SHIFRAT: Mali i Zi përditëson situatën lidhur me koronavirusin

24 Prill 2020, 21:18Rajoni TEMA

Autoritetet shëndetësore vunë në dukje se këtë javë në Mal të Zi u shënua një ulje e theksuar e të infektuarve me COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi të premten se nga afro 300 testime të bëra brenda 24 orëve u gjetën 3 raste të reja me koronavirus, të gjithë nga Komuna e Gucisë, në veri të Malit të Zi.

Në Mal të Zi janë infektuar 319 persona, prej të cilëve 2 janë në gjendje të rëndë.

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se një 81 vjeçar, i cili humbi jetën duke e çuar në 6 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi në Malin e Zi.

Ndërkohë Trupi Kombëtar Koordinues për sëmundjet infektive, të martën ka miratuar planin për lehtësimin e masave të ndërmarra për shkak të pandemisë, të cilat do të zbuten gjatë 45 ditëve të ardhshëm.

Në këtë plan është përfshirë lëvizja e zgjatur e qytetarëve si dhe zgjatja e orarit për shitoret, të cilat do të punojnë deri në orën 22:00.

Po ashtu u hoqën edhe masat e veçanta dhe kufizuese që ishin në fuqi prej 24 marsit për banorët e Komunës së Tuzit në Malësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje