Mustafa Nano: Albin Kurti u godit pas shpine, por Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

21 Prill 2020, 21:38Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Me monologun tim do të shkoj në Kosovë sonte. Atje nuk ekziston më shumica parlamemtare që miratoi qeverinë Kurti.

Kurti nuk ka më një shumicë deputetësh në Parlament që të mbështesë faktin se ai është kryeministër i Kosovës. Kjo ka bërë jehonë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në pjesën tjetër të Evropës se është një ngjarje e pazakontë. Një krizë qeveritare dhe politike në mes të krizës të koronavirusit.

Unë mendoj se kjo që i ndodhi Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes ishte një hile, ishte një goditje pas shpine që iu bë, sigurisht edhe për përgjegjësi dhe faj të tyre. Mendoj në thelb që këtu iu bë një pabesi VV. Të gjitha forcat e interesuara që VV të mos ishte në qeveri, janë lidhur në një aleancë që kanë synuar që të dekryeministrojë Albin Kurtin dhe ia arriti qëllimit.

Mirëpo, kur them që iu bë një hile Albin Kurtit dhe VV, kur them që iu fut një thikë pas shpine, unë jap thjeshtë një konsiderate etiko-morale. Dhe kjo konsideratë, sigurisht që është e rëndësishme, por ajo nuk të mban në pushtet. Ajo nuk të jep legjitimitet, ajo mund të vlejë kur të vinë zgjedhjet, mund të shtojë numrin e votave, por deri sa të vinë zgjedhjet gjithçka do të zgjidhet mbi bazën e procedurave, e rregullave dhe normave kushtetuese.

Këtu është vendi për të bërë një disktutim tjetër. Albin Kurti duhet të pajtohet me këtë gjë. Duhet të mësohet se janë rregullat dhe lojrat parlamementare që e vendosin këtë gjë. Mirëpo, ai të jep përshtypjen se nuk e ka kuptuar. Dje në një intervistë me një koleg timin, me një gazetar boshnjak ai është shfaqur i zemëruar me gjithë këtë që po ndodh në Kosovë.

Ai ka të drejtë që të jetë i zemëruar, por këtë zemërim nuk duhet ta transmetojë te logjika politike. Ai ka thënë gazetarit se nuk do të ketë qeveri tjetër pas times. Pas times do të ketë zgjedhje. Nëse do të ketë një qeveri tjetër, atëherë VV do dalë në protesta dhe Kosova do kalojë një fazë destabilizimi. Kjo më duket një fazë e krikshme, ai nuk duhet t’ja lejonte vetes këtë gjë. Në Kosovë ka një Kushtetutë ku përcaktohet qartë se çfarë duhet bërë në këto rrethana, në nenin 85 të Kushtetuës, në pikën 5 thuhet: Nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera posti i tij mbetet i lirë, qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicioni që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ti, për të formuar qeverinë”.

Më qartë nuk e bën më nëna. Albin Kurti ka të drejtë për tu zemëruar gjithë ditën e ditës, por ky është një diskutim i mbyllur. Ai nuk ka asnjë fuqi që të diktojë zhvillime jokushtetuese. Kosova meriton një qeveri të re, nëse ky Parlament ka fuqi ta zgjedhë. Nëse ky Parlament ka fuqi të zgjedhë një kandidat të ri për kryeministër, atëherë mbi bazën e Kushtetutës, vendi kalon në zgjedhje të parakohshme.

35 komente në “Mustafa Nano: Albin Kurti u godit pas shpine, por Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë”

  1. UTKA says:

    NANUC—MALOKU—-RRI TEK KEPUCA……………..

    1. Mantho says:

      PO ti, UTKA, perse nuk rri tek kepuca?! Shkurt pse i lexon gazetat? Me mire merru e zgjidh fjalekryqet. SE po te rrije zotrote si kepucar qe je, te kepuca, une do te mos merre sha me ty por do te kisha filluar komentin menjehere: Mustafa Nano ka ketu nje” monolog” te persosur, ose me fjale me popullore, nje arsyetim te shkelqyer!

    2. Kapit Tupalla says:

      Edhe Muqi është bërë ekspert i kushtetutës së Kosovës.
      O Muq Nano, nuk mund të thirresh në nenin 95 (jo 85 siç thua ti) që thirret në “arsye tjera”, duke ditur që ekziston neni specifik (neni 82) që parasheh “mocionin e suksesshëm të mosbesimit” pas të cilit vijnë zgjedhjet. Nuk duhet të jesh jurist për ta kuptuar këtë dallim. Prandaj, në vend që ta kundërshtoni Albinin që mund të ketë 1001 të meta, para së gjithash duhet kërkuar respektimin e vullnetit të popullit dhe të kushtetutës. Vetëm kështu mbrohet Kosova. Të gjitha arsyetimet tjera janë pasojë e mosdijes ose fshehjes së arsyeve të vërteta që lidhen kryesisht me keqbërje të ndryshme, mos të them me krime !

  2. Bariu says:

    Muci kot lodhesh me Kurtin,ai eshte pa integritet,ambicios i semure,eshte fodull dhe mendje bosh.

  3. Aleks says:

    Te nese ne fund je ngaterruar Muçi….

    Neni tjeter, 92shi mos gaboj, eshte i qarte: pas mocionit te mosbesimit ndaj qeverise, Presidenti shperndan kuvendin dhe therret zgjedhje të jashtezakoneshme. Pike!

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Se kush ka te drejte… do te vendose Gjykata Kushtetuese. Komentet tona jane vetem tifozllek pro apo kunder Albinit.

  4. Konica Usa says:

    Ti Muc mendon se je kopetent per cdo gje,po ne shume raste ja fut kot,dhe ne kete rast je gabim,pse:Kurti fitoj 29 deputet,me pak se 25%,po sjellja e tij ishte e nje triumfatori sikur kish fitu mbi 50%,duke manifestuar nje fodullek brenda dhe jashte Kosove.Ju kujtohet udhetimi triumfues i tij ne Tirane,nga ku i beri karshillek kryeministrit shqiptar,por dhe me LDK-en u soll si fitues absolut,jo me nje deputet me teper.Edi Rama kishte 4 here me shume deputet se LSI ne 213,po Ylli Manjanin nuk e shkarkoj pa mare miratimin e LSI-ise,kurse Albin Kurti e shkarkoj ministrin Veliu pa u konsultuar fare me LDK-en.Ku eshte hilja ketu,Kurti shkarkoj vetveten,Ldk nuk kishte zgjidhje tjeter,ndryshe do behej vasale e ww-es.

    1. kastriot says:

      Zoteri kujt doni te mbushni mendjen ju keni nenvizuar te verteten qe ata as para zgjedhjes as pas zgjedhjes nuk u hyn ne pune atyry i hyn ne pune ti mashtrojne dhe tu hypin ne shpine kosovareve dhe te zbatojne urdherat e dhena per te ndenjur ne pushtet

    2. Aleks says:

      Ldk eshte bere vasale e Thaqit dhe korrupsionit ne Kosove qe prej vdekjes se Rrugoves. Vjosa perpiqet qe te reformoheni por nuk e len Ismuti, Thaqi e te tjere hajna si kto!

    3. kastriot says:

      Kujt perpiqesh tu mbushes mendjen mashtruesve apo naiveve apo sklleverve Ata mashtrojne qe tu hypin ne shpine kosovareve dhe te zbatojne urdherat e dhene nga zoterinjte e tyre qe te mundin te qendrojne ne pushtet me kerbac e kulac mashtrim

  5. Shqipe Tari says:

    Keto jane shaka idiotesh qe vetem ne boten arnaute bejne vaki. C’pune ka Albini te rrezoje veten. Kryeministrin e vendos dhe e rrezon parlamenti. Ata qe votuan mosbesimin ndaj Albinit ishin shumice per te votuar KUNDER. Tani le te behen shumice te votojne PRO dikujt tjeter a te mos i bien ne qafe Albinit fare. Po s’behen dot shumice per te krijuar qeveri te re, atehere le te mbyllin gojen e te bejne sehir Albinin deri ne zgjedhje te reja.
    Presidenti ose pranon nje emer kryeministri nga nje shumice e presumuar ose shpall diten e zgjedhjeve kur nuk ka shumice.
    Keta vete e shkarkuan Albini, tani i kerkojne emer per kryeminister. Po ua jap une emrin e ri. Albin Kurti.
    Mos ma merrni kete si perkrahje per Albinin se nuk e kam idene nese eshte mire apo keq te jete kryeminister. Une nuk e njoh mire politiken kosovare.
    Ajo qe me habit eshte se si arrijme ne shqipot ta bejme logjiken kacurrel dhe te kerkojme vetem c’fare na leverdis per momentin. Rregullat dhe ligjet jane per tjeret. Vec tymi yne te shkoje drejt.

  6. Doktori says:

    Ke bo mire qe ia ke shtjellue pozicionin qe duhet te mbaje Kurti!Ja ke ba si ai budallai qe kisht hypun ne peme e s’dojte me zbrit!I ban presion me zjarrfikse,me police e ai prap nuk zbriste!Ma ne fund njani po i çmendun si ai siper qe po e veshtrojte i tha te pranishmeve ,lereni se e zbres une poshte!Te gjithe shtangen duke e pa me mosbesi!Me nepni nji sopat u tha ai te pranishmeve dhe me ta marre ate ne dore filloi tue godit pemen!Budalla qi ishte siper filloj tuj zbrit shpejt deri sa mbriti ne toke!Kur e pyeten se perse me at zbrite ai iu pergjigj:Po ai ashte budall e e pret vertet pemen!Edhe puna e Al Binit or Mu. ,jam i bindun qe ai ka me ta ndigjue fjalen! e ka me u terhekun!

  7. Pa emer says:

    Kurti nuk eshte viktime ne kete valle. Kurti eshte agresori, te pakten ne dy momente. Momenti i pare eshte qe shkarkoi Ministrin qe I takonte partise tjeter, me te cilen ndante pushtetin. Arsyeja qe beri kete eshte e pamjaftueshme per ta bere kete shkakim. Kjo bje ere e keqe dhe duket si nje thike qe Kurti I futi LDK. Kjo thike mund te kete shume interpretime. Njera mund te jete se ai donte ti tregonte Ises se kush eshte Bosi, qe praktikisht eshte kalamallek. Interpretimi tjeter eshte qe ai me qellim po e conte vehten ne vetshkarkim. Si idjot I djallezuar qe eshte ai, mendoi se ne kushtet e koronavirusit, qeveria nuk do rrezohej dhe ai do sundonte Kosoven i vetem. Varjaniti i trete eshte se vet(rrezimi) i qeverise ishte thike per Kosoven. Ai e beri kete, per te arritue aty ku pikerisht kerkon te shkoje me deklaratat e tij te luftes civile. Pra ai as me shume dhe as me pak kerkon ta beje Kosoven rrumpalle. Kjo ide, perforcohet edhe me platformen e tij te luftes se hapur kunder Amerikes. “Reciprociteti” ishte nje ide gracke per ta future Kosoven ne nje rruge pa krye.
    Mua me duket se platform e Kurtit per ta bere Kosoven rrumpalle eshte e ngjashme me platformen e Saliut qe beri Shqiperine rrumpalle. Ne beme si beme, por mbijetuam luften civile te Sales. Kosova do e kete me te veshtire per shume arsye. Arsyeja kryesore eshte se agjentura serbe ka penetruar thelle ne politiken Kosovare. Arsyeja e dyte eshte se harta politike e Kosoves eshte e ndryshme nga ajo e Shqiperise. Socialistet ne Shqiperi, kishin me shume experience per tu orjentuar ne ujrat e trubulta dhe i treguan vendin Saliut. Ne Kosove sitauata eshte vertet nje mish mash. Politkanet kosovare jane shume te diskredituar dhe korruptuar dhe ceshte me e keqja hiqen si “patriot” te kulluar. Merre me mend se si lufta qe i behet Amerikes, gufon zemrat e “patrioteve” te Kosoves, qe para interest te tyre nuk pyesin per asgje. Serbi do e kete me te thjeshte per te arritur aty ku do. E vetmja shprese eshte qe Amerika te mos terhiqet. Per te tjerat, autori ka te drejte. Une shpresoj qe megjithe pesimizmin tim, populli i Kosoves nuk do haje karamelen e “luftes civile” qe po enderon Kurti. Lufta civile e mundshme ne Kosove, eshte nje hap perpara i Serbise per tu future prape ne Kosove….E vetmja shprese mbetet interesi amerikan I pandryshuar per te konsoliduar kete shtet “rrumpalle”.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Sakte !

  8. Baskia says:

    Me ka habitur vleresimi qe i ben linja nacionaliste serbe Musta-fajit.
    https://www.youtube.com/watch?v=ytC8OY1Owoo
    Linku i mesiperm citon kontributin e Musta-fajit per te ofruar fakte “bindese” ne Akademine e Shkences se Serbise se shqiptaret e ballkanit jane me origjine serbe. Dhe per kete ky tipi paska marre vleresim honorifik nga linja nacionaliste serbe per kontributin e dhene. Dokumentari eshte ne serbisht dhe e gjeni ne minuten e 39 e ne vashdim. E gjeta rastesisht dhe u habita kur e degjova. Degjojeni , mundoni ta perktheni dhe gjykoni vete per kete tipin me paliceta qe kafshon buzen kur thellohet ne mendime.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Nga minuta 31 (jo 39) linku citon Mustafa Nanon ku ai thot se shqiptaret e Kosoves jane me prejardhje serbe.
      Nje emision qe eshte thjeshte nje rrene e kulluar apo propagande serbe ku te gjitha fiset e Veriut dhe fytyrat me eminente shqiptare behen serbe.
      E si te komentosh me shume kur ketu vend qendror ze i krisuri Kaplan Buroviq (Resuli).

  9. Kuq e zi says:

    Nuk e di z nano sa e njeh ti kushtetuten e kosoves
    Por ata qe e njohin ne kosove thone qe qeveria mund te bjere sa here te doje ajo qe nuk ndryshon eshte qe partia fituese nuk perjashtohet nga shumica perndryshe quhet puc shtetror
    Nqs isa donte shumice me pdk duhej te ishte lidhur ne aleance para zgjedhore
    Me kujtohet kur pdk e thacit parti fituese nuk plotsonte numrat per te krijuar qeveri ai kercenoi me zgjedhje te tjera meqe kushtetuta fliste qarte se subjekti fitues duhet te ishte mbrenda shumices pastaj u afrua mustafa me ldk e tij qe thaci formoi qeverine
    Jam i bindur qe nenin 85 ta kane thene sepse nqs do njihje kushtetuten e kosoves ka shume nene per formimin e qeverise
    Sipas teje kot e thirri thaci albinin qe te jape kandidat per kryeminister?
    E jotja eshte rrime drejte e flasim shtember

  10. Corona says:

    O Muc ku e ke pa thiken pas shpine? Apo llap llap se kete di te besh! Perfundimisht je bere aspak i besueshem dhe mbi te gjitha i bezdishem. kujton se je i mencur dhe i di te gjitha. Nje mut di.

  11. mik says:

    Kushtetuta e Kosoves e thote kjarte : Ne rastin e nje mocioni qe shkakton renjen e qeverise, duhet te bahen zgjidhje te reja. Kushtetuta nuk ka parashiku situata te pandemise. Pra ka dy rruge : Ose te qendroje qeveria e Albin Kurtit deri ne fund te pandemise, dhe pas asaj te bahen zgjedhje te reja, ose te kalojne direkt ne zgjedhje te reja. Ne demokraci nuk mundet me marre pushtetin nje qeveri qe nuk asht e zgjedhur me vota te popullit, sepse atehere quhet grusht shteti ( qe ne fakt, edhe mocioni nuk ishte ma ndryshe ).
    Asnji akuze nuk qendron per sjellje megalomane te Albin Kurtit, por qellimi asht me ndy figuren e tij, sepse jo vetem Kosova, por edhe Shqiperia e ka frige Albin Kurtin. Albin Kurti sjell nje sistem komplet re ri ne udheheqje te shtetit. Albin Kurti e nxjerr lakuriq politiken e deritanishme mbare Shqiptare.
    Albin Kurti ash nje njeri serioz, teper intiligjent, i pakorruptuar dhe shume i guximshem. Veti keto, qe duhet te kete nje udheheqes shteti. Jo vetem Kosova, por edhe Shqiperia ka nje nevoje te domosdoshme per nje udheheqje te tille.
    Mustafa Nano shkruan vetem per kothere, jo per principe. Si mund te thuash qe Albin Kurtit ja bane me hile, dmth me pa te drejte, e nga ana tjeter sygjeron te hap rruge !! Po votuesit ku i la Mustafa Nano ?!!
    Per politiken, Mustafa Nano ka nje horizonte te kufizuar brenda nje rrethi. Ai nuk ka kapacitet te mendoje jasht atij rrethi.

    1. katarakti says:

      Ne demokraci nuk mund te qeverise askush po nuk pati 51 perqind te votave. Albini ka vetem 26 perqind. Koalicioni Ldk – Nisma – Aak ka mbi 51 perqind. Atehere atyre u takon ta formojne qeverine e re.

      1. mik says:

        Ti ala nuk e kupton ligjin !! Je mesu ne nje vend ku ligji asht vetem teori !!!
        Kushtetuta ne keto rrethana parashikon zgjedgje te reja, jo zevendesim ne qeveri.

  12. TURI EMIGR says:

    VETEM FJAET E FUNDIT QE KA DEKLARUR KURTI ME KIJTOJNE FJALET E SALI B. PAS MEJE TE DIGJET BOTA. NJE TREGUES I NJE NJERIU TE REZIKSHEM DESTABILIZUES ,AVENTURJER. NUK E KUPTOJ MUSTAFA LLOGJIKEN TENDE, KURTI JA BERI VETES.ESHTE E LEHTE NE OPOZITE TE KRITIKOSH E TE JAPESH ZGJIDHJE TAVOLINE ,POR NE REALITET KOHA IA TREGOI SE REALIZIMI ESHTE I VESHTIRE. ESHTE POLITIKE ,ESHTE KURVERI. ALBINI ESHTE THJESHTE NJE AVENTURIER , NJE DESTABILIZUES I SHUME I REZIKSHEM MUCI

  13. Bekim Peja says:

    Albin Kurti është kooooqe.

  14. Bregdeti says:

    Muc, ceshtja eshte mjaft e thjeshte. Fitove shumicen, formon qevetine. Humbe shumicen, dorezon qeverine. Por kryeministri kokeforte, me formim paraligjor, luan politika jo kushtetuse. Pavarsisht deshires se tij, majmuni do zbresi nga pema i dhjere.

  15. Kosovari says:

    Nano jo neni 85 por 95, pika 5. Por mbi të gjitha mbrëmë më 21.04.2020, në RTK u dha një insert nga fjala e tij më 2014 ku ai me ngulm kërkonte se pas mosmundësisë së PDK-së të formoj qeverinë këtë t’a bëjë “shumica parlamentare” pra pjesa tjetër që aktualisht ishte në opozitë. Kjo mos konsekuencë mjafton për largimin e tij se shteti nuk është pronë private.

  16. Trotski says:

    Pse Pas Shpine ??? E mori ne Lule te ballit se e meritonte si Anti-Amerikan!

    1. Star says:

      Ti me pseodonim Doktori. Jo per replike por per sqarim. Atij budallait i dhane nje brisk rroje Astra dhe jo nje sopate. Pastaj historia vazhdon ashtu si e pershkruan Ti.

  17. pyetje says:

    Si shpjegohet qe ne Kosove te gjitha partite proserbe jane kunder Albin Kurtit?

  18. pyetje says:

    Si shpjegohet qe ne Kosove te gjitha partite serbe, turke, rome, egjiptiane, etj. jane kunder Albin Kurtit?
    Cudia me e madhe eshte se si do te formoje koalicion “antiserbi” Haradinaj me “proamerikanin” Mustafa?
    Si do ta zgjidhin ceshtjen e takses 100% kunder Serbise? Sipas udhezimeve te Grenell-it?
    Mire Mustafa e ka per zakon ta dredhe, po burrnija e Haradinajt ku do shkoje?

  19. Bogonica says:

    Lexojemi me kujdes fjaline e fundit. Mua me duket se ka nje “konflikt” atje. Nano thote: ” Në se ky parlament KA FUQI të zgjedhë një kryeminttër të ri atëhere, mbi bazën e kushtetutës, vendi kalon në zgjedhje të parakoshme”. Si duhet kuptuar kjo? Lexojeni dhe një herë artikullin, mos më leni të gënjej!

  20. Pellazgos says:

    Brilant si gjithmone zoti Nano,nuk me pelqen te te them Mustafa per dy aresyeje.
    Se ky Emer i perket nje tjeter Identiteti te ardhur me dhune,me pengje,me pushtime,me vrasje,me perdhunime.
    Kete e thote shume qarte (certo) Andoni nga Zagoria.
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere Turqine.
    Po ta analizosh kete thenie nga Andoni i Zahos nga Argjirokastros del ne kundershtim me luften,Identitetin,Ndergjegjen,Kombesine e Deputetit turk Ismail Beu dhe te Frashellinjve etj qe me lejen e Sulltanit donin te krijonin nje Pashallek brenda Perandorise Osmane.
    Kjo tregon pse Andoni ishte ne Aleksandri ne komunitet Greke dhe jo me turkoallvanosat e siper permendur.
    Historia tregon qe Kurti dhe ata qe mendojne si Kurti nuk kane vend ne politiken Kosovare,sepse qellimi i “clirimit” te Kosovos nuk eshte te jete e “lire”.
    Vete Al-bania si Pashallek u krijua ne 1913en per Interesa te Italise (me terheqjen e Turqise mori Dhodhekanisen Italia) Dymbedhjete ishujt Greke dhe si rrjedhim donte nje Greqi,Epir dhe Komb sa me te vogel.
    Mos harrojme qe Greket i thone edhe sot I kato Italia i Megali Elladha.
    Per kete Atdhe luftoi Pirro i Epirit dhe Kastriotis i biri i Zeusit dhe Megas Aleksandros.
    Duke mashtruar veten qe Skender beu luftoi per “Krishterim” kur ne Perkrenaren e Tij eshte simboli i Zeusit,eshte tradheti,mosmirenjohje,turp.

  21. Saras says:

    A pat dhe Allbini i Salehut te vicidollit,qe vertete i polli nje vic me dmrin Allbin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje