Dëshmia e drejtuesit të lartë të Sigurimit të Shtetit: Koçi Xoxe grabiti 10.000 napolona ari të Lef Nosit

10 Prill 2020, 20:06Dossier TEMA
Dëshmia e drejtuesit të lartë të Sigurimit të Shtetit:

Koci Xoxe

Ishte vitit 1944 kur Sigurimi i Shtetit nisi të përndjekë Lef Nosin. Një dokument i zbuluar në Arkivën e Shtetit konfirmon mënyrën se si u grabit dhe u persekutua Lef Nosi, atdhetar, veprimtar politik, arkivist, folklorist, etnograf, firmëtari i Pavarësisë. Të dhënat gjenden në një letër të një oficeri të Sigurimit të Shtetit, i cili kishte ndjekur Lef Nosin në vitin 1944. Atje ka detaje mjaft interesante të mënyrës sesi sillej Sigurimi me ata që përndiqte.

Dokumenti konfirmon sesi Sigurimi i Shtetit i drejtuar nga Koçi Xoxe grabiti dhe zhduku 10.000 napolona ari që Lef Nosi ia kishte dhënë oficerit të Sigurimit, i cili e kishte ndjekur dhe më pas arrestuar. Kur mori vesh oficeri se të hollat që kishte dorëzuar Lef Nosi, kishin përfunduar në duart e Koçi Xoxes, pa dokumentacion, ai raportoi pranë seksionit të Sigurimit të Shtetit në Elbasan.

Pikërisht ky reagim do të ishte edhe nisja e përndjekjes së oficerit nga Koçi Xoxe. Letra e nënshkruar prej tij, drejtuar Komitetit Qendror të PPSH, dëshmon se si anëtarët e PPSH ishin edhe spiunë sigurimi dhe aktiviteti i tyre në ndjekje të “armikut të klasës”.

Letër drejtuar Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë:

Në vitin 1944 hyra në Sigurimin e Shtetit si oficer informativ i qytetit dhe i qarkut. Në atë kohë është bërë një punë e madhe dhe në vitin 1945 m’u njoftua grada toger. Vazhdova punën me shumë suksese dhe fitova një simpati të madhe, rregullova informacionin, u kapën shumë kriminelë dhe disa nga ata ishin për të punuar si informatorë për të na informuar për të tjerët.

Më dorëzuan 11 dezertues nga Guri i Zi nga Belshi dhe shumë të tjerë do të ishin dorëzuar, kur u dorëzua një kriminel nga Dumreja. Nuk pranonte t’i dorëzohej asnjeriu vetëm mua. Por shefi i seksionit u muar vesh me Koçi Xoxen dhe menjëherë Koçi më bani lirimin tim.

Për kapjen e Lef Nosit isha unë në lidhje me Lefin dhe më dha 10.000 napolona, të cilat ia dorëzova shokut Jani N., i cili ishte shef i seksionit dhe napolonat ia shpuri shokut Koçi. Nuk di se ku shkuan këto para mbasi mua më nxorën në lirim. Shoku Koçi i kishte thënë shefit të seksionit për mua: nxirreni në lirim dhe çojeni në central ku ka qënë në rast se ka punë. Kështu që unë hyra në central si elektromontjer por me shumë zor, puna teme më bëri që pastaj të bëhem kryetar dege i centralit.

Më pas, kur Ministria kërkonte një njeri, Komiteti i Partisë së qytetit më caktoi mua dhe ma vonë u bana drejtor i ndërmarrjes NISH elektrik i qytetit, ku jam akoma. Në ‘46 më erdhën disa informatorë nga Dumreja dhe më thanë: vishu e hajde se ty të dorëzohen të arratisurit.

Kërkova nga seksioni të shkonja dhe Koçi nuk më la, por dha urdhër që informatorët të çarmatosen dhe shtëpitë e tyre të kontrollohen imtësisht. Kur u pushova unë më 1 prill, Koçi urdhëroi torturat nëpër fshatra dhe një njeri vdiq nga druri (e rrahura). Katër të tjerë dolën në arrati ku janë akoma. Kështu që puna në gjithë qarkun u pezullua gati fare, vetëm që u dorëzuan ata që i kisha unë në lidhje.

Prandaj unë i lutem atij Komiteti që të kërkohet llogari dhe për këto që unë thashë jam gati të dal edhe para gjyqit e t’i faktoj. Anëtari i Partisë së Punës së Shqipërisë.”

Kujto.al

13 komente në “Dëshmia e drejtuesit të lartë të Sigurimit të Shtetit: Koçi Xoxe grabiti 10.000 napolona ari të Lef Nosit”

  1. h says:

    Koçi xoxe ishte një kriminel ,maskara,injorant teneqexhi,spiun ,xhelat i ndyrë
    sia ishin të gjithë komunistët në byro politike dhe jashtë saj.
    Këta injorantë ishin vetëm vegla qorre të pabesit enver për të eleminuar të gjithë
    pa përjashtim ,shokë ,miq,bamirës,të afërm,të largët,intelektualë,fisnikë,të ditur.
    Berisha erhtë një lloj fotokopje surrogate të ksaj kasaphane kombetare.

  2. Dritani says:

    Tı kaloc hedh ca gjera, nuk e dıjme ne ke gjetur ose jo nje dokument te tılle ose jo, por tı duhet ta cojsh derı ne fund kete ceshtje. Eshte e pamundur qe te mos kete gjurme te ketyre veprıneve. Kocı xoxe ka qene nje sadıst ndoshta edhe vjedhes dhe per krımet e kryera me porosı te jugosllaveve aı ka msrre denımın kapıtal.
    Mos hıdh bomba tymce. Merr e studjo dosjen hetımore e gjyqsore dhe sqarojı njerezıt.
    Ne se nuk ka atehere mjaftohu me aq sepse askujt nuk ı hyjne ne pune lojrat e fjaleve, ky tha keshtu, ky ashtu, thuhet se….etj te kesaj natyre.
    Megjıthate njerezıt nuk para u a vejne mendjen ketyre prrallave.

  3. PSE ? says:

    Cfar ka per spiun te sigurimit ketu ? U ka mbetur ne goje per
    cdo gje fjala spiun ! Spiun eshte ai njeri , qe per cfardo interesi
    te tij , shet tek te huajt , armiq te vendit te tij , informacion te
    klasifikuar sekret , ose kryen sherbime te ndryshme ne favor
    te tyre dhe ne dem te vendit te tij ! Nuk mund te quhet spiun
    djali , vajza e pjesetare te tjere te familjes , qe vene ne dijeni
    kryetarine familjes per nje rrezik qe iu kanoset . Edhe shteti ,
    nuk eshte tjeter , por si nje familje e madhe , qe funksionon
    me rregulla e ligje !

  4. spaku pordhacaku says:

    O kaloc…!!!!e kujt I plasi per keto peralla…koci si e kishte koken,ja vune dhe seften..per keto 30vjetet e shkerdhatokracis ke ndonje histori? 1997,1998,gerdeci,vrasjet,vjedhjet,??????historianet e trapit…

  5. Gaqi says:

    Ore ky Lef Nosi mos ishte pjese qeveriut kuisling te gjermoneve? Apo patriot mi i falet bashkepunimi me pushtuesin? Francezet nuk falen Petenin, ne te falshim Lefen. Ptuuuuu, ku i gjeti Lefa 10.000 napolonet apo ne rruge?

  6. Histori per te mbushur faqet e Gazetes.. says:

    Perralla per te mbushur faqet e Gazetes ,per te mare ato klikime qe nehme neve per te Lexuar..
    Keta Gazetare i thencin,,ne vend te meren me Kriminelet e sotem,qe nuk Jane te paket neper Shqiperi..Duke filluar nga Mostra Serbi Sali dhe me shoket e tjere ,Si te PD apo PS..
    Ku e kaluara 30 vjecare, e ka lene Popullin ne kete gjendje..Duhen pastruar keta pseodo Demokrate e pseodo Socialist , te dalin para Drejtesise per vjedhjet dhe krimet qe kane bere ..
    Por askush nuk kujtohet ,se Jane shumica te perlyher,,dhe meren me Historie e Koxi Xoxes..

  7. Moisi Golemi says:

    Kjo është pasi Koçi Xoxe është arrestuar. Unë nuk kam pikën e respektit për Koçin, por Kaloç kurva këtu mashtron. Paraqet letrën e dikujt që thotë se 10.000 napolona flori iu dorëzuan Koçit nëpërmjet shefit të seksionit. Ishte e pamundur të mos rregjistroheshin këto para. A e ka verifikuar Kaloçi nqs është bërë rregjistrimi apo jo? Ky oficer që shkruan këtë letër në 49-ën, thotë që “nuk e di”, sepse është normale që.nuk e di, ngaqë misioni i këtyre të grupeve të ndjekjes e zbulimit përfundonte vetëm me kapjen e të kërkuarit. Dhe Kaloçi na përcjell në “nuk e di” të këtij e na thktë që “paratë u zhdukën”.
    Eh, gazetar leshi. Po me lesh shumë kaçurrel, ama.

  8. Tironci says:

    Dikush i quan perralla keto, por fatkeqesisht jane te verteta.
    Lefit i paskan marre 10 000 napolona, asgje ne krahasim me te tjeret.
    Thone se atij tregetarit te durresit i kane marre 1.2 milion napolona, dhe mundesisht pa fature, apo dokument qe i morren ne dorrezim.
    A e kuptoni dot ju valle se cfare pasurie i kane vjedhur komunistet e qelbur ketij populli.
    Ju dini vetem nje gje, sapo te degjoni informacine te tilla dini vetem te shani se ju djeg per hajdutet partizane.
    Ndoshta ka pasur edhe ndonje partizane qe nuk i ka ndyre duart, edhe e besoj, por shumica kane vjedhe nen gryken e pushkes. Sot quhet grabitje me arme. Dhe te jeni te sigurte qe te gjithe ata qe perfunduan ne byrone politike dhe komitetin qendror, i kane duart te lyera me gjak e ne hajduteri se ndryshe nuk e mbynte enveri afer nga frika e nxjerrjes se krimeve. Pra duhet ti lyenin edhe ata duart qe te krijonin besimin e enverit. Me aq flori sa ka pas shqiperia, ka qene vendi me i pasur ne bote mbas luftes per fryme te popullesise, dhe ku shkoi kjo pasuri?. U vodh nga Hajdutet komuniste, e mos na dilni me perralla se u bene vepra, cfare veprash u bene, ato pak fabrika qe i trumbetonte ne cdo kongres, per ato punohej e robetohej populli, shitej ushqimi jashte shtetit dhe te ardhurat , pra nje pjese e tyre u perdoren per ndertime se tjetra per ushtrine e per qejfet e komunisteve.

    1. Moisi Golemi says:

      Ik mor pallë!!!

  9. beni says:

    Elefteros ish spiun i nazizmit hitlerjan qe mori me qafe shum djem e vajza qe luftonin nazifashistet dhe i lumte koci xoxes ne rast se ja ka sekuestruar florinjte ktij bastardil
    Bustit te ktij elefteros do ti vija dinamitin e do te ngrija ATE te atdhetarit koci xoxes!

    1. KOZi... says:

      Cdo person qe ka qene firmetar i Pavaresise ka monumentin ne qytetin e tij ose emrin e sheshit qendror. Jane emra me nje te kaluar aktive dhe sakrifice ne favor te ceshtjes shqiptare. Jane persona me gjendje ekonomike se nuk pagunte shteti shqiptar qe nuk ishte krijuar akoma. Drejtuesit e komunizmit nuk kishin te kaluar patriotike dhe kontribut ne pavaresi dhe ne shtetformim.
      Historia e Shqiperise do vleresoje qe ato shqiptare qe pranuan Italine ne 1939 si dhe ne 1915 ne Vlore jane ne kah te gabuar historik. Edhe ato qe bashkepunuan ne vite me serbet, greket e malazezet jane ne kah te gabuar historik dhe ky kriter do jete vleresimi.
      Ato shqiptare qe bashkepunuan me francezet ne Korce ne luften e pare ,ato qe bashkepunuan me Austro- Hungarezet ne luften e pare dhe ato qe bashkepunuan me gjermanet ne luften e dyte jane ne kahun pozitiv te historise dhe vleresohen………tung

      1. Moisi Golemi says:

        Tung i sat’ëm!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje