Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti, Hashim Thaçi po synon që Kosova të ketë një kryeministër të dobët, i cili do t’i mundësonte atij më shumë kompetenca dhe pushtet. Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti tha se presidenti po bën shkelje të rënda të kushtetutës, duke pretenduar që t’i jap mandatin Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë.
Por, siç tha ai, ende nuk e ka në dorë letrën zyrtare të presidentit me të cilën i kërkon LDK-së që ta formojë qeverinë, pasi që në momentin që ta ketë këtë shkresë zyrtare, Kurti tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Thaçi duhet ta respektojë kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë”, tha kryeministri në detyrë, duke shtruar më pas dilemën se si kishte ardhur në përfundim Thaçi se Vetëvendosje nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e vet për propozimin e mandatarit, kur Vetëvendosje nuk e ka thënë një gjë të tillë.
“Letra e parë që ma dërgoi presidenti pas mocionit të mosbesimit ishte më 2 prill kurse në pasditen e 22 prillit konstatoi që ne po e refuzojmë. Kjo është arbitrare, ku shkruan në kushtetutë që 20 ditë më pas, presidenti duhet të konkludojë që është refuzuar mandatimi për kryeministër”, tha Thaçi.
Ndërkaq në lidhje me propozimin e LDK-së që Avdullah Hoti të jetë mandatari i ardhshëm për formimin e qeverisë, Kurti tha se presidenti dëshiron që Kosova ta ketë një kryeministër të dobët, të cilin do ta dirigjonte për t’i siguruar vetës më shumë pushtet dhe për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë.
Presidenti Thaçi ka thënë të enjten se “çdo hap i tij është dhe do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.
Qeveria Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi në Kuvend më 25 mars. Që atëherë presidenti i Kosovës ka nisur konsultimet me partitë politike për formimin e qeverisë së re. Më 22 prill, presidenti Thaçi konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve nuk e ka shfrytëzuar rastin për propozimin e mandatarit, kështu që këtë të drejtë ia kaloi LDK-së.
Eshte fatekeqesi per Kosoven qe nuk di te bej shtet…. Ky gomari Kurti ja kaloi dhe gomarit te madh Ramush, fatekeqesia eshte qe kryehajdutit Isa Mustafa po i mbetet krijimi i qeverise. Kosova po shkon nga shiu ne bresher….
Te dobet apo jo, me rendesi eshte te jet vartes i tije, e ai vartes i Vuqiqit etj., etj., Pra te respektohet “zingjiri komandues”, e jo egoizem, kokefortesi, etj., etj..
Ca mender mut burri eshte ky mor jahu,luan cic mic me fjale,po ti o karagjoz kerkon te qendrosh kryeminister pa e thene kurr fjalen refuzoj.Po pse me me keto hile te vogla do me mbajt karriken o legen burr?!
Pse i thoni kryeministri ne detyre ketij palles duhet ti thoni ish kryeministri apo kryeministri i shkarkuar
Flitet per Albini se nuk eshte i korruptuar,po cfare ka pase ne dore ai deri tani qe te provohej,asgje,ama nje gje eshte provuar gjate kesaj kohe,qe nuk eshte burre,po burrec.Pse? Vjene verdall si pordha ne breke,nuk thot as po,dhe as jo ne pergjigjet qe i jep presidentit,kujton se me keto hile do shtyj ditet ne karriken e kryeministrit.Shkurt,burre muti.
Cka je ka thua lum miku……… .Paske hy ne mendje t’ Thacit ……..A po je sigur Albin Shkurti ….se Thaci po e don ket gje….?Ani pse e thue nuk po e beson as veti .Asha shenandojn qe tash kena me t’besue……..
Merru me realitetin o Albin jo me andrra e pordha si te ishe nje femijet, Albin Kurti sikur nuk e ditke se qeverine ta ka rrezu partneri yt LDK pra e jo Thaqi, ai te kerkoj 5 her qe ta ruash pushtetin por nuk e bere tash flet prralla se Thaqi kerkon nje kryeminister te dobet, ndoshta edhe do jeté i dobet por ama si qeveri, ministra me te dobet se kjo qeveri as daqiqi i serbise sdo kishte mundur ti emeroi,prandaj zgjohu Albin zgjohu se nuk k afaj askush pse ske njerez afer,merre me mend kshilltari yt qfar flet per uçk, as kshilltari serb i sali berishes nuk ka folur me keq, prandaj eshte turp qe ti te jesh akoma kryeminister, te duhet edhe nje shekull te pakten te jeshe ne opozite qe ta kupton se sa dam i ke sjell kosoves.