Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshton hapur propozimin e qeverisë për zgjatjen edhe me 2 muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të Covid-19.
Zevendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, në një deklaratë për mediat tha se nuk ka asnjë bazë ligjore as kushtetuese për këtë vendim.
Ai akuzoi qeverinë se në emër të fatkeqësisë natyrore ka shkelur të drejtat dhe liritë e qytetarëve.
Thirrja e Luan Ramës ishte për Kuvendin që do të mblidhet të enjten që mos bëhet pjesë e një tjetër mëkati.
Deklarata e plotë e Luan Ramës:
Asnjë bazë reale dhe as kushtetues edhe ligjore që të zgjatet më tej gjendja e fatkeqësisë natyrore. Aq më tepër që ka bashki të tëra të vendit që nuk ka asnjë rast të shfaqjes së të infektuarve me koronavirus.
Kjo do të thotë se nuk ka asnjë arsye në kuptimin parandalues por as në kuptimin e diagnostikimit dhe administrimit të realitetit që atje të ketë kufizime në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Qeveria duhet të tërhiqet menjëherë nga ideja apo propozimi për rizgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë naturore edhe me 2 muaj të tjerë.
Nesër menjëherë pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore duhet që qeveria shqiptare të rikthejë menjëherë në status të plotë Shqipërinë si anëtare e Këshillit të Europës dhe siç urdhëron neni 5 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, do të duhet që qeveria shqiptare të informojë me shkrim menjëherë sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës për përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe rikthimin e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të kufizuara dhe të cënuara për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Pavarësisht gjendjes së fatkeqësisë natyrore, masat e aplikuara nga qeveria janë në tejkalim të këtij statusi ligjor pasi ato kanë qenë masat e gjendjes së jashtëzakonshme. Jemi para dhunimit dhe shkeljes flagrante të Kushtetutës.
Nuk duhet lejuar që Shqipëria të ecë më tej edhe 2 muaj të tjera në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore me qëllim që të vazhdojë manipulimi, babëzia dhe vjedhja e dokumentuar në një mori procedurash skandaloze që dëshmojnë përveçse babëzinë korruptive edhe mungesën e çdo elementi të ndjeshmërisë njerëzore.
Kuvendi të mos e futë veten edhe në një mëkat tjetër të shkeljes së Kushtetutës dhe të talljes me interesat e qytetarëve dhe Republikës së Shqipërisë që nga nesër duhet të kthehet me statusin e plotë si anëtare e Këshillit të Europës.
Dha urdher Tiger Rama keshtu do behet
Doli nje nga oshkuret e brekeve te Mona Koke madhi te jap mend
Këta nuk dinë çfarë thonë e bëjnë. Por këta duhet ta dinë se po bëhen shumë të urryer!
Koqe si Petrit Vasili edhe ky.
Dergoja ankesen drejtorise se viruseve sulmuese, mbase degjojne deshperimin tend dhe terhiqen nga sulmi mbi njerezimin
ky është gomar fare:
ca dy muaj thua
ajo do të zgjasë të paktën 5 muaj për të mos thënë më shumë
ky është gomar fare:
ca dy muaj thua
ajo do të zgjasë të paktën 5 muaj për të mos thënë më shumë
Luan Rama, Petrit Vasili, Ylli Manjani, e nje dyzine tashme e njohur mjafte mire prej vitesh nga Populli dhe te Huajt paperjashtim, edhe pse Likja dhe Mona prej 2004 paguajne (deri ne shume te frikshme me Zero nga pas) Zyra Lobimi nepermjet disa Avokateve super-hajna ne US dhe BE, sic ben Sali Berisha prej 1993 dhe Lulezim Basha prej 2008, te hane MUTIN dhe qelbin dynjane sa here dalin ne Mediat e tyre, qe jane 95% e Mediave ne Shqiperi, te gjitha me para te pista nga Droga e Krimi i te gjitha formave.
i qiti jashte macoket e macet putana e Lalzit !
Ky ka hall tj o trima, ktij smunjes po i ik truni per te luajtur kuq e zez, kaq i neveritshem eshte, ky dhe ththth me syzka palotha
Sa te shplare qe jane keta privatet e LSI-se !