Operacioni humanitar në kohë pandemie, Xhaçka publikon shifrat: Mbi 300 mijë familjeve u është dërguar ushqim në shtëpi

23 Prill 2020, 14:44Sociale TEMA

Në kuadër të operacionit humanitar të ndërmarrë për të ndihmuar nevojtarët gjatë pandemisë Covid-19 janë ndihmuar 171.195 familje në të gjithë vendin kurse  68,262 pensionistëve ju janë siguruar medikamente mjekësore të rimbursueshme.

Këto shifra zyrtare i ka dhënë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila është përgjegjëse e operacionit humanitar.

“Përveç këtyre detyrave që angazhojnë çdo ditë 700 efektivë, qindra të tjerë janë vënë në shërbim të programit të ofrimit të asistencës në banesë të familjeve dhe individëve në nevojë.

Ky program asistence në bashkëpunim të ngushtë me rezervat e shtetit, bashkitë, prefekturat, shërbimin social, sigurimet shoqërore dhe postën shqiptare deri më tani i ka ardhur në ndihmë;

171.195 familjeve në nevojë me pako ushqimore në të gjithë vendin. 68,262 pensionistëve ju Janë siguruar medikamente mjekësore të rimbursueshme dhe 82.793 familjeve, kryesisht pensionistë, me shërbime në familje sipas nevojave.

Nga fillimi i procesit dhe deri në këto momente numri total i familjeve të shërbyera në banesë është 322,250. Ndërkohe që janë 470.000 pensionistë që marrin pensionin në shtëpi nëpërmjet shërbimit të ofruar nga posta shqiptare që po bën një pune kolosale që nga fillimi i epidemisë.

Sigurisht, ky operacion vazhdon,  FA janë aty dhe do të jenë aty deri në ditën e fundit, kur do ta fitojmë këtë luftë, duke ju gjendur me të gjitha mundësitë dhe përkushtimin tonë çdo qytetari që do të ketë nevoje per ndihmen tone”, tha Xhaçka.

4 komente në “Operacioni humanitar në kohë pandemie, Xhaçka publikon shifrat: Mbi 300 mijë familjeve u është dërguar ushqim në shtëpi”

  1. Ndihma says:

    Sa familje paska Shqipëria? Dy milion?! Apo po u dërgojnë ndihma edhe familjeve shqiptare në emigracion? Këndej nga ne nuk ua shofim bojën këtyre të pakove, veçse në televizion.

  2. Trasparenca says:

    Skeni nevoje me ju qu ndihma qe nuk ju mjaftojne as per 3 dite. Shperndajuni leke sic kane bere ne vende tjera Amerike, itali greci e te tjera. Keshtu qe nuk kishit nevoje te benit tender per ushqime e tja jepjit firmes maqedonase e njerzit te thone hapur se tenderi eshte bere per te vjellur. Shqiptaret jane te zgjuar dhe dine vete si ti shpenzojne leket po tju kishit dhene. Ndihma ne ushqime ndajne organizata bamirese jo qeveria. Nuk ndryshon qeverisja ne shqiperi edhe mbas 20 gjeneracionesh. Eshte ne ADN per te vjellur. Ka qene fare e thjeshte te shperndaheshin leke per fryme. Asnje vjellje, asnje tender per te vjellje. Po ju nuk ju intereson te beni mire per popullin, mjafton te mbushni xhepat tuaj. Fare e ndyre, asgje me teper.

  3. ekonomisti says:

    Ministria perkatese te shikoje me seriozitet ndihmen per 40.000 lekshin per punonjesit e larguar nga puna per shkak te nderprerjes se aktivitetit nga ana e bizneseve.Me vendimin e fundit me Formularin Nr. 2 jane perjashtuar bizneset e medha qe i kane patur punonjesit te pa hequr nga sistemi i sigurimeve , mbasi prisnin vendimin e qeverise per bizneset e medha , bazuar ne deklarimet e qeverise qe po i mbante me shprese.Por kur Qeveria doli me Vendimin per bizneset e medha, keto te fundit qe i kishin paguar me shpenzimet e tyre pagen e marsit per punonjesit qe nuk punonin dhe ende nuk i kishin hequr nga sistemi, i hoqen nga sistemi mbas dates 10 prill.Ne baze te udhezimit te Qeverise keta persona nuk paguhen sepse deklarimi sipas Esig 027 eshte bere pas 10 prillit?????????????????????????????????????????????.
    E nderuara Qeveri.
    Koston e muajit mars e pagoi biznesi. Tre muajt e tjere keta persona do te rrojne me ajer??????? Nje pjese e ketyre bizneseve nuk e kane mundesine qe ti paguajne pagat e punonjesve per periudhen qe keta nuk punojne.. Si do zgjidhet problemi i tyre?
    Shenim: E kam fjalen per bizneset qe figurojne te medha, por qe aktiviteti i tyre perfshin aktivitet kryesor qe nuk eshte ndalur (por qe ka shkuar ne 10 % te xhiros se mepareshme , dhe me fitimet e realizuara nga kjo xhiro perballohet vetem paga e dy punonjesve) dhe aktivitet tjeter dytesor i cili eshte i ndalur.Per punonjesit e aktivitetit dytesor (qe nuk punojne nga 12 marsi) largimi i tyre sipas Esig 027 eshte bere pas 10 Prillit.Dhe bazuar ne udhezimin e qeverise keta nuk perfitojne.
    Rishikoni udhezimet.Do keni mijra persona te tille qe do te sorollaten dyerve te tatimeve duke shtuar stresin e tyre ne kete kohe stresuese.

  4. Eri says:

    300 mije familje i bie qe te kete marre ndihma gjysma e popullsise shqiptare.Une kam qindra familje te aferm dhe te njohur po asnje nuk di te kete marre ndonje ndihme.Llogarite nuk dalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje