Së fundmi, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, raportohet si i zhdukur, i sëmurë ose i vdekur. Çfarë ka ndodhur?
Koreja e Veriut festoi të shtunën 88-vjetorin e themelimit të forcave të armatosura që njihen si Ushtria Revolucionare Popullore Koreane, por udhëheqësi i shtetit mungoi në ceremoni.
Mungesa e Kim Jong-un, i cili mendohet se është 36 vjeç, ka nxitur spekulimet për shëndetin e tij, me teori që thonë se është sëmurë për shkak të një operacioni kardiovaskular, ndërkohë që të tjerë zëra thonë se ka vdekur.
Reuters raportoi se një ekip, duke përfshirë edhe ekspertë mjekësorë, u largua nga Pekini për të ndihmuar dhe këshilluar Kim.
Zyrtarë të Koresë së Veriut, Kinës dhe SH.B.A-së janë shprehur se Kim është sëmurë rëndë pasi i është nënshtruar një operacioni kardiovaskular, ndërkohë që presidenti Donald Trump tha të enjten se raportimet nuk janë të sakta.
Mediat thonë se mund të jetë distancuar për të mos u infektuar me koronavirus.
Megjithatë, pavarësisht se asnjë burim i besueshëm nuk është shprehur se Kim ka vdekur, në rrjetet sociale qarkullon kudo hashtagu #KimJongunDead (Kim Jong-un ka vdekur).
Përsa i përket shëndetit, mendohet se udhëheqësi i Koresë së Veriut është një duhanpirës aktiv dhe është mbipeshë që prej kohës kur erdhi në pushtet, më 2011.
Të dhënat për të janë të pakta, por në familjen qeverisëse të Koresë së Veriut ka një historik problemesh kardiovaskulare. Babai dhe gjyshi i Kim Jong-un raportohet se kanë ndërruar jetë nga ataket në zemër.
Një nga pyetjet më të zakonshme në këtë kohë është: Kush do ta zëvendësojë? Deri në këto momente, vëmendjen e ka marr njeriu më i besuar i Kim Jong-un dhe me gjasë, njeriu që mund ta zëvendësojë: E motra.
Kim Yo-jong është një figurë misterioze, me detaje të panjohura për jetën e saj. Mendohet se është në fillim të të tridhjetave.
Ajo ka studiuar në Zvicër dhe ka marrë mësime baleti para se të kthehej në Korenë e Veriut në fillim të viteve 2000.
Kim Yo-jong njihet me nofkën “Ivanka Trump e Koresë së Veriut”. Ajo u emërua anëtare alternative e politikës së Koresë së Veriut në fillim të këtij muaji.
“Ajo është e zgjuar, stratege dhe kush e di se sa fuqi ka qenë në gjendje të ndërtojë duke punuar në hije,” u shpreh eksperti i Koresë së Veriut, Bruce Bennett për Daily Beast.
Një analist tha për Associated Press se “midis elitës së pushtetit të Koresë së Veriut, Kim Yo-jong ka mundësitë më të larta për të trashëguar pushtetin”.
Megjithatë struktura patriarkale mund të zvogëlojë shanset e saj për t’u ngjitur në pushtet dhe Kim Yo-jong mund të shërbejë vetëm si personazh i përkohshëm. Zëvendësimi varet nga vdekja apo paaftësia e Kim Jong-un për të drejtuar vendin.
Forbes
Kim Jong Un me të motrën, Kim Yo Jong
Kim Yo Jong, motra e diktatorit koreano-verior, Kim Jong Un
Kim Yo Jong, motra e diktatorit koreano-verior, Kim Jong Un
Kim Yo Jong, motra e diktatorit koreano-verior, Kim Jong Un
Kim Yo Jong, motra e diktatorit koreano-verior, Kim Jong Un
Kim Yo Jong, motra e diktatorit koreano-verior, Kim Jong UnKim Yo Jong, motra e diktatorit koreano-verior, Kim Jong Un
Kim Yo Jong, motra e diktatorit koreano-verior, Kim Jong Un
Kim Yo Jong, motra e diktatorit koreano-verior, Kim Jong Un
Cfare Ivanke e kane ata, kjo si Voltana Ademi me mejk up…
Kimit i urojme kthim sa me te shpejt ne krye te shtetit
korean
1.66 i gjate po shurra u shkone lart disa qe mbahen si te fort
keshtu ishte dhe Enveri yne shkemb graniti ne brigjet
e adriatikut
Kim duhet te kthehet shpejt dhe me i fort si asnjehere
sepse pordhacet duhet ta kuptojne
Good bless Kim
është futur ne bunker
do të bëj ndonjë gjë të bukur më dukeet
O gazeter bole , bashke me ete ekspertin nderkombetar qe mbulon Korene e Veriut Bruce Bennett ,ai qe eshte krye bole me diplome , keni shtjellur nje sere vetish dhe dhuntira , zgjuarsi , dhe pregatitje , studime te vecanta te Kim Jo-Jung , keni haruar me kryesoren ama ……popull bageti , me te tille popull dhe te tille shpelarje te trurit sduhet pregatitje as studime te vecanta ,degjo cte themi ne thuaj studiuesit special Bennett, kemi pervoje ne shqipot , na qeverisen gomere pa asnje lloj shkolle , pa asnje pregatitje , mos me bej te vendos emra se sdo jete e drejte , pasi shume nga ata kane shkuar ne xhenem , dhe nuk eshte e drejte ti permendesh …….