“Koha covidiane kërkon nga të gjithë ju sëra e politikbërësve më pak politikë për politikë si dhe për përftime politike, qoftë nga mazhoranca po ashtu edhe nga opozita”, shkruan në një postim në Facebook mjeku Tritan Kalo.
Më tej, ai thekson po kalojmë kohë jo të lehta, dhe kohë të tilla kërkojnë përditë e më shumë: “1- profesionalizëm, 2- punë e 3- përkushtim, si e vetmja ppp të cilën unë dhe sëra ime e mantelbardhëve njeh dhe mbështet fuqishëm….” Shqipëria nuk bëhet pa shqiptarët” – shprehej dikur rilindësi i vërtetë, Sami Frashëri….
Nuk jemi miliarda që të mos përpiqemi të vetëmbrojmë jetët tona….jeta e çdo shqiptari është e shtrenjtë, e paçmimtë….nëse ne vetë nuk e rrisim përgjegjësinë ndaj vetvetes, do të mundet të infektohemi më lehtë nga kjo “flamë mbarëbotërore””.
Mjeku shkruan se kjo luftë do të fitohet vetëm duke qenë të bashkuar. “Ju duam shumë dhe ju konsiderojmë secilin prej jush si një nga pjesëtarët e familjeve tona. jemi aty për ju në linjën e parë të përballjes me sfidën covid-19. Ne bashkë do të mundet të ia dalim mbanë, por bashkë e vetëm bashkë!”
O Zot….me 10 te shtruar e 10 raste ne dite ky mjeku qe ka sherbyer 10 vjet ne Birmani ,12 vjet ne Kenia e 14 vjet ne Ekuador ,poston cdo dite nga nje mesazh plot me lutje ,qurravitje e analiza politike qe do ti vinte turp dhe sanitares me te humbur te QSUT !
Palle ke bere o mjek e palle je duke bere .Le nam si adolesht i perkedhelur duke bere postime “lufte imagjinare” ne nje kohe qe lufta e vertet u zhvillua ne Wuhan e Lombardi .
Ne Tirane ishe zotrote….3 muaj ,700 te infektuar ,800 postime Tritan Kalo….pika mjekut te Hipokratit .SMS .Com !!