“Ata janë engjëjt tanë mbrojtës”, në stacionet e autobusëve të Tiranës vendosen fotot e atyre që sakrifikojnë çdo ditë për ne

26 Prill 2020, 16:24Sociale TEMA
“Ata janë engjëjt tanë mbrojtës”, në

Në shenjë mirënjohje, Bashkia e Tiranës ka vendosur në stacionet e autobusëve urban fotot e punonjësve të Policisë Bashkiake dhe asaj të rendit në shenjë mirënjohje për sakrificën e tyre në këtë periudhë të vështirë. 

Përmes një postimi në Instagram, kryebashkiaku Veliaj i cilëson ata si ëngjëjt tanë mbrojtës. “Ata janë engjëjt tanë mbrojtës, që e kalojnë çdo ditë në detyrë, duke sakrifikuar për të gjithë ne, derisa kjo pandemi të zhduket. Ata janë heronjtë e qytetit tonë. Njihuni me ta!”, shkruan Veliaj.

 

2 komente në ““Ata janë engjëjt tanë mbrojtës”, në stacionet e autobusëve të Tiranës vendosen fotot e atyre që sakrifikojnë çdo ditë për ne”

  1. Tani says:

    Sakrifice te madhe po bejne, rrine tallin trapin. Vendosni dhe foto te Rames, veliaj dhe Ahmetaj qe po sakrifikojne per neve.

  2. OPOZITA says:

    Po ca ka per hero ketu , bejne detyren paguhen , ku eshte heroizmi ketu , ku eshte sakrifica , perkundrazi keto kohe nuk ka patur edhe ngjarje per shkak te izolimit ??? Pse nuk vini nje shitese , nje farmaciste , nje buke pjekes pse ata nuk jane heronje ? Hero eshte profesor Kalo qe u kthye ne pune pensionist dhe u infektua i cili shume bukur mund te rinte ne shtepi , mjeket dhe infermjeret qe nuk takojne femjet . Apo po i karikoni policat se po vine zgjedhjet dhe ju duhen per termetin e radhes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje