Gazeta “Bild” sulmon ashpër presidentin kinez: Koronavirusi do sjellë fundin tuaj

20 Prill 2020, 22:05Politika TEMA

Pak ditë më parë presidenti i Kinës, përmes një letre të dërguar në ambasadën në Berlin, kërkoi që e përditshmja gjermane “Bild” të kërkonte falje për shkrimet dhe sulmet në adresë të qeverisë kineze për çështjen e pandemisë së koronavirusit dhe përballimin e saj. Por e kundërta ka ndodhur.

Drejtori i “Bild”, Julian Reichelt ka reaguar menjëherë pas kësaj, e nuk është një kërkim falje për shkrimet, por e kundërta. Reichelt ka nisur një tjetër kundërsulm me 5 pika ndaj ekzekutivit kinez, duke e akuzuar atë si përgjegjës për daljen e koronavirusit nga një laborator në Wuhan.

“I dashur presidenti Xi Jinping”, fillon drejtori i “Bild” në një video të përkthyer dhe në gjuhën kineze, që i është dërguar dhe ambasadës së këtij vendi në kryeqytetin gjerman.

“Ambasada juaj më dërgoi një letër të hapur sepse në gazetën tonë shkruajtëm që do të ishte e drejtë t’i kërkonim Kinës të paguajë për dëmin e madh ekonomik që është shkaktuar nga përhapja e koronavirusit në të gjithë botën. Ju lutem më lejoni t’iu jap përgjigje”, nis deklarata e Reichelt.

“Pikë së pari, ju qeverisni me mbikëqyrje dhe kontroll. Ju nuk do të ishit president pa këtë lloj kontrolli. Mbyllët të gjithë gazetat dhe faqet e internetit që kritikuan reagimin tuaj për pandeminë, por jo shitësit ambulantë që shesin supën e lakuriqit të natës. Ju jo vetëm që i kontrolloni qytetarët tuaj, por i vendosni ata në rrezik, së bashku me pjesën tjetër të botës.

Së dyti, mbikëqyrja është një shkelje e lirisë. Dhe një vend që nuk është i lirë nuk mund të jetë kreativ, është një komb që nuk është inovativ dhe nuk krijon asgjë. Ja përse e keni kthyer Kinën në një ndër ekspertët më të mëdhenj të vjedhjes së pronësisë intelektuale. Kina pasurohet me shpikjet e të tjerëve dhe jo të sajat. Arsyeja përse në Kinë nuk ka krijime, shpikje të reja dhe nuk ka inovacion është sepse ju nuk i lejoni të rinjtë e vendit të mendojnë lirisht. Gjëja më e madhe që keni eksportuar ndonjëherë, dhe që askush nuk e donte, ishte koronavirusi.

Së treti, ju, qeveria juaj dhe shkencëtarët e dinit prej kohësh që koronavirusi ishte shumë infektues, por e latë pjesën tjetër të botës në errësirë. Ekspertët tuaj nuk u përgjigjën kur kërkuesit perëndimor kërkonin të informoheshin me atë që po ndodhte në Wuhan. Ishit shumë krenar dhe nacionalist për të pranuar të vërtetën. Mendonit se bëhej fjalë për një fatkeqësi kombëtare që në fakt u transformua në një tragjedi globale.

Së katërti, Washington Post raportoi se në laboratorët tuaj në Wuhan kanë bërë kërkime mbi koronavirusin te lakuriqët e natës pa pasur siguri në nivelet e nevojshme. Përse laboratorët tuaj toksikë nuk janë të sigurta ashtu si burgjet për të burgosurit politikë? Mund t’ua shpjegosh vejushave në zi, fëmijëve, burrave dhe prindërve të viktimave në të gjithë botën?

Së pesti, në vendin tuaj, populli e ka vënë në diskutim pushtetin tuaj, ai po shembet. Keni krijuar një Kinë të papërshkueshme dhe jo transparente. Përpara Covid-it Kina ishte njohur si shtet mbikëqyrës. Tashmë është një shtet që ka infektuar të gjithë botën me një sëmundje vdekjeprurëse. Kjo është trashëgimia juaj politike. Ambasada juaj thotë që nuk jam në lartësinë e traditës së miqësisë mes dy popujve tanë. Imagjinoj që quan miqësi atë që dërgon maska në të gjithë botën. Kjo nuk është miqësi. Do ta quaja imperializëm të fshehur pas një buzëqeshje, një “kalë troje”. Mendon të forcosh Kinën me një sëmundje që eksportuat. Nuk do t’ia dilni. koronavirusi, herët apo vonë, do të jetë fundi yt politik”, deklaron drejtori i “Bild”.

28 komente në “Gazeta “Bild” sulmon ashpër presidentin kinez: Koronavirusi do sjellë fundin tuaj”

  1. rraca superiore says:

    kinezët me një pikë shurrë secili e kalojnë gjermaninë nga gjeografia në histori

    1. Epiriiiii says:

      ? ? ? ? ? BRAVO e Madhe. ??????

    2. TIRONA says:

      raca superiore.
      Vertet o koqe eshte race superiore ,se hane njeri-tjetrin,qen,mace,gjalperin, sorraj,lakuriqe nate .Nje fshat i tere kishte 1 gomar me 3 kembe!Ndonje dite do te hane dhe ty!
      Japonia historikisht,i vriste si mizat dhe i mbante per sherbetore.Nderkohe historikisht Gjermania e ka ndihmuar japonine ne teknollogji!
      Kush eshte race superiore :Kina qe kopjonte makinerite ruse si forme,se per teknollogji ato kinezet ndryshkeshin qe vitin e pare,ndersa ruset pas 10 vjetesh!
      Ne qofte se je kureshtar e kam fjalen per Autokombajnat CK-3 ,
      Dhe gazin 69 apo YAZ ,me xing-fu-ne e keqe qe ti sillte zorret ne goja!
      O injorant: lahe gojen kur te flasesh per Gjermanine!

  2. rraca superiore says:

    kinezët me një pikë shurrë secili e kalojnë gjermaninë nga gjeografia në histori
    hitlerianet e mutit

    1. ben says:

      Kinezet te hane mutin. Po qe se Europa dhe Amerika e Veriut, bojkotojne mallrat kineze, Kina vdes brenda vitit, pasi ekonomia e tyre eshte orientuar vetem per eksport. Konsumi i brendshem eshte ne vlera te paperfillshme dhe fabrikat kineze do falimentonin njera pas tjetres. Ne te kunderten, vendet europiane dhe ato amerikane prodhojne cdo gje

  3. aliasllani says:

    Njisoj jeni dhe ju gjermanet e pam sa I ndihmuat italianet dhe spanjen.
    Ju gjermanet nuk deshet eurobondin..
    Prisni sa te iki kriza dhe do e shkoni ju europen e bashkuar.Pyesni ZOTI DREJTOR JULIAN SI GAZETAR GJERMAN QE JE CDUAN NE KINE bizneset gjermane ?..e tha mir Curcill qe germania do bombarduar cdo 50 vjet .arsyen e din gjermanet..

    1. ??? says:

      Ik mer idiot …shko ha nje tas me fasule aty me plaken!
      U bon gjithe katnaret ne Shqipni analista…hej zot i modh!
      Nuk ka pare ne xhep e as tru ne koke,por ka mesuar fjalen eurobond dhe gjykon …???

      Ah sa mire jua bo Edi Rama juve!!! Ju jep ate qe meritoni…?

      1. aliasllani says:

        Or tunxh jo andej po kendej rruga.ku e pe ti o qytetar qe ha fasule !.ote befsha naften ty dhe rames.
        Un kam mendim tim ste pelqen shiko rrugen
        Por tipa si ty jan arrivista vetem per tu dukur buzbukur.

      2. Mona Cizmja. says:

        O dear.U bane ti as me gjyku te tjeret. Ti edhe nji tas fasule e ke teper.

    2. Hasoni says:

      Fantastike, shpresoj qe shpejt ta perkrahe dhe shtypi i venedve te tjera perendimore.

      “Aliasllani” nga emri dukesh myslimon qelepir, yxhym, lezet dhe ndonje makine benz apo jo…… Mos hyr kot ne te thella se te lodhet truri.

      1. Ali asllani says:

        Mua nuk me quajn ali asllani o kungull
        Thjesht e perdor si pseudonym ne respekt te poetit te madh Ali Asllani .e shikon se car paragjykimesh keni vetem nga emri mysliman
        Un jam I krishter o lepurush por mos harro qe myslimanet I kan sjell shum te mira botes..lexo paralexo

    3. TIRONA says:

      ali-lesh-asllani:
      Kush bombardoi Churcilli apo Gjermani.
      Ne qofte se Gjermania ,do te merrej vetem me Angline:GJITHE ANGLEZET I LINTE PA BREKE NE BYTHE!

  4. Zigur Qarri says:

    Presidenti Xi Jinping mori ne telefon Kryeministrin Rama,dhe pyeti se si perfundoi padia e tij ndaj BILD-it dhe gazetareve te saj
    Peter Tiede dhe Axel Springer.Gjyqi nuk u zhvillua i tha Rama,u terhoqa se nuk doja te demtoja reputacionin e Gjermanise.
    Po avokat kishe marre e pyeti Xi Jinping.Po i tha Rama,nje avokat te njohur,Mathias Prinz.Por,megjithese u terhoqa,Eurot ja
    dhashe te gjitha sa kerkoi,qe mos te demtoja reputacionin e Shqiperise.Je mire me shendet i pyeti Xi Jinping.Mire jam,perse pyet
    i tha Rama.Ashtu kot i tha Xi Jinping dhe mbylli telefonin.

  5. Lulka says:

    Do zoti qe kines ti kthehet I gjith perendimi she ti ven sanksione she kinezet te hand ca prodhoin vet dhe te ngrihen ne protesta te heqin partin komunisti se ndryshe to komunisti do shkatrroin boten per 30 vjet kina ka hapur 3 viruse 1Iderrit 2 i shpendve 3 Corona komunistat nuk tregojn vetem e vetem te mbajn pushtetin

  6. Fisniku says:

    Nga burrime shume te besuara kineze,u informova se presidenti kinez sapo lexoi mbi sulmin e ashper te gazetes BILD,i ra te fiket dhe po pergatitet te jape doreheqjen!
    Pasi mori veten,degjoi se doreheqjen e tij nuk e miratuan 1.4 miliard kineze,nga 1.5 miliard qe jane gjithsejt!
    Ata i thane presidentit,qe BILD po te doje le te matet me ne e jo me ju,se ju shqetesojne dhe ju heqin humorin!

  7. elitex says:

    Ky trapi e ka harruar historine e vendit te tij dhe kasapanen qe i beren Europes ne te dyja luftrat boterore???

  8. Hahahahahaha says:

    Analist shqipefoles !
    Te Presekutuarit shqipfoles !
    Barkun boshe njejere ne vite me fasule ,,edhe une Si Juve sebashku…Merino njehere me Kriminelet e juaj apo Kriminelet tane,qe tallen me Juve me mua apo me te gjithe Prinderit Femijet e juaj apo te mi..
    Mos haroni dhe lopaten,,me vete ,,se lapsin e keni dhe e perdorni ketu..Naten…Flini gjume se vetem per gjume jeni..

  9. Bimi says:

    Eshte shume per te qeshur po dhe e dhimbshme shumica e komentusve mbrojne kinen vetem se jane komuniste , asnje nuk diskuton mbi argumentin , te tjeret flasin per mardhenien e Rames me Bild jeni vertet njerez qe ju ka errur syte politika dhe nuk u le te lexoni azgje pertej saj.

  10. Star says:

    Vone jeni kujtuar per ta botuar kete leter manifest per boten. Ka me shume se tri dite qe eshte botuar nga gazeta te tjera ne Shqiperi. E kam thene edhe ne nje koment te meparshem qe eshte turp per kete gazete qe pretendon qe ndjek lajmin i pari dhe e boton pas shume kohe nga tjeret. Duket se z.Mero ishte i zanun duke pregatit shkrimin e radhes per te goditur Albinin sepse aty duket se perfiton perseshin e radhes. Eshte e trishte kur mendojme dhe themi qe na ishte dikur nje gazete shume e dashur,por tashti i eshte afruar simotrave te saja: Albania e Ylli Kadriut dhe 55 e Fahros.

  11. izet says:

    sa keq Hasoni perbuz Aliasllanin…..

  12. Borici says:

    Gazeta Bild nuk eshte qeveria Gjermane, dhe aq me teper populli Gjerman. Shikoni kush qebdron pas Shume Mediave ne Gjermani dhe do te qartesoheni. Per Shqiptaret Jane pa bereqet, te tilla biseda.

  13. Pato says:

    Humor Gjerman eshte ky? Bild eshte si flet-rrufet ne kohen e xhaxhit kunder imperializmit.

  14. Manushaqe says:

    Ku pjerdh Kina per Gjermanine apo Europen, qe vetem emrin ka, se ne fakt nuk ekziston realisht kjo Europa e plake. Edhe ky tipi i Bild-gazetes gjermane, e paska bere te forte, i paska kerkuar llogari Presidentit kinez. O bo bo! Si do ja bej Kina tash e tutje? Veç nje Zot e di se si do ta dal nga ky hall i madh…..

  15. Anton says:

    Kush flet gjermania
    Ju djeget Europen 2 here o rrace e shkershyer pedofilash.

  16. Mona Cizmja. says:

    O derr.U bane ti as me gjyku te tjeret. Ti edhe nji tas fasule e ke teper.

  17. enkeljedi says:

    Nje fshat kinez e ka GDP 235 bilion $barazi me gjermanin
    kjo gazeta BILD e kruajti dhe me Ramen
    fitoi nje mut
    Po me gjermanin?????
    kjo gazete eshte bere si koha jone e Nikoll Leshit
    ose 55 e Fari tasqebabe e pilafit

  18. Louis Marschalko says:

    Nqs di pak nga historia s’eshte e veshtire te kuptosh c’fare nenekuptojne. Ja 2 shembuj me nje qellim. 1 Pas luftes ne Libi USA krijoi nje qeveri fallco me qellimin e vetem qe te legalizoje vjedhjen e pasurive te Gadafit. 2- Ne Venezuele me te njejten metode krijoi nje qeveri paralele me te njejtin qellim. Pra gjen te shitur apo tradhetare qe jane gati per te shitur pasurite e vendit, Pra keto qeveri fallco krijohen me te vetemin qellim te firmosin dokumenta qe te plotesojne standarte nderkombetare.Tani me Kinen bejne te njeten gje por ne forme tjeter, Borxhet qe i kane Kines perpiqen ti anullojne me genjeshtera. Asnje me pak tru e kupton qe Kina s’do paguaj asnje. Mos harroni se qe nga viti 1945 Gjermania eshte toke e pushtuar dhe lirine se ka marre akoma. Per me shume lexoni liberin tim. Pushtuesit e Botes- Kriminelet e vertete te Luftes.

  19. Star says:

    Botojini komentet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje