Durrës, 1916. E bujshme: Kur austriakët emrin e Perandorit të tyre Franz Josef I e shqiptarizonin në... Frano Zefi I!

11 Prill 2020, 09:01Dossier TEMA
Durrës, 1916. E bujshme: Kur austriakët emrin e Perandorit të

Nga Thanas Mustaqi

Po postoj një shpallje dygjuhësh (gjermanisht-shqip), për mendimin tim, të bujshëm, të komandës se Durrësit të ushtrisë austro-hungareze, ku bëhej e ditur se “Madhnia e Tij Imperatori i Austriës e Mbreti Apostolik i Ungariës FRANO ZEFI I. Me nderim t’ posaçem pranoj “Bessen” dhanun para Loyalitetit e më detyroj shum, popullit, me i paraqit bekimet e Tija”.

Bien në sy dy fakte interesante që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën shqipe dhe me teorinë e përkthimit.

Është e habitshme që austriakët emrin e Perandorit të tyre Franz Josef I (1830-1916), që në shqipen e sotme do të transilterohej Franc Jozef, ia “shqiptarizuan”, duke e përshtatur në… Frano për Franc dhe, në trajtën e shquar, Zefi për Jozef!

Së dyti, fjalën shqipe “be[s]së” në tekstin origjinal e lanë në shqip dhe nuk e përkthyen.

Kjo shpallje publike / botore ka të bëjë me besnikërinë që disa krerë shqiptarë i shprehën Vjenës dhe për këtë arsye ai falënderon të gjithë popullsinë vendase. Për kureshtje, Perandori “ynë” Frano Zefi I vdiq pas disa muajsh, në muajin nëntor 1916.

Po ashtu bie në sy se, nëse në gjermanisht, në fund të shpalljes “K. u. K. Stationskommando Durz: Oberst v. Farkas” kemi toponimin Durc (Durrës), në versionin shqip (P. e. M. Stationskommanda e Durrësit. Oberst v. Farkas) kemi Durrës dhe jo Duraco (Durazzo) siç shkruhej italisht dhe në dokumentet e tjera origjinale austro-hungareze.

Kam zbardhur tekstin origjinal në shqipen e vitit 1916, përshtatjen në gjuhen e sotme / standarde dhe tekstin origjinal gjermanisht.

Teksti shqip i shpalljes austriake:

“Madhnia e Tij Imperatori i Austriës e Mbreti Apostolik i Ungariës FRANO ZEFI I. Me nderim t’ posaçem pranoj “Bessen” dhanun para Loyalitetit e më detyroj shum, popullit, me i paraqit bekimet e Tija. E Nalta Mirëdashtsia e Imperatorit e Mbretit Apostolik t’onit, do të bahet me ditët gjith kah. P. e. M. Stationskommanda e Durrësit. Oberst v. Farkas”

Përshtatja në shqipen e sotme:

“Perandori i Tij i Madhërishëm i Austrisë dhe Mbreti Apostolik i Hungarisë Franz Josef I pranuan me mirësjellje shpalljen e besnikërisë të bërë me rastin e njoftimit të Besës dhe më udhëzoi të paraqisja bekimet e tij për të gjithë njerëzit. Dashamirësia më e madhe e Perandorit tonë dhe Mbretit Apostolik shpallet në të gjitha anët. K. u. Komanda e Stacionit K. Durz: Kolonel von Farkas.”

Teksti gjermanisht në origjinal:

“Seine Majestät Kaiser von Oesterreich und Apostolischer König von Ungarn Franz Josef[ph] I. hat die anlässlich der Bessa-Verlautbarung dargebrachte Loyalitaetskundmachung huldvollst entgegen genommen und mich beauftragt Allerhoechst seine Segenwünsche dem ganzen Volke

bekannt zu geben. Das Allerhöchste Wohlwollen unseres Kaisers und Apostolischen Königs wird hiemit allseits bekannt gegeben. K. u. K. Stationskommando Durz: Oberst v. Farkas”.

Sondi historik

Në ndjekje të ushtrisë serbe hynë në Shqipëri, në janar 1916, ushtritë austro-hungareze. Ato pushtuan, me radhë Shkodrën, Tiranën, Elbasanin dhe në shkurt Durrësin ku ndeshën me një brigadë të ushtrisë italiane, të cilën qeveria e Romës e kishte dërguar atje muajt e fundit jo aq për të ndihmuar ushtrinë serbe gjatë tërheqjes, siç u tha publikisht, se sa për ta pasur edhe Durrësin, për çdo rast të papritur në dorën e saj. Në Elbasan forcat austro–hungareze u takuan me ato bullgare që kishin pushtuar këtë qytet në mesin e shkurtit. Prej Shqipërisë së Mesme një pjesë e trupave austro-hungareze zbriti në jugperëndim dhe qëndroi në krahun e djathtë të derdhjes së Vjosës, ku u vendos vija e frontit me ushtrinë italiane. Kolona të tjera arritën në jug të Beratit dhe u shtrinë deri në Pogradec.

Franz Jose[f]ph I (18 gusht 1830 – 21 nëntor 1916) ishte Perandori i Austrisë, Mbreti Apostolik i Hungarisë, Mbreti i Bohemisë dhe monark i shumë shteteve të tjera të Perandorisë Austro-Hungareze, nga 2 dhjetori 1848 deri në vdekjen e tij. Në periudhën 1 maj 1850-24 gusht 1866 ai ishte gjithashtu President i Konfederatës Gjermane. Ishte perandori me mbretërimin më të gjatë i Austrisë dhe Mbreti i Hungarisë, si dhe monarku i katërt me mbretërimin më të gjatë të çdo vendi në historinë evropiane, pas Luigjit (Louis) XIV të Francës, Johanit (Johann) II të Lihtenshtajnit dhe Elizabetë (Elizabeth) II të Bratanisë së Madhe, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, në rendin kronologjik në zbritje.

7 komente në “Durrës, 1916. E bujshme: Kur austriakët emrin e Perandorit të tyre Franz Josef I e shqiptarizonin në… Frano Zefi I!”

  1. Moisi Golemi says:

    Ku është e bujshmja këtu?? E thërrisnin Frano Zefi, që t’u ëmbëlsohej shqiptarëve e t’u dukej si baba. Kjo është taktikë e njohur. Edhe përpara se të na pushtonte gjermani, gazetat shqiptare u mbushën me artikuj sikur Hitleri paska thënë se “rraca ime e preferuar janë shqiptarët, etj”. Ose për Duçen se ai i kishte shqiptarët shumë për zemër dhe donte t’i rikthente në lavditë e vjetra e t’i bënte sundues të Ballkanit. Vetëm gomerët i hanë këto lloj ferrash.

  2. Pirro says:

    Nuk e di ishte mire qe e perzume Princ Vidin apo jo. Po ta kishim mbajtur nuk do ishim kercenuar nga pushtimet e huaja deri ne fund te Luftes se dyte boterore dhe pastaj e rrezonim me pas, ashtu si bene edhe greket me mbretin e tyre.
    Mbreti grek, nuk eshte vertet mbret grek. Greket e pranuan si te tille per te shpetuar fatet e Greqise. Ne te vertete Xhorxhi I ishte princ danez i lindur ne Kopenhagen. Ai u pranua si mbret nga greket ne vitin 1863, kur Greqia kishte shume probleme edhe ne arenen nderkombetare. Princi danezGeorge I, i pranuar nga greket si mbret ishte vellai i mbretereshes Aleksandra te Anglise, pra ishte kunati i Eduardit VII ( djale i Mbretereshes Viktoria).

    1. i relaksuar says:

      Mbreti i pare i Greqise 1832-1862 ishte Otto, princ gjerman (bavarez) i familjes Witelsbach, qe e vendosen Fuqite e Medha. Mbas largimit te tij ne 1863 u vendos Gjergji (George), princ danez i familjes Glucksburg, pasardhesit e te cilit vazhduan te jene monarke te Greqise deri ne 1973 kur u vendos Republika.

    2. VFLP says:

      Princ Vidi eshte i akuzuari kryesor per Protokollin e Korfuzit ne 1914-n. Ai u korruptua dhe mori leke nga greket dhe firmosi nje protokoll dypalesh me greket, ku njihte Autonomine e Epirit te Veriut – dmth te Toskerise (hap i pare ky per aneksim pastaj nga Greqia). Ky veprim krijoi nje irritim dhe kundershtim te madh ne rrethet patriotike shqiptare dhe Vidi qe nga ai cast u largua nga Shqiperia dhe nuk u kthye me kurre. Pas disa muajsh u firmos Protokolli i Firences (trepalesh, midis Shqiperise, Greqise me garancine e Italise), i cili e quante te pavlere Protokollin e Korfuzit dhe detyronte Greqine te njihte teresine territoriale te Shqiperise se 1913-s!

  3. i revoltuar says:

    Amon kush eshte ai kokerr debili qe gjoja ka bere kete “pershtatjen ne shqipen e sotme”!? A zot, sot gazekaret e gjuhekaret tane jane nje tufe injorantesh dhe budallenjsh.
    Neveri!

    1. katarakti says:

      Po çfare nuk të ka pelqyer në pershtatjen në shqip që ka bere autori?! Para se të shash dhe të mallkosh gjithe dynjane perpiqu edhe ti tê besh ndonje punë të mire. Sado e vogel qoftë. Në vend që të lehësh kot si qen.

      1. i revoltuar says:

        Mbylle halen more karagjoz injorant!!! Mjafton te kesh mbaruar filloren (natyrisht para 1990-s) dhe te kuptosh se “pershtatja ne gjuhen e sotme” eshte nje neveri gjuhesore!
        More vesh more ANALFABET!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje