ANALIZA: “Rreziku më e madh për globin do të ishte nëse Kina zbulon e para vaksinën”

26 Prill 2020, 13:39Bota TEMA

Nga Tobbis Ellwood

Globi është futur tanimë në një garë të egër për gjetjen e vaksinës. Çmimi është pushteti dhe ndikimi mbi vendet anembanë globit. Nëse Perëndimi nuk e fiton këtë betejë, atëherë shpërndarja e “armës së vetme” që mund të na mbrojë nga koronavirusi, do të jetë në dorë të Kinës.

Konkurentët për “çmimin e madh” përfshijnë emrat e kompanive të njohura si “GlaxoSmithKline”, “Johnson & Johnson”, “Sanofi”, “Imperial College “dhe Instituti “Jenner” i Universitetit të Oksfordit.

Deri më tani ka pasur një nivel mbresëlënës të shkëmbimit të informacionit në të gjithë botën për epideminë e koronavirusit dhe merita është e miliarderit Bill Gates dhe përpjekjet e tij për të promovuar prodhimin dhe shpërndarjen e drejtë të vaksinë.

Ekspertët thonë është një gjë e mirë që konkurrenca globale është e madhe. Në kontinetin europian lajmet nga Britania dhe Gjermania kanë qenë aq inkurajuese. Në Mbretërinë e Bashkuar, Imperial dhe Oxford bashkëpunojnë për të filluar testimin e vaksinës tek njerëzit në kohë rekord. Në Gjermani, kompania “Curevac” thotë se është shumë pranë prodhimit në masë të vaksinës.

Por ka vetëm një problem: Kina ka nisur e para punën për vaksinën dhe ka një shans të madh për ta prodhuar e para. Presidenti Xi ka shfrytëzuar burimet e mëdha të shtetit kinez për këtë qëllim. Qindra vullnetarë janë rekrutuar nga Wuhan, ku e pati origjinën shpërthimi i pandemisë. Kina ka bërë të njëjtën gjë gjatë epidemive të kaluara, veçanërisht gjatë shpërthimit të SARS, nga 2002 në 2004. Kompania kryesore kineze, “Sinovac”, ka zhvilluar tashmë një vaksinë kundër SARS, duke ka përfunduar testet e para përpara se shpërthimi të kishte përfunduar.

Ndërkohë, si pasojë e shkatërrimit ekonomik të shkaktuar nga pandemia, ekspertët parashikojmë një recesion botëror në krahasim me vitet ’30. Edhe paketat më të mëdha stimuluese nuk mund të funksionojnë derisa të hiqen plotësisht masat e izolimit. Por ky vendim kërkon gjetjen e një vaksine. Përkundër nevojës së dukshme për të shpërndarë vaksinën në të gjithë globin, mungesa e udhëheqjes ndërkombëtare do të thotë se nuk ka rregulla të dakorduara. Si dhe ku do të prodhohet vaksina varet nga kompania që e prodhon e para. Dhe vendi ku prodhohet e para fiton jo vetëm përparësinë e shpëtimit të jetës së qytetarëve të tij, por do t’i japë një avantazh të madh ekonomisë së vet.

Gara do të bëhet e ashpër, me vjedhje të të dhënave dhe sulmeve në internet. Do të ishte një ironi e tmerrshme nëse Kina, burimi i shpërthimit, do të përfitonte nga kaosi që ka krijuar.

Dhe kjo garë për prodhimin e vaksinës bëhet edhe më e egër për shkak të luftës më të gjerë për fuqi globale. Ne jemi në një pikë kthese gjeopolitike ndërkohë që Kina përpiqet të riformësojë rendin botëror që i përshtatet vetë asaj. Ky është një moment që Perëndimi e ka parashikuar prej kohësh. Megjithatë, deri më tani, ai nuk ka arritur të veprojë. Kina i detyrohet botës për fshehjen e shpërthimit fillestar të epidemisë dhe një shpjegim se si filloi, por nuk ka humbur kohë në shfrytëzimin e kaosit në avantazhin e saj.

Dhe kështu, ndërsa kombet perëndimore luftojnë me statistikat e tmerrshme të viktimave, Kina promovon qeverisjen autoritare si modelin më të mirë për të zbatuar masat e izolimit dhe për të ulur numrin e viktimave. Kinës  i pëlqen të pretendojë se e ka “zbutur” sëmundjen, duke publikuar bilance fantastike në mbështetje të saj. Edhe ‘korrigjimi’ i fundit i numrit të vdekjeve në Wuhan, duke e dyfishuar numrin e viktimave, duket i rremë, duke pasur parasysh se në qytet  nuk kishte asnjë bllokim për gjashtë javë rresht. Modelimi matematikor në vendet perëndimores, sugjerojnë se numri i viktimave duhet të jetë të paktën 40,000.

Si prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve mbrojtëse, Kina e ka shfrytëzuar pandeminë për të përmirësuar imazhin e saj në skenën botërore’. Asnjë vend që lufton me virusin nuk mund të refuzojë ndihmën tani. Kina tashmë po promovon zhvillimin e nismës “Një Rrip një Rrugë”, e cila synon të lehtësojë rrugën e eksporteve kineze, duke krijuar një ‘Rrugë të re Mëndafshi”, e cila fillon nga Kina dhe përfundon në zemër të Europës.

Nuk është rastësi që kompanitë gjigande kineze si “Alibaba” dhe “Huawei” janë përqendruan në shitjen e maskave dhe veshjeje mbrojtëse dhe po shpërndajnë pajisje jetësore në të gjithë Afrikën. Kina ka fituar kështu përparësi në shpërndarjen e eksporteve kineze. Shkatërrimi ekonomik global i shkaktuar nga Covid-19 të nxiste bashkëpunimin ndërkombëtar, por deri tani ajo ka ekspozuar brishtësinë e institucioneve ndërkombëtare, të cilave normalisht i drejtohemi në kohë krize. Aleati ynë më i ngushtë, SHBA-ja ka munguar në skenën botërore.

Presidenti Xi ka qenë shumë i lumtur për të mbushur vakumin. Ai tashmë ishte duke ri-interpretuar arkitekturën globale ekonomike shumë përpara pandemisë, duke i dhënë Kinës licencën për të cuar arritjet e saj përtej brigjeve të veta.

Tani, me botën në krizë, strategjia e Kinës mund të përshpejtohet. Xi nuk dëshiron thjesht të konsolidojë kontrollin e tij mbi pushtetin, por edhe të promovojë autoritarizmin dhe kaosin. Nuk është se Kina dëshiron të bëhet një udhëheqëse globale sipas modelit amerikan. Ajo nuk ka dëshirë të përmirësojë institucionet ndërkombëtare ose të mbështesë sundimin e ligjit, thjesht të përfitojë nga situata kur e gjen. Muajin e kaluar, për shembull, Kina mbajti presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe siguroi që ky organ thelbësor mos të njihte publikisht ekzistencën e Covid-19 përpara se shpërthimi të dilte jashtë kontrollit. Bota vështirë se vuri re.

Pandemia nuk e ka dëmtuar Kinën pavarësisht përgjegjësisë që mbart. Po ndodh e kundërta. Kina po shfaqet më e fortë se kurrë, duke ushtruar ndikimin e saj më shpejt dhe në mënyrë më agresive, duke mbushur zbrazëtinë e krijuar nga kombet e tjera ndërsa tërhiqen. Ne në Perëndim, ndërkohë, po vazhdojmë të pyesim sesi mund të ketë ndodhur kjo. E vërteta, natyrisht, është se ne nuk kemi arritur të tregojmë unitet në përballimin e krizën.

Nën Donald Trump, SHBA ka vendosur të largohet nga skena. Europa as nuk ka filluar të plotësojë boshllëkun. Dhe kështu Kinës i është dhënë hapësirë ​​dhe mundësi jo thjesht të rimarrë prestigjin e saj, por që të shfrytëzojë pandeminë.

Covid-19 po shton një vrull të rrezikshëm drejt një procesi tashmë në zhvillim, i cili do ta ndajë globin në dy sfera të ndikimeve konkurruese. Nëse kjo ndodh, konflikti është i pashmangshëm.

Sot, të gjithë duhet t’i kushtojmë vëmendje jehonave të viteve 1930, kur pati rritje të nacionalizmit, një recesion global dhe një prishje të rendit botëror që çoi në Luftën e Dytë Botërore. Në këtë kontekst, gara për të gjetur një vaksinë merr një rëndësi të madhe, duke siguruar shpëtim ekonomik për ata që kanë akses dhe shtojmë mjerimin për vendet që nuk janë në sferën e ndikimit të vendit që zbulon vaksinën.

*Tobbis Ellwood ka shërbyer si ministër i Mbrojtes në Britaninë e Madhe nën kryeministren Theresa May. Ai është aktualisht anëtar i parlamentit britanik.

7 komente në “ANALIZA: “Rreziku më e madh për globin do të ishte nëse Kina zbulon e para vaksinën””

  1. Olimpia says:

    Pa mohuar ndoshta pergjejgjesine e Kines per mos marrjen e menjehereshme te masave,i gjithe artikulli ka nje fryme te vjeter imperialiste te mentalitetit britanike kur sundonte gjysmen e botes me dhune dhe miliona te vrare.Deri ne proven e kundert,Kina deri me sot akoma nuk ka pushtuar asnje meter toke te huaj,nuk ka derguar trupa asgjekund,vec atyre me mandato te OKB,nuk ka imponuar asnje shtet formen e regjimit.Natyrisht Kina nuk eshte ajo kur Britania dhe fuqite e tjera perendimore imponuan opiumin per shkaterimin e kombit gjigand.Bota,Jo vetem Kina,po zhvillohet ne menyre te gjithaneshme,ka mbaruar koha kur gjithcka diktohej nga Perendimi.Keto Jane ligjet e zhvillimit shoqeror,nderkohe qe ky ish minister jeton me te kaluaren.BE duhet sa me shpejt te forcoje integrimin politik dhe ushtarake per tiu pergjigjur sfidave dhe mundesite i ka,pasi eshte superfuqie e pare ekonomike .Por Britania iku.Atehere per cfare flet ky…???

  2. Fieri says:

    Ne qoftëse se ne Kine vërtet s’ka raste dhe eshte kufizuar virusi, per mendimin tim Kina ka ndonje medikament sherimi ose vaksine, dhe vazhdon ta lëje boten per shkaterrimin e ekonomive( per mos te thene qe mund ta kene bere me qellim)

  3. qinaqin says:

    kina si puna e asaj thenies edhe te vret edhe te qan . Po italianeve si u tha aman?Qe virusi na erdhi ng ju .

  4. realisti says:

    Me apo pa virus Kina ka avantazhin te prodhoje me koston me te lire ne bote . Kjo per arsye te krahut te lire te punes, dhe stabilitetit politik. Ne Kine nuk ka frike per greva , prishje te rendit, zgjedhje dhe ndrim te pushtetit me pasoje prishjen e kontratave tregetare dhe humbje te investimeve. Sepse tregetia me Kinen eshte e sigurte kur firmos Xi Jin Ping. Kur firmos ai njemilard e treqindmilion njerez jane zbatojne kontraten pa llafe . Garanci maksimale nga pikpamja tregetare. Po nga pikpamja e te drejtave te njeriut? Sigurisht qe jo. Por çfar i intereson me shume ekonomis se tregut fitimi apo te drejtat e njeeiut? Ky pra eshte avantazhi i vertete i Kines ne ekonomine globale.

  5. Shenjestra says:

    Shpresa e shpikjes se vaksines eshte vetem te Kina.Vendet e tjera kapitaliste,sidomos shtetet e medhenj edhe nqs e shpikin vaksinen, nuk kan per ta vene ne zbatim, sepse ata ne politiken e tyre kane qellim qe te vdesin sa me shume njerez, pasi ata qe mbeten te han me luge floriri.Pra ata duan te vdesin sa me shume njerez te varfer dhe te moshuar,me qellim qe te rrojn ata si ne parajse.Kemi pare thirrjet e tyre sidomos ajo e FMN Kristina Lagdar qe thoshte se “te moshuarit duhet ete behen te ndergjegjshem e te vdesin,se bota do vuaj nga ekonomia”.Kina eshte nje shtet human dhe e jep vaksinen per ata qe jane ne rrezik.

  6. avantazhi says:

    ne kinë nuk ka INTER që shet ndeshjet

  7. ALBAN DEGA says:

    STOP NAZI-RACIZMIT !

    – Bashkimi ben fuqine !

    – Semundjet nuk kam ideologji…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Armiku me i madh i njerezimit jane viruset raciste si ky ish- ministri i Mbrojtjes se Britanise se Madhe… jo ilacet, vaksinat.
    I kane edhe maskat edhe dorashkat e munguara…. edhe breket e grave e te vetat …. “ Made in China” dhe e quajne zbulimin apo shpikjen e vaksines kunder kesaj murtaje te Botes nga Kina si rrezikun me te madh per Globin!?
    Reth 70 per qind e te gjitha ilaceve edhe ne SHBA e Britani e mbare Boten jane prodhim kinez qe blihen apo importohen nga Kina me qindarka e u shiten qytetareve te vet me 100-500 fishin e na bejne edhe humanitarin edhe bamiresin !?
    Kur kinezet hanin me shkopinj floriri, fildishi apo bambuje sipas shtresave shoqerore parardhesit e ketij naziskinit anglez hanin si bishat me kthetrat e thonje!
    Ndaj stop racizmit ala Tobbis Ellwood !
    Ka edhe me keq.
    Pa sjelle asnje fakt konkret, asnje te prove ose deshmi te qenesishme pervec slloganeve ideologjike ala Gebelsiane “ Genje e genje se dicka do te mbetet !”Drejtori i bulevardeskes “ Bild” akuzonte Kinen si shkakun dhe burimin e vetem te pandemise COVID-19.
    Kujt ti besojme Tazibaove ideologjike te tij e co. apo deklaratave te dhjetra shkencetareve te shquar gjermane, italiane, britanike, spanjolle… se qysh ne shtator- tetor 2019 kishin zbuluar pneumoni te papara me pare ne qindra paciente ne vendet e tyre, pra tre kater muaj para Vuhanit kinez !?
    Jo vetem kaq. Ai shkonte deri aty sa me nje injorance fantazmagorike 24 karat “ Fake News” shkonte deri aty sa te shkruante e zeza mbi te bardhe se kinezet nuk kane shpikur kurre asgje dhe vetem kopjojne te tjeret!?
    Kur kinezet shpiken busullen e barutin, letren… apo kur ndertonin Murin e Madh Kinez, kryemrekullia boterore, i vetmi objekt njerezor qe dallohet me sy te lire nga Hena, parardhesit e ketyre bastardeve te Hitlerit jetonin neper guva e shpella.
    E ky mur nuk ka as rrota e as zinxhire per te sulmuar e pushtuar popuj e vende te tjere, por per te mbrojtur popullin e qyteterimin me te lashte mbi 5 500 vjecar te njerezimit, ate kinez nga barbaret e asaj kohe mongolet qe pushtuan me vone krejt “Boten“ e asaj kohe!
    Cfare te kopjonin prej nesh !?
    Guvat, kthetrat apo katrahurat boterore dhe lumenjte e gjakut qe permbyten dy here Boten me mbi 150 milione viktima gjate shekullit te fundit !?
    Apo parullat britanike etj. ne lagjet e Shanghait “ Ndalohet hyrja e kinezeve dhe e qeneve” ne truallin e atdheun e vet !?
    Mesoni historine ala fillore te Kines dhe popullit te madh kinez e pastaj shkruani e komentoni o pararoje e “ Uniformave te Murme” e katrahurave boterore!
    Degjoni dhe zbatoni thirrjen hyjnore te Atit te Shenjte Papa Franciscos per tu bashkuar ne lufte kunder kesaj Pandemie mbareboterore e jo per kacafytje mbareboterore ideologjike e politike.
    Epidemite, semundjet nga me te thjeshtat e deri me te rendat nuk kane ideologji as nuk u marrin leje sistemeve politike.
    Nuk bejne dallime race, feje, kombi, ideologjike, shoqerore, pasurite!
    Globalizami vjen nga fjala Glob dhe eshte gjitheperfshires per mbare Globin Tokesor, qe nuk eshte as sa nje kokerr rere ne Gjithesine pa fund ne kohe e ne hapesire ku ka me shume yje ( Diej deri nje milione here me te madh se ky i mini sistemit tone diellor ) se sa kokrra rere ne te gjitha oqeanet, shkretetirat, detet, liqejt, lumejt … te marra se bashku .
    Bashkimi ben fuqine!
    Percarja ben kerdine !
    Stop nazi- racizmit dhe globalizmit rrenimtar qe kjo pandemi e nxori lakuriq si totalisht te deshtuar me turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje