Si e gjeti ndryshimi i diktuar nga COVID-19 një nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve në Shqiperi, flet Drejtorja Ekzekutive e SPAR Albania: Ja si ju përshtatëm menjëherë ndryshimit të papritur të kulturës në shitje në Shqipëri

26 Prill 2020, 19:55Sociale TEMA

Situata me COVID-19 i ka dhënë një evoluim të papritur edhe tregut të lirë shqiptar. Një sektor që më shumë se çdo tjetër e ka ndierë këtë, është rrjeti i supermarketeve, ku produktet ushqimore dhe jo vetëm, kanë qenë ato që kanë vazhduar rregullisht të mbeten në dispozicion të qytetarëve, për fat të mirë.

Ne iu drejtuam Drejtores Ekzekutive të SPAR Albania, Elona Hametaj, e cila në këtë intervistë na jep një tablo të plotë, se si u iu përshtat kompania e saj realitetit të ri të diktuar nga situata e pandemisë globale.

Që nga rritja domethënëse e shitjeve Online, e deri te krijimi i një aplikacioni të posaçëm i përdorueshëm mjaft letë nga të gjithë, Hametaj tregon se si përkthehet në realitetin e përditshëm ky ndryshim i kulturës në blerje.

Si kanë ecur blerjet online të Spar deri tani?

Mund të them që shitja online nuk zëvendëson shitjen në dyqan, por pritsh meritë tona me rezultatet e deritanishme janë tejkaluar. Është mirë, dhe mendoj që do të ketë rritje duke fituar besimin çdo dite tek klientët që produktet janë njësoj cilësore dhe transporti bëhet ne kushtet dhe standardet e duhura të higjienës. Ne do të vazhdojmë edhe pas periudhës së izolimit të zgjerojmë gamën e produkteve që ofrojmë në platformën online. Do të shtojmë ofertat e dedikuara në këtë kanal shitje dhe po punojmë që klienti të ketë lehtësira me të mëdha në këtë proces, siç janë pagesa online apo shpërndarja e porosisë në një kohë edhe më të shpejt sesa 24 orë, si e kemi aktualisht, etj.

Si bëhen blerjet online në Spar? A është e lehtë?

Kur kemi konceptuar faqen në internet dhe aplikacionin e Al ne i jemi referuar modeleve dhe platformave evropianë dhe më gjere. Natyrisht kemi bërë më të mirën që procesi të jetë sa më i lehtë dhe i shpejtë për t’u finalizuar blerja. Kemi menduar që online nuk do të blejnë vetëm moshat e reja, të cilat janë komod në përdorimin e teknologjisë, por edhe mosha më të mëdha. Ndaj platforma jonë është ndërtuar njësoj si klienti të ishte në dyqan. Përzgjedh kategorinë e produkteve, bën blerjet duke përcaktuar sasinë, kontrollon edhe një herë shportën përpara se të finalizojë procesin, përzgjedh metodën e pagesës, jep të dhënat e sakta dhe blerja përfundoi. Klienti kontaktohet nga Departamenti i Shërbimit të klientit për të konfirmuar porosinë nëpërmjet telefonit dhe brenda 24 orëve porosia i mbërrin klientit në derën e shtëpisë. Çka është e rëndësishme për ne, është edhe marrja e një vlerësimi nga klienti pasi porosia i mbërrin. Deri më tani rreth 95% të klientëve kanë qenë të kënaqur me shërbimin e përfituar.

A është gati shoqëria shqiptare ti kryejë një pjesë të blerjeve online?

Situata e krijuar nga COVID-19, izolimi dhe këshillimi për të qëndruar në shtëpi ndryshoi jetën e të gjithëve. Blerja online më shumë sesa zgjedhje u bë domosdoshmëri dhe e vetmja zgjidhje për të siguruar furnizimet ushqimore të domosdoshme për çdo familje. Para COVID-19, blerja e ushqimeve online nuk ka qenë alternativë e preferuar për shqiptaret. Blerjet online ishin më tepër të fokusuara në kategoritë fashion, electronic, sigurisht mendoj që produktet ushqimore janë më sensitive dhe besimi që produktet që do të vijnë në porosinë online janë në cilësinë e njëjtë me atë që do të zgjidhje vet në dyqan, kërkon kohë që të fitohet. Po t’i referohemi të dhënave në industrinë e shitjeve ushqimore me pakicë, edhe në Europë dhe në botë përpara situatës së krijuar nga COVID-19, kanali kryesor i shitjeve mbetej në dyqanet fizike dhe vetëm 5 deri në 6% e totalit të shitjeve realizohej nëpërmjet online. Nga informacionet që po marrim në këto kohë mbi shitjet e këtij kanali në rrjetet SPAR në të gjithë botën, shitjet online janë rritur duke arritur në disa vende 25-35% të shitjeve (dhe kjo varion nga shteti në shtet bazuar në masat e marra nga qeveritë për oraret e operimit të dyqaneve në sektorin ushqimor).

Ne si Spar Albania e kishim paracaktuar që shërbimi i shitjeve online do të ofrohej në vitin 2021, bazuar dhe ne praktikat më të mira të Spar në vendet e tjera të Europës. Emergjenca e krijuar nga COVID-19 përshpejtoi implementimin e këtij projekti dhe jemi të kënaqur që arritëm ta ofrojmë këtë kanal shitje nga data 14 Mars 2020 dhe çdo ditë po përmirësohemi në shërbimin e ofruar tek klientët tanë.

Çfarë përfitimesh kanë blerësit nëse blerjet i bëjnë online?

Në këtë situatë pandemie përfitimi më i madh është ai i lidhur me sigurinë e shëndetit. Blerjet online po japin një ndihmë të madhë në uljen e të infektuarve me COVID-19. Të qëndrosh në shtëpi dhe të vijnë produktet ushqimore që kërkon te dera brenda 24 orëve është përfitim i madh.

Në çdo situatë tjetër është kursim kohe. Koha është shumë e shtrenjtë për këdo. Nëpërmjet blerjeve online në Spar mund të fitosh shumë kohë. Imagjinoni, ndërkohë që në një moment gjatë ditës je shkëputesh vetëm tre minuta nga puna dhe ke bërë gjithë porosinë e ushqimeve që normalisht do të  të kërkonte 1 deri në 2 orë. Pra kursimi i kohës është benefit i madh. Gjithashtu ofertat nuk mungojnë dhe do të shtohen në vazhdim për çdo blerje që do të bëhet online nga Shop.spar.al.

Cilat kane qenë disa prej produkteve më të shitura online në SPAR deri tani?

Ne ofrojmë në platformën onlinë, në aplikacion dhe faqen e internetit, mbi 2000 produkte. Platforma online është konceptuar për të plotësuar 100% të nevojave të klientëve në të gjitha kategoritë, madje duke ofruar dhe mundësuar zgjedhje brandesh dhe fasha çmimesh brenda secilës kategori. Produktet më të shitura, sikundër edhe në në dyqanet fizike, janë produkte ushqimore të shportës pra miell, makarona, oriz, vaj, kafe, ujë. Shitje shumë të mira ka dhe në kategoritë e tjera të higjienës dhe lodra për fëmijë.

Pritet që dyqanet dhe blerjet online të jenë një e ardhme e sigurt edhe në Shqipëri, pasi në Evropë dhe më gjerë ka kohë që janë një realitet i prekshëm.

Sa për të krijuar një ide, në vitin 2018, përllogaritet se 1.8 miliardë njerëz anembanë botës blenë mallra online. Gjatë të njëjtit vit, shitjet online me pakicë arritën në 2.8 trilionë dollarë amerikanë dhe parashikohet që brenda vitit 2021 të rriten ne mbi 4.8 trilionë dollarë amerikanë.

Vetëm në Britaninë e Madhe, 87% të blerjeve në sektorin e shitjeve me pakicë u bënë online, për një mesatare prej 38 eurosh për blerje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje