Ngjarja makabre e kushëririt që mbajti Enverin në Paris: Nëna ime e kishte djalë xhaxhai Enverin, por ai na pushkatoi vëllanë, që i prenë dhe kokën…

10 Prill 2020, 09:46Dossier TEMA
Ngjarja makabre e kushëririt që mbajti Enverin në Paris:

Memorie.al publikon historinë e panjohur Abaz Omarit me origjinë nga Gjirokastra, nëna e të cilit, ishte kushërira e parë e Enver Hoxhës, pasi i jati i saj, Hysen Hoxha, ishte xhaxhai i Enverit.  E gjithë historia e panjohur dhe fundi tragjik i Abaz Omarit, që nga fëmijria kur luante me kushërin e tij në kalldramet e qytetit të gurtë të Gjirokastrës, studimet në Francë, ardhja në Shqipëri, angazhimi me organizatën nacionaliste, “Balli Kombëtar”, dhe raportet tejet të acaruara me kushërinin e tij, Enverin që tentoi ta eliminonte fizikisht që në vitin 1943 në Fier, incidenti i tyre tek shtëpia e Bahri Omarit në Tiranë, arrestimi i Abazit dhe refuzimi që Enveri i bëri motrës së tij, Feros, për t’ia falur jetën, e deri tek pushkatimi i Abazit në qershorin e vitit 1945, ku në mënyrë makabre iu pre dhe koka…?!

Nga Dashnor Kaloçi

Diku në rrethinat e Beratit, në verën e vitit 1993, një grup familjarësh arritën të gjejnë vendndodhjen e një varri të përbashkët, ku në korrikun e vitit 1945-së, ishin pushkatuar dhe groposur pesë kundërshtarë të regjimit komunist. Mbasi u gjendë vendndodhja e varrit të humbur për gjysëm shekulli, filluan gërmimet dhe eshtrat e të pestëve po konturoheshin pak e nga pak. Por, nga pesë skeletet e gjetura, njërit i mungonte kafka e kokës. Të nesërmen e asaj dite, nga gërmimet e tjera, rreth gropës së madhe, disa metra larg saj, u gjetë dhe kafka që i’u mungonte. Kjo ngjarje, pra gjetja e eshtrave të pesë viktimave të regjimit komunist, po atë ditë u pasqyrua në të gjithë emsionet e lajmeve nga Radio-Televizioni Shqiptar, nëpërmjet gazetarit të njohur, Shpëtim Roqi, i cili prej kohësh e kishte në fokus të punës së tij ngjarje të tilla që i përkisnin krimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Kush ishin ata të pestë dhe pse ishin pushkatuar? Përse eshtrat e trupave gjendeshin në një gropë të përbashkët dhe kujt prej tyre i mungonte kafaka?! Pas ekzaminimeve të bëra nga ekspertët përkatës të mjeksisë ligjore, si dhe me ndihmën e të afërmëve dhe familjarëve të tyre, u zbulua idenditetet e sakta dhe midis tyre ishte dhe ajo e Abaz Omarit, (të cilit kafaka i’u gjet një dit më pas), një ish avokat i njohur, i diplomuar në Paris në periudhën e Monarkisë së Zogut, dhe gjatë periudhës së pushtimit të vëndit (1939-1944), eksponent antikomunist i organizatës nacionaliste, “Balli Kombëtar”, i cili gjithashtu ishte nipi i Enver Hoxhës, pasi nëna e Abazit, ishte vajza e xhaxhait të Enverit, Hysen Hoxhës, apo xhaxha Çenit siç e quante ai.

Lidhur me këto dhe të gjithë historinë e panjohur të Abaz Omarit, që nga fëmijria kur luante me kushërin e tij në kalldramet e qytetit të gurtë të Gjirokastrës, studimet në Francë, ardhja në Shqipëri, angazhimi me organizatën nacionaliste, “Balli Kombëtar”, raportet tejet të acaruara me kushëririn e tij, Enverin, që tentoj dhe urdhëroi eliminimin e tij fizik që në 1943-in në Fier, incidenti i tyre në shtëpinë e Bahri Omarit, arrestimi dhe dënimi me vdekje i tij, refuzimi që Enveri i bëri motrës së Abazit, Feros, për t’ia falur jetën vëllait të saj, si dhe pushkatimin e tij, ku në mënyrë makabre iu pre dhe koka, na ka rrëfyer publikisht vite më parë, Mërkur Omari, vëllai më i vogël i Abazit. Po kështu përveç dëshmive të tij, për historinë tragjike të Abaz Omarit shkruan në kujtimet e vetë Enver Hoxhës, të shkruara në dy libarat e tij: “Kur lindi Partia” dhe “Kur hidheshin themelet”, si dhe në dokumentet arkivore që gjënden në Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë.

Kush ishte Abaz Omari?

Abaz Omari kishte lindur në qytetin e Gjirokstrës në vitin 1906, dhe fëmijria e tij kishte kaluar tek shtëpia e Hoxhave, pranë gjyshit të tij nga nëna, Hysen Hoxhës. Në këtë shtëpi të madhe, Abazi  luante me shokun dhe kushëririn e tij, Enver Hoxhën, që ishte vetëm dy vjet më i vogël nga ai. Abazi në fillim shkoi në shkollë aty në qytetin e lindjes së bashku me Enverin, për të vazhduar më tej mësimet në Leçe të Italisë. Pas kthimit nga Italia, Abazi dërgohet nga familja për të vazhduar mësimet në Liceun francez të Korçës dhe pasi e mbaroi atë me rezultate të larta, ai fito një të drejtë studimi për të ndjekur studimet e larta, në Francë. Pasi studioi dhe u diplomua në shkencat Juridike në Montpelje me rezultate të larta, në vitin 1939, Abazi shkoi në Paris ku studjoi dhe mori leksione në një kurs të gjatë për Histori Arti, pranë Akademisë së Arteve të Bukura të këtij qyteti. Gjatë atyre viteve të qëndrimit në Paris, Abazit i erdhi në dhomën ku banonte, kushëriri i tij Enver Hoxha, i cili kishte qenë për studime në Montpelje.

Përveç shkollës fillore në Gjirokastër, Abazi me Enverin kishin studjuar bashkë dhe në Korçë në Liceun Francez. Arsyeja e vajtjes së Enverit për tek Abazi në Paris, ishte sepse në Montpelje ku kishte studjuar për gjashtë muaj, qeveria shqiptare (ministri i Arsimit, Mirash Ivanaj), i’a kishte prerë bursën, pasi ai nuk kishte mundur të shlyente dot asnjë provim. Abazi e mbajti Enverin për disa muaj në dhomën e tij, ku të dy jetonin vetëm me kursimet që ai kishte lënë mënjanë gjatë atyre viteve që studjonte në Paris. Lidhur me këtë, në kujtimet e tija vite më vonë, në mes të tjerash Enver Hoxha do të shkruante: “Pasi kishim ngelur në një gjendje të vajtueshme bashkë me kushëririn tim Abaz Omarin, shkonim në restorante kineze të Parisit dhe hanim vetëm pilaf”. 

Duke parë gjendjen e keqe financiare në të cilën kishte ngelur Enveri pas prerjes së bursës, Abazi për ta ndihmuar sadopak, ndërhyri tek Eqerem Libohova, (Ambasadori i Mbretërisë Shqiptare në Francë) që ishte miku i ngushtë i Bahri Omarit. Ambasadori shqiptar Libohova e rregulloi studentin gjirokastrit Enver Hoxhën, që të fillonte punë si sekretar i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Bruksel. Konsulli, që ishte një milioner me origjinë hebre, e mbajti Enverin për disa muaj në punë dhe më pas e përzuri. Pas kësaj, Enveri i ngelur pa asnjë mjet jetese dhe në gjendje të mjerueshme, si ngeli gjë tjetër, veçse të kthehej në Shqipëri.

Enveri në Fier, për të eleminuar Abazin

Në vitin 1939, pasi Abaz Omari përfundoi studimet dhe u diplomua në Francë, u kthye në Shqipëri ku filloi punë si Jurist në Ministrinë e Financave. Pasi punoi për disa muaj në Tiranë, ai u kthye në qytetin e Fierit, ku ishte vendosur familja e tij pas shpërnguljes nga Gjirokastëra. Me të vendosur në këtë qytet, Abazi u lidhë me disa nga intelektualët e njohur antifashistë që kishin filluar të grupoheshin për tu organizuar kundra pushtuesëve italianë. Lidhur me këtë, Veli Frashëri, përkthyesi (anglishtes) i Mithat Frashërit, në kujtimet e tija midis të tjerash ka shkruar: “Në shtëpinë e Abaz Omarit në Fier, ne formuam grupin e rezistencës kundër pushtuesëve italianë që në vitin 1939. Në këtë grup, përveç Abazit bënin pjesë dhe Myzafer Trebeshina, Tefik Cfiri e ndonjë tjetër. Grupimi ynë i rezistencës kishte ide dhe program social-demokrat dhe më vonë ne u bashkuam me grupin e Vlorës, që drejtohej nga Skënder Muço”.

Pas formimit të Grupit të Rezistencës në qytetin e Fierit, me nisiativën direkte të Abazit, u krijua çeta e parë antifashiste e Mallakastrës, e përbërë prej 7-8 vetësh. Veli Frashëri, Abaz Omari dhe Nexhat Peshkëpia, (burri i motrës së Abazit) në vitin 1942, u lidhën dhe me Skënder Muçon në Vlorë dhe formuan një grupim social-demokrat, që një vit më vonë në 1943-in arritën ta kristalizonin si parti. Asokohe ata nxorrën në Fier dhe numrat e parë të gazetës së tyre “Zëri i Lirisë”, të cilën e drejtonte intelektualja e njohur Musine Kokalari e cila ishte lauruar në Romë për Filozofi, dhe shkrimet kryesore në atë gazetë ishin nga prof. Jusuf Luzaj, Abaz Omari, Skënder Muço etj. E gjithë veprimtaria e Abaz Omarit dhe grupimit ku bëntë pjesë ai, do të tërhiqte vëmëndjen e Enver Hoxhës gjatë një udhëtimi që ai kishte ndërmarrë nga Tirana për në Vlorë.

Sipas kujtimeve të mëvonëshme të Enver Hoxhës, (Libri “Kur lindi Partia”, botuar në vitin 1981) ishte: “likujdimi i grupit franksionist të Xhepit e Qorrit” siç i etiketonte ai me pseudonimet e Luftës, dy nga krerët kryesorë të Grupit Komunistë të të Rinjëve, Anastas Lulën dhe Sadik Premten, që në atë kohë dominonin qarkorin e partisë së Vlorës. Gjatë atij udhëtimi për në Vlorë, Enver Hoxha, qëndroi disa ditë në qytetin e Fierit, duke u strehuar në shtëpinë e Llaz Sukut. Gjatë atyre ditëve që qëndroi në shtëpi, Enver Hoxha u informua rregullisht për të gjithë veprimtarinë e Abaz Omarit dhe grupimit social-demokrat që vepronte në atë qytet. Sipas disa dëshmive, pretendohet se që në atë kohë, ka pasur dhe një plan nga Enver Hoxha për eleminimin e Abaz Omarit. Lidhur me këtë gjë, vëllai i Abazit, Mërkur Omari, midis të tjerash na tregonte: “Në shtëpinë e Llaz Sukut ku ishte strehuar, Enveri thirri Rakip Kryeziun, një gjirokastrit shumë i varfër, që ishte komandant i Njesiteve Guerile të Fierit, të cilit i parashtroi planin e eleminimit të Abazit, duke i thënë se ajo, ‘ishte porosi e udhëheqjes së Partisë’.

Në mbremjen e asaj dite, teksa po rrija para shtëpisë, më thërri Rakip Kryeziu dhe më tha që të shkoja në shtëpinë e tij, se do të më jepte një porosi për Abazin. Unë pa dyshuar aspak, e ndoqa prapa dhe kur shkuam në dhomën e tij, ai së bashku me një tjetër që ishte aty, më thanë që atë darkë ta lija portën e shtëpisë të hapur pa çelës, pasi ata do vinin për ta marrë Abazin për një problem që kishin. ‘Të japim fjalën e komunistit, se Abazit nuk i bëjmë asgjë’, më thanë ata. Unë kisha ngelur i shtangur dhe nuk pranoja, kurse Rakipi më kërcënonte me një revole që kishte në dorë dhe më thoshte se po ta bisedoja me njeri atë gjë, isha i dënuar me vdekje. Unë portën nuk e lashë të hapur dhe nga frika atë natë nuk i thashë gjë Abazit. Të nesërmen i tregova gjithshka dhe ai mori masa për tu mbrojtur. Pas tre ditësh ata e kuptuan se unë i kisha treguar Abazit dhe na dërguan fjalë se ishim të dënuar nga Partia me vdekje të dy.

Pas dështimit të këtij plani, për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Abazit, Enver Hoxha mori masa që gjithshka të mbetej e fshehtë. I vetmi njeri që mund ta dekonspironte atë aksion, ishte Rakip Kryeziu, i cili ato ditë u rrethua në një shtëpi në periferi të Fierit nga forcat balliste të Bajrush Kosovës, dhe u vra prej tyre, si shkak për aksionin e rrëmbimit të Abazit”, kujtonte Mërkur Omari tentativën e parë të Enverit për ta eliminuar fizikisht Abaz Omarin

Incidenti me Abazin në shtëpinë e Bahri Omarit

Në kohën që Enveri qëndroi në Fier ku dhe thuri planin për të eleminuar Abazin, ai nuk kishte më asnjë kontakt me të, pasi i kishte ndërprerë lidhjet që pas ardhjes nga Franca. Në fakt, për herë të fundit ata ishin takuar në Tiranë në shtëpinë e Bahri Omarit, aty nga fundi i viti 1941. Lidhur me këtë takim, në librin e tij “Kur hidheshin themelet”, Enver Hoxha midis të tjerash dëshmon: “Jam zënë keq njëherë me Abaz Omarin, një kushëririn e Bahriut nga i ati, por dhe i yni, sepse xhaxhai im Hysen Hoxha, e kishte nip (djalin e vajzës). Njiheshim që fëmijë, kur ishim të rinj vinte shpesh në shtëpinë tonë. Edhe ai kishte bërë Liceun e Korçës dhe kishte vajtur në Paris, por pasi kishte qëndruar nja katër vjet me paratë e babait që e kishte pronar të madh tokash dhe tregtar të madh në Fier, ishte kthyer pa diplomë në Shqipëri dhe ca kohë ushtroi zanatin e të jatit. Më vonë ai mori një grua me prikë (pasuri) të madhe dhe me të hollat e saj u kthye në Francë e mori diplomën në Drejtësi dhe erdhi e u bë avokat. Kisha kohë që nuk isha pjekur me të, sa një ditë pas pushimit e gjeta tek motra ime Fahrija.

U puthëm e u ngalasëm dhe e urova, e pas bisedave të zakonëshme, filluam ato politike. Mbaja mënd se dikur Abazi shfaqej si antifeudal demokrat i majtë. Por ç` të shihja, kur fola për luftën, për domosdoshmërinë e saj, na doli se Abazi, nga i majtë, na ishte bërë i djathtë, nga demokrat na ishte bërë një mbrojtës i madh i të pasurve, me një fjalë kishte ndërruar lëkurën. U grindëm e kushedi se si do të kishte mbaruar grindja, po të mos kishte ndërhyrë në mes motra ime, Fahrija. Më nuk e pashë këtë njeri që u bë një qen zinxhiri i Ali Beut (Këlcyrës) e u bë ballist e bashkpuntor i gjermanëve”. Por ndryshe nga sa shkruan në kujtimet e tij, pas viteve ’90-të, njerëz të afërt të Enver Hoxhës, japin version tjetër nga ai episod që shkruan ai, duke e treguar të gjithë ngjarjen me grindjen që ndodhi në mes dy kushurinjve. Këtë gjë e konfirmonte dhe Mërkuri, vëllai i Abazit. Në atë darkë, Bahriu kishte ftuar dhe Nexhat Peshkëpinë e Abazin.

Gjatë darkës, Enveri filloi të bënte propagandë komuniste dhe ende pa mbaruar fjalën, Abazi i kthehet atij gjithë inat duke i thënë: “Si s`të vjen zor që flet në këtë mënyrë, ti je përzier më një grup aventurierësh antishqiptarë e vagabondë, që kudo që shkoni bëni propagandë bolshevike”. I prekur rëndë nga fjalët e Abazit, Enveri nxehet keq dhe i`a kthen: “Kur të fitojë Stalini, ne komunistët do t`iua presim kokën ju mutistëve”. Fjalët që tha Enveri i shoqëroi dhe me xheste të duarëve. Pas kësaj, Abazi mori një pjatë dhe qëlloi drejt Enverit, i cili largoi kokën dhe pjata u thye në mur. Darka u prish dhe Nexhat Peshkëpia e mori me vete Enverin në shtëpinë e tij për të mbyllur sherrin. Ky ishte dhe takimi i fundit që patën dy kushërinjtë, të cilët ndonëse ishin rritur në një shtëpi, kishin mësuar në të njejtat shkolla, kishin ndjekur drejtime të ndryshme për shkak të bindjeve të tyre politike.

Fjala e Abazit në Kinema “Kosova”

Në fillimin e vitit 1944, në një takim që organizata nacionaliste “Balli Kombëtar” kishte organizuar me intelektualët e Tiranës në Kinema “Kosova”, kishte planifikuar q ëtë fliste dhe Abaz Omari. Dhe ashtu ndodhi, pas profesor Abaz Ermenjit, e mori fjalën Abazi, ku midis të tjerave u shpreh: “Nëse komunizmi vjen në vatrat tona, meritë e tij do të jetë mjerimi dhe për popullin uria. Njerzit do të vihen në rresht për një copë bukë. Kam jetuar shumë vjet në Francë. Atje librat për komunizmin mbeten rrugëve se nuk i lexon njeri. Këtu njerzit të gënjyer nga disa aventurierë po përkrahin komunistët. Ata do të kujtojnë Siberinë ruse me kampet e përqëndrimit që do hapin”. Dhe profecia e Abaz Omarit fatkeqëisht do të bëhej realitet vetëm disa muaj më vonë.

Kështu, në vjeshtën e 1944-ës kur komunistët ishin afër triumfit pasi gjermanët po tërhiqeshin edhe nga Shqipëria, shumë nga krerët e dy organizatave nacionaliste, “Ballit Kombëtar” dhe Legalitetit, u grupuan në Shijak dhe në Prezë, në pritje për tu larguar me anë te detit nga Shqipëria. Në një takim të madh që u mbajt në Shijak, Abazi i’u bëri thirrje atyre që të mos largoheshin, por ta vazhdonin luftën deri në fund. Pak ditë pas atij takimi, Abazi arrestohet nga partizanët në Shijak, së bashku me shokun e tij, Qazim Shehun të cilët më pas i sjellin në Tiranë, në një shtëpi që ishte kthyer si burg pranë rrugës “Qemal Stafa”.

Enveri pret në shtëpi, motrën e Abazit

Pasi u mbajt për tre muaj në atë shtëpi-burg në Rrugën “Qemal Stafa”, Abazi u dërgua në Berat, për të dalë në gjygj, pasi Berati kishte nën juridiksion edhe Fierin, ku Abaz Omari kishte pasur aktivitetin e tij kryesor gjatë periudhës së Luftës. Sipas dëshmive të Mërkur Omarit, një muaj pas arrestimit, motra e tij Ferro, (gruaja e Nexhat Peshkëpisë) bashkë me Mërkurin (vëllanë e vogël), shkuan dhe trokitën në shtëpinë ë Enver Hoxhës (vila në qëndër të Bllokut), i cili pasi u lajmërua në telefon, i ftoi të hynin brenda. Pasi ata hynë në shtëpi, Enveri që po hante drekë, i priti shumë ftohtë. Ferro me Mërkurin duke parë atë situate, nuk e hapën fare muhabetin e Abazit dhe Enveri rëndë rëndë ju drejtua Mërkurit: “Hë mor ballist, si i ke punët, sikur ta kam lexuar emrin në gazetë…”?!

Mërkuri ngeli i habitur e nuk dinte se si t’i përgjigjej, pasi në fakt ai kishte qenë partizan. Në ato momente kur ai u mat t’ia thoshte atë gjë, në shtëpi hyri Nako Spiro, dhe Enveri u largua bashkë me të, pa i përshëndetur dy kushërinjtë. Pas disa ditësh, Ferro shkoi dhe njëherë tek shtëpia Enverit, i cili ja preu shkurt: “Abazin ne do ta dënojmë, se nesër mund të vritet djali yt”. Ferro mbeti e shtangur dhe u largua nga ajo shtëpi pa e kuptuar kurrë kuptimin e atyre fjalëve që i tha kushëriri i saj, dhe njëkohësisht, kryeministri i Shqipërisë, gjeneral-kolonel, Enver Hoxha, i cili i kishte arrestuar vëllanë dhe priste ta ekzekutonte.

Enveri: Na njoftoni ekzekutimin e Abaz Omarit me shokë

Sipas fjalës që i tha kushërirës së tij, Ferros, për vëllanë e saj, më 7 korrik 1945, gjashtë muaj më vonë, Enver Hoxha do e mbante “premtimin”. Në një radiogram, dërguar Gjykatës Ushtarake të Korpusit të IV-të në Berat, ai shkruante:

“Në përgjigjie të shkresës suaj nr. 140. dt.7.VI.1945, aprovohet dënimi me vdekje i Abaz Omarit me shokë.

Na lajmëroni datën e ekzekutimit”.

Komandanti i Përgjithshëm

Gjeneral-kolonel

Enver Hoxha

Pas pak ditësh ajo Gjykatë Ushtarake me Prokuror M. Bllaci. e gjygjtar M. Karafili, F. Bedeni e N. Lekdushi, sipas porosisë së Komandantit, zbatuan detyrën. Pas pushkatimit, një dorë e stërvitur (Demir K. nga Kallarati i Vlorës), me një sëpatë të rëndë, ju preu kokat duke i groposur në një gropë të veçantë pak më larg trupave. Vetëm 48 vjet më vonë ai njeri do të pohonte: “Kisha urdhër, po të mos j`ua prisja unë, bashkë me kokat e tyre do shkonte dhe e imja…”.

51 komente në “Ngjarja makabre e kushëririt që mbajti Enverin në Paris: Nëna ime e kishte djalë xhaxhai Enverin, por ai na pushkatoi vëllanë, që i prenë dhe kokën…”

  1. h says:

    Enveri ,eshte tablloja më realiste e zemrës shqiptare.
    Kriminel,pamëshirshëm,hakmarrës,hipokrit i pabesë.
    Çdo politikan ëndërron të jetë si ai.

    1. abc says:

      Bemat e Kopilit turk te Bimbashit nuk kane te sosurra.
      C’do dite nga nje makabritet, ne nje tjeter me te madhe …
      Keq me vjene per bagetit Enverista, qe ky D. Kaloci i “keq” i merzit perdite.

      1. Celiku says:

        Duket paster prejardhja e origjines nga Anadolli.Turqia solli dhe vendosi ne Shqiperi popullaten me te keqe te Anadollit.Hoxhatet martuar me Omaret,te cilet jane kushurinje midis tyre. Tradite turke dhe arabe ku djali merr vajzen e xhaxhait per gru ishte tipike ne disa krahina Shqiperise dhe ne vencati ne rajonin e Gjirokastres zakon te cilen Mbreti Zog(nje anadollak tipik) e ndaloje me ligj dikur nga vitet 30.Vrasjet,arogamca,egersia,dhuna ne familje dhe ne rreth fisnore dhe shoqeri (vllai vret vllain ose baben,burri vret gruan,xhaja vret nipin dhe anasjelltas ,kushurijnte vriten midis tyre,etj) te cilat vazhdojne edhe sot ,jane sjell dhe trasheguar nga Turqia dhe mjafton te shofesh telenovelat turke qe transmetohen nga TV shqiptare per ta dalluar.Nga te gjitha keto nuk mund te bente prejashtim Enveri qe thjesht kishte dhe ishte me nje zemer dhe mendje kriminale anadollake.

        1. historiani says:

          Celiku-nuk me duhet se cfare kane bere turqit apo popujt e tjere, por zakoni i marteses brenda fisit ne trevat shqiptare nuk me rezulton i vertete, sic pretendoni juve. Ka patur raste te vecanta martesash te tilla, por sidoqofte, nje gje eshte e vertete, se keto fenomene nuk kane qene tipike te kultures shqiptare. Ne te kunderten, dihet se familjet fisnike europiane, ne mesjete, per te ruajtur pronat dhe gjakun, benin krushqi brenda fisit te tyre. Ka me mijera dokumente te tilla neper arkivat Europiane qe vertetojne ato qe shkruajta me lart.

    2. e verteta says:

      zemer turkoshqipfolesi jo shqiptari,ndrysimi eshte madhor!
      ndryshim qe duket edhe sot mes shqiptareve kistiane tolerant,njerzor,uman,evropian nga ana tjeter turkoshaket gjaxore,injorante,antikombetar,te pabese,dhunues etj,turpi i dentiteit ”shqiptar” ne evrope e me gjere.

      1. Tetovari says:

        Turp te jesh se shqipetari nuk ben kesi lloj akuzash ne dit te sotme kjo nuk ishkon per shtati shqipetarit, po shoh edhe do komentus tjer, haron se ne atoh koha edhe popujt e europes, kajn boe kesi soj flliqsira, por ju qenki dasha keq i kombit Shqipetar.

      2. Theatre and Drama says:

        edhe pse gkakesor ka qene edhe Stalini,Hitleri,Caucesku,Pinocceti etj(asnje nuk ka qene turk)…juve prape ju dhemb i gjati i turkut jo shaka, hahahaha
        e di,
        ka plot debate se,perse deshtoi me aq turp agresioni ushtarak i Greqise ne Provokacionet e Gushtit,
        kur Greqia kishte gjithe ate ushtri,armatim modern britanik,flote detare,ajrore,mbeshtetje nga vendet e NATOS,mbase jo per ndryshim kufijsh por per nje konflikt te armatosur me qellim peembysjen e shtetit komunist shqiptar..
        ndersa shqiptaret nga 1945 1950 akoma nuk e kishin mare veten nga lufta,dhe kishin mungesa te theksuara drithi,ushqimesh,armatimesh,te percare ne klane e te ndare ideologhikisht gati deri ne vellavrasje,etj
        po cfare ndodhi qe hellenet pesuan nje disfate aq te turpshme?
        dikush thote morali i larte i ushtrise shqiptare,mobilizimi total,erdhen eksperte ruse qe na ndihmuan(jane te verteta)..ky nipi i ish dashnores se Gjon Markagjonit ka dale me teorine se “greket nuk kishin per qellim te sulmonin Shqiperine por vetem per te kapur ca komuniste greke,madje ishin shqiotaret qe sulmuan Greqine” nejse ..
        une mendoj sidoqofte qe,greket qe ne momentin qe moren vesh se dy te paret e Shqiperise i kishin emrat Enver dhe Mehmet e paten te humbur luften,u demoralizuan menjehere,
        me shume se kushdo dhe me mire se gjithcka tjeter greku i di mire keto 2 emra..
        jane dy emra,te cilet ne dy periudha kyçe te historise kane luajtur rol te madh ne percaktimin e fateve te popujve,duke ndryshuar njehere e pergjithmone hartat politike
        *Mehmeti mori Costantinopolen,sot Istanbul,ne 1453
        *Enveri spastroi totalisht koleren greke ne ate qe njihet si genocidi grek..

    3. Ginokastèr says:

      Nè Demokraci, Drejtèsia nuk Vihet duke Hapur Varre ! O Falaci !

    4. Theatre and Drama says:

      isnte si ishte,nje te mire e kishte..spiuneve dhe tradhetareve,armiqve dhe sabotatoreve jau q.nte kurvat pa meshire RESPEKT
      armiqte jashtem ishin psh greket..armiq te brendeshem ishin Markagjonet(femijet e Gjon Markagjonit,ish dashnori i gjyshes se Kaloçit)..
      per ju qe nuk e dini,
      te dy palet,Markagjonet dhe qeveria fashiste e Greqise ne 1949 bene mareveshje ne fshehtesi,,greku do sulmonte ne Jug ndersa Markagjonet do fillonin kryengritjen ne Veri,me synim qe Greqia do aneksonte vorej epirin,ndersa Markagjonet do shpallnin Republiken e Miredites,Shqiperia keshtu do copetohej,
      dhe keshtu ndodhi, 5 dite mbasi filloi sulmi ushtarak i Greqise (2 gusht 1949),Markagjonet vrane Bardhok Biben(7 gusht1949)..shteti shqiptar u gjend perballe dy zjarresh,sulmi ushtarak grek ne Jug dhe terrori i bandave te Veriut
      pergjigja do vinte pa vonese nga Mehmet Shehu me brutalitet te pa pare,si ne kufi me grekun po ashtu ne Veri me kelyshet Gjon Markagjonit

      1. Krio says:

        perralla po tregon. ne greqi po ndodhte lufte civile ballist me partizan si te thuash. ruset me amerikanet
        cpun ka markagjoni
        turp arsyetimi

        1. abc says:

          Theatroja eshte kopil Turk … ku nuk humb as nje here rastin te sulmoj Greqin.
          Edhe sikur tema e artikullit te mos kete as piken e lidhjes me Greqin, perseri ky jeniceri Turk do ta gjej menyren per te hedhur helmin e vet.

          1. Tetovari says:

            Turp te jesh se shqipetari nuk ben kesi lloj akuzash ne dit te sotme kjo nuk ishkon per shtati shqipetarit, po shoh edhe do komentus tjer, haron se ne atoh koha edhe popujt e europes, kajn boe kesi soj flliqsira, por ju qenki dasha keq i kombit Shqipetar.

      2. Theatre and Drama says:

        nuk e di a e kuptove apo jo,por po ta shpjegoj prape,
        ne 1949 bijte e Gjon Markagjoni,dikur mbreti i Republikes se Miredites(theksoj bijte e tij) bene marveshje te fshehte/rane ne ujdi me qeverine fashiste te Athines,dhe sherbimin sekret britanik..
        Ne po marim Veriun e Shqiperise,ndersa ju merni Vorje Beqirin..e keshtu te permbysim pushtetin popullor,
        Shqiperia le te copetohet..
        ne 2 gusht 1949 fillon bombardimi i kufirit brenda territorit te Shqiperise prej forcave greke..ne 7 gusht 1949 vritet mesonjesi Bardhok Biba nga banda e Markagjoneve..e sipas planit,duke vrare Bardhok Biben nje njeri te partise,shteti natyrshem do hakmerrej siç edhe ndodhi,dhe I gjithe Veriu do çohej ne revolte kunder Tiranes..
        ka qene nje nga situatat me te veshtira qe ka kaluar ndonjehere Shqiperia,jo vetem per shkak te ekonomise tejet te varfer por edhe mungeses se armatimit..
        ne opinionin tim,nqs Shqiperia nuk do te kishte njerez te vendosur si Enver Hoxha,Mehmet Shehu,Beqir Balluku dhe Petrit Dume,qe te mernin situaten ne dore,qofte ne Veri me bandat apo ne Jug me Greqine ,Shqiperine e kishte mare lumi me kohe..
        Lavdi perjete ketyre njerezve,te pakten per kete pjese ku i dolen per zot Shqiperise..

        1. Tetovari says:

          Tfala nga Tetova shum mir ua spjegove, ketyre grekofilve dhe te tjer anti kombetar rroft kombi Shqipetar, psh.

    5. albaniafirst says:

      h-nje kopuk si puna jote nuk mund te na tregoje se si eshte “zemra shqiptare”. (Te me falin lexuesit e tjere per kete fjalor banal, por individe si puna e ketij “h”-se te detyrojne qe ta ndyesh gojen)
      “Zemren shqiptare” e kane provuaj me mijera hebrenj qe u shpetuan po nga keta shqiptare duke vene ne rrezik familjet e tyre gjate Luftes se Dyte Boterore. Po keshtu, keto “zemrat shqiptare” per te cilat flet zotrote, shpetuan mijera ushtarake italiane, qe gjermanet i vrisnin rrugeve te Shqiperise pas kapitullimit te Italise fashiste. Kete ta thote pinjolli i njeres prej atyre familjeve qe shpetuan nje familje te tere hebrejsh dhe 13 ushtarake italiane, te cilet erdhen me pushke ne dore per te vrare shqiptaret dhe u mbrojten po prej shqiptareve, kur ish aleatet i vrisnin si mizat. Te gjithe keto, familja ime dhe shume familje te tjera shqiptare, nuk i beri per tu dukur dhe per te marre ne, sot meritat, pasi ato mbeten deri ne fund anonime, pa kerkuar asnje shperblim, por vetem per te nderuar traditen shqiptare per te ndihmuar ata qe jane ne rrezik, prandaj heren tjeter, kur te flasesh per “zemren shqiptare”, laje mire e mire gojen, ose hesht.

    6. Kastriot Veliu says:

      Pergjithesimi dhe paragjykimi jane karakteristikat e injorantit….

    7. Kastriot Veliu says:

      Pergjithesimi dhe paragjykimi jane karakteristikat e injorantit….

  2. Moisi Golemi says:

    Po artikulli nuk na thotë vrasjet që u bëri Abazi shumë anti-fashistëve. Vrasje të bëra për llogari të italianëve dhe gjermanëve. Torturat deri në vdekje dhe gjymtimet pas vdekjes që ai u bëri shumë aktivistëve anti-fashistë. Çfarë bëri, atë mori. Dhe shumë ia paskan zgjatur gjyqin, 8 muaj. Nqs donin ta vrisnin, do bënin menjëherë, pa kaluar as 8 ditë brenda. Por e mbajtën 8 muaj, i ofruan avokat mbrojtës, etj. Kështu që kot llap ti, o Kaloç. Kolonë e pestë e serbit.

  3. tr says:

    Emer i bukur . Dashnor. Ka lezet. Sa mire qe i dine historite. Ka nje te mire Dashnorja. Punon me vesh.

  4. ... says:

    shikoni hipokrizen e perrallave te ketij kalocit ose karucit,te gjitha keto emra qe jan denuar kan punuar ne ate kohe me italine pushtuese,prandaj enveri nuk duhet ti denonte por ti rradhiste deshmore qe bashkpunuan me pushtuesit fashist italiane,po mire enveri me doren e vet i vrau keta?apo kishte pjesen tjeter te popullit dhe shumicen mos gaboj,po perse kishte shumicen dhe keta heronjte e bashkpunimit me fashistet ishin shenjester?mos thoni qe ishin intelektual se te gjithe ishin matrapaze se un nuk di ndonje shqiptare shkenctar pershembull sote dhe jo me atehere,prandaj perrallat me heronj ata qe bashkpunuan me fashistet sot po mbaron,po greku pse i vrau bashkpuntoret e pushtuesve di gje njeri,apo edhe greku ishte diktature,po franca perse i vrau,po rusi,etj,sepse askush nuk e do tradhetarin pervec se ne shqiptaret,shikoni bustin e trapit zog dhe doi ta kuptoni se cfar populli jemi ne shqiptaret ,qe bota na mban se ekzistuarit vetem per inatin tone,sic ka thene mos gaboj edhe konica.

  5. Fagu says:

    O Dashnor shko ndrro emrin nje here pastaj mbushi faqet me interpretime dhe mashtrime.
    Abaz Omari ish ne krye te Ballit Kombetar o do e vriste ky Enverin ose Enveri ate. Ishte lufte o Dashnor nuk ish gallate. Legen burre. Pse se analizon ndryshe, surrat jot. Pse Abazi u be me nazistet kunder luftes se shqiptarve. Mashtrus ordiner je o DASHNOR.

  6. Taulant says:

    Kishte momente qe Balli e eleminonte shume kollaj Enver Hoxhen. Nje moment i tille ka qene pranvera e 1943 ne fshatin Shkoze/Sevaster te Vlores. Ato dite ne fshatin shkoze ishte mbledhur shtabi i Partise Komuniste Enver Hoxha dhe Mehemt Shehu. Ne fshat Enverin e mbronin rreth 20 komunist te armatosur. Hysni Lepenica me emisar te tjer te Ballit Kombetar nje mengjes te muajit Maj po shkonin ne Shkoz per te diskutuar me Komunistet per luften . Rruges disa km prane fshatit Shkoze takojn nje kryetar te zones nga Gorishti i Vlores quhej Shahin Nuredini patriot i madh. Ku po shkoni i pyet Shahini ? Jemi te ngarkuar nga Mithat Frasheri te diskutojm me udheheqjen e Partise Komuniste per te parandaluar luften civile ne Shqiperi i pergjigjet Hysni Lepenica. Me ke do flisni i pergjigjet Shahin Nuredini me Enver Hoxhen e Mehmet Shehun , dy anti shqiptar te regjur Serb,Bolshevik te shitur . Une kam 400 ushtar ketu afer me jepni urdherin dhe i eleminoj njeher e pergjithmon keta plehra anti Shqiptar . Hysni Lepenica nuk pranoj rezultati i hidhur varrosi Shqiperine per 100 vjet.

    1. Moisi Golemi says:

      Pirdh o pirdh, trap. Vetë Hysni Lepenica ishte komunist, ka qenë anëtar i grupimit komunist “Zjarri”. Por kur “Zjarri” u shkri dhe “Të rinjtë” goditën, ai u pozicionua kundër udhëheqjes së PKSH. Por deri në fund ngeli komunist, vetëm me ndryshimin se nuk puqej me idetë e udhëheqjes së PKSH, por si komunist fraksionist kërkonte rrugë tjetër.
      E ti gomar na thua përralla me mbret.

    2. eksperti says:

      kush sistem te mesoj te shkruash shqip,ai para 1945,apo ai mbas 1945,po qe realist duhet ta pranosh,kush nga dy sistemet ai para apo ai mbrapa 1945,se po te flasim per kete sistemin e sotem mbas 1991 gati 30 perqind e popullsise po i kthehet analfabetit te dikurshem me MBRETINNNN TONNN AHMET ZOGUUUUUNNNNN,

  7. Viro says:

    Enveri ka qene nje shpirt mut. Ata qe e justifikojne, Jane po aq kriminel si ai.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      qoftëlargun enver nuk e donte babai që e solli në jetë a e kuptoni dot kaq gjë? ..

  8. Zena says:

    Ka dy ceshtje shum te qarta dje dhe sot: E para __O enveri ja ka lujt fen rraces se HAMZAIT, e dyta __ose saliu qe vrau 3000 shqiptar (jo me doren e tij po me mllefin e strategjis se tij) ja lujti fen shqiptareve. Tani kaloci me grun ti studioj dhe ta lej nji testament per shqiptaret e lindur ne emigracion.

  9. baftjari says:

    O mik po cfar te duhen tani keto gjerate enverit ne skemi per te ngrene ti na shkruan cdo dite nga nje histori si keto

  10. dritani says:

    Kesaj i thone t’i biesh fizarmonikes me vesh. Do e besoja autorin e shkrimit nese ai do e shoqeronte me faksimile te pohimeve te tij nga dosja hetimore apo proces-verbaleve ne gjyq, ku te dilte se deri ne c’shkalle Omari ka bashkepunuar me fashistet e gjermanet.

  11. Lani says:

    Ore! Po ky Abazi kot ishte komandant ballistesh?! Nuk vrau njeri ky?

  12. Qifqiu says:

    Enveri mesoi nga francezet,te cilet pasi kapitulloi Hitleri pushkatuan me mijra colaboracionista franzez qe u ben me pushtuesin. Madje edhe prostitutat qe ishin pallu me gjerman u ndeshkuan.
    Enveri?
    Ka bo pak.
    Shifni sesa komb trathtaresh jan shqiptart.
    Shifini sot.
    Sikurse dje.
    Po amerika,mos kujto se i fak trathtaret a?
    Jo mor jo.
    N karrig elektrike i ul.

  13. Cifuti x says:

    Dulla paska qen tamom motherfucker..99ç mo.
    Po t ishte n amerik do ishte bo bosi me i suksesshem i mafjes aqsa Al Kapone apo Gotti do ishin ushtar t thjesht t zDull Komandanti.
    Dhe,pasi t sundonte mafjen atje,do hudhte kandidaturen per president dhe do zgjidhej ,dhe do ishte presidenti me i suksesshem i ameriks,dhe do pushtonte Rusin masanej..

  14. Fshatari pyet says:

    Nje pyetja kisha une nga fshati: fjala ”dashnor” cfare kuptimi tjeter ka, se ketej nga ana jone dashnor, i themi kurvar, dmth kurvarit, qe bredh pas femrave. Aman, me tregoni ndonje gje me shume apo me sakte, se jam fshatar e mund te mesoj ndonje gje ne kete kohe…
    Ky Enveri paska bere hatane, na thote dashnori i dashnoreve kaluçi a kulaçi, apo kolaqi, por per viktimat nuk thote asgje fare. Si e paskan vrare kete te urruarin, pa bere ”asgje”! Ja kete nuk e dija une, qe edhe kete e paska bere Enveri.

    1. shpjeguesi says:

      ja po ta them une qytetari,fjala dashnor nuk eshte vetem ai qe shkon mbas femrave,por edhe ai qe shkon mbas bythqimave,ky dashnori karuc apo kaqol mund te jete nga ata qe shkon mbas travestiveve,dhe sa per ngjarjen ne fjale enveri vriste kedo,dmth ngrihesh ne mengjes dhe fillonte pushkatimet se ashtu i pelqente,dhe te tjeret e pershendesnin,nuk me kujtohet dhe aq mire po duhet te ket ndodhur andej nga shkodra qe enveri ne nje menyre te fshehte beri nje arene gladiatoresh dhe i vinte njerezit te vriteshin me njeri tjetrin,po jo me shpate por me pistolete se i pelqenin dy luftimet si kauboj,kurse nje here tjeter vrau nje shqiptar qe kishte makin per ta grabitur,dhe pasi e grabiti dogji makinen per te mbuluar gjurmet,asnji nuk e di kete histori vetem une,po nje here tjeter hypi ne autobuz dhe po ben xhep ja ky enveri,nuk ishte vetem kriminel po ishte edhe grabites hajdut xhepash etj,enveri ishte edhe tradhetare shiti trojet qe zogu me heroizmin e tij i kishte mbledhur ne gjirin e shqiperise,enveri shiti norvegjine suedine ukrahinen ja shiti rusve,greqine ja fali ketyre grekeve te sotem,por kur shiti edhe palestinen kjo ishte per te vene duart ne koke,dhe mbas 1991 sollem saliun patriot dhe atdhetar qe i donte dhe i do shqiptaret me shume se zeni i tij filloje te kerkonte keto te gjitha keto tradheti qe enveri kishte bere gjate qeverisjes se tij,dhe ja arriti,nuk i dha naft armates serbe dhe kosova u be shtet, ( apo ishin amerikanet ata qe e ben shtet se nuk me kujtohet mire ),bashkoje gjermanite,grekut ja vuri kufirin tek thana serbit ja tregoi vendin qe mos kercenonte me shqiperine,amerika dhe europa u gjynjezuan perpara sali patriotit,nuk vrau dhe nuk denoi askend,pervec nja 3000 veteve ne 1997,denoi nanon,vrau te gjith rivalet e vete,vodhi cgjeti perpara hodhi nje fshat ne ere vrau ne 11 janar 2011 e me mira te tjera,por prap perpara enverit nuk ka bere asgje,enveri eshte fajtor edhe per vdekjen e 30 milion ruseve ne luften e dyte boterore,edhe per 6 milion cifutteve enveri eshte fajtor,pyesni kete karushin me lart po genjeva une,kurse per 11 shtatorin 2001 qe ndodhi ne amerike eshte nexhmia hoxha,ajo e organiziatoj se e kishte testament nga enveri,pasi helmoi se fundi edhe kinen me koronavirusin 19 vdiq e lumtur duke realizuar te gjitha testamentet e enverit,prandaj me pak fjale enveri eshte i keq jo vetem me shqiptaret por edhe me te gjithe boten,posht enveri tradhetar,dhe te rrojne ahmet zogu dhe sali berisha patriotet qe per kete vend vrasin veten.

  15. Safeti says:

    Ajo qe me ben pershtypje ne kete shkrim eshte se nga 5 intelektuale qe permenden 4 jane gjirokastrite dhe te kater jane vrare.

    1. Qania says:

      Nuk eshte aspak per t’u cuditur: sipas statistikave te Ministrise se Arsimit, ne vitin 1928 Gjirokastra kishte gjysmen e intelektualeve te Shqiperise.

  16. shqip says:

    Sa e ndyre që është kjo botë ! Gjithsesi ky Kaloçi shërben për diçka. Shërben sepse në 1000 gënjeshtra thotë edhe ndonjë të vërtetë. Aspekti i parë. Abazi na u kthye në Shqipëri, dhe që aty u lidh me idenë anti fashiste. Madje krijoi edhe grup nacionalistesh. Po autori pak më poshtë thotë : Në Tiranë, në një nga kinematë, u organizua një event I madh i Ballit. Pyetja ime është : Si ka mundësi të mbash një takim kaq të madh nën hundën e Fashos, Gestapos ? Ju sikur thoni që Abazi, Hyseni, Kadriu, Zenepi, Kola, Prenga, Marashi, paskëshin luftuar kundër okupatorit? Tjetër. Në Shijak thotë autori , u mblodhën forca të shumta nacionale. Dhe të gjithë këta ç’benin aty do thoni ju? Do luftonin kundër kollonave të fundit që po tërhiqeshin ? Jo . Ishin aty për ti dhënë një dorë “Gjermani nuk është okupator” , e të hipnin në ca kamionë për të dalë matanë. Gjithë këto vite kemi dëgjuar historira apo figura që janë dekoruar e glorifikuar nga politiqenet e Albani-stani-pa-zot. Që ta zbukurojnë pak mashtrimin, për të gjithë këta antishqiptare u servir akti heroik kundër okupatorit. Po finalja është estrade. Gati të gjithë rrinin në qytete, aty ku dhe pushtuesit kishin garnizonet e tyre, dhe të gjithë ju vunë pas gjermanit. Po me kë luftuan mo, me mullinjtë e erës? Po kjo ana tjetër, dmth krahu i majtë, kush i vrau, kush i spiunoi, kush i dogji ? A a a , këtu si kemi mirë punët Kaloç. Ndajeni mendjen se u bëtë gazi botës. E di çfarë? Thoni mor burrë që po. Ne, dmth ju, kishit ideal fashizmin, dhe të paktën e di që ke një bindje apo një kauz . Tani edhe të thuash që ishin patriot, edhe ti ulesh brekët e ti dorzosh kurorën e Skënderbeut xhuxhit të Italisë që u martua me princeshën e arrixhijve të Malit të zi, sikur vjen erë injorance. Këto dhe të tjera nuk pinë ujë fare. Enveri nuk mund të dënonte njeri vetëm, aq më tepër në 45 kur pushtetin nuk e kishte të konsoliduar. Nëse Enveri do bënte lojën “bëni si them unë, po mos bëni si bej unë”, i pari do dënohej vetë Enveri. Në çdo vend të përfshirë në luftë, pas mbarimit të saj dënimet i bënin ushtarakët. Madje në Francë e Itali, kundërshtarët viheshin pas një muri, dhe aty pa gjyq, pa sqarime ekzekutoheshin . Nuk do kalohej kaq lehtë. Të gjithë ishin skeduar që në kohën e luftës si pjesëmarrës në krime e vrasje, në spiunime e internime kundër popullit dhe aktivistëve në veçanti.

  17. Titi says:

    Kjo me kujton nje maksime amerikane se ideologjia (politike, fetare, etj.) mund ta beje vrases edhe engjellin.
    Asnje ideologji nuk eshte e vertete derisa e verteta eshte nje dhe ideologjite jane te shumta dhe shpesh diametralisht te kunderta.
    Kur nje njeri beson me fanatizem ne drejtesine e ideologjise se tij ai ne vetedijen e tij e justifikon plotesisht edhe vrasjen neqoftese ajo i sherben (sipas bindjes se tij) te mires se njerezimit ose fjales se profetit (Marksit, Muhametit a Jezuit).

  18. Patrioti says:

    Cfaredo perpjekje te beni per te rehabilituar organizaten e Ballit Kombetar, ajo ishte nje organizate kolaboracionistesh siç ishte qeveria e mareshallit Petaine ne France apo qeveria e Quisling ne Norvegji dhe fundi dihej.

  19. Me logjikë says:

    Me ligjikë dhe pa emocione.
    Enveri mori bursë nga qeveria.
    1.Ç’farë?
    2.Kush?
    3.Ku?
    4.Pse?
    5.Si?
    6.Kur?
    Po doni të gjeni të vertetën duhet t’i përgjigjeni
    6 pyetjeve më lart.
    Kush kontrollon të kaluarën,kontrollon të tashme dhe kush kontrollon të tashmen kontrollon të ardhmen.
    Enveri me ndihmën e Miladinit dhe Dushanit erdhi në pushtet.
    Ky fakt a kundërshtohet?Jo.
    Enveristët sot janë në pushtet Berisha Meta dhe Edi Rama të gjithë direkt të lidhur me Ramiz-Nexhmije-Enver.

  20. marku says:

    I pushkatoi Enveri apo ligji per bashkepunetoret e pushtuesit ? Sipas kesaj logjike i bie qe vetem ne malokeve duhej te na vriste,gjirokastritet kishin imunitet.Enveri ishte cfare ishte,por ishte burre shteti ku te gjithe ishin te barabarte psara ligjit,prandaj dhe e respektuan dhe e mbajten deri sa vdiq! Dhe mos thoni brockulla qe nuk e donim,e urrenim …jo or jo,e donim dhe na donte,na mungon sepse ishte “ilaci” yne,i popullit tone trim,trap e liridashes te cilin e zbriti nga pema,e lau e nderroi,i mesoi shkrim e kendim e i mbushi mendjen se ishte iliro-pellazg qe kishte luftuar ne shhekuj per liri?????!!!!!!

  21. sapa says:

    Dhe me e keqja se as ne Horizont nuk duket asnje lider qe ta udheheqe kete popull ashtu sic duhet as pas 30 vjetesh demokraci!

  22. Taulant says:

    Komentuesi Mosi Golemi:
    Hysni Lepenica ishte Komunist..
    ………………………………………………………………
    E ke shume gabim :
    Në fund të nëntorit 1942 Hysni Lepenica dhe Skënder Muço formuan çetën e parë nacionaliste të Vlorës me emrin “Shqiponja”. Pasi italianët bombarduan Tragjasin, tërhiqen nga Gjormi ku i presin çetat e Ballit Kombëtar t’udhëhequra nga Hysni Lepenica, dhe çetat komuniste nga Hysni Kapo, bashkë me rreth 800 fshatarë të krahinës. Italianët pësuan 80 humbje, përfshi kolonelin Franco Clementi. Çetat e Hysni Kapos i lanë pozicionet e tyre pa mbaruar luftimet, me 1 janar, duke mos lajmëruar as njerëzit e Ballit i lanë në vështirësi.
    …………………………
    Hysni Lepenica ishte nje patriot i vrare ne pabesi prej komunisteve ne Gerhot.

    Gabimi i tij dhe i shume ballisteve te tjer ishte se mendonin qe me Enver Hoxhen dhe Komunistet nuk duhet te perplasezhin.
    Ne vitin 1943 pothuajse e gjithe zona e Jugut te Shqiperis ishte me Ballin dhe Balli Kombetar shume leht e eleminonte Enverin dhe partin Komuniste . E thone perfaqesuesit Anglez ne Kairo qe mbulonin gjithe Ballkanin. Balli ne vitin 1943 humbi momentin per ti eleminuar derrat bolshevik. Ndryshimi midis derrave bolshevik dhe Ballit ishte se Balli mendonte per gjithe Shqiptaret ndersa derrat bolshevik donin te merrnin pushtetin duke shitur edhe gjysmen e Shqiperise etnike (Kosove,tokat Shqiptare ne Maqedoni plus Camerin).

  23. Pedro i ri says:

    Eshte e veshtire te ndahet me thike. Por shtresa e pasur e bejlereve duhet perveç privilegjeve te merrte edhe pergjegjesine ne situate lufte. Fakti qe nuk sakrifikoi por priti pa fund, i dha avantazh te tjereve. Te dy palet luftuan per pushtetin. Fitoi me i zoti ( mesim per te ardhmen )

  24. Stafa says:

    Nuk duhet gjykuar me emocione politike (zaten ne shqiptaret e kemi ne gjak politizojme cdo bisede madje dhe ato te rutines se perditshme).
    Pas luftes Enveri ne udheheqjen e shtetit shqiptar nuk ishte mbret qe mund te shpallte dekrete per te falur jetet ose burgjrt e atyre qe detyrimisht do te dilnin ne gjyqe, qofshin ata edhe kushurinj e miq te tij.
    Enver Hoxha pas lufte u gjend ne nje lufte te eger per pushtetin qe jugosllavet donin t’ia jepnin Koci Xoxes. Ajo ishte nje lufte jo vetem per pushtet por edhe per koken e tij ne te cilen ate e ndihmoi “fati”, prishja e marredhenieve te Titos me Stalinin, qe i dha Enverit mundesine te shpetonte nga kurthi jugosllav.
    Do te ishte mendjelehtesi e pabesueshme te mendohet se Enveri, ne ato rrethana, dhe perballe idealizmit te mases komuniste, mund te jepte porosi ose se mund t’i degjoheshin porosite e tij per te shpetuar kushurinjte, farefisin, shoket e miqt e tij.
    Ne ate kohe Enveri nuk ishte “mbret”, sic u be nga vitet 60-te, por vetem nje primum inter pares (i pare midis te barabarteve) ne udheheqjen komuniste te Shqiperise. Duhet kuptuar edhe se ne ate kohe Enverit vete i dridhej toka nen kembe.
    Ai ishte mjaft i zgjuar per te kuptuar se veprime te tilla do te komprometonin figuren e tij, qe atij si cdo sunduesi, i duhej te krijonte si njeri i drejte e si baba i kombit per te cilin gjithe qytetaret ishin te barabarte para ligjit

  25. mir says:

    mark leshi te çofte Zoti ne Kore te veriut me shume shoke si ty tru shperlare ,ne se ne ate kohe e kemi dashte te gjithe dihet pse , minimum mund te shkoshe 7 vjete ne burg , e nuk i dihej se kur do te dalesh , por ta duash edhe sok ate kriminel Anti Krsht i thone te jeshe kumplet i semure menderisht

  26. Po says:

    Me fal po ne fillon te shkrimit thuhet qe koka I Mungonte njerit. Ne fund thote qe Koken ua prene te gjitheve……

  27. Ymeri says:

    Ky abazi ISH nje plangprishes, nje kumarxhi e shpirtkazem qe i torturonte bujqerit e tij.

    Kur ju be gjygji i dolen gjithe krimet e rahjet e keqtrajtimet qe U kish bere bujqerve dhe me pas si ballisti kriminele.

    Keta ishin pasaniket e Para Clirimit, me shkolle franceze Po me botkuptimin e mentalitetin feudal mesjetar.

    Keta ishin ai brez i pasanikeve te Para clirimit “elitäre e intelektuake ” perendimore qe nuk besonin dhe nuk pranonin ne asnje menyre qe dhe bijte e popullit te thjeshte te kishin te drejtat, qe dhe ata te shkolloheshin e te Emanzipoheshin.

    Kur e pane qe Po U reshqiste toka nen kembe, per te ruajtur pozitat e tyre feudale nuk U penguan te bashkoheshin dhe me Pushtuesin e te benin krime ndaj Popullit te tyre Si keta intelektuake qe krijuan ballin e Kombit, organizaten tradhetare Terroristen qe i lau duarte me gjak shqiptari.

    Ky abazi avokat me shkolle franceze. Cdo i kish ndodhur ne France pas Lufte per koolaboracionin e tij me nazi-fashiste. Na e thote dashloqja.

    Ky dashloqja dhe gjithe keta komentues injorante ketu nuk e dine qe keta intelektualet balliste te vetmen gje qe nuk Mund TA pranonin qe:
    Qe bijte e popullit te varfer, qe fukaraje te ngrihej e te kish te drejtat shkolle etj si ata vete. Ata me cdo kusht tentuan te rruanin pozitat e tyre qofte dhe Duke bashkepunuar me nazi-fashiste e Duke bere krime te panumerta ne popullsise e tyre.
    Si ky abazi pushti krimineli.

    Keta komentues te pyesin gjyshet e tyre , cfare Kane qene Para Clirimit?
    Me siguri fshatare te varfer, te semure e analfabete, sic qe 95% e popullit shqiptar

    Pastaj te mendojne Kur shkruajne ketu e duan te mbarojne abazin APO shoket e tij kriminele.

    Enveri nuk e vrau abazin.
    Abazit Ju bei gjyq i rregullt dhe per pjesemarrje ne krime U denua me vdekje nga gjygji i Popullit .

    Me koke Pa koke Jane pralla me mbret.

    Le ti Bejne proven e DNA TA verifikojne qe abazi sqe abazi.

    Pas 70 vjetesh …

    Ndihmoni tu gjeni djemte e humbur te nenave keto e 30 vjet te fundit e Lini keta feudalet kriminele.

  28. Durrsaku says:

    Derisa Enveri nxirrte para ligjit edhe te afermit e tij kjo do te thote se kishte principe e kerkonte te krijonte SHTET…Me kohe historia trsnsformohet me gjykim te djathte a te majte po fakti eshte se ishim vend feudal,analfabet i mjere…..Pas lufte arritem deri aty sa i dolem kundra dhe vete Bashkimit Sovjetik,qe i perkulej gjithe lindja e i trembej gjithe perendimi..
    Per Enverin ekzistonte vetem Shqiperia e asnje lloj emri e fuqie nuk kishte vlere….

  29. Atdhetari says:

    Ky abazi ISH nje plangprishes, nje kumarxhi e shpirtkazem qe i torturonte bujqerit e tij.

    Kur ju be gjygji i dolen gjithe krimet e rahjet e keqtrajtimet qe U kish bere bujqerve dhe me pas si ballisti kriminele.

    Keta ishin pasaniket e Para Clirimit, me shkolle franceze Po me botkuptimin e mentalitetin feudal mesjetar.

    Keta ishin ai brez i pasanikeve te Para clirimit “elitäre e intelektuake ” perendimore qe nuk besonin dhe nuk pranonin ne asnje menyre qe dhe bijte e popullit te thjeshte te kishin te drejtat, qe dhe ata te shkolloheshin e te Emanzipoheshin.

    Kur e pane qe Po U reshqiste toka nen kembe, per te ruajtur pozitat e tyre feudale nuk U penguan te bashkoheshin dhe me Pushtuesin e te benin krime ndaj Popullit te tyre Si keta intelektuake qe krijuan ballin e Kombit, organizaten tradhetare Terroristen qe i lau duarte me gjak shqiptari.

    Ky abazi avokat me shkolle franceze. Cdo i kish ndodhur ne France pas Lufte per koolaboracionin e tij me nazi-fashiste. Na e thote dashloqja.

    Ky dashloqja dhe gjithe keta komentues injorante ketu nuk e dine qe keta intelektualet balliste te vetmen gje qe nuk Mund TA pranonin qe:
    Qe bijte e popullit te varfer, qe fukaraja te ngrihej e te kish te drejtat shkolle etj si ata vete. Ata me cdo kusht tentuan te rruanin pozitat e tyre qofte dhe Duke bashkepunuar me nazi-fashiste e Duke bere krime te panumerta ne popullsine e tyre.
    Si ky abazi pushti krimineli.

    Keta komentues te pyesin gjysherit e tyre , cfare Kane qene Para Clirimit?
    Me siguri fshatare te varfer, te semure e analfabete, sic qe 95% e popullit shqiptar

    Pastaj te mendojne Kur shkruajne ketu e duan te mbarojne abazin APO shoket e tij kriminele.

    Enveri nuk e vrau abazin.
    Abazit Ju bei gjyq i rregullt dhe per pjesemarrje ne krime U denua me vdekje nga gjygji i Popullit .

    Me koke Pa koke Jane pralla me mbret.

    Le ti Bejne proven e DNA TA verifikojne qe abazi sqe abazi.

    Pas 70 vjetesh …

    Ndihmoni tu gjeni djemte e humbur te nenave keto e 30 vjet te fundit e Lini keta feudalet kriminele.

  30. Fshatari falenderon says:

    @shpjeguesi
    Te faleminderit per shpjegimet e zgjeruara, qytetar i nderuar. Pothuajse edhe une keshtu e kisha mendimin, por nuk kisha guxim, te shprehem ne menyre kaq te plote, mbasi kisha druajtje nga keta pasardhesit e ”viktimave” te Enverit, se mund te me suleshin e versuleshin si egersira…Po cfare them edhe une! Ata nuk kane bere asgje per ate, qe i ka vrare, une nuk bera ndonje gje, veçse, siç shkruan nje komentues me siper, ky qejfliu duhet ta ndryshoje emrin. Nuk ka lezet te mbaje nje emer te perdale, te perfolur dha aspak te kendshem, ndersa na tregon perralla interesante…
    Ore, po cfare paska qene ky njeri? Ka vrare engjej, nejrez te pafajshem, njerez te shkolluar, intelektuale, njerez te farefisit te tij. Lere pastaj, kur te na shkruaj per ato, qe thua zotrote, do e mbushe gazeten me aktet e tradhetise, shitjen e trojeve te Shqiperise, por edhe te Turqise, Maqedonise, te Ukraines, Palestines, Kines, Laosit, Bangladeshit etj. Ja, qe ky dashnori, qe per mua e ka emrin kurvari, na paska thene gjera te reja, sekrete nga arkivi, te padegjuara dhe te panjohura deri me sot.
    Mbase e ndihmojme, duke i propozuar ta nderroje kete emer, qe bie erë.
    ”Shpjegues”, te faleminderit edhe nje here. Shendet e te mira te urjome ne nga fshati dhe e dhente Zoti, te lexojme lajme te gezueshem ne te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje