Në Kosovë po bëhet e rrezikshme të thuash një mendim kritik që mund të mos i pëlqejë masës që bëhet sikur po e mbron UÇK-në. Po e more guximin dhe e bëre këtë, brigadat për njollosje të shqyejnë pamëshirshëm – bashkë me të vërtetën. Këtë atmosferë po e acarojnë prej vitesh partitë që quhen “krahu i luftës”, por në fakt janë vetëm krahu për shpëtim nga ndjekja penale e liderëve për krime të ndryshme. Sërish po promovohen ide për faljen e krimeve në një marrëveshje me Serbinë. Zemërimi në Kosovë ndaj këtyre ideve është baras me zero, ndërsa zemërimi kundër një deklarate të ashpër, por jo skandaloze të një tashmë ish-këshilltari të kryeministrit shndërrohet në emergjencë nacionale. A ka shans të mësojë diçka edhe Albin Kurti nga zhvillimet e fundit?
Kur merr hov cunami emocional dhe agresiv, faktet e argumentet varrosen shpejt. Ato nuk shihen më, në sipërfaqe dominon vetëm uji i turbullt. Çfarë po vërehet lidhur me deklaratën e një (tashmë) ish-këshilltari të kryeministrit, është shembull për t’u trishtuar. Reagime që mohojnë jo vetëm të drejtën për diskurs kritik, por edhe të drejtën për të ekzistuar. Hiqe! Largoje! Tregoja vendin! Mbyte! Digje! Ky është thelbi i thirrjeve dhe brohoritjeve agresive. Kush del nga rreshti, e ha dreqi. Rreshtohuni, mobilizim nacional. Rreshtohuni, në mbrojtje të së vërtetës së vetme. Kjo po kërkohet. Domethënë: po kërkohet nënshtrim.
Këtu nuk është fare i rëndësishëm emri i ish-këshilltarit, këtu është e rëndësishme të shihet fenomeni i rrezikshëm: në Kosovë po bëhet pothuaj e pamundur të thuash një mendim që nuk u pëlqen të gjithëve ose shumicës ose ndonjë segmenti të shoqërisë. Po rrezikove një mendim jopopullor, brigadat për njollosje të shqyejnë pamëshirshëm – bashkë me të vërtetën. Sepse janë brigada që lexojnë vetëm tituj platformash digjitale. Nuk lexojnë dhe nuk e dëgjojnë deklaratën në tërësi. Lexohet e dëgjohet ajo që një shkrimtar i njohur kroat e quan “aranzhim, përpunim dhe rikontekstualizim” i citatit si metodë për ndezjen e emocioneve popullore. Për dallim nga koha kur nuk ka pasur media sociale, tash mjaftojnë 10 sekonda për të shprehur mllefin. Profili yt, prona jote, pezmi yt.
Për çka po debatohet në orët e fundit në Kosovë? Për një deklaratë që nuk është as risi, as befasi, as sakrilegj. Po, për fat të keq, njëmijë herë për fat të keq, brenda UÇK-së dyshohet se ka pasur individë që kanë kryer krime. Këtë mundësi nuk e ka përjashtuar as presidenti i Kosovës në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 17 dhjetor 2018. A ka forum më prominent se ky? Aty presidenti, i cili ka qenë edhe komisar politik i UÇK-së, thotë: “Nuk e kontestoj që ndonjë luftëtar ka devijuar nga fisnikëria e luftës së lirisë”. Në arsyetimet për themelimin e Gjykatës Speciale është thënë (sidomos nga krerët e PDK-së me biografi të UÇK-së) se gjykata po themelohet për të pastruar njëherë e mirë disa njolla që i janë ngjitur luftës çlirimtare. (Është e parëndësishme nëse këto deklarata kanë qenë të sinqerta apo jo, e rëndësishme është se e kanë pranuar që diçka është e papastër dhe kërkon pastrim). Sidoqoftë, nuk ka pasur fushatë kundër Hashim Thaçit se me deklaratën e tij në selinë e OKB-së në New York e ka njollosur luftën çlirimtare. As nuk ka pasur alarmim të opinionit se Thaçi “i ka dhënë argumente Serbisë” për të na goditur, ndonëse fjalët e një presidenti kanë më tepër peshë se fjalët e 100 këshilltarëve qeveritarë. A është alarmuar ndokush që në Kosovë prej vitesh nga figura të afërta me Thaçin promovohen ide për një amnisti të dyanshme të krimeve të luftës?
Jo më larg se mbrëmë këtë ide e promovoi në emisionin “Pressing” te T7, Baton Haxhiu. Tha (duke iu adresuar LDK-së që po bëhet gati të mare pushtetin) se marrëveshja me Serbinë duhet t’i ketë tri elemente: “E para: Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj. E dyta ka të bëjë me amnistinë në të dy vendet. Pas njëzet vitesh s’kanë çka dënohen njerëzit. E treta: definimi i veriut”. Kjo analizë edhe për standardet e Baton Haxhiut është joserioze. Domethënë prioritet i parë qenka zhbërja e Gjykatës Speciale (pastaj tha se kjo gjykatë duhet të sillet në Prishtinë, gjë që po ashtu domethënë zhbërje e saj, sepse ka disa arsye pse njëra seli e gjykatës gjendet jashtë vendit, por për këtë do të flitet pak më poshtë në këtë tekst). Me deklaratën e tij se “pas njëzet vitesh s’kanë çka dënohen njerëzit” Haxhiu kërkoi shkeljen e ligjit, sepse krimet e luftës nuk parashkruhen. Por ndoshta ai vrasjen e njerëzve e sheh si parkim të palejueshëm të veturës.
Nga patriotët digjitalë (mes tyre edhe politikanë) shpesh – e edhe kësaj radhe – si armiku më i madh i Kosovës shënjohet një politikan zviceran që i mandatuar nga Këshilli i Europës shkroi raportin mbi dyshimet për krime të luftës të një grupi brenda UÇK-së. Ndonëse Dick Marty është dekoruar nga departamenti amerikan i drejtësisë për punën e tij të dikurshme si prokuror, ndonëse raporti i tij mbi metodat e torturës të ushtruara nga CIA mes viteve 2002-2008 përputhet në pjesën më të madhe me një raport të Senatit amerikan, shpjegimi më i lehtë i patriotëve digjitalë është ky: Dick Marty është prorus, proserb, antishqiptar, djalli vetë. Hajde ta marrim këtë si të vërtetë të vetme! Si u bë që një prorus arriti të bind pothuaj komplet Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës të miratojë raportin e tij? Pse nuk votuan kundër miratimit të raportit shtetet që kanë ndihmuar në çlirimin e Kosovës? Si u bë që të gjeturat apo dyshimet e ngritura në raportin e Dick Martyit pastaj i konfirmoi në pjesën më të madhe hetuesi amerikan John Clint Williamson? Ky ka qenë njëri nga juristët që në Hagë e ka shkruar aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviqit. Williamsoni nuk po shpallet prorus, por sipas logjikës argumentuese të patriotëve digjitalë kjo do të duhej të bëhej. Ndonëse kurrë nuk ka qenë më lehtë të sigurohen informata, në botën shqiptare këtij zahmeti pakkush i hyn. Mjaftojnë të shtënat me revolver digjital.
Në fillim të gushtit të vitit 2014 Williamsoni e prezantoi në Bruksel raportin e tij. Ai tha se të gjeturat e tij përputhen kryesisht me ato të Martyit. Sa i përket akuzës monstruoze të Dick Martyit mbi tregtinë me organe, Williamson beson se ka indikacione konkrete në maksimum dhjetë raste. Por, thotë Williamson, deri më tani dëshmitë nuk mjaftojnë për ngritje të aktakuzës, andaj hetimet po vazhdojnë. Pra, një amerikan që për 7 vjet ka punuar në Tribunalin e Hagës dhe i cili ka përgatitur – po e përsërisim – aktakuzën kundër Millosheviqit, kundër Arkanit dhe kundër udhëheqjes së armatës jugosllave për shkak të sulmeve kundër Vukovarit dhe Dubrovnikut, në pjesën më të madhe e ka miratuar raportin e “djallit zviceran”.
Të shikojmë mënyrën se si ka reaguar Hashim Thaçi si kryeministër ndaj raportit të Dick Martyit dhe raportit të John Clint Williamsonit. Kur u publikua raporti i Martyit më 2010, Thaçi paralajmëroi padi kundër politikanit zviceran dhe tha se bëhej fjalë për një komplot ruso-serb. Kur u publikua raporti i John Clint Williamsonit, kryeministri Thaçi e përshëndeti punën e juristit amerikan dhe tha se raporti i tij është një hap i rëndësishëm për të përcaktuar përgjegjësinë individuale dhe për t’iu dhënë fund fajësimeve të pabaza. Si mund të hidhen poshtë “fajësimet e pabaza” nëse nuk ka trajtim gjyqësor? Ndoshta duke shpresuar se dyshimet davariten si mjegulla. Williamsoni nuk u etiketua dhe ofendua, ndonëse ai kishte përmendur edhe një problem tjetër në Kosovë: frikësimin e dëshmitarëve nga “njerëz të pushtetshëm”. Për frikësimin e dëshmitarëve në Kosovë ka shkruar një raport për Këshillin e Europës edhe politikani Jean-Charles Gardetto nga Monte Karlo.
T’i lëmë të flasin faktet edhe pak. Pse është dënuar Daut Haradinaj? Pse është dënuar Sabit Geci? Pse është dënuar Idriz Balaj? Pse ekzistojnë këta tituj: “Sabit Geci pranon fajësinë për vrasjen e Gani Berishës”? (Koha ditore, 27 tetor 2014)? Pse është dënuar Bedri Krasniqi? Pse është dënuar Selim Krasniqi? A janë këta thjeshtë persona privatë apo njerëz me rang, emër e disa edhe me përgjegjësi komanduese në UÇK? Kush i vrau me dhjetëra funksionarë të LDK-së? Nëse në Kosovë krijohet aso atmosfere, ku as pyetje të tilla nuk guxojnë të shtrohen, sepse lukunia digjitale ta heq qafën, të ekzekuton, atëherë çka na tregon kjo për shoqërinë kosovare dhe për vlerat në të cilat beson? Dhe a beson kjo shoqëri fare në vlera universale, në sundim ligji, në mbrojtje të viktimave civile pa marrë parasysh të cilit nacionalitet? Apo beson kjo shoqëri në vlera vetëm kur ato janë në “favorin tonë”? Kjo atmosferë, ky shtimung i pogromit diskursiv, ku gjithçka politizohet, gjithçka shihet vetëm nga prizmi i interesit momental partiak, ku kënaqësia më e madhe është ajo e goditjes me ofendime e kërcënime, nuk shpie askund. Ose edhe po: shpie në humnerë duke parë ëndërr integrimin në Bashkimi Europian.
Pse gjithë kjo sjellje agresive? Psikologët dhe specialistët e psikotraumatologjisë nga Universiteti i Zürichut, të cilët trajtojnë edhe viktima të torturës, kanë shpjegim për këto sjellje. Ka njerëz që reagojnë në mënyrë agresive për shkak se janë të bindur se nuk po çmohet sa duhet sakrifica e pjesëmarrësve në luftën për çlirim. Ky lloj “lëndimi” shkakton në tru një reagim neurobiologjik dhe kjo e aktivizon qendrën që është përgjegjëse për agresion. Por, sipas specialistëve, “regjioni” i agresionit dhe ankthit në tru janë shumë afër, andaj kjo është në njëfarë forme edhe “shfaqje e frikës”. Nga çka po frikësohen këta njerëz? Ndoshta nga ballafaqimi me të vërtetën e paimagjinueshme se mes mijëra luftëtarëve mund të ketë ndonjë që ka kryer krime dhe kjo pastaj e “dëmton” rrëfimin për luftën e pastër, të shenjtë, të panjollosur. Sa më e madhe frika nga humbja e asaj që perceptohet si e vërtetë sublime, aq më intensive është sjellja agresive. Andaj në Kosovë është bërë “normale” që mediat intervistojnë edhe vrasës vetëm e vetëm për të mbrojtur ndonjë politikan apo frikësuar ndonjë dëshmitar.
Por edhe në këtë shqetësimin e patriotëve digjitalë se luftës për liri po i humb shkëlqimi, ka mjaft hipokrizi. Shumë nga këta që sot linçojnë dikë që thotë një mendim kritik lidhur me UÇK-në, nesër fare nuk e kanë problem të brohorasin nëse ndonjëri nga ish-prijësit e UÇK-së shkon në Hagë. Por ata gëzohen jo për shkak se duan të ndriçohen krimet eventuale, por për shkak të betejave politike për pushtet. Sepse në arenën politike të Kosovës gjithçka është betejë. Bajate!
Po aq bajat sa arsyetimi i Albin Kurtit se Shkëlzen Gashi “nuk është një bashkëbisedues i lehtë”. Domethënë Kurti e paskësh zbuluar këtë tek në ditët e fundit. E vërteta është se të dy njihen qe rreth 20 vjet. Pas fushatës së tmerrshme kundër Gashit duhet të jemi të gjithë të brengosur edhe për sigurinë e tij. Në Kosovë më të sigurt ndihen ata që tentojnë të kanosin dëshmitarë dhe për këtë prangosen nga Haga se sa ata që kërkojnë ndriçimin e shumë vrasjeve të civilëve gjatë dhe pas luftës. Dhe lufta nuk po përfundon. Pse u vra në fund të dhjetorit një pylltar në Badovc? Madje edhe portalet që ndjekin agjendën e Hashim Thaçit njoftuan se pylltari ishte dëshmitar i Gjykatës Speciale. Çfarë shoqërie është kjo ku vrasja pranohet me lehtësi të padurueshme?
Në arsyetimin e largimit të këshilltarit të tij Kurti shtoi edhe këtë: “Nga kjo vështirësi kam mësuar”. Jo, ashiqare po shihet që nuk po mëson. Sepse po të mësonte, do të kishte një dakordim me ekipin e vet se cilat qëndrime mund të mbahen në publik dhe cilat jo. Natyrisht që çfarë thua si kryeministër, zëdhënës apo këshilltar ka një cilësi tjetër me atë që thua si lider opozite dhe si aktivist i shoqërisë civile. Por për mbarëvajtjen e punëve në kabinet përgjegjësinë kryesore e bart kryeministri dhe këtu ai po dështon shpesh.
Prej 6 tetorit 2019 e deri më sot nuk la studio televizive pa hyrë për të treguar sa i ditur është, sa brilant, sa largpamës – një David dardan kundër Goliatit global. Por brilant duhej të tregohej në krijimin, funksionalizmin dhe motivimin e një ekipi, i cili ia shtron terrenin për të ecur sigurt. Të gjithë qemë dëshmitarë se si ra në gropë për shkak të punës së mangët të juristëve të tij dhe pësoi disfatë në Gjykatën Kushtetuese. Largimi i Shkëlzen Gashit është vetëm vazhdimësi e histerisë “ngarko-shkarko” dhe simptomë e një lëngate më të thellë: mosgatishmërisë së Kurtit për të hequr dorë nga sjellja e opozitarit në kolltukun e kryeministrit. Ai sot mund të notojë mbi valën e popullaritetit, mund të ëndërrojë mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme, por aftësia e vërtetë e një lideri shihet kur popullaritetin e shndërron në produktivitet dhe partneritet politik.
Gjate çdo lufte ka viktima “collaterale” ose të pafajshme. Ka po ashtu hakmarrje tê verber. Ja disa raste. Gjate L2B u bombardua Drezdeni. Fare pa shkak. Veçse per të demoralizuar kundershtarin. Në France menjehere pas çlirimit jane ekzekutuar me gjyq dhe pa gjyq me qindra nga bashkepunetoret e pushtuesit nazist. Në Nagasaki dhe Hiroshima u hodhen dy bomba atomike qe nuk bene dallim ndermjet fajtoreve dhe të pafajshmeve, ndermjet të rinjve dhe pleqve, burrave dhe grave. Gjate luftes se Spanjes nje qytet i tere u shkretua se mbeshteste brigadat internacionaliste. Pa asnje diskutim se dukuri të tilla kane ngjare edhe nê Kosove. Ti ke qene agjent i UDB-se, (dhe në Kosove ka pasur me qindra dhe mijera tê tillë). Dhe kur ka ardhur UCK-ja keta kolaboracioniste kane marre kokrren e plumbit. Mos do qajme valle per ta?! Në asnje menyre. Të gjithe ata që i kane sherbyer Serbise në shtypjen e saj ndaj popullit të Kosoves kane merituar ekzekutimin. Me gjyq apo pa gjyq. Ka qene kohe lufte. Keshtu ka ngjare nê të gjithe boten. Atehere ku eshte problemi?! Persa i takon transplantimit të organeve, ata qe e kane kryer kete akt kaq tê shemtuar meritojne plumbin ballit. Por nuk jam i sigurt se diçka e tille ka ngjare, me apo pa urdher dhe dijeni nga UCK-ja. Mund ta kene kryer njerez kriminele dhe maskarenj që mê perpara i kane sherbyer plot zell Serbise dhe pastaj jane hedhur shpejt e shpejt me UCK-ne. Por krimet i kane bere jo per shkaqe nacionale apo etnike, por thjesht per tu pasuruar personalisht. Prandaj shqiptaret e Kosoves kane plotesisht të drejte tê mbrojne me zjarr vepren dhe famen e lavdishme të UCK-se, tê cilen serbet dhe veglat e tyre shqipfolese duan ta diskreditojne. Jane ata qe nuk kane luftuar një dite, pasuesit ideologjike dhe shpirterore të atij që ka pire shlivo me Sllobodanin që shajne dhe e denigrojne UCK-ne. Shqiptaret kane luftuar 3 here ne historine tyre. I pari Skenderbeu. E dyta: Lufta Nacionalçlirimtare dhe e Treta: Lufta e UCK-se. Keto luftera jane margaritaret tane historike. Kushdo që denigron luften çlirimtare dhe heroike të UCK-se eshte armik dhe e meriton plotesisht plumbin ballit.
Ik ore pirdhu se na merzite gam gam gam pa bereqet. Hajvan e shkuar hajvanit. Hajdut e shkuar hajdutit. Spiun e shkuar spiunit. Brinar e shkuar brinarit. Malok e shkuar malokut. Shkurt: QELBESIRE.
Nuk do ta komentoj shkrimin e z. Robeli por do t’i them dy-tre fjale per Shkelzenin dhe Albinin.
Me 19 shkurt 2015, keshilltari i shkarkuar i Albinit, Shkelzeni, per VV thoshte se nese vjen ne pushtet VV kemi me e harru SHIK-un dhe UDB-ne. Kjo i bie qe me te keqinj jane keta te VV se sa SHIK-u i Kadri Veselit dhe UDB-ja e Serbise.
Dhe ajo cka me ben te dyshoj eshte se a thua Albini vertete nuk kishte dijeni per kete paraqitje te Shkelzenit apo ndoshta ishte ne pyetje dicka tjeter.
Zoti Kurti e ka deshmuar veten edhe njezet vite rresht para 6 Tetorit 2019. Ne LVV kan hy e kan dale shum njerez, madje LVV eshte e vetmja qe ka perjashtuar anetar kur kan dale haptas kunder programit te LVV. Zoti Kurti eshte quajtur vazhdimisht “radikal” dhe me shum ka bere burg mbas luftes, se para luftes. Krejt keto jan bere qe populli te frikesohet nga ai, qe hajnat dhe kriminelat te mbeten i vetmi opcion per Kosoven. Mirepo perkunder kesaj popullariteti dhe perkrahja ndaj LVV u shtuan vazhdimisht, pa para, pa shantazhe, pa vrasje. Tash qe populli e solli ne pushtet zotin Kurti, dhe ai filloj ti jetesoj kerkesat e popullit, lufta per denigrimin e tije eshte bere edhe me e terbuar. Shum zagar kriminelash (me shkolle, e pa shkolle) gjoja jan zhgenjyer keq me performancen e zotit Kurti, saqe duhet pergjeruar kriminelat ta marin pushtetin prap permes nje qeverie klandestine. E sa i perket atij Shkelzenit, ai thjesht eshte shprehur pa takt, zoti Kurti e shkarkoj shpejt, dhe ketu ska fare logjike te flitet per “pa aftesite” e zotit Kurti. LVV ka vepruar keshtu edhe me shum te tjere para Shkelzenit. Sondazhet po tregojne se “te zhgenjyerit” jan nje pakice e paperfillshme. Numbers don’t lie. E Robellit i deshiroj pune konstruktive si shumicen e herave, pavarsisht aventurave te LyDyKy-s Iso-Hashimiane.
Per baliu-n, mendoj i nderuar se duhet ta dish se shqiptaret e kosoves jane po ata qe ishin edhe kur ska patur LDK e as VV, kur u lejua pluralizmi ishin po keta shqiptar qe dogjen librezat komuniste me pejashtm te isa mustafes e disa tjere qe e moren vesh qe egziston LDK- ja pas 12 qershorit 99, JO se nuk jetonin por se ishin ne SPS dhe angazhoheshin per ruajtjen e serbosllavise, e kur kjo ju deshtoi pas luftes qendruan siq thot populli si qura ne mjegull, ateher u kujtuan se po egzistojka LDK dhe si e vetmja qerdhe ku mund te vazhdojne te enderrojne per rikthim ne serbi,te tillet i nderuar kane denuar me mijera shqiptar ne kosove se kishin kerkuar republike apo bashkim me shqiperine, dhe skishte dileme 15 vite burg, dhe ne fund Albin “largpamsi” krijoj qeverine pikerisht me kete kategori kurse ne anen tjeter kishte angazhuar kshilltar dike qe akuzon uçk-n jo me keq se shesheli, dhe ti thua se ai filloj te realizon qellimin e popullit !
Cilin qellim ka realizuar i nderuar, çfar ka ber kato dite qeverie qe te ndihemi krenar edhe une qe isha dhe kam votuar per te, te vetmin premtim qe ka realizuar eshte ai qe minister fmijaq konjufca ka deklaruar per tja shkaterruar jeten drejtorit te KEK-ut,nese tu te duket ky qendrim njerezor ateher siq thot populli kur tja han dikuj pulen lidhe pulen tende per kame te manxhes, ose kur te vjen ne kojshi prite ne shpi, e qfar u dashka te bejme ne shqiptaret sa her qe nderrohet pushteti u dashka shkarkuar njerez, burgosur e diferncuar si ne kohen e millosheviqit zotrrote, ne fund i nderuar ku paska mbajtur aq shume burg Albini pas lufte qe se ditka askush,pos ateher per gjuajtjen ne kuvend me granate lotsjelles, dhe tash per budallaqet e tij u dashka tia falim edhe poshtersite e kshilltarit te tij kunder uçk-s, diqka nuk shkon me kete popull i nderuar.
Popujt e realizuar në rrafshin sociohistorik gjithmonë dhe pandalshëm i referohen kryqëzimeve historike nëpër të cilat kanë kaluar.Kjo ndodhë kështu ngase është e ditur se qdo ngritje sociohistorike është produkt i një shpërthimi,kapërcimi apo përthyerje i zhvilluar më heret.I kujtojnë francezët revolucionet e lavdishme të tyre me pietetin më të lartë ,i kujtojnë anglezët sakrificat e lavdishme të bëra gjatë luftës së dytë botërore,i kujtojnë grekët madhështit e heroizmave të luftëtarëve spartan,dhe i bëjnë këto kujtime me krenari të pacenueshme,dhe a thua pse e bëjnë,e bëjnë këtë për folklor apo ndoshta e bëjnë për krekosje.Ashtu si qdo individ që në jetëshkrimin e vet ka momente që e bëjnë krenar poashtu edhe popujt në ecjen e tyre i shquajnë disa momente të cilat i bëjnë krenar,dhe popujt e realizuar këto momente krenarie i kujtojn në rend të parë për rrespekt ,e duke i kujtuar me rrespekt njëkohësisht trasojn rrugë për avansime të reja shoqërore.Po ne shqiptarët ku jemi në këtë mes,si sillemi ne me ato vlera që i disponojm.Ne pështyjm mbi ato vlera,ne i përbaltim ato vlera,ne shkelim mizorisht mbi ato vlera.Individ idiot kulturor,karaktere meskine të groposur në infantilitete socialkulturore deri në dhembje, godasin tash e njëzet e më shumë vite UÇK-në kurrë pa u ndalur,e sulmojnë prej cilit do pozicion që munden,herë si partiak e herë si jopartiak,herë si të varur e herë si të pavarur por goditjet kurrë nuk i ndalin. Të përhumbur në margjinalitetin kurthues në të cilin ndodhen mundohen të mjeret në emër të një vetë hapje intelekuale të vetëargëtohen më mbllaqitje idiotike duke pretenduar me marrëzinë e tyre se mos eventualisht kanë gërvishur diqka në horizont.Le ti lëmë këta bastard moral në universin e tyre të erret.
Zoti rubeli i dele ne mbrojtje cdo kujt qe eshte kundra UCK.Rubeli jeton ne Zvicer dhe eshte bashkepuntor i Dick Marty dhe merre rroge nga Serbia.
Shanset janë shumë të mëdha që Buzhala ta ketë nxitur Shkelzenin për këtë deklataratë
me qëllimin e vetëm për ta dëmtuar Albinin.
Mua më duket më shum si një kurth përgaditur më parë.
Bravo Robell por kujna me ia thane se qysh ka than Konica por megjithate nje shkrim i bukur per ata qe kuptoj e.
BALIU, SAKTË AJO QË KE SHKRUAR. JAM PLOTËSISHT DAKORD ME TY.
Tema me shkrimet e UDBashit Robeli behrt si bota sot ne Kosove
Te kerkosh te denosh me patjeter qingjin perpara ujkut eshte keqdashje e paster i nderuar
Dhe mos u perpiq te turbullosh ujrat duke permendur emra te perveçem …ketu nuk po flitet per ndonje gjykate per kriminele ordinere….por Gjykate Popujsh
Dhe jane sllavet populli qe kane pushtuar gjysmen e kontinentit me masakra me keq se koronavirusi…dhe duke qene se ka njerez te hutuar si puna jote apo te shitur si Dik Marty, mendojne se mund te vazhdojne lirisht me ne shqiptaret psh
Po shyqyr qe sjemi hutuar te gjithe
Bravo nje analize e perkryer te bazuar ne fakte,ne nuk na i kane fain Sllavet por e kane vet SHqiptaret per qelbesirlleqet te bera ne kohen e luftes vazdojne dhe sot duke perforcuar ginjeshtren e Sllaveve se SHqiptaret nuk bejne dot shtete vetem per te shpetuar b……. nga pislleqet qe kane bere ,ne kete situate mjeksore te rende keta uqer te vjeter kane intesifikur motorin politik ne Kosove kur gjithe Bota gati e kane lene politiken menjane,per te shpetuar jete njerzish, anakronizem tipik SHqiptare .
Lexoni vetem Kataraktin (komenti 1) i ka thene te gjitha,Rubelli duhet ta studjoj kete koment,se fatekeqesisht ja ka fut kot,nuk dua ta etiketoj spiun si disa se nuk eshte e drejt,por si shkarje.
Zoti robeli,glithmon Thaqi eshte problemi i Kosoves.Ai me UCK e pru NATOn,bisedimet ne Rambuje,e shpalli Kosoven e pavarur.Me nje fjale e ndau nga Serbia dhe prandaj ai eshte problemi,per ti dhe shume si ti,qe mbajne shprese ta bien prap serbine duke shpallur fajtor UCK ,Thaqin dhe te ngjajshem.Kot e ke zoti rebel historia hecen perpara …..