Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga një dosie voluminoze e fondit të ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së që i përket vitit 1967 kur sapo kishte nisur fushata e egër e luftës kundër fesë dhe besimeve fetare si dhe prishjen e objekteve të kultit, si kisha, xhamija, manastire, teqe, tyrbe etj.
Gjë e cila hasi në një rezistencë të madhe jo vetëm nga ana e tre besimeve fetare, ku klerikë të ndryshëm, myslymanë, bektashinjë, katolikë e orthodoksë, si dhe besimtarë të ndryshëm, nisën shumë letra në adresë të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxhës, ku reagonin ndaj asaj që po ndodhte dhe i bënin thirrje që të ndalohej sa më parë ajo fushatë që sapo kishte nisur.
Për t’i paraprirë një reagimi mbarë popullor, disa komitete partie të rretheve, për t’u dukur se po i zbatonin dhe ishin në rregull me direktivat e Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe “fjalimit programatik të shokut Enver”, të mbajtur më 27 shkurt të vitit 1967 “mbi luftën ndaj zakoneve prapanike…”, bënë manipulime të shumta, duke inskenuar letra të ndryshme, që gjoja i dërgoheshin Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe personalisht, “udhëheqësit të dashur të Partisë dhe të popullit, shokut Enver Hoxha”, nga klerikë dhe besimtarë të ndryshëm.
Siç është një letër e datës 25 shkurt të vitit 1967-të, dërguar personalisht sekretarit të parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Hoxhës, nga 41 klerikë të rrethit të Dibrës, ku në atë kohë ishte sekretar i Parë i Komitetit të Partisë, Sul Baholli, e cila po publikohet pjesërisht në këtë shkrim dhe ku duket qartë nga faksimilja përkatëse se nuk asnjë firmë nga 41 klerikët që kanë emrat aty.
Nga Dashnor Kaloçi
Letra e 41 klerikëve myslymanë të rrethit të Dibrës për Enver Hoxhën
I DASHTUNI SHOKU ENVER
Ne, një grup klerikësh dhe besimtarë të rrehtit të Dibrës, të frymëzuar nga vendimet hostorike të Kongresit të V-të të Partisë si dhe nga fjala juaj botue në gazetën “Zëri i Popullit” më 7 shkurt 1967-të dhe nga letra drejtue 75 pleqëve të rrethit të Kukësit, analizuem veprimtarinë dhe pozitën tonë në shoqërinë socialiste.
Para syve tanë po ndodhin ndryshime të mëdha. Populli ynë nën udhëheqjen e Partisë me në krye Juve shoku Enver, po transformon atdheun tonë në një vënd të lulëzuar socialist. Po krijohet njeriu i ri i paisur nga Partija me virtutet të larta që nga mënyra të vetëdijshme ja kushton çdo gjë interesave të popullit dhe të Atdheut.
Duke studjue me vëmëndje letrën që i drejtohet kuvendit të pleqëve të Kukësit, ne shofim kjartë se Ju shoku Enver me zëmër të hapun çfaqni preokupacionin t’uej dhe të Partisë për t’arthmen e ndritun të këtij populli, prandaj edhe ne vetë po ju flasim me zemër të hapun dhe me besim te math tek Partia, populli dhe tek Ju, se do të na kuptojnë e kuptoni drejt.
Ne si pjestarë të kësaj shoqnie, që marrshon drejt së ardhmes së ndritun po e kuptojmë se nuk kemi marrë pjesë aktive në ndërtimin socialist. Para ardhësit tanë me pikpamje fetare rrënjosën tek ne ndjenjën që të jetojmë me djersën e të tjerëve. Ne po kuptojmë se kështu i shërbenim jo qëllimit të naltë të popullit dhe të Atdheut, por mbeturinave të ish klasave shfrytëzuese, nuk i shërbenim së resë, por së vjetrës.
Në letrën drejtue kuvendit të pleqëve në Kukës, Juve shoku Enver theksoni: “Zakonet e këqia duhet t’i zhdukim, na mëson Partia: dhe vazhdoni: “Më falni t’ju flas hapur, ashtu siç më folët dhe ju. Me këto që do të them, unë s’kam asnjë qëllim të prek besimet t’uaja”. Gjithashtu edhe neve shoku Enver, po ju themi edhe njëherë haptaz, pamvarsisht nga besimi i jonë, ne me veprimet….
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
Shëndet dhe jetë të gjatë Juve shoku Enver, të rroni sa malet kreshnike për të mirën e Atdheut dhe të popullit tonë.
Me respekt
Nga 41 klerikë dhe besimtarë të
Rrethit të Dibrës
Sali Hoxha, Besim Shehu, Baba Myslymi, Nimet Shehu, Ymet Hoxha, Shefki Rama, Sinan Lleshi, Qazim Selimi, Hoxha Gjymyshka, Ibrahim Hoshafi, Xhevat Shehi, Elmaz Karabrahimi, Rruzhdi Shehu, Shaban Shehi, Rruzhdi Shehi, Vehbi Hoxha, Shehat Shehi, Mensur Shehu, Hashim Shehi, Xhdevdet Shehi, Lam Lami, Sefer Dalipi, Hasan Shehi, Shaqir Shehi, Haxhi Shehi, Murat Shehi, Jonuz Shehi, Surja Shehi, Zabit Paci, Imer Rustani, Hilmi Hoxha, Besnik Shehi, Tofik Piku, Behxhet Hoxha, Veli Shehi, Osman Hoxha, Hasan Shehi, Sali Shehi, Sadik Shehi, Hafuz Qamili.
