Zbulimi i Departamentit Amerikan të Sigurisë së Brendshme ka ngjallur reagime dhe shpresë se pandemia do të dobësohet me ardhjen e stinës së verës.
Kërkimet e reja zbuluan se lagështia e lartë, temperaturat dhe rrezet e diellit mund t’a vrasin virusin në sipërfaqe dhe në ajër.
Një nga autorët e studimit, Bill Bryan, i cili është këshilltari për Shkencën dhe Teknologjinë në Shtëpinë e Bardhë, tha se ky vëzhgim ka zbuluar efektin e fuqishëm që kanë rrezet diellore në dobësimin e virusit në sipërfaqe dhe në ajër.
Bryan, duke iu referuar rezultateve të studimit, tregoi se virusi merr fund më shpejt nëse ekspozohet në rrezet e diellit, por vepron shumë më mirë brenda mjediseve të shtëpisë.
“Zbardhuesit dhe dezinfektuesit, tha ai, arrijnë t’a eleminojnë virusin brenda pak minutash nga sipërfaqet e ndryshme”.
Sipas tij, zbardhuesi e vret koronavirusin përreth 5 minuta, kurse alkooli izopropil e shkatërron atë edhe më shpejt.
Bryan tha se këto rezultate u mësuan gjatë studimit të koronavirusit në një laborator biologjik të Ushtrisë Amerikane në Uashington.
“Do të ishte e papërgjegjshme për ne të themi se stina e verës do të eleminojë virusin, por temperaturat e larta do të jenë një ndihmë e madhe në dobësimin e forcës së tij”, tha studiuesi amerikan.
Ai theksoi se pavarësisht rezultateve pozitive, mënyra se si reagon virusi në laborator, nuk do të thotë se ai mund të reagonte në të njëjtën mënyrë në natyrë.