Kush e poshtëroi më shumë Kosovën?

20 Prill 2020, 11:37Rajoni TEMA

Shënime në kohën e pandemisë: Mbi pacientët e Kosovës në spitalet e Beogradit dhe diçka për “testet serbe” të koronavirusit.

Nga Enver Robelli

Një deputet sot i ra alarmit. Mediat e cituan me këto fjalë deputetin Ali B.: “Ministrisë së Shëndetësisë po i bie maska, na poshtëroi duke pranuar teste dhuratë nga Serbia”. Mirë, i nderuar deputet, po e pranojmë që Lëvizja Vetëvendosje e “poshtëroi Kosovën” (citat nga fjala juaj, zoti deputet i partisë me shkurtesë me tri shkronja). E “poshtëroi”, sipas jush, sepse i pranoi disa teste nga Serbia për koronavirus.

Menjëherë duhet thënë këtë: bashkëpunimi me autoritetet serbe edhe në kohën e pandemisë është delikat për Vetëvendosjen si parti që me vite të tëra ka thënë se do të ndërtojë një “Mur Kinez” mes Serbisë dhe Kosovës dhe shef i pikës kufitare në Jarinje do të emërohet ndonjëri nga këta aktivistët e sertë të VV-së nga Tirana, i cili do të zgjohet çdo ditë në orën 04:45 për ta hekurosur flamurin kombëtar, kuq e zi, me shkabën dykrerëshe, dhe do ta pastrojë tabelën me mbishkrimin “Mirë se vini në Shqipëri”.

Kur ka qenë në opozitë edhe VV shpesh i ka hipur kalit mbrapsht. (Ose gomarit). Bile kur shefi i partisë me shkurtesën me tri shkronja, pra shefi juaj, zoti deputet, njëherë në Kuvendin e Kosovës i shërbente – me gjasë – me raki kolegët e tij dhe të VV-së, edhe disa liderë të VV-së e kapën gotën.

Por, zoti deputet i partisë me shkurtesë me tri shkronja, a bën t’ju pyesim:

– A është poshtërim i Kosovës trajtimi i pacientëve nga Kosova në spitalin e Beogradit? (Mijëra e mijëra pacientë nga Kosova që nga viti 1999, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë më 2008 vërshojnë Beogradin për t’u shëruar. Në oborrin e Qendrës Urgjente të Spitalit të Beogradit nganjëherë ta merr mendja se je në pazar të Prishtinës).

– Zoti deputet, a nuk është ky poshtërim? (Zoti deputet, shqiptarët e Kosovës po trajtohen në Beograd për shkak se partitë që kanë qeverisur Kosovën nga viti 1999 kanë dështuar të ndërtojnë një sistem deri diku të pranueshëm shëndetësor në Kosovë).

– A nuk është poshtërim, zoti deputet, që në Kosovë kanë marrë tenderë shefat e nëntokës serbe në veri të vendit?

– A nuk është poshtërim, zoti deputet, që partitë e “krahut të luftës” e kanë vjedhur aq shumë Kosovën, saqë sot gjen punëtorë ndërtimtarie nga Kosova edhe në kantieret e Beogradit?

– A nuk është poshtërim, zoti deputet, që shefi juaj është takuar me Millan Radojçiqin?

– Zoti deputet, Millan Radojçiqi është shef i bandave në veri të Kosovës. Shefi i partisë me shkurtesën me tri shkronja, pra shefi juaj, zoti deputet, është kacafytur në mënyrë verbale me kryetarin e shtetit (të Kosovës) se cili e ka më jaran Millan Radojçiqin.

Zoti deputet, mund ta shani, mallkoni, etiketoni Lëvizjen Vetëvendosje, por mos harroni që kjo parti e ka marrë pushtetin para afër 70 ditësh. Për mbi 7000 ditë në të kaluarën pushtetin e kanë pasur PDK, LDK, AAK… A bartin këto parti pak përgjegjësi për gjendjen në sektorin e shëndetësisë? Pse ende qytetarët e Kosovës, nga Peja në Kamenicë, për një injeksion shkojnë në Shkup, Tiranë apo Beograd?

Që Kosova nuk ka sistem shëndetësor të mirë, ky nuk është faji i Lëvizjes Vetëvendosje. Do të jetë faj i VV-së nëse pas 4 vitesh në pushtet ajo nuk do ta përmirësojë gjendjen në sistemin shëndetësor. Nëse do të korruptohet. Nëse do të bëhet parti si PDK, AAK, LDK. Tani për tani nuk është e tillë. Mund të bëjë VV gabime në qeverisje, por nuk është si partitë që e kanë shndërruar Kosovën në një vatër të vjedhjes së parasë publike.

Rrjedhimisht, llafet tuaja, zoti deputet, janë llafe: të kota, toksike, banale, qesharake. Para se të kritikoni, zoti deputet, merruni me oligarkët e partisë suaj dhe të afërt me partinë tuaj që mbulojnë Kosovën me prodhime serbe që nga viti 1999. Para se të kritikoni, distancohuni nga bandat serbe në veri të Kosovës. Para se të kritikoni, jepni një kontribut për përmirësimin e gjendjes në Kosovë. Do të gëzoheshin edhe ata kosovarë që presin për trajtim në spitalet e Beogradit. Ata kanë shkuar në Beograd për shkak se partitë që kanë sunduar Kosovën nga viti 1999 i kanë dërguar ata në Beograd.

Mediat primitive serbe para disa viteve patën alarmuar opinionin se në sallatën serbe ka depërtuar domatja shqiptare. Nga Republika e Shqipërisë. Edhe alarmi juaj, zoti deputet, është i kësaj kategorie. Por, mos u bëni merak, zoti deputet: ka të tjerë që ua kalojnë. Në vitin 2018 një djalë serb i sëmurë rëndë nga veshka, shkroi në Twitter se kurrë nuk do të pranonte një veshkë të një homoseksuali.

8 komente në “Kush e poshtëroi më shumë Kosovën?”

  1. labi says:

    Robell behu pak me konkret,pyte ket deputetin trim dhe luftetar cfare u jepte per te ngrene e pire babai jot paramilitareve Serbe ne klubin qe kishte para lufte e ne vazhdim,kete pytje ja ben oficeri nga Shqiperia.

  2. Llesh says:

    Behuni njerez o kafshe, nuk jetohet gjithmone me kallash ne dore..kosovaret ky popull mosmirenjohes qe edhe ati qe i jep ndihmen i peshtyn doren..Turpi i Botes…

  3. Bekim Peja says:

    Ore Rrebel, po si krahason një shërim privat që po u bejka në Beograd me një vendim të një qeverie. Po a e din orë Rrebel se unë dhe familja e ime nuk blejmë prodhime serbe nga ’99 (kjo qeveri merr ndihmë edhe në emër timin) DHE KET LIRI E KAM PAGUAR ME GJAK SI PAK FAMILJE TJERA QË KANË AQ FAMILJAR TË VRAR SI UNË dhe ky debili merr ndihmë në emër timin.
    Nëse ti Rrebel ndegjon muzikë serbe dhe ke miq serb atëherë është punë e juaja private, përkundër mendimit tim ËSHTË PUNË E JUAJA.
    Qeveritë e meparme ishin ndoshta hajna, por ky është mashtrues dhe tradhtar, për tradhtar keni raportin e policisë :http://botapress.info/albin-kurti-me-dokument-te-aki-se-fshihet-nder-qebe-pas-takimit-me-sherbimin-sekret-serb/, për fat të keq policia Prene që kanë ndaluar Kurtin duke dal nga shtëpia e familjes me Qetnike Donćič të asaj anë nuk është sot gjallë por kolegu i saj.

  4. Pelioni says:

    shokun e zgjedh vetë
    vëllain apo motrën ti bën nëna
    komëshiun ta cakton zoti.
    Do apo nuk do , i mirë apo i keq , miell apo kripë më të do shkëmbesh

  5. Veri says:

    Ky shkrim eshte “pordhi Kali ne dere te Hanit”!
    E nderuar Redaksi e Temes ky nuk ashte artikull per me e lexue ne shqipetaret e Shqiperise por Shqipot e Kosoves,sepse ne nuk para shijojme kaq holle sa ky shkrim ,ku Enveri e ka shkruejt per Robelet!

  6. SHQIPE-FREE says:

    Politikanet “Kosovare” me PAPERGJEGJESHMIRENE DHE DITURIN E TYRE, pake nga Pake..”DO TE KERKOJNE VETE RIKTHIM NE SERBI”….
    Te gjitha Qeverite “Post-Demokratike” ne Beograde,poLuftojne per kete,Agjentet e UDB-se ne Politiken Kosovare Luajne njeRole teDores se Pare..duke Minuar cdo Inicjative qe eshte Shqipetare dhe shikohet me Simpati nga KOMBI-SHQIPETARE NE PERGJITHESI..
    eshte per te Ardhur Keq kur shikon Drejtues te Politikes Kosovare qe marrin per Keshilltare-Politike nje Berat Buzhala apo Halil Matoshi qe jane edhe “Krijuesit e kombit Kosovare”…(Ideologjik)….
    Kosova ka nevoj per Politikane te PERKUSHTUAR per Ceshtjen Kombetare,tani sa per “Ndihmen” Serbe, Ajo nuk munde te Refuzohet per Momentin, sepse kemi te bejme me shume per nje Gjest Human, Pa keqekuptime Politika do ta Perdore se cili per Qellimet e veta…lol

  7. mani says:

    Po pse nuk permend ibron qe shkoi ne beograd kur NATO BOMBARDONTE caqet serbe ne Kosove dhe ai zgerdhiheshte me Miloseviqin dhe kur shkoj ne Rome kerkonte ndalimin e sulmeve te NATOs…..

  8. ? says:

    Tema e bene punen e “borba sot” ne shqiperi.Pse nuk i botoni gjitha komentet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje