Një sasi prej 1.2 marijuanë është sekuestruar mbrëmjen e të mërkurës në Shkup. Lënda narkotike me peshë 1,240 kg u gjet në një depo në lagjen Butel.
Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski.
“Përmes Departamentit të Policisë Kriminale, në kuadër të masave të intensifikuara në luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës në koordinim dhe udhëzim me Prokurorinë Publike Kavadar, aktualisht po kryhet një veprim në zonën e Shkupit, ku 12 paleta janë gjetur dhe konfiskuar në një depo në Butel”, citohet nga deklarata e Tasevskit.
Ai tregoi se droga peshon 1,240 kg, dhe ishte paketuar në qese vakumi polietileni.
Mësohet se një person kundër të cilit do të ngrihet kallëzim penal në bazë të nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal në Prokurorinë Publike Kavadarci është liruar.
Hetimi po vazhdon me qëllim të përcaktimit dhe zbulimit të personave të tjerë të përfshirë në rastin e tregtisë së paligjshme të marijuanës.