Albin Kurti mund ta zëvendësojë atë personazhin e tregimit popullor që kafshon dorën e atij që e ushqen dhe i lëpin këpucët e atij që e përbuz dhe e godet. Ndjesë, por është shumë e vërtetë.
Nga Baton Haxhiu
Për rreth një dekadë e gjysmë, Albin Kurti i ka shitur mend jo vetëm krejt Kosovës, por edhe një pjese të konsiderueshme të bashkësisë ndërkombëtare, se si duhet të sillemi karshi Serbisë dhe si duhet rregulluar marrëdhëniet ndër-shtetërore në rajon.
Pavarësisht se gjatë gjithë kohës ka folur gjëra që s’kanë aspak lidhje me realitetin, tipari i pandryshueshëm i tij ka qenë moralizimi i vazhdueshëm dhe patriotizmi puritan.
Së voni, përkundër faktit se është rritur politikisht duke folur për bashkimin kombëtar, jo vetëm që e braktisi këtë ide në heshtje dhe tinëzisht, por edhe iu vërsul egërsisht Kryeministrit Edi Rama, me rastin e vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, në Tiranë, pas tërmetit që e goditi Shqipërinë.
Në komunikatën zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, ndër të tjera, theksi ra te fakti se Rama ia paska mundësuar një krimineli lufte të duket si bamirës. Madje, me një gjuhë të shfrenuar dhe aftësi për të gënjyer pa karar, që tashmë është karakteristikë dalluese e anëtarësisë së VV-së, ata shkuan aq larg sa Edi Ramën e quajtën “Shqiptar i mirë për Serbinë”.
Të gjithë ata që kanë përjetuar zhvillimet politike në fundin e viteve ‘80 dhe fillimin e viteve ’90, e kujtojnë se shprehja “Shqiptar i mirë për Serbinë” u është referuar kolaboracionistëve të regjimit. Me këtë frymë, e pa asnjë fije turpi, Vetëvendosje sulmoi jo vetëm Edi Ramën e Qeverinë e Shqipërisë, por edhe këdo që ka menduar ndryshe prej tyre.
Megjithatë, duket se ka mjaftuar sprova e shkaktuar nga Covid-19 jo veç për të zbuluar pafytyrësinë e Albin Kurtit, por edhe për ta shpërfaqur sheshazi paaftësinë e tij për t’i udhëhequr qoftë edhe proceset më të thjeshta me Serbinë.
Pranimi i 1000 testeve për coronavirus nga Serbia nuk është fare ndihmë e Vucicit për Kosovën. Në të vërtetë, është dhurata personale e Albin Kurtit për Serbinë në përgjithësi, e për Aleksandar Vucicin në veçanti. Presidenti i Serbisë, as në përfytyrimet e tij më optimiste, nuk ka mundur ta marrë me mend se Kosova do t’i pranonte ato teste. Mirëpo, ja që Kurti, pasi është shndërruar në zvarranik politik para Miroslav Lajcak – që ka luftuar kundër Kosovës, dhe në një ujk luftarak kundër Richard Grenell – që përfaqëson shtetin pa të cilin Kosova s’do të ishte në hartën e botës, është kujdesur mjaftueshëm t’ia bëjë këtë nder Vucicit. Shprehur me gjuhën e tij, ai i ndihmoi një krimineli të luftës të duket si bamirës.
Për më shumë, Serbia ia dha Kosovës këto teste pikërisht në kohën kur po kujtohej deportimi i dhunshëm i shqiptarëve, holokausti i kryer nga Serbia, fakt që nuk u pasqyra në asnjë medium ndërkombëtar, e fort pak edhe nga politikanët vendas. Pra, në vend se në këtë përvjetor të flitej për krimet e Serbisë në Kosovë, Kurti u angazhua për t’ia bërë një PR të shkëlqyer Vucicit, duke i ndihmuar ta shesë një fytyrë humanitare në mediat me renome të botës. Një PR që në fakt Vucic nuk do ta kishte arritur me miliona euro shpenzime, e jo me 1000 teste që për një Qeveri s’kushtojnë as një grusht para.
Gjithsesi, situata është shumë më e rëndë se kaq. Jo pse vjen nga një njeri që s’ka lënë be pa bërë se me Serbinë gjërat i ka të prera, e s’ka lënë gjë të zezë pa i thënë çdo shqiptari që mendon ndryshe, duke u shtirur si shqiptari i vetëm i ndershëm në univers. Ai, për vite të tera, ka folur për logjikën shoviniste e prirjen imperiale të Serbisë, duke ligjëruar se si ajo synon si oktapod t’i lidhë shtetet në rajon përmes serbëve që jetojnë aty.
Me pranimin e 1000 testeve, Kurti ka rënë pikërisht në kurthin tjetër të Vucicit, për ta paraqitur Kosovën si një vend pa kapacitete të mjaftueshme për ta menaxhuar situatën e shkaktuar nga Covid-19.
Milo Gjukanovic për këtë arsye, me dinjitet i tha Serbisë: Jo, falemnderit!
Albin Kurti, jo vetëm që ra në kurthin e Serbisë, por edhe ia lejoi mjekët në komunat veriore të Kosovës, pa këmbim për mjekë shqiptarë në Preshevë, dhe pasi Serbia e poshtëroi Kurtin – duke ia zbatuar masat e saj në një pjesë të territorit të Kosovës.
Pra, Albin Kurti mund ta zëvendësojë fare thjesht atë personazhin e tregimit popullor që kafshon dorën e atij që e ushqen dhe i lëpin këpucët e atij që e përbuz dhe e godet. Ndjesë, por është shumë e vërtetë.
Kurti i pranoi ato teste jo si mbështetje ndër-shtetërore, por si qarkullim i brendshëm pa masa reciprociteti. Kjo përbën një problem politik, ku qartazi tregon se ai ka kapitulluar edhe në mbrojtje të parimeve të tij, me të cilat e solli Kosovën në prag të prishjes së marrëdhënieve me SHBA-në. Në këtë kuptim, s’ka asgjë humanitare nga ana e Serbisë. Thjesht, ka amatorizëm politik të Kurtit dhe nënshtrim të tij ndaj Serbisë.
Baton Haxhiu, duhet te mesoje e te pervehtesoje shprehjen popullore shqiptare,”qeni aty ku ha,… te lehe”……..
O Shkelzen! Albin Kurti ka mbaruar me kohe,ai nuk eshte per kryeminister,as per ta çuar me dhit ne pyll.Ai e mori rrugen e tij te keqe qe kur degjoi keshillat e kryekriminelit shqipetar,Sali Berisha.Kurti u prish me amerikanet se ishte prishur edhe Sali Berisha,i cili ka dal hapur kundra SHBA-kes.Tani,Kurti le te degjoi pordhet e Saliut, se kryeminister i Kosoves do vihet nje tjeter qe e meriton.
Baton Haxhiu, duhet te mesoje e te pervehtesoje shprehjen popullore shqiptare,”qeni aty ku ha,… te lehe ……..”
Baton ke marre fund dhe gjithe klasa politike e vjeter e korruptuar deri ne gryke. Nuk hahesh dot me me Albin Kurtin. Po deshe dil e konkuro perballe tij dhe shikoje sa votash do marresh. Eshte kjo arsyeja qe ai gezon kaq shume popullaritet. Ti beje dhe ca dite hyzmet Edi Rames,se fundi eshte i shpejte per te gjithe.
Shkelzen,
Per hour te zotit, hapi syte mor burre. Ja paske falë trunin partisë.
A s’mujte me thanë kurrnji send per ato qe tha Batoni?
Albin Kurti mundet me marre vota prej teje dhe shume te tjere si ty, por kjo nuk e ban nji kryeminister te zotin. I paafte mbetet me gjithe votat tueja. Politika bahet me tru or Shkelzen, Jo me bythe si ty e Albini.
Interesant fraza e personazhit “Na mbyten idiotet”: … marrja e votave nuk e ban nji kryeminister te zotin; mbetet i paafte me gjithe votat … – A thua kete fraze ke dashur ta thuash edhe per kryeministrin e Shqiperise? . Pra aftesia e nje kryeministri nuk u varka nga votat e marrura.
Eshte qesharake te shikosh te njejtit njerez me dy opinione per te njejtat fakte , Shqiperine e shikojne me syzet e rilindjes ndersa kosoven me syzet e A.Thacit , shume e turpshme .
O Shkelzen! Albin Kurti ka mbaruar me kohe,ai nuk eshte per kryeminister,as per ta çuar me dhit ne pyll.Ai e mori rrugen e tij te keqe qe kur degjoi keshillat e kryekriminelit shqipetar,Sali Berisha.Kurti u prish me amerikanet se ishte prishur edhe Sali Berisha,i cili ka dal hapur kundra SHBA-kes.Tani,Kurti le te degjoi pordhet e Saliut, se kryeminister i Kosoves do vihet nje tjeter qe e meriton.
Shqiptari i ndershem Stanishiq Haxhiu: Le te ike veriu!
Veton ,edhe ty si Meros ,u ka erresuar syte politika.Po eshte pandemi o Veton.Eshte koha kur nga halli te gjithe akuzojne njeri tjetrit ,por te gjithe pranojne ndihmat ,nga kushdo qe ofron,edhe nga kundershtari,ish armiku,etj.Politika eshte interes imediat,afatmesem dhe afatgjate.Ne kete moment ne se Serbia dha 1000 tampona per serbet e vet,nuk do te thote se do te fshihen krimet ndaj shqiptareve apo te te tjereve.Lerini histerizmat,gjykimi me mendje te ftohte.Nderkohe askush nuk harron edhe nderhyrjet idiote dhe te pista te Kurtit,te falangisteve te Bukoshit,por edhe te shume figurave te erreta te medias kosovare ne punet e Shqiperise.
Batoni e di mire se c’eshte nje shqiptar i mire…
O Moj Kosove e Mjera Kosove
kush te ka qite me krye ne Hi
Nga njera ane zotnia “DRU ME PRE”
Po Aktualisht Albini i Zi
Ky eshte individi qe I ka bere dem ceshtjes shqiptare me shume se c’do Kryeminister apo President.
ky qelbesire e kupton dhe e ka lezuar se kunder Trump kane folur Bush, Obama, Klinton, Olbright ,per menyren se si u perpoq te ngaterronte ceshtjen e Balkanit…por eshte zhyt aq keq sa si ngelet vec pseudoamerikanizmi per te marre fryme.
Kesaj ndyresire ,I jepet hapesire vetem ne mediat shqiptare, ato Kosovare e kane sikterrisur prej 9 muajsh.
Ben shume gabim qe i ndan mediat e shqiptare dhe kosovare dhe eshte e sigurt se kudo ku ka medie te lira ka edhe mendime te ndryshme. Batoni ka mendim ndryshe nga shume te tjere dhe nuk do te thote se e drejta eshte patjeter vetem me njerin apo me tjetrin. Nga ana tjeter eshte e mehre te veresh se per nga formimi dhe edukata Batoni nuk ka as shume bashkeqytetare e as shume kolege.
“Edi” jo vetem kaq, por a te kujtohet si ka foluar edhe “kokeministri” yne para zgjedhjes se Trumpit?
Baton ( por edhe Mero)
Albini eshte ne ikje,ne mos ka ikur.U rrezua,me deshire a me te futur,me amerikan apo europian,albini na la te fala…mendoni dhe na thoni se cfare do behet ketej e tutje.
Ceshtja nuk eshte albini…por kosova
Sa te paska djek mor Ed shkrimi i Vetonit!
Permbahuni! Albini eshte tepke Lul Basha!
Nje guzhine i ka gatuar per te zezen e shqiptareve!
Qe te dy armiq te perendimit!
Hapi syt, fute mendjen ne pune, lere tifozllikun e vulgut…
Fuck off dude,
quhet Baton dhe jo Veton
Dhe Albini nuk eshte armik I perendimit por I ndarjes se Kosoves.
Sikur Albin Kurti, te degjonte analiza dhe sygjerime si keto te Baton Haxhise, apo te merte sadopak pervoje nga veprimet e Edi Rames ne maredhenie me fqinjet dhe boten, nuk do t’i dilte keq, sepse ne politike nuk ka as kundershtar e as mik te perjetshem, por ka luajalitet dhe mirekuptim jo per kapriço personale e as per ujdira te çastit, por per interesa me te medha te vendit. E verteta eshte se Albini ka ardhur ne ate detyre jo nga pervoja funksionesh shteterore, sepse ai nuk ka qene ndonjehere as krytar komune (rrezik as kryeplak fshati). I ardhur nga “betejat e rruges”, ai po kujton se eshte ende tek te berit “URRA”, ose sidikur ne Shqiperi, “Para Partizan”. Eshte e vertete se ai eshte mbase me i pa perlyeri me korrupsion se ka qene larg pushtetit. Por ai duhet te pranojme se vetem sa quhet Kryeminister, por jo se eshte vertete i tille. Shifeni me kujdes si flet dhe si sillet? Te kujton Debatijkasit tane qe mosha feminore dhe adoleshente i “veteburreronte” me aq sa benin, por jo se nga ata behej hataja…Mirepo te kesh keto veti (si njri i aksionit ose i rruges dhe larg parase qe sjell pushteti), nuk do te thote se te mjaftjne per aty ku je, Duhet edhe “ustallek”, d.m.th. maturi, ekiliber e personalitet, çka Albinit i mungojne ne menyre te dukshme. Per rrjedhoje, atij nuk ia ka fajin askush, veç mendjes se vet qe mesaduket, edhe pse ne moshen qe mund ta meritoje detyren, ai eshte “kerthi” nga pervoja administrative, per te mos thene nga mendja. Ndaj, nuk kemi pse t’i petvishemi me te shara Batonit, se sa te shohim ka apo jo te drejte ne ato qe thote. Le te dale kush dhe te thote se Batoni po shpif rreth atyre çfar ka thene dhe po vepron Albini! Per mu, nuk them se ka bere keq qe ia pranon Serbise 100o testet, se fundja e tille eshte kohe, por kur ti ben kete atehere kerko ndjese per ate the per Ramen se “Eshte shqiptar i mire per Swrbine” nga qe pranoi ndihmat prej Vuçiçit ne kohe termeti! Po italia qe pranoi ndihma nga Rusia dhe Kina, ç’duhej thene? Ja pse nuk duhet nxituar qe moste vije dita “te puthesh kepucet e atij qe te ka perbuzur” ,siç thote Batoni, e te “kafshosh doren e atij qe te ushqen”! Kete po thote Batoni. Keshtu duhen pare edhe qendrime te tjera te dyzuara te Albinit, i cili po mbahet tek “pseudopatriotizmi” i shtirur dhe po sfidon Ameriken, pa te cilen nuk do, apo ben sikur nuk e di, qe pa Ameriken nuk do kishte Kosove te lire dhe as atij s’do t’i vinte kurre radhe per te qene Kryeminister. Mirepo sa kuptohet, atij i pelqen mendja e vet (veçori edhe e disa politikaneve te tjere veriore e sidomod kosovare), qe veshtire te heqin dore nga delirantizmi e fodulleku, e per rrjedhoje haraçet i paguajne ata me poshte. Ne ca gjera, tek ai shoh ngjashmeri me te kaluaren e Berishes, por dhente zoti e mos u befte si ai. E qe te mos ndodhe kjoi, mire do ishte te degjonte mendjet e me te diturve ne Kosove e gjetke pa i paragjykuar ata,se nuk humbet gje. Sa per militantet e vet, aty i ka per te bere “Urra” kur te doje, por jo ne kete rast, jo kur eshte Kryeminister, qe ne fakt ai e ka humbur mandatin dhe mund ta quash “Kujdestar Qeverie”, bash nje Stuardjese avioni…
Keto dite eshte folur shume per Albinin,90% mendojne se ai eshte nje sharlatan politik qe i bene te gjitha,eshte njeri komplet pa moral,ose ne se do quajme Saliun te moralshem,atehere dhe Albini eshte i njejte me te.
Batoni eshte nje nga gazetaret me te mire ne trevat shqiptare,por aktivisteve fashist te Albinit nuk ju konvenon,atyre ju eshte bere shplarje e trurit,dhe cdo gje e mendojne me ment e Kurtit,jo te tyren.
Anti-Shqiptari ma i madh mundohet me fol per Kreshnikun ma t’ri t’popullit tone…le te themi se gjithcka qe thoni ju shqipfolesit prej shefit tuaj tek ymer gelbaza,rilindja mbare,sllavo komunista e sherbetore te tyre si saliu & co met, thaci,mustafa,haradinaj etj etj etj…pse s’po baheni krejt bashke e dilni e matuni karshi k’tij djaloshi t’vetem qe s’po leni gja t’keqe pa thene??…beni zgjedhje dhe jua shohim sa ju vlen lekura zvarranike te ndyer…Albin Kurti perfaqeson dinjitetin e k’tij populli,liridashjen,bashkimin,vlerat njerezore e gjithcka t’mire ka ky popull, thene ndryshe eshte Ajka jone e vye…por ja qe ju si kuptoni k’to se jeni zhaba apo miza kali qe shkoni nga nen-bishti tek n’en bishti i kalit tjeter..mjafton te kundermoje me keq
Bravo Baton I sakte si gjithmone
O papagalli serbise
Te “fala” Baton Stanishiqit!
Baton: ose je i lik, ose medioker. Amerika pranoi ndihma nga Kina dhe ma do mendja ti e di si I kane maredheniet aktualisht. Po keshtu edhe Italia pranoi ndihma nga Kina dhe nga Rusia, etj, etj. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ishin risi e shprese ne mbare politiken shqiptare per te zhdukur nga skena politike fytyrat e uryera qe kane zene renje ka 30 vjet. Juve ushqeheni pikerisht nga keta monstra prandaj I sherbeni atyre dhe sulmoni Z. Kurti. Turp e jazek ju qofte. Ju zente haka e popullit
Sllavo mongolian…..
Ta gzofsh “djalin qe po lufton i vetem”…qe del si kengetare me mikrofon tek goja.
Mos ka ngerruar gje preferenca????
Thu ti ken hedh gja e ka fillue te dridhet?
Kryeminister me mikrofon tek goja…po behet gati per punen qe do beje pas largimit?
Or ti …po ke kishte bythe Albini,taksen nga 100% do e shpinte 1000%….cdo gje tjeter eshte e tepert
Te kesh 35 deputet e te besh sikur ke 100 deputet…e pakta qe mund te mendoj eshte se eshte i ceket.Por mund te mendoj dhe thjesht, se Albini eshte budalla,mendjemadh, arogant,idiot,komplt idiot etj.
Me pak fjale or ti “sllavomongol”,Albini jot donte te qinte pidh pa kar…e provoje e i ngrli mikrogoni ne goje
Ti more idiot, njeri psikopat i peshtire.
Kujt i thua ato fjale more kafshe.
Na i trego emrin more burracak se kush je ta shofim ate fytyren e qelbur.
Baton Haxhiu koha do ti hedhi ne koshin e plerave keta zgjebza.
Albin Kurti eshte arroganti, genjeshtari manipulatori dhe njeriu me i paafte.
Te perulemi me respekt Baton Haxhiu !
Ke bere shume per Kosoven sepse je biri i vertete qe e dashuron dhe e adhuron Kosoven dhe popullin Kosovar.
Zoti te bekofte shendet dhe mbaresi pac ngahera Z. Baton!
Bravo Baton Haxhiu!
Shkrim i shkelqyer.Gazetar i madh shume profesional dhe ivertete.
Vazhdo te shkruash kemi shume nevoje per shkrimet e tua.
Zoti te bekofte ! Shqiperia te nderon !
Batoni eshte argat i te korruptuareve, oligarkeve e faqja e zeze e kombit.
Me keqardheje te madhe me albini fshiu macia picin. Ciao Albin. Iku treni ?
Se kush eshte Albin Kurti e ka shpeguar qarte i madhi Frrok Cupi ne nje artikikull para dy muajsh me titull: Albin Kurti nuk do behet kurre kryeminister, dhe i doli fjala ketij burri te mencur. Lexojeni dhe nje here kete artikull dhe do e mesoni kush eshte Albin Kurti.
Batoni ka friken e vet se ka biznese bashke me Thacin. Eh mor shkije shqipfoles.
Baton, pse abuzon me detyren… .
Albini e shkoqiti bukur e mire dhe drejt, ne konferencen e Tij per shtyp, dje, lidhur me sa mesiper Ti e akuzon poshtersisht ose shqiptarisht. Ti mesaduket prisnje te kunderten e veprimit te Albinit. Sorry.
Albini ka ngrene nje luge corbe te prishur njesoj si saliu, ne vitet e burgut ne Serbi,zgjohuni o milet ,kthjellohuni mos u mashtroni ti jepni prap vote kurdo qe te behen zgjedhjet.Batoni eshte burr i zgjuar qe i duhet Kosoves,mos komentoni gjepura. Bashkatdhetari.