Ilir Meta ka mbajtur një qendrim normal gjatë krizës së koronavirusit.
Kjo gjë ka shqetësuar mediat pranë PD-së, të cilat kanë frikë se ai ka bërë një pazar të ri me Edi Ramën.
Lapsi.al, një portal kritik me Ramën dhe pranë PD-së, ka bërë një shkrim kritik sot ndaj Metës.
“Nëse në të gjithë botën është ngritur alarmi se në kohë gjendjesh së jashtëzakonshme autokratët bëhen më të rrezikshëm, Ilir Meta ka vendosur ta shfrytëzojë këtë periudhë për paqe. Mes tij dhe kryeministrit tonet janë shndërruar si në kohët kur nuk ishin armiq, por vëllezër.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Edi Rama i cili në një lidhje direkte me Neës 24, u shpreh se Meta ka mbajtur një pozicion shumë për t’u respektuar dhe ka qenë shumë konstruktiv.
“Pozicioni i presidentit në këtë situatë nuk le asgjë për të dëshiruar, ka qenë në rolin e tij dhe me një përmasë përgjegjshmërie qe është për t’u respektuar plotësisht. Mos të merremi se çfarë iku, por me çfarë kemi sot, e të shohim çfarë vjen.
Presidenti, që ishte bërë më para njësh me opozitën, tani është bërë njësh me popullin. Po bën gjënë e duhur dhe respekt për këtë që po bën. Unë nuk e kam problem asnjë herë të them atë që mendoj”, tha Rama.
Dhe në fakt vëzhgimi i kryeministrit është i drejtë. Presidenti i ka bërë të gjithë lëshimet e mundshme. Ai organizoi mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurisë, ashtu sikurse ia kërkoi Rama, përmes videokonferencës.
Sa herë ka dalë në publik ai ka folur as më pak dhe as më shumë me gjuhën e një ministri të kabintetit qeveritar. Ai nuk ka pranuar të pohojë se ka problem me testimin sipas porosive të OBSH-së, ai nuk ka artikuluar asnjë kritikë për mangësitë dhe mungesën fillestare të paisjeve për personelin mjeksor.
Meta duket sikur po zbaton slloganin “në kohë lufte i harrojmë konfiketet tona të vogla”. Dhe më këtë parrula ka arritur deri aty sa të botojë në rrjetet sociale edhe fotot e pritjes së ndihmave nga Gent Cakaj, duke harruar se atë s’ka pranuar ende ta dekretojë si ministër të Jashtëm.
Por, fakti që bën më tepër përshtypje është se presidenti ka bërë të heshtë edhe bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin. Për të gjetur sulmet plot nerv, pathos dhe me kënd goditës 180 gradë të “doktoreshës”, duket të kërkosh në arkivat e një muaji e ca më parë. Kjo lloj sjelljeje dhe ky transformim brutal i ka dhënë fund edhe formalisht pandehmave se LSI nuk është një parti familjaro- presidenciale”, shkruan Lapsi.al, që tregon edhe tri arsyet e mundshme të zbutjes së Metës me Ramën:
“E para, mund të ketë lidhje me një operacion rregullimi imazhi. I akuzuar shpesh se sulmet ndaj qeverisë po i bën për të rritur pushtetin e vet personal në këtë krizë, Meta mund të dojë të të duket ashtu sikurse e përshkroi së fundi Rama, si i bërë “njësh me popullin”. Pra se qëllimet e tij nuk janë personale, por në emër të një interesi më të gjërë.
E dyta, mund të ketë të bëjë me rolin politik për primatin e opozitës. Pasi organizoi një tubim impresionues në fillim të marsit, pasi demostroi mbështetje dhe forcë duke sfiduar hapur paqen që Basha i krijoi Ramës para Konferencës së Donatorëve dhe hapjes së negociatave, Meta kërkon t’i dërgojë një mesazh PD, se ai di të bëjë edhe luftën, edhe paqen. Prandaj mjerë Basha nëse imagjinon një marveshje të re të fshehtë me kryeministrin.
Versioni i tretë, ai më kompromentuesi, është që Meta të ketë bërë vërtet një pakt të fshehtë mos-sulmimi. Përndryshe, njeriu që përbetohej se nuk do lejonte rikthimin e vendit nën diktaturë, e për të mbrojtur këtë bindje ishte i gatshëm të sakrifikohej si Salvador Aliende, nuk ka si të mos shprehë asnjë shqetësim për drejtimin e shtetit përmes Facebookut. Ai që më parë gjurmonte sekondat dhe minutat e botimit të njoftimeve në fletoren zyrtare, nuk mund të qëndrojë indiferent me faktin se regullat e gjendjes së jashtëzakonshme zbatohen pas shpalljes fillimisht në ERTV dhe vetëm pastaj hidhen në letër. Ky është në fakt transformimi impresionues i Ilir Metës.
Por nëse zbutja e toneve të metës me Ramën është evidente, mister mbeten ende arsyet e kësaj kthese të papritur.”
Menjëherë pas këtij shkrimi ka reaguar gazeta “Koha Jonë” e Nikoll Lesit, e njohur si zëri zyrtar i Ilir Metës dhe LSI-së.
Ajo i është përgjigjur në mënyrë indirekte, sulmit të portalit Lapsi.al, duke thënë se me Ilir Metën nuk ka ndodhur asgjë.
Ja çfarë shkruan gazeta e Lesit:
“Paralel me shqetësimin e pandemisë së Covid-19, në Shqipëri po ecën tash dy ditë edhe meraku nga disa grupime dhe analistë se përse kryeministri Rama po lavdëron presidentin Meta, bile në mënyrë habie shprehen që pse e quan model respekti, Metën, tash në kohën e pandemisë.
Për të qenë realist, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama janë politikanë race. Kanë me shumë se 25 vite mbi supe karrierë dhe sprova përballje, afrimi, kompromisi dhe lufte. Edhe Fatos Nano ishte politikan kalibri, por duket se ka dalë në pension. E nxori vetë veten në shtator 2005, kur mund të luante ndryshe. Por tani ai është në arkiva!
A nuk është betejë mes jetës dhe vdekjes politike, kjo betejë?!
A jemi në kohë pandemie ekstreme ku edhe bota nuk do të jetë më, siç ishte para marsit 2020?
A nuk duhet bashkëpunuar, edhe me “armikun”, kur ARMIKU më i madh ndodhet kudo dhe nuk e shikojmë, por merr jetë njerëzish?
A nuk tregoi Ilir Meta se edhe pa të tjerë, që realisht e sabotuan, mbledh dhjetëra e dhjetëra mijë qytetarë në Bulevard, siç ndodhi me 2 mars?
Realisht Bota ka ndryshuar shumë, madje edhe më shumë do jetë më virtuale pas ikjes së koronës. Edhe Shqipëria pjesë e Botës mbetet!
Të gjithë po ndryshojnë nga pak, dikush për mirë dhe stoicizëm; të tjerë në arrogancë. Por e mira e mposht arrogancën, edhe ARROGANCA duhet të kuptojë se nuk mund ta shtyjë gjatë me këtë udhë pa krye, pasi financat po pakësohen, njerëzit po revoltohen, policia nuk mban më me gaz lotsjellës asnjeri, sepse kur sytë të mjegullohen nga mbyllja në shtëpi pa bukë apo edhe kur ta lirojnë lakun e daljes, por nuk ke punë, njeriu nuk pyet më për GAZ!
“2 Marsi” tjetër do jetë i paparë, nëse detyrohet të ndodhë!
Ndaj secili në punën e tij; njeri drejt 2021-it dhe tjetri për korrik 2022.”
(TemA)
Andushi,cdo gje qe ka bere,thote ,do te thote Likja ,uk eshte absolute.
Kam frike se tulatja ka te beje me ligjin per amnistine e parave te pa deklaruara.
Kam vertet frike nga nje pazar qe kundermon.
Nuk eshte nga raca e politikaneve dialektike Meta, I falet tjeter zoti…
Ilir Floriri dhe partia e tij e drejtuar nga gruaja e tij,zonja e Pare e Shqiperise, eshte gjithemone bashke me Bashen hajdutin e 230 milion eurove dhe kriminelin Sali.Ata i bashkojne krimet dhe pasurite qe i kane vjedhur popullit shqiptar.Mbas TERMETIT erdhi COVID-19.Edi Rama punoj dhe po punon shume me qeverine duke patur dhe mbeshtetjen e nderkombtareve.Ne kete situate Rama duke i ditur si jane (Iliri,Saliu dhe Basha, grupi na bashkoj kenga popullore) nuk i perfilli sikur nuk ekzitojne fare.Ilir Floriri pjestar aktiv i grupit na bashkol kenga popullore do qe tja fut Bashes dhe te marr vet drejtimin e opozites duke lene perseri ne gjum Bashen.Kjo eshte ne natyren e kriminelve per te ruajtur pasurite.Nuk do te jet e pa besushme qe te shikojme te turren per pushtet Fevzo,Zhej,Eni Syzgurdulluara,Bushat Komunisti qe te ruajne pasurite maramendse sepse pas COVID-19 vjen SPAK-u dhe gjerat do te ndryshojne dhe ne Shqiperi.Malsori Boston.
Ja futi USA pra, 2 kembet ne nje kepuce,akoma nuk e kupton, koqe.I ka thene te dyve,Likes dhe Mones,ju a degjova dhe nje here zerin,jeni mrena ,me non e moter.
Keq më vjen por rama iku për lesh
këta do ta hanë më gjihtë pupla
USA mori fund si MIlani i famshëm
Keq më vjen por rama iku për lesh
këta do ta hanë më gjihtë pupla
USA mori fund si MIlani i famshëm
HAJDE DHE N.A. E MERRNI NE GOJE!!! ME GRUAN TENDE KURVE DHE KURVAVE TE TJERA TE POLITIKES
Thuaj me ke rri te te them cili je . Rama dhe Meta kan qen 20 vjet bashke u shkeputen dy vjet tani ju rikthyen bashkepunimit per te vjedhur sa me shume, hajduti hajduter do thote populli …
Ju jeni gazeta ose portali me felliqyr ne rajonin e Ballkanit,por qfar fshihet mbas jush,fshihet drogaxhiu qe m bolli gjith teritorin e vendit nga Borshi deri ne Vermosh.Por ju nuk ju intereson drama e Shqiptarve qe enden neper Europ dhe keq tratohen poshtrohen,nga policit kufitare jo me larg por shteti Grek jasht qdo llogjike ju shqipton shtetaseve Shqiptar 1200 euro gjoba qe as nj shtet ne bashkimin europjan,veq Greqia e aplikon,dhe ju bashk me Mero Bythlepirsin i te gjith pushteteve nji njeri pa moral.Por edhe ju qe mereni me opziten jeni vemje te mbeturinave rregjimit kaluar por do ju vin fundi dhe pastaj do ketheheni prap te lepini bythen e radhes