Sa malet jetoi edhe Enveri. Ashtu sic donte populli une nga veriu ne jug. Te gjithe jetonim ne nje burg te madh ku nje pjese ngelen te mbyllur neper qelira per gjithe jeten. Enverin kur vdiq e varrosem me nderime dhe shajme Serbin dhe Grekun qe na ka vrare dhe prere. Ja shikoni Saliun, njeriun e ri te partise qe akom ka popull qe i shkon nga pas. Injoranca ka lindur me njeriun dhe nuk vdes. Shkon nga njeri brez ne tjetrin….
Klerik Dibran … perse nuk thoni Hoxhallar, sepwe ne Diber ka veyem Islamik.
Hipokrizia islamike e mbijeteses ne gjith madheshtin e saj.
me gjithe keto vrasje ky paska vrare 100 milion njerez,mire qe nuk ishte presidenti amerikan ky enveri se do kishte zhdukur boten,shqiptaret ky i paska zhdukur te gjithe,kan ngelur edhe 140 shqiptare akoma derisa te dalin edhe 140 historia te tilla dhe shqiperia eshte shfarosur nga faqa e dheun,dhe enveri vitet e fundit i jetoi vetem pa asnje shqiptare gtjalle,ne 1985 vdiq she keshtu u shua njehere e mire popullsia shqiptare,i vetmi qe shpetoj ishte ky pith motre DASHNOR KARUCI se ishte fshehur tek ferrat e fshatit dhe enveri nuk e pa dote qe ta vriste shqiptarin e fundit,prandaj edhe ky Dashnori Karuci u be heroi i vetem shqiptare,perradha nuk ka mbaruar,te nesermen fillojme perseri me perradhen e rradhes,klm.
Enveri e mori shqiperine 900 mije banore dhe e beri 3 milione.
Beejni vete hesapin se sa ka vrare!
Kalosh-puç, tani edhe Berisha ish-komunist çfarë nuk thotë e çfarë nuk mohon, por atëhere na ishte frymëzuar nga qëndrimi i Enver Hoxhës ndaj Bashkimit Sovjetik revizionist, siç e ka pohuar vetë ky i mediokër dhe kishte kërkuar të antarësohej në PPSH. Por historia shkruhet kur ka ndodhur, pra atëhere, jo tani që mund të thuash ç’të të vijë në mendje. E sheh zotrote që edhe kleri e përkrahte progresin socialist, sepse vinim nga errësira mesjetare? Ju kolopuçët hipokritë keni thënë se Enveri i vrau klerikët, por nuk spjeguat kurrë se cilët ishin ata që u rreshtuan me pushtuesit dhe se brenda strehës së zotit mbanin armë e municione, kur një popull i gjithë u rreshtua e ndihmonte Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
Pse botoni budallalleqe te tilla? Letren e ka shkruar Partia, e ka neneshkruar Partia dhee ka çuar ne gazete Partia.
Po Elvis Naçi nuk ishte?
Me falni por nje njeri qe e ka shqipen gjuhe te pare (gjuhe te nenes) duhet ta dije
se nuk fillohet fjalia ne gjuhen me shprehje si “Gje e cila” dhe “Sic eshte” shoh
ne hyrjen e ketij shkrimi si “Gje e cila” dhe “Sic eshte”.
Ju lutem pak me shume kujdes e respekt per shqipen tone te bukur dhe elegante
qe ka thuajse dy shekuj qe po kultivohet qe nga Rilindasit tane e ketej.
Ju falemnderit per mirekuptimin.
nuk është vonë dhe tani populli dhe edi rama të marrim një fushatë për prishjen e kishave dhe xhamijave ,enveri ka qënë i keq por një punë e beri të mirë për fenë sa i luajti fenë ,gjithë ata bek derra hanë në kurris të popullit
Te lumte KALOSH! E kupton tani se kush ishte ENVERI I MADH qe ju groposi ju qe i cuat kuroren e Skenderbeut Viktor Emanuelit!
Kjo leter ehte bere nga klyshet e Enverit ne Diber, duke terorizuar dhe kercenuar me burg kleriket e Dibres te cilet nuk pranuan ta firmosin. Sali Hoxha (Ferhati) e ka kundershtuar ne mes te kinemase ne Peshkopi dergimin dhe firmosjen e letres Dhe kleriket e tjere nuk pranuan ta firmosin. Mesojeni ju klyshet e komunizmit si eshte abuzuar me personalitetin e fiigurave me peshe ne historine e ketij vendi
Cfare hipokrizije e neveritshme orjentale !
Le te botoje Kaloshi edhe letren e klerikeve katolike nese ekziston! Une personalisht e besoj se kjo leter eshte derguar nga kleriket muslimane te Dibres per dy aresye,se pari se dibranet e kane zakon me ” i ngja kohes” qe do te thote me e dredh sipas rastit (a nuk dolen me te persekutuarit e sistemit duke mohuar Nexhmien,Haxhiun,Xhelilin,Jasharin,Mentorin etj.) dhe se dyti ishte thjesht nje leter mes hoxhallareve e shehlereve dhe E.Hoxhes e M.Shehut! Shkurt korespondence muhamedanesh !
enveri gjigand, a liheshin keta islamqener te lire , keta sillnin vetem prapambetrje , ja shikoi sot si zgjebarak prane xhamive,