Ekspertja e sigurisë Valbona Zeneli ka sqaruar se pasojat e kësaj krize janë katastrofike si për njerëzit, ashtu edhe për ekonominë.
“Ajo që po ndodh sot në të gjithë botën mbetet një pikëpyetje shumë e madhe. Kjo krizë është e paprecedentë dhe mund të themi se është kriza më e madhe që së paku ka patur ndonjëherë Bashkimi Evropian. Çdo vend është gjetur i papërgatitur dhe të panjohurat ndryshojnë çdo ditë” – tha Zeneli, e ftuar nw RTSH.
Ajo shtoi se efektet janë të paimagjinueshme për shkak sepse situata ndryshon çdo ditë. Zeneli u shpreh se BE-ja nuk ishte gati fillimisht për t’u përballur me pandeminë, por që javët e fundit ka vepruar shumë shpejt.
“Desha të përmendja një nga fjalitë më thelbësore të kancelares Merkel e cila tha se: Një Europë që nuk mbështet Europën, nuk është Europë. Pandemitë janë të njohura, por kanë pasur tensione më të ulëta” – tha Valbona Zeneli.
Duke u ndalur tek akuzat për Kinën, si përgjegjëse për pandeminë, ekspertja tha se në ditët e para nuk u reagua dhe kjo tregohet përmes studimeve.
“Nuk pati një transparencë nga qeveria kineze. Në fillimet e pandemisë pati plot 5 milionë udhëtarë që hynë në Kinë ndërsa kjo e fundit nuk kishte njoftuar për koronavirusin” – u shpreh Zeneli.
Prandaj udheheqim sot ne bote sepse kemi eksperte qe n’a bejne krenar si Valbona Zeneli. Citimi i Merkelit qe nje “Europe qe nu mbeshtet Europen nuk eshte Europe” me kujton logjiken e paepur te Nastradinit: “Ne qofte se gruaja ime nuk eshte ne orar ajo nuk eshte me gruaja ime”! Disonanca konjektive qe del nga goja e ketyre gjenive do te ishte e vlefshme vetem nqs nuk do t’i merrte njeri seriozisht.
Po pse pa e thënë Merkel nuk e dinim? Nuk kemi tre muaj që thërrasim ” Europ je një [email protected]ë plakë,, !
Ca lajmererimi do benin, mbyllen komplet wuhanin, kurse kanalet europiane jepnin zvarritjet me dhune te te semureve kineze dhe survejonin postimet sporadike ne internet. Kush i pengoi te mbyllnin kufinjte dhe ulnin aeroplanet ne shesh?
Sa keq që BE-ja ska “zenelë” që ta drejtojnë.
Hah hah…akoma me mire do ishte sikur te drejtonte sebashku me burrin e saj, te famshmin halabak igli toska.
Vajza e socialistit “legjendar” Bashkim Zeneli po na jep mend. Rroft babi dhe miqte e babit!
Baben si e ke o rrush, mire?
Llaman ke te drejte plotesisht….Tani dalin edhe idiote nga Shqiperia qe bejne politiken boterore,kritikojne Kinen,SHBA,Rusine,BE….sikur bota pret mendimin tone.Nderkohe politika dhe media jone jeton me delirium e rendesise se Shqiperise…dhe te rolit te saj ne bote…Ne vend qe te ndjekin thjeshte nje politike pragmatike,interesash,te pa angazhuar ne debatet dhe perplasjet nderkombetare ,sipas shembullit zviceran,finlandes,suedez…Pra vende me zhvillim dhe mireqenie te nivelit te larte shikojne problemet e tyre.Bile Zvicra qe mbledh dhe shfrytezon parate e botes,nuk eshte as anetare e OKB nderkohe qe ka seli te rendesishem te OKB….Ha Pra duket absurde,por pikerisht ketu eshte zgjuarsia ,te perfitosh edhe nga absurdja…Nderkohe ne nga mengjezi ne mbremje ulerijme si idiote ,,aleanca strategjike,,jemi perendim,,,kur greket serbet,maqedonasit,hungarezet,sllovenet,rumunet, etj afer dhe larg nesh marrin para nga perendimi,lindja,veriu,jugut,nga shtete liberale,jo liberale etj…