LDK propozon Avdullah Hotin, kandidat për kryeministër

23 Prill 2020, 13:00Rajoni TEMA

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë i nominuar për kryeministër, mëson Gazeta Express nga burime brenda partisë.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që Avdullah Hoti, të jetë i nominuari i kësaj partie për kryeministër.

Tashmë, Këshilli i Përgjithshëm ka vendosur për koalicion me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet.

I pari i vendit, Hashim Thaci përmes një letre ia ka kërkuar kreut të LDK’së, propozimin e mandatarit për formim të qeverisë.

“Në përputhje me mandatin kushtetues dhe në respektim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në rastin nr. K0103/14, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të vendit dhe në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me të gjitha partitë politike  parlamentare dhe pajtimit të shumicës së tyre absolute për të formuar Qeveri të re, pas mosdërgimit të emrit të kandidatit për të formuar Qeverinë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje përkundër 5 kërkesave nga ana e Presidentit të vendit, si dhe në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, pas takimit të pasdites së djeshme ku kreu i LDK-së, Mustafa ka konfirmuar se ka siguruar shumicën e mjaftueshme në Kuvend, presidenti Thaçi ka përmes një letre i ka kërkuar emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zyrës së presidentit.

5 komente në “LDK propozon Avdullah Hotin, kandidat për kryeministër”

  1. ..ndero emrin pastaj behu kryeminister says:

    cjane keto emra ne kosove ca behet keshtu apo jane akoma ne periudhen otomane

  2. Ndroqi says:

    Eh mer Kuri, hyre ne zyre si kryeminister dhe do dalesh sic e meriton, legen rrugesh. Pa hyre akoma ne zyre bere plane ti shpartalloje te gjithe, kujtove se bashkimi me Sali Berishen do te bente te pathyeshem.

  3. Ndroqi says:

    Mirdita Albin, a te erdhen ndopak ment, u nise me ndihmen e Saliut te shkarkoje Ramen dhe Thacin, por shkarkove Kurtin,bravo.Cfare do besh me islamistin Hysamedin dinin dhe musteqe mutin Bojken Abazin ketu ne Tirane tani?!

  4. USA says:

    Hajde Kurt nisu per ne Tirane, te pret Saliu, Cim Peka dhe gjithe kazani mediatik i opozites, natyrisht dhe te medhenjt Hysamedini me mustaqe mutin Bojken Abazin. Vallahi Albin ne Tirane ke prapavij te fort, atje mund te maresh fuqi si Anteu.

  5. Baliu says:

    Ky “mini me” i Isa Mutafes gjoja kryeminister klandestin per nje perdorim, si kumbar i ndarjes se Kosoves, e mandej zhduku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje