Memorie.al publikon fotot e rralla me gazetat e kohës që janë nxjerrë nga bibliotekat dhe arkivat italiane, të cilat dëshmojnë mbi dy nga ngjarjet më të rënda dhe më të përfolura në historinë e kombit shqiptar, siç ishte agresioni fashist italian i 7 prillit ’39-të me zbarkimin e trupave ushtarake të Benito Musolinit në portet shqiptare dhe delegacioni i politikanëve shqiptarë me emrat e të gjithë përfaqësuesëve nga prefekturat e vëndit, të kryesuar nga kryeministri Shefqet bej Vërlaci dhe ministri i Drejtësisë, Xhaferr Ypi, që dërgoi në Romë Kurorën e Artë të Skënderbeut dhe ia dorëzoi atë Mbretit të Italisë, Viktor Emanueli i Tretë. Si dhe jehona e atyre dy ngjarjeve që u pasqyruan gjerësisht nga shtypi italian, si p.sh. gazetat “L’AVENIRE D’ITALIA”, “Il Popolo d’Italia”, “L’ILUSTRAZIONE ITALIANA”, “La DOMENICA DEL CORRIERE” etj., si dhe gazeta “JAVA” në Tiranë.
Nga Dashnor Kaloçi
81 vite më parë, në mëngjesin e 7 prillit të vitit 1939, apo siç njihet ndryshe në memorien historike të shqiptarëve, “e premtja e zezë”, Italia fashiste e Benito Musolinit kreu agresionin ushtarak duke pushtuar Shqipërinë fqinje. Po atë ditë, pas një rezistence të armatosur të bërë prej një pjese të reparteve ushtarake të Mbretërisë së Zogut, si dhe të disa qindra vullnetarëve civilë që morën armët dhe shkuan për të luftuar në disa prej skelave të bregdetit tonë, si në: Durrës, Shëngjin, Vlorë, Sarandë etj., forcat italiane të pushtimit zbarkuan në portet kryesore të vendit tonë. Gjatë atij zbarkimi, sipas disa të dhënave që nuk u konfirmuan kurrë, thuhet se trupat italiane të pushtimit lanë rreth 53 ushtarë të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur, të cilët u tërhoqën në fshehtësi të plotë në anijet e luftës dhe trupat e tyre u rikthyen përsëri për në portet italiane.
Vetëm një javë më pas, pra më 12 prill 1939, në marrëveshje me autoritetet italiane të pushtimit, në Tiranë u formua një Komitet Administrativ nën kryesinë e zotit Xhaferr Ypi dhe me z. Mihal Sherko për Punët e Jashtme, Zef Kadarja për punët e Brendshme, Pertef Pogoni për Arsimin, Kosta Marku për Financat, Izedin Beshiri për Punët Botore dhe Llambi Aleksi për Ekonominë Kombëtare. Përveç këtyre, koloneli italian, Stamati, u caktua për të organizuar forcat e rendit që do të mbanin qetësinë. Komiteti Administrativ vendosi formimin e një Asambleje Kushtetuese, në të cilën u zgjodhën personalitetet më të spikatura të jetës politike, shoqërore, artit, kulturës etj., nga e gjithë Shqipëria. Kjo asamble, më datën 12 prill paradite, u mblodh në sallën e Parlamentit dhe pasi emëroi qeverinë shqiptare, të kryesuar nga Kryeministri Shefqet bej Vërlaci, vendosi që të zgjidhte një dërgatë (delegacion), të përbërë nga personalitete prej të gjitha qarqeve të vendit, e cila do t’i dërgonte Kurorën e Artë të Skënderbeut në Romë, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Emanuelit të Tretë, i cili, në bazë të vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, shpallej edhe Mbret i Shqipërisë.
Sipas vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, kjo mërgatë, e përbërë nga personalitete dhe patriotë të shquar prej të gjitha trevave të Shqipërisë, u nis për në Romë më datën 14 prill, ku pasi u prit nga autoritetet më të larta italiane, të kryesuara nga vetë Kryeministri Benito Musolini (Duce-ja), në mes ceremonive të shumta, i dhuroi Mbretit Viktor Emanuelit Kurorën e Artë të Skënderbeut. Këto dy ngjarje; pra, agresionin fashist të 7 prillit dhe dorëzimin e Kurorës së Skënderbeut në Romë, të cilët mbeten dy nga ngjarjet më të përfolura në të gjithë historinë e Shqipërisë, ne po t’i sjellim nëpërmjet disa fotove teper te rralla te nxjerra nga arkivat italiane.
Në këtë shkrim po publikojmë disa foto të rralla që janë nxjerrë nga bibliotekat dhe arkivat italiane me imazhe dhe pamje të panjohura nga agresioni fashist italian i 7 prillit 1939 në Shqipëri, si dhe hyrjen e trupave ushtarake të pushtimit dhe autoriteteve të larta italiane në disa prej qyteteve kryesore të vendit tonë, ku janë të fiksuara edhe mjaft ceremoni festive, si dhe fotot e delegacionit shqiptar, që dërgoi Kurorën e Artë të Skënderbeut në Romë, dhe ia dorzoi atë Mbretit Viktor Emanueli i III-të, si dhe ceremonitë përkatëse në të cilat ai mori pjesë në Itali. Këto ceremoni u pasqyruan gjerësisht nga shtypi italian, si p.sh. gazetat “L’AVENIRE D’ITALIA”, “Il Popolo d’Italia”, “L’ILUSTRAZIONE ITALIANA”, “La DOMENICA DEL CORRIERE”, etj., si dhe gazeta “JAVA” në Tiranë.
Delegacioni shqiptar që dërgoi Kurorën e Skënderbeut në Romë
Kryeministri Shefqet Vërlaci dhe Ministri i Drejtësisë, Xhaferr Ypi
Sami Vrioni, Qemal Vrioni, Ferit Vokopola, Pilo Papa.
Dervish Biçaku, Bexhet Hydi, Ibrahim Biçaku, Qemal Karaosmani, Vissarion Xhuvani.
Selim Mborja, Thodoraq Mano, Rafail Prodani, Xhevdet Starova.
Ali Asllani, Kristaq Strati.
Reis Selfo, Jan Dado, Niko Polo, Safet Libohova, Rexhep Plaku.
Ndoc Pistulli, Ymer Kopliku, Kol Bibë Mirakaj, Mark Kakarriqi, Zef Boriçi, Omer Rruzhdija.
Ismet Kryeziu, Avni Gjilani, Rrok Berisha.
Dhimitër Popa, Kristaq Zaguridha, Shefqet Çelkupa, Shasivar Alltuni.
Cen Elezi, Selim Kaloshi, Shaqir Dema, Faik Shehu.
Zef Kadarja, Ali Qoraliu, Ismet Petrela, Sirri Toptani.
Përveç delegatëve të shënuar më sipër, në listën e botuar nga gazeta “Drita” në prillin e vitit 1939, figurojnë të shënuar edhe këta persona: Sulo Xhyberi, Petrit Gega, Burhan Beu, Hiqmet Hadëri, Kristofor Harito.
Gazeta “Drita”, prill 1939: Entuziazëm dhe manifestime të mëdha
Si u festua në Shqipëri dërgimi i Kurorës në Romë
Lidhur me atmosferën në qytetin e Tiranës në ditët e para të pushtimit fashist, ceremonitë e mitingjet e zhvilluara, si dhe ngjarjen e dërgimit të Kurorës së Skënderbeut në Romë, e dorzimin e saj, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Emanueli i Tretë, pati reportazhe dhe kronika të shumta në shtypin shqiptar të kohës. Njëra prej tyre, gazeta “DRITA”, e cila i kushtoi faqet të tëra asaj ngjarje, midis të tjerash nën titullin “Manifestime Popullore”, shkruante: Komisjoni kthehet në Bashki. Xhaferr beu i transmeton popullit fjalët e Kontit Çiano. Populli elektrizohet. Helmi që kish futur dje në zemër, ata që ikën poshëtrisht pasi vodhën arkat, s’bënë më efekt.
Italia nuk vinte për të çdukur Shqipërinë, por për ta krijuar me themelet e shëndosha të Fashizmit. Një breshër duartrokitjesh, një gjymim brohoritjesh. Ja Konti Çiano! Komandanti Trim dhe i pavdekshëm i Disperatës, zbret nga automobili dhe me buzën në gaz përshëndet alla fashista turmat. Qindra duarsh ngrihen në përshëndetje romake. Në sallën e madhe të Bashkisë, paria e vendit i rezervon Kontit Çiano, pritjen më të bukur. Në fytyrën e Kontit këndohet qartë sadisfaksjon i një fitore romake. Roma shpëtoi popullin shqiptar nga thonjtë e një tiranie të zezë. Ky është misioni i Romës së Duçes. Të jetë roja e pafjetur e popujve punëtorë dhe fukarenj.
Konti Çiano shkon në legatën italiane. Tashti e gjithë Tirana noton në ngjyrat italiane dhe shqiptare. Populli rifitoi besimin e tij. Priste qjamet, po u ndodh përpara një dite të bukur të lumtur, ditë shqiptare, thjeshtësisht shqiptare. Një demostratë madhështore dhe drejtë e në Legatën italjane. -Rroftë Duçja! -Rroftë Çiano! Njerëz me pozitë dhe njerëz të popullit hyjnë dhe përshëndesin Kontin. Konti i pranon të gjithë, përshëndetjet, falënderon, enthusiazmon. Dhe e gjithë dita kalon kështu. Hare e dyfishtë: çlirimi nga një tirani, hyrja në një jetë rregulli, pune, drejtësie. Kalojnë trupat italiane. Zemra shqiptare ndjen një krenari. Kurdoherë e çmonte shqiptari Forcën dhe Rregullin dhe këto i sheh të mishëruara në djelmoshat trima të Motrës së tij të Madhe, Italisë Fashiste.
Gjatë ditëve 14,15 dhe 16 Prill, manifestimet e popullit kanë qenë të zjarrta. Rinia shkollore dhe jashtëshkollore në demonstrata të vazhdueshme, shprehte enthuziasmin e saj më të madh për ngjarjen e lumtur të pranimit të Kunorës së Gjergj Kastriotit nga ana e Mretit-Perandor, Ushtar dhe të Mirë, Viktor Emanueli Tretë. Fjalimet plot kuptim që mbajtën prej Shk. së tij, Anton Beça, si dhe prej Prefektit zotit Banush Hamdi Bego dhe Profesor Resuli, zgjuan edhe më enthuziasmin e popullit, i cili sheh qartazi se ka hyrë në rrugën e realizmëve të mëdhenj. Gjer në orat më të vona të natës, vazhduan manifestimet e popullit.
Fjalimi i Kontit Çiano i mbajtur në Dhomën e Fashjove dhe të Korporatave, si dhe lajmet e ardhura nga Roma rreth pritjeve që i rezervuan delegacionit t’onë atje dhe çfaqjeve tepër miqësore dhe dashamirëse për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, mbushën çdo zemër shqiptare me krenari dhe me guxim që që shmbërthyen në manifestimet më entuziaste. Lajmi se Flamuri i Kuq e Zi valoi në të tërë Italinë dhe përkrah të Tringjyrëshit në Kapitol, nuk la asnjë zemër shqiptari të paprekur. Dhe kur u mësua se Mbretëresha-Perandoreshë Elenë u foli shqiptarëve, në gjuhën e ëmbël shqipe, ent’huziasmi preku kulmin”.
Diçiturat e fotove
Pamje nga Pallati “Venecia” në Romë, ku në sallën Mapoamondos, Kryeministri shqiptar, Shefqet Bej Vërlaci, në emër të delegacionit shqiptar duke lexuar mesazhin përshëndetës të Asamblesë Kushtetuese dhe popullit shqiptar, për Mbretin Imperator, Viktor Emanueli i Tretë. Vetëm dy hapa larg Vërlacit, ndodhet kryeministri italian, Benito Musolioni dhe Mëkëbësi i Mbretit në Shqipëri, Francesko Jakomoni. Pas Vërlacit, me duar të kryqëzuara, duket ministri i Drejtësisë, Xhaferr bej Ypi dhe dy anetarë të tjerë të delegacionit shqiptar.
Edhe kjo foto i përket pallatit “Venecia”, në Romë, ku delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Shefqet Bej Vërlaci, është pritur nga vetë kryeministri italian, Benito Musolini, i cili sapo ka radhur nga ballkoni ku atë e kanë përshëndetur nxehtësisht punëtorët e “Cognes”. Bashkë me Duçen, në pritjen për nder të delegacionit shqiptar ndodhjen dhe hierarki të tjerë të qeverisë italiane dhe Partisë Fashiste. Para delegacioneve të të dy vendeve, ndodhen edhe disa të rinj dhe të moshuar, të veshur me kostume kombëtare shqiptare.
Pamje nga një prej ceremonive të rastit që u zhvilluan për nder të delegacionit shqiptar në ambientet e jashtme të pallatit “Venecia” në Romë. Në qendër të fotos është kryeministri shqiptar Shefqet Vërlaci, të cilin në shenjë respekti dhe nderimi e kanë futur në mes dy hierarki të lartë fashistë; Konti galezao Ciano dhe ministri e sekretari i partisë Fashiste, Aliferi e Benni. Në dy krahët e tyre, (në të majtë dhe në të djathtë), duket ministri i Drejtësisë në kabinetin Vërlaci, Xhaferr Ypi dhe disa pjestarë të tjerë të delegacionit shqiptar që duken prapa tyre me veshjet karakteristike të trevave të Veriut të Shqipërisë.
Edhe kjo foto i përket po 14 prillit të vitit 1939, kur delegacioni shqiptar kishte shkuar në Romë për t’i dërguar Mbretit të Italisë Viktor Emanueli i Tretë Kurorën e Artë të Skënderbeut. Me rastin e atij evenimenti, delegacioni shqiptar, i cili shoqërohej nga një numër i madh autoritetesh të larta të shtetit italian dhe Partisë Fashiste, mori pjesë në një sërë ceremonish dhe vizitash të ndryshme. Një prej tyre është dhe kjo që shikojmë në këtë foto, ku delegacioni shqiptar i cili kryesohej nga kryeministri Shefqet bej Vërlaci, është duke marrë pjesë në ceremoninë e rastit e zhvilluar në Altarin e Atdheut në Romë, ku ai vendosi një kurorë pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur. Në qendër të fotos, krahas kryeministrit Verlaci dhe ministri Xhaferr Ypi, të cilët janë duke nderuar me dorën e shtrirë lart, sipas nderimit fashist, ndodhen disa hierarki të lartë të Partisë Fashiste të veshur me grand-uniformë. Dhe anash e pas tyre duken edhe pjestarë të tjerë të delegacionit shqiptar, të cilët pak minuta më vonë hynë në Pallatin Venecia, ku në sallonin e Mapamondos, ata u pritën dhe u përshëndetën nga vetë Benito Musolini, kryeministri i Italisë dhe njëkohësisht kreu i Partisë Fashiste të Italisë së asaj kohe.
Pamje nga hyrja e delegacionit shqiptar në pallatin “Venecia” në Romë, ku atë e priti vetë kryeministri italian, Benito Musolini (Duce), dhe hierarkë të lartë të Partisë Fashiste dhe qeverisë italiane, si; ministri i Punëve të Jashtëme, Konti Galezao Ciano, mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri, Francesko Jakomoni etj. Sic shihet dhe nga fotoja, pranë portës kryesore të pallatit “Venecia”, janë dukle hyrë anëtarët e fundit të delegacionit shqiptar, ku një pjesë e tyre mbajnë të veshura kostumet kombëtare.
Pamje nga salla e Pallatit Curinale në Romë ku u zhvillua ceremonia e dhurimit të Kurorës së Artë të Skënderbeut, Mbretit të Italisë dhe Perandor i Etiopisë, Viktor Emanueli i Tretë. Në sallën madhështore, në mes shkëlqimit të saj ndodhen të pranishëm edhe mbajtësit e Gjerdanit të Anunciatës, Duçe-ja me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar, si dhe funksionarë të tjerë të lartë e të rangjeve më të ulta, të shtetit dhe Partisë Fashiste italiane. Në atë sallë, kryeministri shqiptar lexoi tekstin e mesazhit për Mbretin, Emanueli i Tretë, e cila u përkthye në gjuhën italiane nga një anëtar i delegacionit shqiptar. Pas kësaj, Mbreti Viktor Emanueli pranoi Kurorën e Skënderbeut duke iu përgjigjur me disa fjalë mirënjohje ndaj popullit shqiptar. Në atë moment, kryeministri Vërlaci, iu afrua atyre duke i puthur dorën, Mbretit dhe Mbretëreshës.
Edhe në këtë foto duket Mbreti Viktor Emanueli, i cili është duke lexuar mesazhin përshëndetës ndaj popullit shqiptar pas pranimit të Kurorës së Artë të Skënderbeut. Në krah të tij ndodhet Mbretëresha dhe anash tyre e përpara, përveç truprojës së ceremonialit të protokollit, janë edhe pjestarët e delegacionit shqiptar si dhe personalitetet e larta italiane që ishin të ftuar të asistonin në atë ceremoni.
Na ishte mbushur mendja se Shqiperia ka patur vetem dy tradhetare. Hamza Kastriotin dhe Esat Pashe Toptanin.
Mirepo Kastrioti rreshton nja 50 tradhetare, vetem ne vitin 1939.
E, e… S’paska pas asnje faj Enveri qe i paska denuar.
Bravo Kastriot Dervishi!
Po keta … si ti quajme?!.
nga mirdita ka qene edhe P.Taci
Shume mire veprove qe i publikove emrat e delegacionit te turpit kombetar. Neser po munde edhe do te isha shume mirnjohes te te na rrefeje ndonje histori te bukur me Verlacet edhe Ypet qe u denuan edhe u persekutuan nga regjimi mizor dhe i padrejte i Enver Hoxhes.
Bravo Kastriot qe po ba tregon tradhetaret e kombit me emer e mbiemer. Sa krenar qe jam tradhetar
Spaska pas faj Enveri qe i paska denuar keta te elites se kombit
Nga DIBRA qene ZAGARET E TRADHETARET E PERJETSHEM; QEN ELEZI I SLLOVES, SELIM KALOSHI I KANDRIT,SHAQIR DEMA I SHUPENZES DHE FAIK SHEHU I PESHKOPISE
MBANI MEND O NJEREZ E MOS HARRONI KURRE GENIN E TRADHETISE.
CEN ELEZ ISUF NDREU..te cilin e mbyten ne pus n’kala t’Shkupit oficeret Anglez pasi i kerkuan mbrapsht florinjte qe ja kishin dhane babes se tij ELEZ ISUFIT (sot na shitet per hero-kuptohet per ata qe se njohin) n’bashkepunim me Jugosllavet (shih biografn e tij Milosao Jelic) dhe ky vertet nuk i dinte ku ishin pasi xhaja i tij kishte vdekur e bashke me te vendndodhja mbetet sekret dhe sot…kurse Dali e Esat Ndreu te cillet sollen komunizmin n’Diber duke qene kryetare t’brigadave famekeqe qe kryen genocid ndaj popullsise vendase dhe pasi mbaroi pune me ta komunizmi i hoqi qafe dhe varri sot su dihet…e pasardhesit e tyre sot mundohen t’na shiten per antikomuniste..(hapu toke i themi ne)…gjithashtu nje fis tjeter “”miza kali” (kush paguan me shume apo kush kundermon le ti futemi poshte bishtit) KALOSHET miq dere te Ndreajve te inkuadruar me te gjitha sistemet pushtuese sot e mbajne veten per patriote (kuptohet per dike qi si njeh)…ti leme Sheheleret e Dibres se ato jane thjesht Turq e aleanca Sllavo Komunisto Mongole u shkon per shtat ADNse se tyre..shpresoj e uroj qe Dibranet e sotem tu rrine larg ketyre fiseve t’poshtra pasi i perkasin pjeses me te erret, jo vec Dibrane e Malsore por kam frike krejt trevave Shqiptare
Shif kur t dali Sala n fejsbuk:”ju kom thon un jue..nderim per patriotet e vertet t s djathtes shqiptare,qe jan perpjekun me e fut shqipnin n europ edhe perpara se europa t ishte krijue..
Kta heronj t demokracis europjane,kta shqiptar t persekutu prej diktature,jan dallndyshet e para t europs s bashkume,,me n kry natyrisht edhe skenderbeun i cili i bekoi e udhehoqi qy prej bots s pertejme..
Por edwin lakuriqi po çon smundje n itali sot,..po minon europen..
Patjeter qe edwin kuislingu i korona virusit do prfunoj n koshin e historis.
Ju garantoj une jueee
Enveri ka ken trathtar.
Kta ishin proeuropjan..???
Epo kur duan qe ti paraqisin si patriotre nacionaliste keta morrat e turpit e tradhetare …..zagaret e sotem !!!! Vazhdojne grupi i hienave me teorite se u lidhen me fashizmin per te shpetuar nga komunizmi !!!!!!!! Por harrojne monstrat qe ne 1939 nuk kishte parti komuniste ne shqiperi e cila u formua ne Tetor 1941. Kjo eshte si rrena e konvertimit ne musulmane qe na e servirin si si kusht per tiu shpetuar assimilimit sllav !!!!!!!! Vete thone qe konvertimi ne mase filloi ne shekullin 18 kur shqipetaret dhe serbet bashke ishin nen pushtimin otoman -turko arab . Atehere si po rrezikoheshin nga assimilimi serbo-sllav ,kur serbet si kristiane ishin nen trysnine e persekutimit dhe genocidit islamo -otoman !!! Dhe ç’eshte akoma me e rende ne kete perandori otomane shqipetaret ishin me aktivet ne poste drejtuese …..atehere si mundet te kishin frike nga assimilimi sllav ???!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Eshte e habiteshme qe pjesa siper Epirit Verior pra veriu i shqiperise gjithmon i ka sherbyer me besnikeri pushtuesve ne kurriz te pjeses tjeter te Ballkanit qe nga sulltanata Otomane , pastaj Austro-Hungarise , Italise fashiste , Gjermanise fashiste . Jane keta qe rrahin gjoksin per patriote rapsodik!!
Kalosh: hallall leket kur boton te tilla shkrime me emer dhe mbiemer te zagareve te kombit Shqiptar qe vetem mbas nje jave te pushtimit nuk nguruan te rembejne kuroren e Skenderbeut dhe ta dorezojne tek mbreti i Italise Fashiste. Kjo shpejtesi tregon se pushtimi ishte i parapregatitur prej kohesh nga zuzaret qe nuk i kane munguar kombit Shqiptar. Kalosh! Te lutem boto nje per nje dhe emrat e pinjolleve te ketyre ” fisnikeve”( dhe sa prej tyre i shpetuan ENVER HOXHES). Emrat e ketyre duhet te vendosen ne nje vend te caktuar nga bashkija dhe te quhet “kamarja e turpit” si ajo e Stambollit.
Me vjen pafundesisht keq qe shoh emrin e Ali Asllanit (Vlore) ne listen e turpit.
Kisha krijuar nje opinion thellesisht pozitiv per te…
@ mamadu historija.
Brravo.
Ekzakt.
Po si nuk ka prof.doc.historijan te flasi me kte llogjik si ty?!.
Apo..jan bythqira..
Po tregoj nje histori te bukur nga ajo dite:
Sheh Zerqani ishte marre me force nga birbot dhe e derguan ne fushen e Kastriotit ku do t’i merrte aeroplani per ne Tirane. Kur po nisej aeroplani Shehu i Madh kerkoi leje 5 minuta sa te bente ujin e holle. Mori shkopin dhe ia dha Faik Shehut, doli pas ca ferrave dhe … fiu iku Shehu i Madh. Aeroplani me “dibranet” e fashios iku ne Tirane. Shehu ate dite iku ne Zerqan dhe nga telegrafa e vendit i beri telegram Faikut: “Amanet shkopin, byrazer!”
Shkopi i Sheh Zerqanit ka qene ne Muzeun e Dibres me kete dicituren e mesiperme.
“Kuroren e Skenderbegut e duruam nga Zogu dhe jo me t’ia dergojme hasmit,”- pati thene Shehu atehere.
… Tani na tregojne perralla pa mbret pasardhesit e atyre tradhetareve…