Kombet e Bashkuara: Covid-19 po kthehet në krizë të të drejtave të njeriut

25 Prill 2020, 22:00Bota TEMA

Pandemia e Covid-19 është një krizë humanitare, që po kthehet në një krizë të të drejtave të njeriut.”

Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në një video mesazh.

Guterres tha se ka diskriminim në ofrimin e shërbimeve publike për të trajtuar pandeminë  dhe se në shumë vende është shtuar e gjuhës së urrejtjes dhe po goditen më shumë grupet më të pambrojtura.

Rritja e etnonacionalizmit, populizmit, autoritarizmit dhe masa kufizuese ndaj të drejtave të njeriut po vihen re në shumë vende. Për më tepër, kriza po përdoret si pretekst për të marrë masa shtypëse për qëllime që nuk kanë lidhje me pandeminë, vazhdoi më tej Guterres.

Ai u bëri thirrje qeverive të jenë “transparente dhe të përgjegjshme ” dhe theksoi se liria e mediave, organizatat e shoqërisë civile, sektori privat dhe hapësira qytetare janë thelbësore:

“Të drejtat e njeriut nuk mund të jenë pasoja në kohë krizash – dhe tani ne përballemi me krizën më të madhe ndërkombëtare ndër breza.”

Guterres tha se çdo masë emergjente – përfshirë gjendjet e jashtëzakonshme – duhet të jetë “ligjore, proporcionale, të nevojshme dhe jo-diskriminuese, të ketë një fokus dhe kohëzgjatje specifike.”

“Limiti i kontrolleve gjatë gjendjes së jazhtëzakonshme mund të jenë i nevojshëm, por pushteti i gjerë ekzekutiv, i miratuar në kohë të shkurtër dhe me mbikëqyrje minimale, mbart rreziqe,” paralajmëroi ai. “Masat e ashpra të sigurisë dëmtojnë sistemin e shëndetësisë dhe mund të përkeqësojnë kërcënimet ekzistuese ndaj paqes dhe sigurinë ose të krijojnë rreziqe të reja.”

1 komente në “Kombet e Bashkuara: Covid-19 po kthehet në krizë të të drejtave të njeriut”

  1. Roberto says:

    Ore si ka mundesi qe ka kaq shume koqe neper bote??? Ju qifsha te drejtat qe kerkoni JU te gjithe se edhe ne Shqiperi jane ngritur dhe po na cajne bythen se u shkelen te drejtat a thua ti se kemi nja 200 demokraci dhe nuk i durojme dot padrejtesi te tilla??? OOOOOOOOO a ka CoronaViruas apo ca ka??? Po leri o Rama te dalin mos ja u “shkel” te drejtat qe mos ankohen por as mos e caj bythen me per ta.Kur ta shohin bythen keq pastaj do thone ca ben qeveria qe nuk vendos rregulla karantine??????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje