Presidenti Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njoftoi se ka dal nga spitali ku kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale.
“Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Më herët Presidenca, shkroi se operimi në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka qenë i suksesshëm.