OBSH përgëzon Shqipërinë për pjesëmarrjen në studimin klinik të Solidaritetit

26 Prill 2020, 16:16Shëndeti TEMA

Mbi 100 vende në Botë janë bërë pjesë e nismës së OBSH për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme.

Zyra e OBSH në Shqipëri ka përgëzuar Shqipërinë për pjesëmarrjen në studimin klinik të solidaritetit. Mbi 100 vende në botë janë duke punuar së bashku përmes këtij studimi, për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme.

Studimi përfshin pacientët në moshë të rritur me COVID-19, të hospitalizuar. Pacientët adultë, të cilët marrin trajtimin spitalor standard, do të marrin gjithashtu medikamente që po studiohen për veprimin e tyre ndaj koronavirusit të ri dhe sëmundjes së shkaktuar prej tij.

Në Shqipëri do të zbatohet i njëjti protokoll standard, sikurse edhe në vendet tjera. Çdo pacient jep pëlqimin e tij nëse dëshiron të marrë edhe medikamentet në studim apo jo. Ekipi mjekësor i trajnuar vlerëson gjendjen e çdo pacienti për sëmundjet bashkëshoqëruese dhe kundërindikimet.

Përmes Studimit klinik të Solidaritetit, do të studiohen medikamentet:
– chloroquine ose hydroxychloroquine;
– lopinavir dhe ritonavir;
– lopinavir/ritonavir plus interferon beta,dhe remdesivir.

Medikamente të tjera mund të shtohen në studim sipas të dhënave kërkimore.
Studimi monitorohet nga Komiteti për të dhënat globale dhe monitorimin e sigurisë, i përbërë nga një grup ekspertësh të pavarur.

Për më shumë lexoni ? https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/global-research-on-novel-coronavirus-2019-ncov/solidarity-clinical-trial-for-covid-19-treatments

Udhëzuesi i OBSh-së për mjekimin standard të pacientëve me infeksion respirator akut të rëndë në rast dyshimi të COVID-19 ?https://www.who.int/publications-detail/clinical-management-of-severe-acute-respiratory-infection-when-novel-coronavirus-(ncov)-infection-is-suspected

4 komente në “OBSH përgëzon Shqipërinë për pjesëmarrjen në studimin klinik të Solidaritetit”

  1. Bbbbb says:

    1) Ku eshte lista me 100 vende se u be 2 dite qe po e kerkoj po nuk e gjej?
    2) Pse nuk e filloni nga Serbia ju lutem, ata e meritojne me shume me sa duket ….me gjithe ata avione me ndihma qe si OKB u keni derguar pse mos ti filloni edhe keto “PROVA” atje?
    3) Po deshet te genjeni apo te talleni me shqiptaret mos u lodhni fare se kane ca si teper tru….po mund te perpiqeni tu hani zemren me te mire….ashtu kane per te bere gjithe “provat” qe doni ne vend te gjithe botes jo vetem te Serbise

  2. Albania First says:

    BRAVO RAMA BREKVARURI, I BËRE SHQIPTARËT KAVJE EKSPERIMENTALE LABORATORI

  3. Albania First says:

    RAMA BREKËVARURI, I KATANDISI SHQIPTARËT KAVJE LABORATORIKE EKSPERIMENTALE.

  4. Gruda says:

    Ne dasem e ftojne edhe GOMARIN,por vetem per te ….mbajtur uje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje