Memorie.al publikon disa foto të panjohura, të cilat i përkasin Shqipërisë së pasluftës, (viti 1947) kur Kryqi i Kuq Shqiptar, me ndihmat e siguruara nga UNRRA, (kryesisht të qeverisë SHBA-ve) shpërndante nëpër qytete të ndryshme të vëndit, pako me ushqime dhe veshëmbathje për shtresat e varfëra në nevojë që gjendeshin kudo në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë së asaj kohe.
Burra dhe gra të veshur keq, pleq e plaka me çanta, shporta dhe hejbe në krah, nëna të reja dhe të moshura me fëmijë të vegjël e të uritur, me triska, dokumente identifikimi dhe trasta në duar, të gjithë në rradhë para lokaleve e magazinave të Kryqit të Kuq Shqiptar ku ngarkohen dhe shkarkohen kuti e pako me ndihma, në pritje për të marrë një gotë qumësht, pako sheqer e oriz.
Këto janë imazhet me pamjet trishtuese të disa prej qyteteve tona në Shqipërinë e pasluftës, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe partizanët me uniforma, u shërbejnë popullsisë së varfër të asaj kohe.
po mbas lufte o plera analiste edhe italia gjermania franca greku jugosllavi e te gjitha shtetet e europes qe u perballen me luften keshtu ishin ne rradhe per qumesht,ne japoni amerikanet qinin femrat japoneze me nje cop cokollate o legena qe vetem shqiperine shani,kur lypnin shtetet me industri te papare te kohes sepse u shkaterruan nga lufta,cfar prisnit ju qe shqiperia te dilte e pasur,njerezit me rroba armani,me makina porche,me mirqenie si e sotmja,prandaj perpara se te ncirrni tituj te tille bejeni krahasimin edhe sesi lypnin edhe japonezet apo gjermanet,kam pare nje film kur italianet u habisnin mbas lufte kur i thonin eshte pije freskuese amerikane qe quhet COCA COLA,por ishte mbas lufte te shkaterruar,nuk ka asgje per tu habitur qe edhe vendi jone ishte ne nje situat te tille,sepse ne ishim gjithmon ne lufte,kurre shqiperia nuk kishte njohur nje jetese kaq te gjate pa lufte mbas 1945 e deri me sote,cfare prisje ti o gazetar kari qe ne mbas lufte te bridhnim me mercedeza,ik o legen mos bej krahasime te tilla,se japonezet ne ato vite qiheshin per nje cop cokollate.legen,per cfar do qe te na mbushesh menjen qe te tjeret jetonin me mire.
Kjo ishte gjëndja nga e cila Shqipëria rilindi e u bë shtet me fabrika e kombinate, me Universitete e Akademi Shkencash, me liqene artificialë e qytete të reja, me ushtri etj. Shajeni prapë Enverin… E vërtetë se vrau 5,157 njerëz, dënoi 17,900 dhe nga këta 9000 vdiqën në burgje dhe internoi 30,383 të tjerë. Në total rreth 62,500 njerëz në 45 vite. Krahasojini këto shifra tani me 30 vitet e “demokracisë” me ata që u vranë për prona, me ata të vrarë nga Shik-u i Saliut para 97-së e ata pas 97-së me armët që “demokracia” shpërndau. Mos të flasim për gjakmarrjen apo të trafikuarit e të zhdukurit në shtete të tjera. Prandaj shikoni gjendjen e pasluftës ku ishim e shikoni ku jemi. Në këto 70 vite, bëni krahasimet midis dy periudhave të ndryshme para e pas 1990 e nxirrni përfundimet …