Diktatori Kim Jong Un, në gjendje të rëndë pas një ndërhyrje kirurgjikale?

21 Prill 2020, 08:33Politika TEMA

Burime të inteligjencës amerikane kanë sinjalizime se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ndodhet në gjendje të rëndë, pas një ndërhyrje kirurgjikale.

Dyshime për gjendjen e tij ishin krijuar prej disa ditësh për shkak të mungesës në festën e ditëlindjes së gjyshit të tij, themeluesit të shtetit komunist, në 15 prill.

Burimet zyrtare amerikane kanë refuzuar të vërtetojnë lajmin e dhënë së pari në CNN.

Lajmet nga Koreja e Veriut janë gjithnjë të vështira për t’u vërtetuar për shkak të mbylljes hermetike të vendit me pjesën tjetër të botës.

Kim është shfaqur për herë të fundit në median shtetërore në 11 prill.

Kim Jong Un, që u ngjit në pushtet në 2011 është zhdukur edhe një herë më parë nga skena, në vitin 2014 për t’u shfaqur përsëri pas një muaji, duke ecur me ndihmën e një shkopi. (Ruben Avxhiu)

4 komente në “Diktatori Kim Jong Un, në gjendje të rëndë pas një ndërhyrje kirurgjikale?”

  1. loni says:

    cfare lajmi i keq,ky eshte nje lajm qe duhet te na shqetesoje te gjithve,bravo tema,po cfar po na plas rrocka ne per kim un,ne vend qe te shqetesohemi per vendin tone edhe amerika per vendin e saj se i shkoj nga kjo rrace mbi 50 mij te vdekur po merremi me kete derr kinez se qenka semur,ik o mero se ty te infeston putini dhe jo kim juni prandaj merru me mire me lajmet e putinit sesi eshte me shendet o qeros.

  2. Kristopandi says:

    A ka lënë trahsëgimtar? Se helbete dinastia duhet të vazhdoje!!!…

  3. frederiku says:

    Ishalla ka lon noj amanet para se me dek, me ja ba noj buuummm knejna ka ne.

  4. Kimi says:

    Sa keq! Na ngrlet Trapi pa nje shok te ngushte….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje