“Më vjen keq, që nëna ime nuk u martua me një marangoz”: Jeta e trazuar dhe arratia në SHBA e vajzës së Stalinit

22 Prill 2020, 09:51Dossier TEMA

Nga Charlie Connelly

Pasdites e të premtes së 21 prillit 1967, një avion i linjës ajrore zvicerane “Sëissair”, zbarkoi nga Gjeneva në aeroportin Xhon Kenedi në Nju jork. Kur u hap dera, një grua e veshur me një xhaketë të bardhë nisi të zbresë shkallët. Në fund të tyre, ajo qëndroi para një morie mikrofonësh dhe kamerash.

Pasi vështroi mirë e mirë qindra njerëzit e mbledhur para saj, buzëqeshi me shpirt. Svetlana Alilujeva do ta kujtonte gjatë atë moment. Pasi gazetarët u bënë gati të shkruanin në blloqet e tyre, ajo zgjati kokën drejt mikrofonave dhe tha:”Përshëndetje të gjithëve!”.

Ishte 41-vjeçe, dhe në atë moment ndjeu për herë të parë se e kishte nën kontroll jetën dhe fatin e saj. Megjithë vëmendjen e madhe që iu kushtuar arratisë së saj në SHBA, Alilujeva nuk ishte një yll i muzikës apo kinemasë. Por ajo ishte vajza e Josif Stalinit, dhe 6 javë më parë kishte hyrë papritur në ambasadën amerikane në kryeqytetin e Indisë Nju Delhi, duke e tradhëtuar Bashkimin Sovjetik.

Në vitet 1960, Bashkimi Sovjetik ishte një vend i mistershëm për shumicën e njerëzve që jetonin jashtë tij. Dhe Stalini, detajet mbi mizoritë e të cilit u bënë publike vetëm pas vdekjes së tij në vitin 1953, ishte ende një figurë e tmerrshme, më shumë një mit sesa një njeri real.

Kur Alilujeva hyri në ambasadë dhe u tha punonjësve se kush ishte, diplomati i dërguar për të biseduar me të, arriti vetëm të thoshte i pataksur:“Ju …ju e keni fjalën për Stalinin!?”. Në fillim zyrtarët ishin dyshues:Ajo ishte njohur vetëm si një vajzë e re në fotot e realizuara me babanë e saj, dhe SHBA-ja nuk kishte asnjë të dhënë të ekzistencës së saj në vitet e mëpasme.

Dhe kjo edhe për shkak se e kishte ndryshuar emrin e saj nga Svetlana Stalina, duke marrë mbiemrin e nënës së saj Alilujeva. Pra ishte si të kishte shkuar në SHBA nga kozmosi. Kur iu drejtua gazetarëve atë ditë pranvere në Nju Jork, kamerat televizive dhe blicat e fotografëve, analizuan çdo tipar të sajin për çdo lloj ngjashmërie me babanë e saj tiran.

Reporterët mendonin se do të vërenin ndonjë shenjë të vullnetit të hekurt dhe retorikës së frikshme, që ata ishin të sigurt se duhet të ishte e pranishme në gjenet e saj. Por në vend të kësaj, ata dëgjuan një zë të këndshëm që fliste një anglishte të përsosur.

Alilujeva ndër të tjera deklaroi:”Për mua nuk ka kapitalistë dhe komunistë, por thjesht njerëz të mirë dhe të këqij, të ndershëm dhe të pandershëm. Dhe ata janë të tillë kudo që jetojnë njerëz. Shpresoj të gjej në Amerikë lirinë e shprehjes, që do të më japë mundësi të shkruaj, studioj dhe të jap një kontribut të vogël në botën e arteve dhe letrave”- shtoi ajo.

Svetlana shkoi fillimisht në Indi, për të shpërndarë hirin e të dashurit të saj Kunvar Brajesh Sing, një komunist indian që do ta njihte në vitin 1963, kur ai ndodhej për një vizitë në Moskë. Çifti u dashurua, por autoritetet sovjetike i ndaluan të martoheshin. Dhe kur Sing vdiq në vitin 1966 nga një bronkit akut, Alilujeva lëvizi çdo gur për të siguruar lejen e autoriteteve, që të shkonte në Indi dhe të shpërndante hirin e Sing në ujërat e lumit Gang.

Pasi zyrtarët e ambasadës amerikane e konfirmuan identitetin e saj, ata e hipën Alilujevën në avionin e parë të mundshëm për në Perëndim, që ishte ai për në Romë të Italisë, prej nga ku ajo u transferua në Zvicrën neutrale, derisa të përfundonte zhvendosja e saj përfundimtare në Nju Jork.

Një detaj që gazetarët e mbledhur në aeroportin Xhon Kenedi nuk e dinin, ishte se kur ajo hyri në ambasadën amerikane, dy fëmijët e saj, Josifi 22-vjeçar, dhe Jekaterina 17-vjeçare, po prisnin në aeroportin e Moskës kthimin e nënës së tyre nga India, pa ditur asgjë se çfarë kishte ndodhur. Tre ditë më vonë ajo u shkroi një letër, ku u thoshte se ishte e detyruar që të arratisej, pasi komunizmi sovjetik ishte një dështim. “Ju lutem, qëndroni të qetë në zemrat tuaja. Unë po bëj atë vetëm atë që më thotë ndërgjegja!”- theksonte ajo ndër të tjera, duke i nxitur ata që të bënin më të mirën që mundnin në jetën e tyre, në të cilën ajo nuk do të luante më një asnjë rol.

Fëmijët nuk ia falën kurrë atë akt, por ndoshta nuk është për t’u habitur pse Alilujeva ishte në gjendje të merrte vendime të tilla të diskutueshme si prind. Ajo e humbi nënën që kur ishte 6-vjeçe, iu tha për shkak të peritonitit, vetëm për të zbuluar rastësisht një dekadë më vonë se Nadia Alilujeva, gruaja e dytë e Stalinit, kishte vrarë veten me pistoletë.

Vetëm atëherë ajo filloi të dyshonte mbi të vërtetën e babait të saj, një burrë që për të kishte qenë një prind i ngrohtë dhe i përkushtuar, derisa mësoi mbi vetëvrasjen e nënës së saj. Nga ai moment nisën të kishin kuptim edhe shumë gjëra të tjera, siç ishin për shembull zhdukjet e papritura të hallave dhe xhaxhallarëve nga fisi i nënës së saj, që ishin të prirur të rimerrnin mbiemrin e motrës së tyre.

Në moshën 17-vjeçare, e tronditur ende nga ajo që kishte zbuluar, Svetlana ra në dashuri me regjisorin hebre Aleksei Kapler. Kur Stalini e mori vesh lidhjen e tyre, u tërbua nga inati, Ai dërgoi Kaplerin në gulag për 1 dekadë, ndërsa e rrahu të bijën kur ajo protestoi ndaj këtij vendimi.

Një vit më vonë, ajo u njoh me një tjetër hebre, studentin e Universitetit të Moskës Grigori Morozov. Ajo i tha të atit se donte të martohej me të. Stalini e goditi fort me shuplakënë fytyrë, duke i ulëritur:”As që dua të takohem me atë hebreun tend!”.

Pavarësisht kundërshtisë së diktatorit sovjetik, çifti u martua në 1945 dhe pati një djalë, Josifin. Por u divorcuan vetëm 2 vjet më vonë. Svetlana u martua sërish për pak kohë me djalin e bashkëpunëtorit të ngushtë të Stalinit, Andrei Zhdanov, nga e cila lindi Jekaterina.

Këto lidhje jetëshkurtëra, ishin sigurisht fryt i një jete të trazuar. Në vitin 1952 Nikita Hrushov, pa i tmerruar Stalinin të kapte për flokësh të bijën në mesin e qindra të ftuarëve në një festë, për ta detyruar të kërcente para të gjithëve.

Pasi shkoi në SHBA, Svetlana botoi librin e saj autobiografiik “20 letra një miku”, nga i cili fitoi 2.5 milionë dollarë, ku shumicën e dhuroi për bamirësi. Stevlana e dogji pasaportën e saj sovjetike, dhe u martua me arkitektin Uilliam Piter, duke marrë emrin Lana Peter, dhe duke pasur një vajzë tjetër, Olgën, para se edhe kjo martesë të merrte fund pas vetëm 3 vjetësh.

Ajo nisi të ndjehej gjithnjë e më e vetmuar. Pastaj në vitin 1984, mori atë që e interpretoi si një telefonë pajtuese nga i biri Josifi. Kur atij iu refuzua leja për të shkuar në SHBA, ajo mblodhi të gjitha gjërat e saj personale, dhe shkoi vetë në Moskë me Olgën tashmë 13-vjeçare, duke iu lutur paraprakisht zyrtarëve sovjetikë që ta lejonin të rikthehej.

“Për këtë grua të dëshpëruar, perspektiva për ta parë sërish të birin, iu shfaq si simboli i një fillimi të ri”-shkruante asokohe revista “Time”. Pas mbërritjes në kryeqytetin sovjetik, Alilujeva e kritikoi jetën e saj në SHBA. Ajo tha se nuk kishte parë “një ditë të vetme lirie” atje, dhe se nuk kishte qenë asgjë më shumë se sa një kukull në duart e CIA-s.

Kur një korrespodent i mediave amerikane, u përpoq ti bënte një pyetje në konferencën e saj të parë për shtyp në Moskë, ajo e ndërpreu atë, duke i bërtitur:“Ju amerikanët jeni të egër! Njerëz të pa civilizuar!”. Pas 18 muajsh në Bashkimin Sovjetik, kohë gjatë së cilës marrëdhëniet e saj me Josifin dhe Jekaterinën u përkeqësuan në mënyrë të pandreqshme, çka e detyroi të jetonte për një fare kohe në Gjeorgji, vendlindjen e babait të saj, Aljilujeva u rikthye në SHBA, duke shpjeguar se komentet e saj anti-amerikane ishin një keqkuptim  gjatë përkthimit.

Pas atij momenti ajo do të ndryshonte vazhimisht banesë, të paktën 1 herë në vit. Më vonë, e vija Olga, kujtonte se duhej të ishin patjetër në një vend të ri para nëntorit, muaj të cilin ajo e kuptoi më vonë se përkonte me përvjetorin e vdekjes së nënës së Svetlanës.

Thashethemet që qarkullonin në mediat amerikan mbi të ishin të shumta. Flitej se ajo jetonte në një kasolle në Uiskonsin pa energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm, se gjendej në një manastir katolik në Zvicër, apo se po jetonte në një azil të rrënuar pleqsh. Por kur vdiq në vitin 2011, ndodhej vetëm në një azil në Uiskonsin.

Josifi kishte vdekur, Olga jetonte në Portland të shtetit të Oregonit, ndërsa Jekaterina punonte si gjeologe në gadishullin e Kamçatkës. Svetlana ishte shpesh e paqëndrueshme, shumë kërkuese, inatosej për pak gjë, dhe mund të ishte mizore ndaj miqve besnikë dhe anëtarëve të familjes.

Por thellë në zemrën e saj, ajo ishte një grua e vetmuar, vendi i së cilës në botë, çfarëdo që të bënte, ishte gjithnjë i destinuar të përkufizohej nga trashëgimia e errët e babait të saj.

Atë pasdite të 21 prillit 1967 në aeroportin e Nju Jorkut, ajo e pati mundësinë për një fillim të ri, një shans për të dalë nga hija e të atit, dhe për të krijuar një fat të vetin. Por kjo gjë nuk ndodhi. “Njeriu nuk mund të pendohet për fatin që ka. Edhe pse mua më vjen keq, që nëna ime nuk u martua me një marangoz!”-do të deklaronte ajo në një rast. / “The New European”-Bota.al

15 komente në ““Më vjen keq, që nëna ime nuk u martua me një marangoz”: Jeta e trazuar dhe arratia në SHBA e vajzës së Stalinit”

  1. SHQIPE-FREE says:

    Kjo “Vajza” e Stalinit ishte nje Vajze Komplekse qe pasi u “Lodhe” nga Privilegjet ne Bashkimin Sovjetike Braktisi Femijet e saj dhe ja Mbathi ne Amerike per te “Shijuar Lirine”??????????Vertet??Kaq Kontraverse ishte kjo “Engjell”..qe na Kthehet perseri ne Bashkimi Sovjetike Tashme me Pasaporte Amerikane..dhe pasi SHAU, dhe “Shkerdheu” Ameriken dhe Gjithe Perendimin me Fjale..”Vendosi” te Qendroj ne B-Sovjetike…dhe pasi Perseri nuk i Zuri “Bytha Ngrohte”..Kthehet Perseri ne Amerike….
    Nuk Le pa Theksuar se kjo u Martua nja 5-se Here ne Menyre Zyrtare…por se sa te Dashur Kishte kjo…kete nuk e Thote(Buce tipike Russe)

    1. beni says:

      Stalini nuk ishte Rus,Po Georgi !!!

    1. ben says:

      Katunaro
      Kur te maresh vesh se kjo nuk ishte kucke ruse, mbase do fillosh te luptosh qe je katunar.

      1. beni says:

        Ky eshte nje loqe si ky tjetri me siper qe georgjanin e bejn Russ!!
        Jan Vertet muhexhadine qe nuk kan ku ta nxjerin urejtjen!
        Russet Jan Ajka e botes !

  2. realisti says:

    Per ket vajze nuk e kishte fajin komunizmi. Ajo nuk ishte e persekutuar ne kominizem. Po te kishte pasur ambicje dhe ide ajo i kishte ruget e garantuara me shume ne komunizem se ne amerike. Por edhe ne amerike po te kishte ide projekte mund te kishte shfrytezuar emrin e Stalinit per te bere para. Kjo vajze siç e tregon dhe jeta e saje ishte me probleme psiqike te trasheguara me shume nga e ema se i jati. Gazetat mjaftohen qe paska share komunizmin pa se kush e shan kjo s’ka rendesi. Megjithse ne intervisten e pare thote se jo sistemet por njerezit ndahen, sipas saje , ne te mire e ne te keqinj. Kane bere edhe te tjere dhe vazhdojne ta bejne edhe sot te njejtin gabim duke e njehsuar vajtjen ne Amerike me te berit i pasur. Zhgenjimi i saje ka qene i madh ,gjynah. Nuk gjeti paqe deri sa mbylli syte .

  3. Shenjestra says:

    Vajza e Stalinit,ka qene dhe eshte nje gozhde si ajo e Nastradinit,ku mund te kapen Amerikanet dhe te bejne politiken e tyre perçarse.Jo vetem nga ky artikull por edhe nga shkrime te tjera, del se Vajza e Stalinit ka qene e paqendrueshme,e levizur,me nje edukate rrugaçerore te mare nga shoqeria e keqe,aventuriere,e shthurur ne jeten e saj familjare.Pikerisht,keta lloj njerzish do politika Amerikane,per te bere nje politik denigruese, siç eshte ajo kundra Stalinit dhe komunizmit.Amerikanet,shfrytezuan te metat vajzes se Stalinit si nje vajze e keqe dhe e lekundur ne qendrimet e saj,e perdoren per te bere politike e t’u mbushte mendjen te tjereve se Stalini ishte diktaor dhe kishte vrar njerez te pafajshem.Por e verteta e Stalinit nuk eshte ashtu.Stalini,mbajti peshen me te madhe te luftas se dyte boterore,ku ai me ushtrine e tij te kuqe,dhe me armen e re “katjushken”,e vuri perpara Hitlerin barabar me ushtrine e tij te armatosur deri ne dhemb dhe e çoi deri ne Berlin.Stalini triumfator ngriti famurin e BRSS ne maj te parlamentit Gjerman,sa detyroi Hitlerin te vriste vehtene dhe te shoqen.Per punen e madhe dhe fitoret historike ne ndertimin e nje shpoqerie te re socialist dhe fitoren ne luften e dyt boterore,STALINI U SHPALL NGA ORGANET SUPREME TE BS HEROI I KOMBIT. Ai mbante mbi supet e tij graden ushtarake GJENERALIZEM.Me te drejte ai quajt nga vete populli sovjetik,STALINI I MADH.

    1. bledi says:

      Luften e fitoi populli jo Stalini
      Aleancat ishin te rendesishme agjenturat ndryshuan fatin e luftes
      Edhe dimri ne token e pafundeme ruse
      Stalini dehej nga frika dhe behej paranojak
      Luften e drejtuan gjeneralet populli sakrifikoi
      Heronjte e vertet u zhduken me kalimin e kohes Stalini mbijetoi vetem se ishte mjeshter ne vrasje politike

      1. katarakti says:

        Urrejtja te ndalon te pranosh te verteten. Stalini ishte Komandanti qe mposhti Hitlerin e cmendur. Fati i L2B u vendos ne Stalingrad. Fitorja kunder fashizmit ishte fitorja e popujve te mbare botes.

  4. AA says:

    Pa Stalinin te pakten Europa sot plus Angline do te flisnin gjermanisht.. Mosmirnjohja e angloamerikaneve ndaj Stalinit eshte njolle e zeze ne ballin e historise se kombeve te tyre.

  5. shqip says:

    Svetlana ka qenë njësoj si brumi nga ku doli. Për të patur një ide mbi këtë brum, ktheni kokën nga Saliu. Saliu denigroi dhe pështyu në pjatën ku hëngri. Sikur historia të përsëritej, ky, Saliu, dmth të gjithë bukeshkalet, do ta kthenin pllaken pa u skuqur fare. Këta janë tipat me te vështirë për tu menaxhuar. Se te bëjnë gjëmën. Ndërsa “armikun” respektojë për idetë ndryshe qe ka. Po Salat e halat, ashtu si dhe Svetlanat, nuk kanë as ide dhe as principe.

  6. Konjak says:

    Pamvaresisht se njeriu formohet , por ka edhe nje gjenetike qe trashegohet . Svetlana , duket qartazi , se ka nje karakter te pa qendrushem , deshira te forta , por te pa qendrushme . Jeta e saj eshte e mbushur me plot ngjarie te pa kendeshme , trauma te forta e te pa perballushme , per nje femije -adoleshente- . Sigurisht , nuk i mungonin njofiet , por i mungonte vullneti , per ti cuar ne fund deshirat , qe i kishte te shumta e te shumllojshme . Te gjitha leviziet e saj , pothuajse kane mbetur per gjysem , qofshin keto shoqerore ,sociale apo politike . Qe , shoqerine , nuk e ndan politika , por karakteri ,- pra levizia e te kundertave , e mire e keqe – , eshte e sakt . Zonjes , Svetlana , nuk i pelqeu komunizmi , por as kapitalizmi i reformuar , dakort :por sipas filozofise se sjellies , askush , nuk mund te pendohet , per fatin qe ka , nese e kundeshton , ai te terheq zvarra . Detyrymisht , ne azil do te perfundonte ,, ajo dhe te gjithe te tjeret si ajo . Faleminderit .

  7. Aleks says:

    Stalini né rinine e vet po ecte buze detit të zi. Shikon një vajze qe po mbytej né det. Futet dhe e shpeton. E çon né shtepine e prinderve të vajzes. Prinderit dh vet vajza ishin njeres me ngjyre ose siç I quajme né shqiperi jevgj. I jati vajzes ishte nje njeri i ndershem e Bolshevik i bindur. Stalini ruan miqesine me familjen e vajzes. Kur stalinit I vdes gruaja martohet me vajzen qe kishte shpetuar né detin e zi. Vajza me ngjyre kur u bë gruaja e stalinit që kishte origjine jevge filloj Te vishej ndryshe e ekzagjeruar. Stalini e kritikonte gruan per prirjre estravagante. Gruaja e stalinit vdiq Apo vrau veten nuk e mbaj mend mire. POR di që stalini u akuzua per brutalita me gruan që vdiq e re Apo vrau veten. Vajza e stalinit u dashurua me nje indian. I pelqente gjithmone raza e saj e ko raza e bardhe. Stalini ishte gjeorgjian. Nuk ishte sllav. Stalini ishte krijues I bashkimit sovjetik. Zhvilloi bashkimin sovjetik. Fituoi luften e dyte boterore e kthehu bashkimin sovjetik né superfoqi. Hrushovi I bente më shume lajka stalinit. E ngrinte né maje stalinin Sa ishte gjalle kur vdiq nuk la gjë kunder stalinit pa e share. Krushovi I dogji edhe trupin stalinit. Nga bëmat dhe injorancen e krushovit duku I ulur prestigjin bashkimit sovjetik e hoqen. Né vend të krushovit erdhi brezhnjevi ne fuqi. Ndaloi me ligj të mos kujtohej më stalini as per mire as per keq. Krushovi duke denuar stalinin denonte e paralajmeronte republikat e bashkimit sovjetik Jo sllave që Jane ruset sllavet pastaj të tjeret sepse nje gjeorgjian të komandonte e udhehiqte rusine. Kjo ishte vajza e stalinit që jeton ne amerike

  8. artur says:

    Edhe mua me vjen shume keq qe STALINI u martua me mamane e kesaj Budallaqeje.

    Neqoftese do martohej me nje tjeter nuk do lindte nje vajze PSIKOPATE si kjo Llapaqenja qe ka qene

    qe ne vogeli me te meta mendore te dokumentuara.

    Stalini kishte dhe nje Djale Shembullor qe vdiq ne detyre per shkak te nje aksidenti.

  9. doktori says:

    Nuk ke cfare pret dhe cfare prefiton nga nje person qe ka qene ne tap te te mirave dhe i mohon ato. Njerez te tille eshte me mire te heshtin kur bien nga fiku dhe jo te peshtyjne surratin e vet dhe te na mbushin mendjen qe jane duke peshtyre te keqen!…Njerez te tille edhe Shqiperia ka plot dhe qe mbeten ne ekranet e televizoreve ,duke u perpjekur te na mbushin mendjen qe ata nuk e kane dashur regjimin ,por kane qene te detyruar te viktimizohen!…Cfare do moralizojne per popullin e thjeshte ish bllokistet apo pinjollet e tyre,apo ata qe e kane mjelur “Lopen” komuniste sa kane mundur. Cfare do na mesojne ne Lilianat e Enver Hoxhes,Lubonja i Lubonjes,apo Bushati i Bushatit,apo Berisha i priviligjuari i Bllokut….e shume te tjere te ketij Kallepi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje