35 vjet më parë: Vdekja e Enver Hoxhës, në dy dimensione, kohore dhe hapësinore

11 Prill 2020, 14:55Dossier TEMA
35 vjet më parë: Vdekja e Enver Hoxhës, në dy dimensione,

Nga Armand Plaka

Meqenëse jam mësuar të punoj me kalendar historik, pa dashur të politizoj asgjë, po sjell në vëmendje thjesht si kuriozitet historik, dy materiale që na vijnë nga kohë të ndryshme, njëri nga bota perëndimore dhe tjetri nga ajo ish-lindore.

I pari është një artikull i botuar në një gazetë socialdemokrate holandeze me rastin e vdekjes së diktatorit shqiptar, botuar më 12 prill 1985 dhe tjetri i takon një libri në gjuhën çeke, botuar në Pragë vitin 1951, ku shihet qartë edhe biografia e Enver Hoxhës, i renditur ndër komunistët më me emër të kohës në botë (shumë prej të cilëve ishin në pushtet në të ashtuquajturat „Demokraci Popullore“ ) përkrah Stalinit, Mao Ce Dunit, Wilhelm Pieck-ut (komunist gjermanolindor), por edhe liderit të komunistëve grekë, Zahariadhis, si dhe kreut të komunistëve francezë, Torez Morice dhe Palmiro Togliatit, ish-lideri i komunisteve italianë.

Të dyja materialet vijnë nga kohë të ndryshme, por edhe këndvështrime të ndryshme, duke e trajtuar Hoxhën në rastin e parë, në gazetën holandeze si „Stalinisti i fundit në Europë“ dhe në tjetrin si „udhëheqës i madh komunist“ e duke iu përmbajtur kësisoj modelit të CV-së zyrtare të tij, ku s‘do mund të gjeje asnjë gjë ndryshe nga ajo që propaganda zyrtare në Shqipëri e paraqiste atë.

Më vonë edhe ish-lindorët (madje edhe persona që gjendeshin në një listë me të si stalinistë të zellshëm) dhe shtypi i tyre në unison, do ta akuzonin atë për „stalinist“, ndërsa disa të tjerë do shfaqeshin më të rezervuar ( rasti i Koresë së Veriut) dhe thjesht do njihnin një periudhë të gjatë ftohje, pa e akuzuar hapur.

Sidoqoftë, duhet thënë se shumë elementë të CV-së së tij ishin të panjohura edhe për vetë mediat perëndimore dhe ata në shumicën e rasteve nuk thelloheshin të gërmonin në guvat e së djeshmes së diktatorit shqiptar.

Gjithashtu, në një tjetër material, po në mediat holandeze, i kushtohet në pak radhë vëmendje edhe refuzimit që lidershipi koumunist i Tiranës i bënte ngushëllimeve zyrtare që vinin nga Moska për ish-liderin komunist shqiptar.

20 komente në “35 vjet më parë: Vdekja e Enver Hoxhës, në dy dimensione, kohore dhe hapësinore”

  1. Cudia says:

    Plera!!! Shkaterroi nje komb te tere per mireqenien e tij. Mjere ata qe vuajten dhe qe akoma nuk dine ku kane eshtrat e njerezve te tyre.

    1. gazetari është i gabuar says:

      Po keta të tahmit?

  2. mendimi says:

    Shiko! Shkruani, por mos shtoni dhe pakesoni asggje ne qoftese doni te nei njerez te se vertetes. Mbaj lexova me larte per disa udheheqes te demokracive popullore, pse e ka vendosur ne thonjezea shkruesi, kete s’e kuptova, por me kujtoet qe radhitja e Toliatit ka nje te pa vertete. Per te mos me kundershtuar mua, ju rekomandoj te lexoni librin e Enver Hoxhes: “Mbi divergjencat e Toliatit me ne”, fjala eshte per Palmiro Toljatin. Kaq per sot.

  3. Shqiptari says:

    Rrespekte per burrin dhe atdhetarin me te madh te kombit ton ENVER HOXHEN , qe i tregoi vendin i shtypi koken tradhtarve kolaboracionisteve dhe bashkeputorve te sherbimeve te huaja qe luftonin kunder SHQIPERIS dhe shqiptarve , kunder kombit ton , lavdi burrit me te madh te kti kombi qe beri zap sa ishte gjall te ter mashtruset hajdutet dhe zagaret e kti vendi , lavdi burrit te vetem qe e mori SHQIPRIN nga vend zejtar e feudal dhe ngriti nga Aja tek ZHja , e beri SHQIPERIN shtet modern evropian me nje industri gjigande , me universitete dhe shkoll te mesme te detyruar , me spitale falas me nje elektrifikim gjigant dhe me nje mbrojtie te pa par ndonjeher ne kte vend nga koha SKENDERBEUT , lavdi kti burri Shteti te cilit i dedikohet egzistenca e kti vendi , lavdi kti burri shteti qe na futi ne pun te ter ne SHQIPTARVE pa perjashtim , edhe sa ishte gjall na edukoi me dru dhe dhun siç e meritonte ky popull qe sot esht hap bythesh komplet dhe esht ber turpi botes. Ky ka qen burri me i fort ne te ter historin e kti populli nga andertalet , se vetem ky e beri bashk me dhun per nje her te vetme ket popull dhe i dha dinjitetin qe ky brez sot nuk e meriton , i dha dinjitetin qe ky popull qafir sot nuk e meriton . LAVDI udheheqsit legjendar ENVER HOXHES.

    1. Kerkushi says:

      Pasojat e “shtetit” te Enver Hoxhes i shohim sot ne formen e nje populli dele – paforme e pa dinjitet.

      1. katarakti says:

        Jo. Jo. Populli në shumicen e tij eshte nê rregull. Dhe nuk eshte fare dele. Ka shume më teper mundesi qe të jesh ti një kërriç.

        1. Kerkushi says:

          Ti kakarakti, apo kar-akakti i bie te jesh dashi i kopese, apo zagari i bariut, ose ne fund te fundit delja shefe e propagandes se kopese.

      2. Realisti says:

        Shume e sakte! Keta qe mbrojne Hoxhe pleren ose jane keta PDistat ish komuniste ose ata qe ju dogj enderra te beheshin komuniste me 1990en. Saliu, ish kuadri i ri iPPSH mori ne qafe nje popull te tere per 30 vjet te tjere.

  4. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    hiqeni fitiren e ketij sumqiri turk……………cmenduri,sunitet kane nostalgji per nje gjaxor qe i shkerdheu e masakroi per 50vjt!

  5. @ says:

    Ti qe je mesuar te punosh me “kalendare” (historike) ne fakt je jasht hapesires dhe kohes..

  6. Ballisti says:

    Rrespekte burrit me te madh te kohrave te kombit ton , udheheqsit dhe atdhetarit me te madh te kti vendi , qe ky popull nuk e ka meritu , ky popull meriton alabak si saliu , luli , edi , iliri , muli , zhozi ,dhe shum e shum mistra qe tregojn surratin e vertet te kti populli gabel pa din e iman , qe sot i thur lavdi tradhtis komtare , kurvllikut , hajdutllikut , droges , krimit mashtrimit dhe maskarallikut , ky popull qe adhuron degjenerimin se e majn per modernizem , LAVDI ENVER HOXHES qe e pruri zoti ne kto troje ne momentin e duhur me mision qe te egzistonte ky vend , per hir te shum brezave me par qe kishin dhen jeten ne ter historin e shkuar per kto troje , lavdi Enver Hoxhes qe i shtypi koken tradhtarve bashkepuntorve te nazifashizmit dhe mashtrusve hajdutve dhe maskarenjve te kti vendi per 50 vjet , lavdi kti burri shteti qe e beri SHQIPERIN me nje brez te lavdishem qe ne at koh i besonte dhe e ndiqte nga pas , ngriti uzina fabrika kombinate e mori kte vend komplet 99.99 perqind analfabet dhe i beri te ter SHQIPTARET me shkoll te mesme me detyrim dhe profesionist ne shum fusha te jetes , na beri europian me dinjitet si popull te ndershem dhe korrekt siç duhet te ishin dhe sot SHQIPTARET , qe ne te vertet kan shku ne identitetin qe kishin ne kohen e zogut . Lavdi ENVER HOXHES ish udheheqsit me te madh dhe ish udheheqsin me te bukur ne bot si pas fjaleve te drejtorit te RAI UNOs , thenie ne momentin kur vdiq Enver hoxha .

  7. Adi says:

    Plotesisht dakort me ** Shqiptarin**,shiko sot ..gjonmarkun..mark..markun…tit vacilokun..duan te rebelohen..ne kete kohe ku infermiete, mjeket dhe shume te tjere po luajn me vdekjen….a nuk eshte ti rrasesh brenda per tradhti ndaj atdheut..pedagog dhe mjek me profesion..e cfare dreqin jane po prape tradhtar jane….te jene c te duan me shkolle e profesor..po kundershtove ligjet e shtetit dihet cfare te pret….kete bere Enver Hoxha…u preu gjuhen atyre qe kundershtonin

  8. RROFTÈ HASHIM THAÇI ?????? says:

    RROFTË KOLLOSI ENVER HOXHA i LAVDISHËM !!!

  9. Albanian till I die says:

    Enver Hoxha nuk lind nena me….pa i hequr te keqiat qe pati, Enveri ishte shume me shqiptar se sa keta maskarenjte e 30 viteve te fundit.. nuk tallej njeri me shqiptaret kur ishte ai gjalle, sistemin e mbrojtjes e kishim nje nder me te miret ne bote, ushtria po ashtu, spitalet falas, me doktore te kualifikuar jashte, arsim fantastik,rend edhe ligj perfekt, zhduku analfabetizmin, elektrifikoi gjithe vendin,..etj etj etj…me thoni ça kane bere keta plehrat per 30 vjet te ashtu quajtura demokraci????????…Rrespekte Komandantit legjendar shokut Enver Hoxha…RIP

  10. Ai nuk ishte prej balte qe ti ja beje formen si te doje.Ai ishte i zoti te te jepte formen ty qe nuk dije kush ishe jo te jepje mend.Sot te gjithe dine dhe te gjithe jane te mencur.Puno dhe baje ate vend me te mire se e gjete kjoo eshte moto e mire per cdo njeri.Nuk tundet mali se fryne ere e forte.Ne po e shikojme si vene punet dhe nuk eshte lehte.Shpresojme qe gjeja me e mire eshte boll me te shara e duke gjetur fajtore.Rrofte Shqiperia ime dhe shqiptaret.Pershendetje

  11. Vlora 9 says:

    Historia kombëtare Shqipetare ka nxjere shume burra shteti por pas Enver Hoxhes vjen Skenderbeu

  12. mir says:

    per ju qe keni nostalgji per njeriun ndoshta ma te poshter te botes uroj qe te jetoni ne Kore ,nuk ju pelqen sigurisht?? nuk ja vlen te shkruash ma gjate fare e keqe …

  13. Durrsaku says:

    Per koloset fjalet jane pak.Lavdi vepres se Enverit.Kush erdhi pas tij jane vetem hijet e hienat e Shqiperise.

  14. lisi says:

    ENVER HOXHA MBETET DERI SOT ATDHETARI,TRIMI E BURRI ME I ZGJUAR QE KA MXJERRE KOMBI YNE!
    LAVDI E PERJETESHME !!!

  15. fteri says:

    Trimi Enver Hoxha i doli ball për ball luftës antifashiste nac-çlirimtare ,mbathi opingat doli malit dhe fitoi luftën bashkë me popullin ,ndërsa Frikacaku mbreti Zog-parë u mblodh si kërmill ,iku si tradhtar e hajdut ,duke lënë shqiptarët në grykë të zjarrit topit fashist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje