Paralajmërimi i OBSH për politikën: Mos luani me zjarrin!

21 Prill 2020, 22:25Politika TEMA

Bota duhet të bëhet bashkë për të kapërcyer pandeminë Covid-19. Këshilla vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Duke folur nga Gjeneva në Zvicër, drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se “e keqja më e madhe është ende para nesh”, nëse nuk ka solidaritet global.

“Nëse kemi solidaritet global dhe e shikojmë këtë si armik të përbashkët për njerëzimin dhe japim më të mirën tonë, duke kuptuar se ky është një virus i ri dhe i rrezikshëm, sigurisht që mund ta fitojmë këtë betejë. Pa unitet kombëtar dhe pa solidaritet global, më besoni, më e keqja është ende para nesh. Le ta parandalojmë këtë tragjedi”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i OBSH.

Zyrtari i lartë i OBSH-së u bëri thirrje vendeve që të mos politizojnë virusin, por të punojnë së bashku për të frenuar përhapjen e Covid-19 në të gjithë botën. “Ju lutem punoni së bashku. Mos e përdorni virusin si një mundësi për të luftuar njëri-tjetrin apo për pikë politike. Është e rrezikshme. Është si të luash me zjarrin. Këto probleme politike mund të nxisin më tej këtë pandemi”.

Ndër të tjera, OBSH-ja paralajmëron vendet që të rishikojnë me kujdes planet e tyre për rikthimin në normalitet pasi mund të shkaktojë një shpërthim të ri të pandemisë nëse masat kufizuese hiqen më shpejt nga ç’duhet. Më shumë se 2 milionë e 400 mijë persona janë infektuar me Covid-19, prej tyre kanë humbur jetën mbi 170 mijë vetë.

15 komente në “Paralajmërimi i OBSH për politikën: Mos luani me zjarrin!”

  1. Alo alo says:

    Grek i poshtër, mos luani me Kinën thuaj ! Jeni bërë si zyra e shtypit e Partisë Komuniste Kineze, qelbësira që lejuat përhapjen e virusit ! Merrni dollarët dhe eurot nga Amerika dhe Europa e nuk keni guxim të thoni të vërtetën se mërzitet ariu Pho i Kinës. Shpresoj që pas kësaj pandemie, bota e civilizuar të detyrojë fajtorët, (Kinën dhe OBSH-në), që të japin llogari e të paguajnë dëmet ekonomike dhe morale.

    1. Roberto says:

      O Alo pse Grek qenka ky??? Komplet Jevg 24karat hahahaaaaaaaaaa. E paska kopjuar kete shprehjen nga Enveri hahahhaa se ai thoshte: Mos luani me zjarrin se do digjeni vete brenda.

    2. Cane says:

      Po ku e di ti që është grek?Pastaj dhe i poshtër. Kur nuk di mos bëj komente aq më keq me ofendime.

    3. Krio says:

      o debil kush esht grek. kyyy ne foto. ky esht nga kenia ose nga fshati jot
      flet kot. roma per toma

    4. Shqiptari i ditur. says:

      Nga doli grek ky eshte etiopian.

    5. Skenderbeu i Akademise says:

      Mos valle e parashikon se e ka vendin ne Hage ky zotnia nga Etiopia? Ka drejtuar nje Organizate shume mire te financuar dhe jo vetem nuk parashikoi gje, por as nuk njoftoi ne kohe per te parandaluar pandemine. Ky eshte numri 2 per ne Hage, numri 1 eshte padyshim kinezi Xi, qe barazohet me Hitlerin per demin ndaj njerzimit. Ka te tjere ne radhe per atje, por jashte radhes nuk mund te mbeten ata te Organizates per mbrojtjen nga armet bakteriologjike, qe nuk ndjehen askund per sa po ndodh. Tung.

  2. dok says:

    Ik ore palaco, e ke kthyer OBSH ne nje aneks te Kines…
    Tani nuk te beson me njeri, me perjashtim te Ministres Manastirliu

  3. Tonny says:

    Ky njeri eshte pergjegjes po aq sa partia komuniste kineze per perhapjen e virusit neper bote duke ndjekur keshillat e komunisteve kinez me fanatizem politik. Qesharak..

  4. WuFlu says:

    Kur OBSH ka ne krye nje antarin e partise marksiste leniniste Ethiopiane, doktoruar per filzofi te shendetit publik jo doktor mjekesie dihet si do te shkojne punet. Marksisti do te beje propaganden e komunsiteve Kineze me parate e perendimit……. Nuk besoj se arrin ta kuptoje se ka deshtuar ne menyren me skandaloze te mundeshme dhe se duhet te kishte dhene doreheqjen me kohe.

    Te punojme se bashku per marksisto komunistet dmth juve paguani parate se propaganden e bej une…….

  5. OBSHISCOVID says:

    Ik more pleh more parazit zhduku nga faqja e dheut mor kriminel vegel e Kines.

  6. Ylli says:

    Eshte nga Etiopia

  7. Feniks says:

    O rrot kariii.qe shikon greker kudo.plasur I ke syte?po emrin nuk ja lexon?mire qe nuk e bere dhe norvegjez.hajde trap hajde.

  8. mimmo says:

    Tedros Adhanom asht Etiopian , Afrikan ! ! ! A e more vesh ? ! ( Wikipedia )

  9. ***** says:

    Nese Tedros Adhanom Ghebreyesus do te merrej me me pak politike vete, atehere gjendja nuk do te ishte kjo qe eshte. Kerkon unitet nderkombetar personi qe me shume duket si perfaqesues i qeverise kineze sesa kreu i OBSH.
    Kina ka targetuar qellimshem emigrantet nga Afrika gjoja sikur vetem ata jane mbartes te virusit dhe kerkon ta shfrytezoje kete situate per te blere aksione te kompanive te huaja per te rritur influencen e saj ne rang boteor.
    Mbylli kufirin e Wuhan-it midis provincave te tjera kineze, por lejoi qellimisht transportin e miliona njerezve prej Wuhan-it neper bote. Eshte eksportuesja kryesore e mjeteve mbrojtese qe luftojne pandemine, por refuzon ti shesi ato.
    Tedros ka frike Somaline dhe Afriken sepse situata e tanishme eshte secili shtet per veten e vet prandaj dhe ai kerkon unitet; pasi vetem keshtu mund te luftohet COVID-19 ne Afrike ashtu sic jane luftuar edhe epidemite e tjera ne te kaluaren.
    Kina si burim i pandemise nuk tregon solidaritet dhe aq me teper pergjegjshmeri per ate qe beri duke arritur deri aty saqe fajeson te tjeret per perhapjen e semundejs, dhe personi qe kerkoi te mbulonte pisllikun kinez dje kerkoka sot unitet nderkombetar.
    I vetmi unitet i sigurt deri tani eshte ndergjegjshmeria e shteteve te afektuara nga pandemia se Kina eshte pergjegjese kryesore e saj dhe se ne nje menyre ose tjeter ajo do te duhet te paguaj demin e shkaktuar qellimshem duke pasur perkrah saj edhe ndihmen e inkopetenteve te OBSH-se!

  10. Eduarti says:

    Ky Xax ne krye te famshmes OBSH mbylli syte kaq muaj per vdekjet nga Covid ne Kine. Mashtruan nje bote mbare e kur plasi pastaj pandemia nxitoi te jape direktiva. Kaq mjafton qe sot te kafshoje gjuhen e mos derdellis por te qerohet nga ai post.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje