Memorie.al publikon historinë e panjohur të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila në kongresin e jashtëzakonshëm të saj të mbajtur në shkurtin e vitit 1950-të, me ndërhyrjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës, u detyrua që të ndryshonte statutin e saj të vitit 1928, të miratuar nga qeveria e Monarkisë së Mbretit Zog, ku thuhej e përcaktohej qartë shtetësia e drejtuesve të lartë të asaj kishe (Për Cilësitë e Peshkopëve. fq. 9 Art. 16), ku: “Kryepishkopi, Peshkopët, Zavendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodhit, si dhe ndihmësit e Zavendësit Klerikë të Kryepishkopit dhe të Peshkopëve, duhet të jenë prej gjaku e gjuhe Shqiptarë, si edhe të kenë nënshtetësinë Shqiptare”.
Me staturin e ri të miratuar nga ai kongres në thirrjet “për Stalinin e madh dhe Rroftë Enver Hoxha”, u vendos që kreu i Kishës Orthodokse Shqiptare dhe ata në organet e tjera drejtuese të saj, duhet të kishin shtetësinë shqiptare, gjë e cila bëhej që në krye të Ortodoksisë Shqiptare, mund të vihej fare lehtë një klerik rus që do t’i jepej shtetësia shqiptare. Të gjitha detajet e Kongresit III-të, që u mbajt nën kryesinë e Paisi Vodica Pashko, i cili erdhi në krye të Orthodoksisë shqiptare pas eliminimit të dy kryepeshkopëve, Kristofor Kisi e Visarion Xhuvani, që aty u etiketuan si armiq, si dhe fjala e përfaqësuesit të qeverisë, Adil Çarçanit, dhe klerikët që firmosën statutin e manipuluar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Nga Dashnor Kaloçi
Që me ardhjen e saj në pushtet në fundin e vitit 1944, qeveria komuniste e Tiranës dhe personalisht kryeministri i saj, gjeneral-kolonel Enver Hoxha, u kujdesën dhe filluan marrjen e masave, që krerët e tre komuniteteve fetare të Shqipërisë (mysliman, katolik e ortodoks) të viheshin me çdo kusht nën kontrollin e tyre dhe t’i shërbenin vijës politike që do të ndiqte ai regjim. Goditja e parë filloi ndaj klerit katolik me qendër në Shkodër, (gjë e cila u bë edhe me porosinë e jugosllavëve), të cilët jo vetëm nuk e pranuan bashkëpunimin me komunistët dhe shkëputjen e tyre nga Vatikani, por u deklaruan hapur kundër atij regjimi që në zgjedhjet e para të dhjetorit të vitit ’45-së, kur Enver Hoxha i kërkoi Ipeshkvit të Shkodrës, (Monsinjor Gaspër Thaçit) të dilnin me një deklaratë pro Frontit Demokratik dhe ai i’u përgjigj se “Klerin Katolik do e kishte kundër gjithmonë”! Si rezultat edhe i këtij qëndrimi, nga 1945-sa e deri në 1990-ën, u pushkatuan, burgosën apo internuan me dhjetëra klerikë katolikë. Njëkohësisht, me dhunën e egër ndaj klerikëve katolikë, regjimi komunist i Enver Hoxhës filloi goditjen edhe ndaj klerikëve të besimit mysliman (kryesisht ndaj bektashinjve), duke burgosur e pushkatuar shumë prej tyre. Ndërsa ndaj krerëve të besimit katolik dhe mysliman u përdor një dhunë e egër dhe e paparë me tortura, vrasje, burgosje e internime, kleri orthodoks u trajtua pak më ndryshe, duke u diferencuar nga kleri katolik dhe ai myslyman, gjë e cila bëri që edhe rezistenca e tij ndaj regjimit komunist të mos ishte në atë shkallë sa e dy besimeve të tjera fetare. Kjo gjë lidhej me shumë arsye ku një ndër to ishte edhe figura e Fan Nolit, simbolit të orthodoksizmit në Shqipëri, të cilin regjimi komunist u mundua ta përdorte për qëllimet e propagandën e tij në aspektin politik, para dhe pas vdekjes së tij. Diferencimi që i bëri regjimi komunist i Enver Hoxhës klerit orthodoks në Shqipëri, vërtetohet edhe me faktin se; që nga viti 1945 e deri në 1990-ën, në burgjet shqiptare vuajtën me qindra klerikë katolikë e myslimanë, ndërsa ortodoksët numëroheshin ishin shumë më të pakët se ata. Kjo gjë e kishte zanafillën që pas mbarimit të Luftës dhe erdhi edhe si rezultat i ndikimit që kishte mbi qeverinë shqiptare të Enver Hoxhës, Jugosllavia e Titos dhe Bashkimi Sovjetik i Stalinit, qeveritë e së cilës ishin të lidhura ngushtë me Patriakanën Ortodokse të Moskës. Nisur nga kjo, Kisha Ortodokse e Shqipërisë ishte e para që u manipulua prej regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe dashur padashur krerët drejtues të saj u vunë plotësisht në shërbim të atij regjimi.
Ndërhyrja e komunistëve te Kisha Ortodokse
Pasi kishte burgosur dhe eliminuar Visarion Xhuvanin dhe Kristofor Kissin, dy kryepeshkopët që kishin udhëhequr Kishën Orthodokse të Shqipërisë që në vitet ’30-të, qeveria komuniste e Enver Hoxhës, arriti që të vinte në krye të saj, At Paisi Vodicën (babai i Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe, Josif Pashko), i cili nuk kishte asnjë lloj arsimimi fetar. Pas kësaj, ajo e pati më të lehtë për të nënshtruar Kishën Ortodokse të Shqipërisë, gjë e cila filloi në shkurtin e vitit 1950-të, kur në Tiranë u organizua dhe u mbajt Kongresi III-të i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, i cili ndryshoi statutin e saj të vitit 1928-të dhe miratoi statutin e ri. Në këtë kongres, i cili u mbajt tërësisht nën kontrollin e Patriakanës së Moskës, Kisha Ortodokse e Shqipërisë, e hoqi nga statuti i saj i vitit 1928-të, nenin ku sanksionohej se: shtetësia e drejtuesve të lartë të asaj kishe (Për Cilësitë e Peshkopëve. fq. 9 Art. 16) ku thuhej: “Kryepishkopi, Peshkopët, Zavendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodhit, si dhe ndihmësit e Zavendësit Klerikë të Kryepishkopit dhe të Peshkopëve, duhet të jenë prej gjaku e gjuhe Shqiptarë, si edhe të kenë nënshtetësinë Shqiptare”. Në statutin e ri që u miratua nga ai kongres, ai artikull u ndryshua plotësisht dhe në të thuhej: “Krahas me zhvillimin e ndjenjave fetare, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, do të zhvillojë në besimtarët dhe ndjenjat e besnikërisë ndaj Pushtetit të popullit dhe të Republikës Popullore të Shqipërisë, si edhe ndjenjën e Atdhe-dashurisë dhe të përforcimit të bashkimit Kombëtar. Prandaj gjithë funksionarët dhe personeli i saj, duhet të jenë shtetas shqiptar, të ndershëm, besnikë të popullit dhe t’Atdheut dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat civile”. Pra, ajo që ishte sanksionuar me statutin e vitit 1928, ku përcaktohej qartë se personeli dhe krerët e Kishës Ortodokse Shqiptare, duhet të ishin “prej gjuhe e gjaku, shqiptar”, në Kongresin e 1950-ës, ndryshohej dhe thuhej se ata duhet të ishin “me shtetësi shqiptare”. Me anë të këtij ndryshimi, qeveria komuniste e Tiranës, realizonte synimet e qëllimin e Moskës dhe Patriakanës Ruse, e cila do ta kishte fare të lehtë që në krye të Kishës Ortodokse në Shqipëri, të caktonte një njeri të saj,(jo shqiptar), shtetësinë e së cilit (si shqiptar) ajo nuk do ta kishte të vështirë për t’ia dhënë. Por nga si u zhvilluan ngjarjet, nuk ishte e nevojshme që në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare të vihej një i huaj, pasi shqiptarët që u vunë në krye të saj, i kryen më së miri detyrat që u ngarkonte qeveria komuniste e Tiranës?!. Pra, me kapjen e kreut të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Patriakana Ruse do të arrinte atë që arriti në të gjitha vendet e tjera të Evropës Lindore të besimit orthodoks, të cilat u vunë në shërbim të saj. Po si u arrit të ndryshohej statuti i vitit 1928-të dhe cilët ishin klerikët ortodoksë që u vunë në shërbim të qeverisë komuniste të Tiranës me dhunë apo me dëshirë?
Mbajtja e Kongresit III-të të Klerit Orthodoks në Shqipëri
Kongresi III-të i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, i zhvilloi punimet në Tiranë nga data 1 deri në 5 shkurt të vitit 1950-të. Seancën e parë të këtij kongresi, e hapi me një fjalë të shkurtër, Mitropoliti i Tiranës dhe Durrësit, e Kryepeshkopi i gjithë Shqipërisë, Hirësia e tij Paisi Vodica, i cili përshëndeti delegatët dhe falënderoi përfaqësinë e qeverisë, gjeneral-kolonel Enver Hoxhën dhe autoritetet e tjera që merrnin pjesë në kongres. Pastaj, kryetari i mbledhjes, ia dha fjalën Adil Çarçanit, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, i cili në emër të qeverisë të RPSH-së, përshëndeti kongresin dhe i uroi suksese në punën e tij. Në fjalën e tij, Adil Çarçani, përcaktoi në vija të përgjithshme të drejtat dhe detyrat e Komitetit Orthodoks të Shqipërisë, të cilat duhet të ndiqeshin në kuadrin e kursit të ri të regjimit komunist që ishte vendosur në Shqipëri dhe që udhëhiqej nga Enver Hoxha. Më pas, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodokse të Shqipërisë, z. Niko Cane, i paraqiti kongresit një relacion mbi ndryshimin e projekt-statutit, ku në mes të tjerash thuhej: “Në emër të Sinodhit të Shenjtë, po i parashtroj këtij Kongresi për shqyrtim dhe aprovim, projekt-statutin më të ri të Kishës s’onë, të përgatitur prej vetë Sinodhit në bashkëpunim me specialistët e tjerë mbi çështjet kanonike dhe dogmatike. Në përpilimin e këtij projekt-statuti, shokë, kanë marrë parasysh këta faktorë kryesorë:
Fitorja historike që korri populli ynë nëpërmjet luftës famëmadhe Nacional-çlirimtare, i udhëhequr nga Partija jonë e Punës, me në krye shokun Enver…
Situata e re që u krijua në gjirin dhe në udhëheqjen e Kishës me marrjen e frerit kishtar nga ana e popullit dhe me rrëzimin e sistemeve totalitare dhe eksploatonjës të krijuar nga jerarkë të degjeneruar dhe renegatë të interesave të Kishës së popullit tonë, siç ishin Kristoforët dhe Visarionët me shokë, të cilët në kundërshtim të hapët me parimet demokratike të orthodhoksisë, e kishte monopolizuar Kishën në duart e një klike të privelegjuar, së cilës i shërbenin verbërisht.
Kisha jonë duhet të frymëzohet nga ndjenja të zjarrta atdhedashunije dhe respekti të pakufishëm për Pushtetin e Popullit dhe për udhëheqësit e tij, ndjenja këto që dihet t’i nxisi dhe t’i ngrejë lart dhe në radhët e masave, duke u nisur gjithmonë nga parimi se pa atdhe dhe popull të lirë, nuk mund të ketë kurrë kishë të lirë.
Këto janë parimet themeltare që dallojnë rrënjësisht statutin e ri nga ay i vjetër, i cili nuk ishte gjë tjetër veçse një statut personal i Zogut dhe Vissarionit që ekzaltonte e mbronte dy Tiranë, njërin në shtet, dhe tjetrin në Kishë dhe që mbështeste dhe përforconte pozitat e një klike të priveligjuar në gjirin e udhëheqjen e Kishës t’onë, Statuti, ay që u përdor pastaj si një simbol i shenjtë edhe prej Kristoforit, i cili e shpinte ujin në të njëjtin mulli dhe interesat e parimet e të gjithë tiranëve, bile me tendenca më të theksuara e më djallëzore prej këtij nxënësi të denjë të frymës së errët të fanarit.
Sikur të zbrisnim pak më poshtë e të qasemi në Athinën monarko-fashiste të tjera bekime dhe këtu nga ana e udhëheqjes së Kishës greke, që nxiti monarko-fashizmin të masakrojë popullin grek dhe të vrasi shqiptarë apo bullgarët për të rrëmbyer tokat e tyre.
Por le të mos zgjatem më tepër në këtë drejtim, pse këtë punë e bënte dhe Kristofori me shokë dhe le të themi me përgjegjësi se shumica dërmonjëse e Kishave ku pushteti nuk ndodhet në duart e popullit, ku edhe kishat sundohen e udhëhiqen nga renegatët e popullit dhe pseudofetarë”.
Mbyllja e Kongresit me thirrjet: Rroftë Enver Hoxha
Pas relacionit të Sekretarit të Përgjithshëm, Niko Cane, u miratua projekt-rezolucioni i Kongresit III-të të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, ku midis të tjerash thuhej: “Kongresi u mbajt në një kohë kur populli i Shqipërisë, i çliruar qysh prej 6 vjetësh, në saj të fitores së shkëlqyer t’Ushtrisë Sovjetike të lavdishme të prirë nga Gjeniali Stalin, dhe në sajë të luftës së tij heroike Nacionalçlirimtare, të prirë nga Komandanti ynë i dashur gjeneral-Armate Enver Hoxha, ka përmbysur regjimet antipopullore të tiranisë, të shtypjes dhe të shfrytëzimit, duke marrë Pushtetin në duart e veta dhe ka dërrmuar me vendosmëri shembullore gjithë tentativat e tradhtarëve dhe t’armiqve të tij të brendshëm dhe të jashtëm, që synojnë në mënyrë sistematike dhe djallëzore t’i rrëmbejnë këtë fitore të lavdishme, të korrur me aq sakrificë dhe privacione dhe me mijëra dëshmorë e heronj.
U mbajt në një kohë kur vendi ynë, i prirë nga qeveria jonë demokratike, nga Partia jonë e Punës dhe shoku Enver, dhe me ndihmën e paçmuar të Bashkimit Sovjetik e të Madhit Stalin, dhe me ndihmën e Demokracive Popullore, ka arritur suksese të mëdha në zhvillimin e gjithanshëm.
U mbajt në një kohë kur Atdheu dhe Populli ynë, nën udhëheqjen e Partisë dhe të shokut Enver, janë radhitur vendosmërisht në Kampin e pathyeshëm Demokratik dhe anti-imperialist, të prirë nga Bashkimi i Lavdishëm Sovjetik dhe Madhi Stalin, Kamp i cili rritet e forcohet dita-ditës, ndërsa kampi antidemokratik e imperialist, që përfshin forcat e errësirës dhe të skllavërisë, me në krye imperializmin amerikano-anglez, po gërryhet dhe dërmohet nga dita në ditë.
U mbajt së fundi, në një kohë kur mbarë njerëzimi përparimtar, është radhitur nën Kampin unik të paqes, të dashurisë dhe të vëllazërisë, ku e ka vendin dhe kisha jonë e rilindur e ku bëjnë pjesë Kishat përparimtare të Botës, me në krye Kishën e Madhe Ortodokse Ruse.
Kongresi, pasi dëgjoi Referatin e Kryetarit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë mbi gjendjen e saj qysh prej kohërave të lashta e deri sot dhe programin e ri të kishës së rilindur, si dhe diskutimet e delegatëve të Kongresit, dënon me një zë të gjithë veprimtarinë armiqësore t’ushtruar prej udhëheqësve të deridjeshëm në dëm të saj, të popullit dhe Atdheut tonë, aprovon unanimisht rrugën dhe vijën ndërtimtare që ka caktuar udhëheqja e saj e sotme, si dhe Statutin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke caktuar njëkohësisht këto detyra:
Të aktivizohet në një mënyrë t’atillë, që Kisha të orientohet e të drejtohet në rrugën që shpie drejt kampit unik të paqes, në dashurinë dhe vëllazërimin ndërmjet popujve, në krye të cilit qëndron Bashkimi i Lavdishëm Sovjetik dhe i Madhi Stalin dhe ku bëjnë pjesë vendosmërisht të gjithë popujt përparimtarë e paqedashës dhe gjithë kishat përparimtare, me në krye Kishën e Madhe Ortodokse Ruse…
Gjithë funksionarët e Kishës, klerikë dhe laikë, gjithë priftërinjtë e gjithë personeli kishtar, si dhe gjithë anëtarët e këshillave kishtare të qyteteve dhe katundeve, të jenë njerëz me ndjenja të larta patriotike, të jenë njerëz të ndershëm, të ushqejnë dashuri të pakufishme për Republikën tonë Popullore, për Qeverinë Demokratike, për Partinë t’onë të Punës dhe udhëheqësin e saj të ndritur shokun Enver…
Kongresi falënderon nga zemra Qeverinë t’onë Demokratike, Partinë tonë të Punës dhe shokun Enver dhe u shpreh ndjenjat e mirënjohjes së thellë për përkrahjen e ndihmën e madhe morale dhe materiale, që i kanë dhënë dhe po i japin vazhdimisht Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në përmbushjen e detyrave të saj karshi popullit dhe atdheut”.
Kongresi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
(firmat e nënshkrimet e delegatëve)
Klerikët që firmosën projekt-statutin e hartuar nga komunistët
Disa ditë para mbajtjes së Kongresit III-të të Orthodoksisë Shqiptare, më 1 shkurt 1950-të, u mblodh Komisioni për Hartimin e Statutit të Kishës, nën kryesinë e Kryepeshkopit Imzot Paisi Vodoica (Pashko), i cili hartoi një proces-verbal ku thuhej:
Vdekje fashizmit
Liri e popullit
Sot dit’ e Mërkurë, më 1 Shkurt 1950, ora 18.30, u mbloth Komisioni për hartimin e projekt-statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, i përbërë prej Kryepiskopit të gjithë Shqipërisë Imzot Paisi, në cilësinë e Kryetarit, prej anëtarëve të Sinodhit, të Përndershëmit Arhimandrit Dhimitër Kokoneshit dhe Ikonom At Aristotel Stratos, prej Hirësisë së tij Episkopit Irene Banushi, nën cilësinë e specialistit për çështjet kanonike dhe dogmatike, prej Z. Foni Qirko dhe Ilia Kota, nën cilësinë e juristëve dhe prej Z. Niko Cane, nën cilësinë e specialistit për çështjet kanonike dhe dogmatike.
Komisioni në fjalë, pasi shqyrtoi për të fundit herë, nën për nen dhe në tërësi projekt-statutin e përgatitur prej tij, vendosi unanimisht t’i parashtrohet Kongresit për shqyrtim dhe aprovim projekt-statuti që i bashkëngjitet këtij vendimi dhe që përmban të gjitha faqet e tij të daktilografuara nënshkrimet e Kryetarit dhe të Anëtarëve të Komisionit të përbërë si më sipër.
Kryetari
Paisi Vodica
Ky proces-verbal, iu paraqit për miratim Kongresit III-të, i cili i zhvilloi punimet disa ditë më vonë.
Statuti i 1950-ës solli Janullatosin në krye të Orthodoksisë shqiptare
Ndërhyrja e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës në çështjet e besimeve fetare dhe ndryshmi i statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, që ishte njohur e miratuar që në vitin 1928-të nga qeveria e Monarkisë së Zogut, (ku përcaktohej qartë se personat që do të zgjidheshin apo emëroheshin në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë duhet të ishin prej gjuhe dhe gjaku shqiptarë, si dhe të kishin nënshtetësinë shqiptare) ishte me pasoja të mëdha jo vetëm për atë komunitet fetar, por edhe për Shqipërinë. Në atë statut të hartuar nga qeveria komuniste e Tiranës dhe të miratuar nga Kongresi III-të i Kishës Orthodokse, i cili u mbajt në shkurtin e vitit 1950-të, u sanksionua qartë që në krye të asaj kishe mund të vinte në Shqipëri çdo peshkop i huaj. Në bazë të këtij statuti, në fillimet e viteve ’90-të, kur në vendin tonë u rilejuan besimet fetare, erdhi në Shqipëri edhe Hirësia e tij, Anastas Janullatos, prania e të cilit ngjalli polemika dhe debate të mëdha, që vazhdojnë ende edhe sot.
shkrim shume rremuje,copeza-copeza,ka disa te paverteta por edhe te tjera qe qendrojne..eshte çarçaf shume i gjate nuk ia vlen..ajo qe duhet theksuar eshte insistimi i shtetit per futjen e frymes atdhetare në kisha e xhami,
sa per anastasin,kush e solli e ne çrrethana erdhi,kjo nuk ka nevoje te debatohet..ashtu sikur nuk ja vlen te diskutohet deshtimi i plote ne qellimet e tij djallezore per te helenizuar Jugun e Shqiperise,te cilin jo vetem nuk e helenizoi dot por ia arriti me sukses te fuse nje ndjenje armiqesie mes dy popujve,
anastasi eshte thika qe ndan në dysh patriotin nga renegadi,atdhetarin nga anti shqiptari,Fanolistin nga filogreku,etj
me tregoni nje kurdh te vetem anastasi qe nuk vjell vrere kunder Shqiperise?
lind pyetja,perse duhet ta urrejne dite e nate Shqiperine keta?sepse i tille eshte programi i kishes greke,e tille ka qene historikisht,per shekuj anti shqiptare,e nuk ka si te jete ndryshe anastasi me kurdhet e tij
anastasë do vine e do shkojne plot,ne fund do harrohen..Fan Noli do ngele perjete statuje ne pedestalet e figurave te shquara atdhetare
Karloc FUNDERRINA dhe gjithe maskarenjte e berishizmit dhe antishqiptarizmit ne Shqiperi, KURRE te mos harrojne se Anastas Janullatos erdhi ne Shqiperi thjesht si “vezhgues” i Patriarkanes se Kostaninopojes, qe do menaxhonte rimekembjen e kishes sone, por vetem kaq. Te gjithe e mbani mend se atehere pritej qe kryepeshkopi shqiptar ne Boston Ar Artur Liolini (pasardhes i Nolit) te vihej ne krye te Kishes. Madje ai erdhi ne nje vizite zyrtare ne Tirane dhe pati nje buje dhe hapesire te madhe publicitare per ardhjen e tij. Por Janullatos u soll dhe u perkrah ne krye te Kishes sone nga Sali Berisha, dhendrri i Serbise! Gjithe perpjekja e ketyre bajgave antishqiptare behet per t’ja hedhur fajin komunisteve, qe gjoja paskan ndryshuar statutin e Kishes e kjo solli ardhjen ne krye te Kishes Shqiptare te nje prifti grek. Por Statuti i Kishes sone i 1950-s e percakton qarte se Kryepeshkopi duhet te jete shtetas shqiptar! Anastas Janullatos nuk ishte shtetas shqiptar, as kur erdhi ne Shqiperi dhe as kur antiligjerisht u fronezua Kryepeshkop! Shtetesine shqiptare Anastas janullatos e ka marre vetem para 2 vjetesh (ne 2018), nderkohe qe eshte bere Kryepeshkop ne 1993!!!! KURRE MOS E HARRONI KETE, sado propagande “antikomuniste” mund te bejne funderrinat si Karloci me shoke! Janullatos eshte shpallur Kryepeshkop ne nje kohe kur nuk ishte shtetas shqiptar, pra ka shkelur me te dy kembet Statutin e 1950-s!!!
Shprehja e jashtezakonshme e Statutit te 1950-s : KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPERISE DO TE ZHVILLOJE TE BESIMTARET NDJENJAT E BESNIKERISE NGAJ PUSHTETIT TE POPULLIT DHE NDAJ SHQIPERISE, SI DHE NDJENJET E ATDHE-DASHURISE DHE TE BASHKIMIT KOMBETAR duhet te shkruhet me shkronja te arta ne cdo kishe shqiptare!!!
Te gjitha te tjerat jane shprehje e propagandes se kohes, si atehere si sot…
Arthur Lioli (Lioli = shkurtim i Jeorgj) nuk pranoj te vinte ne Shqiperi si kryepeshkop, me gjithe presionin qe kishte per te pranuar oferten qe i bene.
###
Ylli Popa (akademik historian) njofes i historis kishtare kishte udhetuar ne SHBA ne 1991 per te takuar Arthur Liolin qe ta bindte te vihej ne krye te kishes Autoqefale. At. Arthuri kishte refuzuar, por kishte pranuar vetem ftesen per nje vizit, sic ndodhi ne 1991, dhe as nje here nuk ka begenisur te vizitoj perseri Shqiperin.
###
Ne nje intervist te Pr. Dr. Ylli Popes … “Prof. Dr. Ylli Popa për Kryepeshkopin Anastas Janullatos”
thekson qe At. Arthur Liolin kishte konsideratat me te mira per Anastas Janullatos, po ashtu Ylli Popa kishte ngel i mahnitur nga aktiviteti kishtar i A. Janullatos ne Afrik.
###
Keto jane fakte, te pa mohueshme … te vetmit qe nuk e duan jane Turk-Arnautet, qe nuk kane as nje lidhje me Krishterizmin dhe me Orthodhoksin.
Flm, ti nuk e di as kuptimin e fjales “fakt” o coban dhish, o qenie me komplekse inferioriteti!
Mire mire dakort ashtu qofte me fan nolin, por ketij grekut si ka mundesi nuk ju gjet njehere nje prove fajesie pavaresisht se mikrofonet ja kishin futur edhe ne dyshek? Nje llaf, nje ze apo peshperime qe po helenizonte (simbas jush) jugun è shqiperise? Kaq i zoti dhe i fshehte paska qene ky plak sa te ja hedhe para syve nje kombi te tere dhe te dale i palagur? Ne te kundert nxirrjani provat sepse duken vetem shpifje
Prova per kete, jane budallenjte si puna jote dhe e ketyre zhulsave si Flm, Katarakti, Pamuku, Pellazgos…
Qarte!?
Cfare lidhje kam une me keta komentues, e imja eshte nje pyetje me vend kur behet fjale per nje prift plak qe i bie te ja kete futur nje kombi te tere simbas disa teorive
Ate po te them, qe nuk ke lidhje fare me ceshtjen, se je rob i trashe! Pyetja jote eshte per grupin e madh te kopshtit!
http://www.panorama.com.al/janullatosi-kryepeshkop-i-paligjshem-besimtaret-protestuan-ne-1992/
Te gjeje kryepeshkop shqiptar ne ate kohe ne gjendje ta fillonte nga zero ishte si te kerkoje ullinj ne Mars, keshtu qe koktrashi je ti,, por po’ ta perseris,,, qe si ka mundesi qe nje prift plak te kryeje veprimtari soversive pa lene piken è gjurmes?
INJORANT, KOKTRASH, ANALFABET!
Halabake si puna jote ose jane trupeshke, ose bejne sikur jane te tille por jane spiune te te grekut.
Kryepeshkopi shqiptar ishte gati ne Boston!!!
Komentuesit te mesiperm do desha t`i vija ne dukje edhe disa ” detaje ” :
Ne ortodokseve shqiptare , na mjaftojne e teprojne nje sere faktesh : – Qe k/peshkopi grek u vendos perdhunshem ne krye te kishes sone . Kete e thote shume qarte i madhi Kristo Frasheri , – Qe k/peshkopi duhej te ishte larguar shume vite me pare nga Shqiperia dhe kreu i kishes sone , mbasi u rimekemb kisha . – Qe Sinodi i Shenjte i kishes sone perbehet vetem prej qytetaresh greke , pa folur per masen poshte te prifterinjve . – Qe k/peshkopi Janullatos nuk predikon ne gjuhen shqipe edhe pse po mbush tre dekada ne Shqiperi , njihet si poliglot dhe “kapacitet ” i ortodoksise . Ai nuk deshiron , per te mos thene e urren gjuhen tone . Fakt eshte qe shume rite fetare poshte , kryhen ne gjuhen greke , apo gjysma gjysma . – Qe ne keto tre dekada , k/peshkopi Janullatos nuk eshte shquar ne asnje rast per aktivitet fetar me fryme kombetare shqiptare , por per te kunderten e saj . – Qe shume (te punesuar) , sherbyes te kishes “KOASH” , ne rrjetet sociale u versulen me egersi , fyerje e kercenime nga me te ultat besimtareve jo ortodokse apo ateiste shqiptare , sa here qe flitet prej tyre me gjuhen e “shqiptarit” , duke i fryre zjarrit te percarjes e konflikteve nderfetare , problem qe nuk ka ekzistuar asnje here me pare . – Qe k/peshkopi e ndien veten pjese perberese e ne vartesi te qeverise greke , me te cilet keshillohet e udhezohet per gjithecka , ndersa me qeverite shqiptare , kujtohet vetem per kortezi ne kremtime te pashkeve . Ka dhe shume te tjera qe nuk mund te thuhen vetem nenje koment .
Ti ”ortodox” !!!?
edhe emrin nuk di te shkruash e jo me te jesh vero ORTHODHOX,ik se bie ere turku………….gezuar ramazonin!
Pse ti je orthodhoks!? Ti je thjesht nje fshatar inferior i frustruar o kokpatate ? ? ?
Lavdi Enver Hoxhes! Cmund te thuash tjeter?!
Sot kemi degraduar te sodomizuar qe puthim doren e janulles qe ben per shtate pale qejfe llogarite e Greqise , Vorio Epirit dhe shqyen varre shqiptaresh duke bere tregeti me kockat, sikur te ishin derra.
Po te ishte Enveri sot, Janulla do te egzistonte vetem per te bertitur Rrofte Shqiperia e Madhe!
Me pak durim dhe kembengulje do tja arrijme prape, ti veme armiqte tane dhe jashteqitjet mesjetare te klerit nen thunder.
Ne fund te fundit Enver Hoxha djale i ketij populli ishte dhe ata qe i hodhen ne gropen e jashteqitjeve mbeturinat dhe gjobat e klerit, po ne shqiptaret ishim. Ne vazhdojne te jemi dhe Envere pjellim prape.
Shqipja do te fluturoje perseri lart, pa kancerin e mafjes dhe klerit qe e ka shqyer ne njemije copa.
Karloc FUNDERRINA dhe gjithe maskarenjte e berishizmit dhe antishqiptarizmit ne Shqiperi, KURRE te mos harrojne se Anastas Janullatos erdhi ne Shqiperi thjesht si “vezhgues” i Patriarkanes se Kostanikopojes, qe di menazhnte rimekembjen e kishes sone, por vetem kaq. Te gjithe e mbani mend se atehere pritej qe kryepeshkopi shqiptar ne Boston Ar Artur Liomini (pasardhes i Nolit) te vihej ne krye te Kishes. Madje ai erdhi ne nje vizite zyrtare ne Tirane dhe pati nje buje dhe hapesire te madhe publicitare per ardhjen e tij. Por Janullatos u soll dhe u perkrah ne krye te Kishes sone nga Sali Berisha, dhendrri i Serbise! Gjithe perpjekja e ketyre bajgave antishqiptare behet per t’ja hedhur fajin komunisteve, qe gjoja paskan ndryshuar statutin e Kishes e kjo solli ardhjen ne krye te Kishes Shqiptare te nje prifti grek. Por Statuti i Kishes sone i 1950-s e percakton qarte se Kryepeshkopi duhet te jete shtetas shqiptar! Anastas Janullatos nuk ishte shtetas shqiptar, as kur erdhi ne Shqiperi dhe as kur antiligjerisht u fronezua Kryepeshkop! Shtetesine shqiptare Anastas janullatos e ka marre vetem para 2 vjetesh (ne 2018), nderkohe qe eshte bere Kryepeshkop ne 1993!!!! KURRE MOS E HARRONI KETE, sado propagande “antikomuniste” mund te bejne funderrinat si Karloci me shoke! Janullatos eshte shpallur Kryepeshkop ne nje kohe kur nuk ishte shtetas shqiptar, pra ka shkelur me te dy kembet Statutin e 1950-s!!!
Shprehja e jashtezakonshme e Statutit te 1950-s : KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPERISE DO TE ZHVILLOJE TE BESIMTARET NDJENJAT E BESNIKERISE NGAJ PUSHTETIT TE POPULLIT DHE NDAJ SHQIPERISE, SI DHE NDJENJET E ATDHE-DASHURISE DHE TE BASHKIMIT KOMBETAR duhet te shkruhet me shkronja te arta ne cdo kishe shqiptare!!!
Te gjitha te tjerat jane shprehje e propagandes se kohes, si atehere si sot…
Shumë e vërtetë. Artikulli në gazetë është manipulator,.
Sido e verteta kerkohet me letra. Dhe letrat e kohes se Mbretit qenkan me te kopsitura se komunizmi per kete problem. Dhe mos harroime se ne te gjitha rastet e ngjashme pasi zgjidheshin nga kongreset e tyre Kryetaret e Besimeve ne Shqiperi merrnin Dekret Mbreteror. Pra Dekret nga Kryetari i Shtetit . Pa Dekret mund te thoje jam votuar por nuk vlente ,si nje dokument pa vule. Sot akoma nuk i kemi thirrur mendjes se kemi shume pune. E Kryetar Shteti kemi !
Janullatos e ka marre dekretimin nga Sali Berisha kur ishte President, qe dmth se edhe ai ka shkelur Statutin e 1950-es!
More vesh o KOQi?
Nuk ka DEkret as nga Berisha , Nuk ka as Baba Mondi, as Kryetari i Muslimanve. As Kryetari i Katolikve. Eshte lene boshllek ne Kushtetute. tung dhe lexo.
Ka Miratim apo Leje, quaje si te duash!!! Ik pirdhu tani.
Ka Miratim apo Leje, quaje si te duash!!! Ik pirdhu tani..
E po Anasta bithekiri, eshtë skipetarë nga gjuha dhe ? ❓ ❓ ❗️❗️❗️❗️
Sepse nga surrati duket se ka ? ?
Ishte normale qe orthodokset e Shqiperise duhej te mbanin nje Kongres edhe ne 1950. Ishte fare normale cfare u vendos ne Kongres, perfshire the nenshtetesine shqipetare the Kryepashkopit.
Pikerisht per kete problem eshte botuar nje liber nga doktor Artan R. Hoxha me titull:” Kisha Ortodokse nen Komunizem” botim i vitit 2017 dhe ky hajdut bastard e ka vjedhur duke e atribuar si punim te tij. Njerez te tille jane mesuar te bejne plagjatura , duke vjedhur punen e te tjreve. Nuk e di se si behet me mbrojtjen e te drejten e autorit. Me vjen ndot nga keta bastard