper vepra anti sistem nuk eshte denuar.

    1. Kerkushi says:

      Te mos kuptuarit e situates???? Cfare flet or ti, psikopatia e Enver Bythes na paska qene situate qe duhej kuptuar? Cfare ke tymos sot or taj, apo e ke pi pa uje.

  10. lato says:

    Ushtaraket e larte te Zogut u pushkatuan me liste gjate rrethimit te Tiranes.Kush shpetoi nga skuadrat e vdekjes te Kristo Themelkos,u arrestua dhe u kalben ne burgje,keneta,internime.I jati ketij qenka emeruar pedagog ne shkollen Skenderbej!!!!
    Po ata edhe Spiro Mojsiun qe qe Komandant i Ushtrise nac-cl deri ne kongresin e Permetit,e nxorren ne pension dhe e lane vetem figure onorifike.

    1. i cudituri says:

      Spiro Moisiu ish ushtarak i kohes se Zogut, u be komandant i Ushtrise Nac-Clirimtare (Enveri ishte komisar, dmth drejtues politik i Ushtrise). Djali i Spiro Moisiut (Alfredi) u be oficer i larte ne vazhdim ne kohen e Enverit, prandaj mos ja fut pordhes o kopace! Asnje ushtarak i kohes se Zohut nuk u pushkatua apo u denua pas Clirimit. Shume prej tyre u angazhuan perseri ne Ushtrine shqiptare te pas Luftes. U denuan ata ish ushtarake qe bashkepunuan me fashizmin dhe kjo eshte mese llogjike. Prandaj mos llap kot!

  11. Nik says:

    Kètu ka njerèz qè duhen kuruar nga psikologu dhe nuk po themi tè dènohen si nè kohèn e diktatorit se nqse nuk e mendon si unè atèhere tè dènoj pèr agjitacion propagand.Ajo diktatur mizore ishte e ndèrtuar mbi frikèn dhe pèr kètè arsye fshiu nga faqja e dheut me dhjetra oficer dhe komandat brigade vetèm e vetèm nga frikaaa .I sèmuri psiqik èndèrronte grushte shteti dhe pèr kètè motiv sajonte grupe armiqsore nga ekonomia,nafta,industria,ministria e mbrojtjes,ministria e brendshme,nè çdo sektor tè jetès .Diktatori duhej larguar menjèher nè 1945 ose nè plenumin e Tiranès dhe shqipèria do tè kishte shpètuar nga gazrat qè lèshonte diktatori .Mjer ata njerèz qè ende jetojn me idiotèsirat e diktaturès por do tè mè pèlqente me anèn e kushtetutès dhe ndonjè ligji se kush propagandon ish sistemin komunist tè gjobohet ose arrestohet dhe dèrgohet tè kryej punè vullnetare nè shèrbim tè shoqèrisè,

    1. ca po thua says:

      Ke degjuar gje per “Luften e Ftohte”, apo ke qene ne gjendje te lengshme!?
      Ik o PALL CAR, analfabet !!!

  12. uran butka says:

    Bravo niku fiku

    Tamam diktature fashistet.

    Vetem ato lloj diktaturash nuk lejojne te flitet per Komunizem.

    Dhe ti niku jo cdo gje qe fluturon edhe hahet.

    Meso historine por jo kete te treguar nga kaloqja ke memorial i temes se ymerit.

    Se ngelesh analfabet funktional pavaresisht se di me shkru e lexu.

    Hajde se te Bej Une Kurs OnLine kunder analfabetizmit se kam qene mesues letersie dhe historie ne gjimnaz ne Tirane. Pastaj kam ndjekur akademine e plepave dhe mbaj titullin e Prof.Dr. ne Filologji.

  13. mithat frasheri says:

    Bravo niku fiku

    Diktatori duhej larguar , tamam Sikur Bota te rotullohej ne drejtim te kundert. Duhej. Tamam, mire e ke ti.

    Po historia e tregoi se i hengren mune, dhe Si? Vënce.
    Prandaj Ska nevoj te japesh mend se Si duhej. Po meso Si ka qene e verteta ti niku fiku.

    Tamam diktature fashistet.

    Vetem ato lloj diktaturash nuk lejojne te flitet per Komunizem.

    Dhe ti niku jo cdo gje qe fluturon edhe hahet.

    Meso historine por jo kete te treguar nga kaloqja ke memorial i temes se ymerit.

    Se ngelesh analfabet funktional pavaresisht se di me shkru e lexu.

    Hajde se te Bej Une Kurs OnLine kunder analfabetizmit se kam qene mesues letersie dhe historie ne gjimnaz ne Tirane. Pastaj kam ndjekur akademine e plepave dhe mbaj titullin e Prof.Dr. ne Filologji.

  14. Petrit says:

    Keto qe thuhe ketu nuk mund te jene te verteta petrit dumja ishte vertet nje ushtarak shum i zoti por ai u burokratizua dhe kur donte te flinte gjume donte nje grua te tunte me tundje qe te i bente zhurme ta zinte gjumi poashtu pervec xhipesit qe kishte ne dispozicion merte dhe nje makine mbrapa me nje kale per te hipur oggazetar

    1. i relaksuar says:

      Eshte e vertet, ata abuzuan me pushtetin, prandaj dhe e hengren pataten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje