207.008 persona kanë ndërruar jetë deri tani në mbarë botën, për shkak të pandemisë Covid-19. Ndërkohë numri total i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur në 2.995.152.
Gjithashtu ka edhe 881.510 persona të infektuar nga ky virus dhe që kanë arritur që të shërohen.
Aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kryesojnë me numrin më të madh të të infektuar, 987.322 njerëz.
Më pas, më shumë të infektuar me koronavirus në të gjithë globin kanë shtete si Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Irani, Kina, Rusia, Brazili etj.
Në Shqipëri, numri i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 28 njerëz, kurse të infektuarit me virus janë 726 individë.
Ndërsa, në Kosovë deri tani janë zbuluar 763 të infektuar me koronavirus.